Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 34 prej 34
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Mose te zgjati shum,njerka i ka dy femije,dhe nji femi prej burit tjeter,kure buri vdes Shqypnija) si do ti shikon femijte ajo njisoj? E dyta nuke jemi pertaca,pse ?Ne kosove po te Shikojshe,nuke ke asnji ndertes 3 kateshe dhe te madhe,Pse,sepse serbija ta rezonte menjihere,ne kosove nuke ke shtepi te vjeter 3 kateshe ma shume se 30 vjet ,kjo dihet,shtepiat e medhaja kursesi,nji shtepi dy kateshe ka konun histori me marue,sepse te gjithe thojshin jo sa e madhe,po ku e mure lejen per shtepi te madhe,Shmidt ashte nji MASHTRUES,e dyta porten per hymje ne Konstantinopolis dhe Smedereve,i hapin priftat serb ,ose ortodoxet,dhe ata plot 500 vjet paten lidhje vetem me kishe,fale edhe rumuneve,kurse shqipetaret ishin aleatet kryesore,ne histori kurkunde nuke ke nji vezir pasha serb krejte toske e gege,se pari toske,pastaj gege,dugagjinet,nuke ashte shmidti ase per histori e ase per albanologji vetem per LEK.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Z. Oliver Jens Schmitt! Shqiptarėt qenkemi Ilirė tė rrejshėm?

    Nga FAHRI XHARRA

    “Oh! Jo se mungojnė tė dhėnat! Por sepse mjaft t’i drejtoheni ēfarėdo burimi dhe do shihni si pėrplasen dhe si bien ndesh mes tyre tėrė pohimet, aq sa ėshtė me tė vėrtetė pėr tė ardhur keq. Njė udhėtar vete e u thotė se shqiptarėt janė populli mė mikpritės nė botė, dhe njė tjetėr, veē kur i pėrshkruan si keqbėrėsit mė tė mėdhenj.
    E si tė krijosh atėherė njė mendim tė saktė nė pėrplasjen e kėtyre kundėrshtive kaq tė forta!
    Por s’ka pse ēuditemi tejet nga njė kaos i tillė! Mjaft tė kujtojmė se mitologjia greke e kishte vendosur portėn e Ferrit nė kėrthizėn e po kėsaj Shqipėrie, ku Akeroni dhe Kokitosi rrapėllenin valėt e ujėrave tė tyre gjithė turbullimė e zezonė! Tokė errėsirash dhe misteresh pėr popujt e lashtėsisė, asaj i ėshtė dashur tė pėrshkojė shekuj tė tėrė pėr tė ruajtur gjithė ngadhėnjim tė fshehtat e veta… Duhet tė nxjerrė tashmė nė pah dy fakte tė njė rėndėsie madhore dhe konkretisht: qė kombi shqiptar nuk ėshtė njė sajesė diplomatike, siē kanė folur gjuhėt e liga, dhe se Shqiptarėt, janė autoktonėt e vėrtetė tė gadishullit ballkanik”.
    (Victor Frobin: Shqipėria, dekanja e racave, dhe mė e vogla e shteteve, 1913)

    Qė tė “vėrtetoj” tezėn se ne, shqiptarėt qenkemi Ilirė tė rrejshėm e t`ia bėj qejfin z. Schmitt, si dhe Albert Ramajt, Nuri Bexhetit dhe Xhemal Ahmetit, m`u desh qė personalisht tė “bindem” me dy libra tė botuara nė Beograd: Vesna Pešić “Prećutana Istorija Albanci – lažni Iliri 2008 “Historia e Heshtur, Shqiptarėt – Ilirė tė rrejshėm) si dhe Grupa autora: “Kavkaski Albanci- Lazhni Iliri” (“Shqiptarėt e Kaukazit – Ilirė tė rrejshėm” 2007).
    “Qėllimi i hulumtimit tė prejardhjes sė Shqiptarėve, qėndron nė atė qė pėrfundimisht tė hidhet poshtė njė falsifikim historik, njė mit ideologjik, me tė cilin ishte arsyetuar dhe legjitimuar rrėmbimi i tokave tė huaja, e nė kėtė rast tokave tona (serbe F.Xh.), toka tė cilat e kanė njė vlerė qė nuk maten me asgjė pėr historinė kulturėn dhe gjeostrategjikėn e popullit serb; toka nga tė cilat populli serb, kurrė nuk do tė heqė dorė”. (Akademik Mihajlo Markoviq). Pastaj vazhdohet:
    “Ē`farė faktesh e arsyetojnė lidhshmėrinė historike nė mes tė Shqiptarėve dhe Ilirėve, a ekziston ndonjė lidhje gjenetike nė mes tyre? Asnjė”. “Nuk gjendet asnjė dokument historik i cili e vėrteton qėndrimin e shqiptarėve nė Ballkan deri nė shek. e XI-tė. Nuk ka indikacione arkeologjike pėr praninė e tyre nė kėto anė. Tė gjitha toponimet shqiptare vėrehen pas shekullit tė mesėm; ndėrsa sipas formave tė saj strukturore, gjuha shqipe nuk ka asnjė gjė tė pėrbashkėt me Ilirishten”. (Shqiptarėt e Kaukazit…)

    Zoti Schmitt, ja se ēka thonė serbėt se si erdhėm kėndej pari (diēka pak mė herėt se teza e juaj se duhet ta lypim vetveten pas ardhjes sė turkut): “Sipas studimeve tė historianėve rusė Artamanovit dhe Pletnjevit, si dhe atyre serbė Jovan Deretiqit, Mihajlo Stanishiqit; disa fise shqiptare, dikur nė mes tė shekullit 8-tė e 9-tė, pas presionit tė fqinjėve tė tyre kaukazė Hazarėve, u larguan nga territori i tyre i lindjes nė brigjet e Liqenit Kaspik (nė Azerbajxhanin e sotėm dhe nė Dagestan), me anėn e Arabėve mbėrritėn nė jugun e Italisė. Aty nė atėkohė bėhej njė luftė e ashpėr nė mes tė Normanėve, Bizantinasve dhe Arabėve.
    Shqiptarėt erdhėn si ndihmė ushtarake pėr njė kalifat arab. Njė pjesė e kėtyre shqiptarėve nė vitin 1043 mbėrritėn nė tokat tona nė brigjet e Adriatikut; dhe nė marrėveshje me serbėt ata jetuan nė male kurse serbėt nė rrafshina si bujq tė mirė qė ishin. …Dhe me kalimin e kohės e populluan Kosovėn e Metohinė”. (Shqiptarėt -Ilirė tė rrejshėm).
    E bukur qė besa, duhet “zgjatur” dorėn zotėrinjve shkencėtarė shqiptarė; Ramajt, Bexhetit dhe Ahmetit qė po na e vallėzojnė tė njėjtėn valle me serbėt!
    Por jo, kemi edhe zviceranė tė tjerė po ashtu gjermanishtfolės qė e thonė: “Ilirėt, paraardhės dhe stėrgjyshėr tė shqiptarėve janė regjistruar nga historia nė Europėn Juglindore tė paktėn po aq herėt sa edhe grekėt. Ata janė unikė nė Europė, sepse prania e tyre nė kėtė zonė ngjitet tė paktėn deri nė periudhėn neolitike, siē e dėshmojnė arkeologjia, antropologjia dhe vazhdimėsia kulturore dhe etnolinguistike.
    Grekėt dhe shqiptarėt kanė tė pėrbashkėt faktin se kanė gjuhė indoevropiane qė dallohen nga gjuhėt e tjera indoevropiane, ashtu sikurse edhe armenishtja. Studimet e gjysmės sė dytė tė shekullit XX, provojnė se shqipja ėshtė gjuha mė e vjetėr indoevropiane. Gjuha shqipe ndryshe nga greqishtja dhe armenishtja e sanskritishtja nė shkrimin e saj pėrdor alfabetin latin dhe shqiptohet ashtu sikurse shkruhet.

    Po tė hyjmė nė historinė e lashtėsisė, ne mund tė gjejmė se Aleksandri i Madh i biri i Olimpias, epirote – ilire, kishte si gjuhė amtare ilirishten. Greqishten atij ia mėsoi Aristoteli” (A.Lambert)
    Kur nuk mungon dėshira, nuk mohohen faktet dhe thuhet e vėrteta edhe prej zviceranit:
    “Roma nuk arriti t’i asimilojė ilirėt. Pėrkundrazi janė me dhjetėra perandorėt qė Iliria i dha Romės, sidomos kur Perandoria romake filloi tė bjerė. Midis perandorėve mė tė famshėm le tė pėrmendim Konstandinin e Madh qė lindi nė Kosovė. Qe Konstandini i Madh ai qė u rreshtua vendosmėrisht nė anėn e Kishės Kristiane me Ediktin e Milanos tė vitit 313, i cili u garantoi tė krishterėve njė tolerancė qė ishte e barabartė me njohjen e kristianizmit si fe e shtetit. Sundimi i Konstandinit tė I – rė shkėlqeu me ndėrtimin e monumenteve kristiane prej tė cilėve po pėrmend Vatikanin”.
    “Edhe Perandori Justiniani i I – rė ishte ilir. Ai la si trashėgimi tė lavdishme veprėn e tij legjislative “Kodi i Justinianit” qė ka mbetur edhe sot e kėsaj dite themeli i tė drejtės civile moderne. Pėrkthyesi i parė i Biblės nė gjuhėn latine ka qenė iliri Shėn Hieronim. Kompozitori edhe Himni kristian «Laudamus» me pėrdorim edhe sot e kėsaj dite ėshtė vepėr e kompozitorit Niket Dardani, edhe ai ilir nga Kosova. (Dr. Aleksandėr Lambert, Gjenevė)”.
    Ndėrsa autorėt serbė na kėshillojnė: “Pėr shqiptarėt kishte me qenė nė interes mė tė madh nacional sikur tė pėrcaktohej qartė identiteti i tyre etnik dhe nė atė mėnyrė e kishin fituar epitetin e njė populli tė rėndėsishėm tė Kaukazit me njė civilizim dhe traditė mijėravjeēare; se sa me kokėfortėsi tė paraqiten si pasardhės tė ilireve dhe me vetėdije tė sajojnė njė rrenė me pėrkatėsinė mė tė ulėt morale – vetėzhgėnjimin” (Vesna Peshiq- Albanci lazni Iliri). Ēfarė kėshille e menēur?
    Po merrni me mend, sikur tė gjithė tė ishim mohues si ata qė i ceka mė lart, pasaportat gati dhe drejt e nė “vendlindjen” tonė qė po na e zbulojnė alamet akademikė serbė.

    Lexoni mė poshtė:
    “Ėshtė fakt i gjallė qė shqiptarėt pas ardhje sė tyre nė Ballkan qė nga shekulli i 13-tė kanė jetuar tė pėrqendruar rreth Durrėsit dhe Krujės, nė territorin e quajtur Arbanon dhe qė nga aty janė lėshuar nė rrafshinat e rrethit tė Shkodrės dhe pastaj pėrgjatė shekujve 13-14 kanė depėrtuar me “katunet” e tyre rreth Zetės sė Vjetėr (Podgorica e sotit) dhe pėr rreth maleve tė bjeshkėve tė Nemura. Me kėto shpėrngulje ata u hasėn me Vllehėt, Serbėt dhe Malazezėt (?).
    Shqiptarėt e treguan aftėsinė e tyre dhe patėn sukses t`i asimilojnė Vllehėt, por nuk iu shkoi pėrdore nė anėt e Zetės. Pėrveē grindjeve me malazezėt kishte edhe simbioza tė caktuara ndėrmjet tyre. Skėnderbeu, gjegjėsisht Gjuragj Kastrioti ishte edhe hero edhe malazias e edhe hero shqiptar. Shqiptarėt sė bashku me malazezėt nėn udhėheqjen e Skėnderbeut me sukses janė mbrojtur kundėr turqve.
    Me vdekjen e Skėnderbeut, shqiptarėt masovikisht e pranuan islamin dhe nė mungesė tė shtetit tė tyre e rigjallėruan rendin fisnor… Shqiptarėt qė nga fillimi i okupimit turk, pas Betejės sė Kosovės (1389), gradualisht e populluan malėsinė e Gjakovės dhe rrafshinėn e Prizrenit” (Mihajlo Stanishiq).
    E shqiptarėt e gjorė; flitej e shkruhej pėr ne ashtu si e donin se ne nuk kishim gojė. Po tani qė e kemi gojėn, na dalin mohuesit shqiptarė dhe nuk e ndalin vallen e tyre tė vetėhumbjes qė tė na “dėrgojnė” nė humnerat e Kaukazit. Mrekulli!
    “Mbledhja e Duvnos (nė v.877, gjatė kohės kur gati pėrfundonte lufta nė mes tė Romejve (Bizantinasve) dhe e Arabėve) mbahej nėn patronatin e Papės, i cili i mblodhi prijėsit e tė gjitha principatave tė atėhershme serbe nga territoret e Ilirikumit Serb (Ilirisė). Atė kohė as qė gjendej shenjė e as qė mund tė flitej pėr qenien e dofarė “Shqiptarėve- Ilirė”. Kjo duhet t’u bėhet e ditur shqiptarėve qė ideja e tyre paranoike se janė trashėgimtarė nė tokat serbe tė Ilirikumit ėshtė e gabuar. Kjo shpirtngushtėsi rreth fakteve tė falsifikuara historike, sipas pėrfundimeve tė Psikologjisė sociale, ngėrthen pasoja traumatologjike: rritjen e agresivitetit tė shqiptarėve. Nė mbledhjen e Duvnos (viti 877 ) u vendos qė nė territoret e lidhjes sė principatave serbe tė Ilirikumit – nga Livno e deri nė Shkodėr, tė organizohet rrjeti i peshkopatave serbe. Udhėheqja iu besua “Rrethit kryesor tė Dioklesė”.
    Peshkopatat e emėruara ishin: Antibarumi, Budiami, Ecaterami, Dolcignum, Suaciumi, Scodrumi, Drivastusi, Popletumi, Sorbiumi, Bosonium, Tribuniumi, Zachumiliumi” (po aty).

    Po Zoti Scmitt dhe ju shmitat tonė ēfarė i thoni kėsaj qė u tha mė lart?

    Zotėrinj akademikė Serbė (po ēfarė zotėrinj akademikė, ju hajna me diploma akademiku) e dini ju qė ne nė atė kohė ishim shumė tė organizuar? Ju kujtohen 365 Kishat e Shasit tė cilat edhe nė vitet e ‘90 -ta tė shekullit tė kaluar u munduat t`i zhbėnit?
    E dini pse, serbėt mund tė shkruajnė se ēfarė duan?: “Populli ka dashur demokraci, por kurrė nuk e kishte shijuar, dhe e kuptoi si anarki. Fajin e kanė intelektualėt qė shumė pak i kemi, ndėrsa kemi shumė pseudointelektualė qė janė bėrė pseudopolitikanė. Kombin e kemi tė mrekullueshėm, vetėm pėr faktin qė nuk ėshtė shuar, por me gjithė okupimet mijėravjeēare ka mbijetuar!


    Kemi mjaft edhe shqipfolės (Faik Xh Krasniqi), i kemi edhe vjedullat e kombit qė me erėn e tyre tė keqe i lėnė gjurmėt nė vetėdijesimin e gabuar tė brezave tė rinj.http://www.alb-observer.com/2012/06/...e-te-rrejshem/

  3. #33
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Ne lidhje me shkrimin e Fahri Xharres.
    Ato teorite e historianeve serb mund te indoktrinojne ndonje analfabet serb apo ndonje te huaj qe sapo ka filluar te mesoj dicka per historine e kesaj pjese te Europes.

    Propagandimet serbe mbi ardhjen e shqiptareve nga Azerbejgjani i sotshem, vetem pse atje paska ekzistuar nje territor me emrin Albania, jane te pa baza dhe nuk mund te dokumentohen ne asnje menyre. Per keto pretendime ata i kane kunder tyre gjuhen shqipe, gjenetiken, arkeologjine dhe antropologjine. Secila me kokeforte se tjetra.
    Komplet e kunderta qendron me invazionin sllav ne Iliri. Ai eshte i dokumentuar mire dhe perveq disa historianeve trushperlare te Beogradit, askush tjeter nuk i ve ne dyshim datat e prezences se tyre ne Iliri.

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Oliver Schmitt eshte kenaqesi ta lexosh ne cdo kohe, flas per ata shqiptare qe jane te apasionuar pas historise pare ne prizmin shkencor, dhe jo ne prizmin ideologjik dhe politik. Bravo Prishtina qe e ka ftuar dhe turp per historianet e Enver Hoxhes ne Tirane qe e injorojne. Frika e tyre ndaj Shcmitt eshte se librat dhe studimet e tij po rrezojne versionin komunist te historise, prodhuar nga keta historiane ne Veprat e Shokut Enver.

    Nje sugjerim i vetem per organizatoret, eshte mire qe keto ligjerata te filmohen e hidhen edhe ne Internet ne menyre qe te gjithe shqiptaret te kene mundesi qe ti shikojne e degjojne.

    Lexova vetem gjysmen e artikullit dhe gjysmen tjeter do ta lexoj me vone por me beri pershtypje qe Schmitt konfirmon ate qe une kam shprehur shpesh ne forum:

    Sa i pėrket fesė: Schmitt thekson se pretendimi i disa historianėve shqiptarė se para islamizimit shqiptarėt e Kosovės kanė qenė tė gjithė katolikė nuk ėshtė korrekt: shqiptarėt autoktonė, tė cilėt jetonin nė Kosovė nė Mesjetė, i pėrkisnin kryesisht besimit ortodoks. Njė paradoks tjetėr qė Schmitt e pėrshkruan nė librin e tij ėshtė rasti i fanėve, katolikė tė ardhur nė Kosovė nga Fani i Madh dhe Fani i Vogėl. Nė shekullin XIX ata u rekrutuan nga osmanėt si polici ndihmėse. “Kėshtu malėsorėt shqipfolės katolikė i shėrbyen Sulltanit besnikėrisht edhe kundėr shqiptarėve myslimanė, tė cilėt nė vitin 1878 u rebeluan kundėr Sulltanit”.
    Ne Kosove nuk ka patur shqiptare te besimit romano-katolik. Te gjithe shqiptaret romano-katolike qe jetojne sot ne Kosove jane te ardhur ne keto vise nga ato territore qe sot bejne pjese ne Shqiperine e Veriut. Viset tradicionale romano-katolike mes shqiptareve kane qene zonat e Shqiperise Veri-Perendimore.

    Gjeja tjeter qe me beri pershtypje, qe konfirmon bindjen time te hershme, eshte konservatorizmi i muslimaneve te Kosoves ne raport me perpjekjet per modernizim te Stambollit. Ajo ku une nuk jam fort i bindur dhe qe do te me pelqente te lexoja se cfare mendonte Schmitt eshte nese konservatorizmi i shqiptareve te Kosoves ishte nje prirje fetare islamike apo nje prirje autonomie nga diktati i Portes se Larte. Une dyshoj se ishte kjo e dyta.

    A e ka marre njeri mundimin e perkthimit te librit te Schmitt per Kosoven nga gjermanishtja ne shqip? Do te isha i interesuar ta lexoja nese nje liber i tille ekziston ne shqip ose anglisht.

    Albo

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •