Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549

    Deputeti demokrat Stërkaj bashkohet me opozitën socialiste

    Deputeti Paulin Stërkaj ka bërë publik largimin e tij nga Partia Demokratike dhe mazhoranca aktuale qeverisëse dhe rikthimin e tij në opozitë.

    Permes nje deklarate zoti Sterkaj ka sqaruar te gjitha arsyet qe e cuan ne kete vendim te rendesishem. Sipas deputetit keqqeverisja e kabinetit aktual eshte pika kryesore, qe ka ndikuar ne maturimin e kesaj levizje.

    "Në realitetin e varfër të Malësisë së Madhe unë gjeja vetëm hajni e pabesi zyrash province që për cdo problem u thoshin njerëzve: Kaq lekë duhen për mua e aq lekë për ministrin në Tiranë! Vendosa me e ngrit shqetësimin tim të madh në grupin parlamentar. Nuk ishte e lehtë. Sepse në grupin e PD-së flet vetëm kryeministri, kurse të tjerët heshtin. Në një vit mbledhje mbaj mend vetëm dy vetë që kanë hapur gojën. E njërit nga të dy Berisha i tha se ky nuk është vendi me diskutu, por me miratu", thotë në deklaratë Stërkaj.

    Pikat e tjera te cilat zoti Sterkaj e permend si mjaft te rendesishme dhe qe ka patur ndikim te madh jane sipas tij edhe faktet e publikuara nga opozita ne lidhje me korrupsionin dhe konfliktin e interesit ne qeveri.

    Si pasoje e kesaj situate te cilen deputeti i Shkodres e quan te pakalueshme dhe aspak normale, ai ka vendosur te rikthehet ne opozite si nje vendim natyral ne emer te qytetareve te tij.

    “Me besnikeri të plotë ndaj malësorëve të mi unë qysh sot jam në opozitë me këtë qeveri që sot është e keqja e Malësisë dhe e gjithë Shqipërisë”, u shpreh Sterkaj.

    Me largimin e zotit Sterkaj, Partia Demokratike zbret ne 67 deputete, ndersa shumica tkurret ne 74 vota pa llogaritur ish-ministrin Dritan Prifti, i cili pas largimit nga qeveria eshte nje numer i pasigurte ne shumicen aktuale qeverisese. Paulin Sterkaj mandatin e pare e ka siguruar nen siglen e Partise Socialiste ne qytetin e Shkodres me vitin 2005, me pas ne 2007 u perjashtua si pasoje e votes se dhene per zgjedhjen e presidentit te republikes Bamir Topi. Ne vitin 2009 zoti Sterkaj u zgjodh ne qarkun e Shkodres por kete here nen siglen e demokrateve.

    tch
    Life's too short to remove USB safely.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Me sa kam mundur te percjelli skenen partiake e politike te Shqiperise,Malsia e Madhe dhe veriu, sikur... prine me kete fenomen...
    Frangaj,Sterkaj...Mustafaj,Zogaj....
    Mire t`ia bejne Berishes..!

  3. #3
    Ne fakt ky eshte votuar si deputet i PD-se dhe po tradhton ata qe i kane dhene voten se ne Shqiperi votat jepen per partine, jo per njeriun.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Edvin Rama e Ilir Meta, pasi deshtuan qe ta bindin Dritan Priftin qe ti bashkoje voten me ta ne kuvend per te rrezuar qeverine Berisha, po kerkojne njerez brenda PD. Dhe njerezit si deputeti i Malesise se Madhe me lart jane kandidatet me te mire, pasi keta jane dyshuar si te implikuar ne trafiqet kriminale. Kjo eshte e perbashketa e Sterkaj me Ramen e krokodilet e korruptuar te opozites. E perbashketa tjeter e madhe eshte frika nga hetimet e prokurorise per trafiqet e tyre kriminale.

    Dy dite me pare Kryeprokuroria i kerkoi SHISH ndihme per hetimin e llogarive bankare te politikaneve shqiptare jashte vendit. Une uroj qe Sterkaj te mos jete deputeti i vetem demokrat qe u bashkohet opozites, pasi po i ben nje nder elektoratit te djathte ne vend qe votoi ne 2005 dhe 2009 pikerisht per ti nxjerre keta te korruptuar para drejtesise.

    Ligji po marshon ngadale drejt ndeshkimit te politikes se kriminalizuar ne Shqiperi, dhe jam i bindur qe rasti i Sterkaj nuk do te jete as i pari e as i fundit. Ajo qe e dallon nje socialist nga nje demokrat sot ne Shqiperi nuk eshte aq shume ana ideologjike, por dallimi mbi ndeshkimin e krimit e korrupsionit me forcen e ligjit, apo lulezimin e tij me bekimin e shtetit e politikes. Eshte dallimi midis ndertimit te nje Shqiperie evropiane apo nje Shqiperie kolumbiane.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-09-2010 më 11:30

  5. #5
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Pershendetje,

    E lexova tere deklaraten e ketij zoterise dhe mu duk nje deklarate e besueshme e ardhur nga nje person i revoltuar per ate cfare ne te vertete ndodh ne shqiperi. Shume veta ne shqiperi ndihen te pafuqishem pasi eksiston nje fryme mbytese dhe nje realitet i tille qe kush kerkon te beje dicka ndryshe konsiderohet " i shkeputur nga realiteti shqiptar". As nuk e njoh fare kete zoteri por me vjen mire qe te pakten doli e foli hapur. Do te me pelqente me teper sikur te kish dale e kish folur hapur duke qendruar deputet i PD. Do te me pelqeje shume me teper qe te gjithe ata qe sado pak ndergjegje kane ne vetvete te cojne zerin dhe te reagojne kur shikojne nje padrejtesi apo kur mendon qe individe si kryeministri qe mendon se e ka privatizuar PD po behen totalitare dhe UNI.

    Ne shqiperi negativiteti me i madh vjen nga sjellja e individeve qe bazuar ne nje interes te caktuar jane bashkuar dhe kane krijuar nje "bande" per te arritur nje qellimin e pasurimit ne menyren me te shpejte dhe me te pandershme.
    Me vjen shume keq kur lexoj disa persona dhe ketu ne forum qe nuk besoj se jane naive por uroj te mos kene si qellim disinformimin apo devijimin e diskutimeve te drejteperdrejta mundohen te zbusin cdo gje dhe mbi te gjitha te mbrojne "te madhin" me fanatizmin me te madh gje qe me kujton nje nga theniet e vjetra qe qarkullonte ne shqiperi" uji tek burimi eshte i paster por turbullohet gjate rruges" te ciles une do ti pergjigjesha qe "peshku qelbet nga koka".

    Nuk do te them qe opozita ne shqiperi ben ndryshim nga pozita per nga menyra e organizimit dhe mentalitetit perkundrazi do te thoja me plot bindje qe eshte e njejta por me nje forme e ngjyre tjeter. Une nuk mund ti besoj nje opozite qe per kredibilitimin e shoqerise perdor platformen partiake duke akuzuar mbas nje foltorie. Kjo do te thote te fitosh pike duke sulmuar tjetrin. Nuk mund te vish ne pushtet pa patur nje alternative dhe une deri me sot nuk kam pare asnje alternative. Cfare kam degjuar eshte vetem akuza dhe denoncime publike nga deputete te opozites.

    Une personalisht nuk mund te votoj dot nje "papagall" qofte ky blue apo roze.

    Me nderime

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    E kam thene gati nje muaj para ne postimet e Mia qe kjo qeveri e ka marr rrugen e qofte largut, biles aty ka dhe shum gjera te tjera qe tregojn se si do zhvillohen ngjarjet

  7. #7
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga kundraRRYMES Lexo Postimin
    Pershendetje,

    E lexova tere deklaraten e ketij zoterise dhe mu duk nje deklarate e besueshme e ardhur nga nje person i revoltuar per ate cfare ne te vertete ndodh ne shqiperi.
    Lol, ky e ka ndërru partinë kur i ka dashë qejfi. Votoi Topin për president dhe e përzuri Rama nga PS-ja, tani po Rama do presë me krahë hapur, welcome back son. Kjo është hipokrizi fund e krye, sepse ktij ja ka dhënë votën populli në emër të PD-se ndërsa ky tani e çon votën e tij parlamentare te PS-ja.

    Edhe mos u bëni qesharak me këtë të vërtetën që na ndodhka në Shqipëri, nuk është ktij i iku truni për Malësinë, po ashtu është bërë pazari që të kalojë te PS. Politikë ordinere. Nejse, ju e dini, bini pre e mediave te Edi Rames.
    Life's too short to remove USB safely.

  8. #8
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Lol, ky e ka ndërru partinë kur i ka dashë qejfi. Votoi Topin për president dhe e përzuri Rama nga PS-ja, tani po Rama do presë me krahë hapur, welcome back son. Kjo është hipokrizi fund e krye, sepse ktij ja ka dhënë votën populli në emër të PD-se ndërsa ky tani e çon votën e tij parlamentare A PS-ja.

    Edhe mos u bëni qesharak me këtë të vërtetën që na ndodhka në Shqipëri, nuk është ktij i iku truni për Malësinë, po ashtu është bërë pazari që të kalojë te PS. Politikë ordinere. Nejse, ju e dini, bini pre e mediave te Edi Rames.
    Jam plotësisht dakort me arsyetimin tuaj përsa i përket Paulin Stërkaj, në kohën e votimit të Presidentit Topi ai dhe gjashtë deputet të tjerë u shitën dhe një njëri që është shitur njëher nuk e ka për gjë të shitet përsëri dhe përsëri pafundësisht.
    Por një gjë nuk arrij të kuptoj unë pse i njëjti arsyetim i drejtë nuk vlen në rastin e Metës, Priftit dhe LSI? Mos vall këta i ha meraku i integrimit të Shqipërisë dhe i stabilitetit të sajë?

  9. #9
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Por një gjë nuk arrij të kuptoj unë pse i njëjti arsyetim i drejtë nuk vlen në rastin e Metës, Priftit dhe LSI? Mos vall këta i ha meraku i integrimit të Shqipërisë dhe i stabilitetit të sajë?
    Ndoshta ka edhe atë merak. Por, sipas meje, nqs LSI s'do hynte në qeveri kësaj rradhe rrezik do t'i humbte fare elektoralin e saj aq me tepër me fushatën "zhdukëse" që ndërmori PS-ja ndaj LSI-së, njerëzit që votojnë një parti s'duan që të jenë në opozitë përgjithmonë po duan të jenë në shtet. Më dëgjo mua, LSI-istat ja kanë pa hajrin kësaj pune se janë të punësuar në 20% të shtetit.

    P.S. Ky është debat tjetër, kjo temë është për diçka tjetër.
    Life's too short to remove USB safely.

  10. #10
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    paulinit..

    si b.q qe eshte kush tja fute me mire ky i vete mbrapa..ja futen mire demokratet dikur e ky e braktisi ramen e na u be demokrat..tash ja ka fute mire rama me ilirin e qe ja po e braktis pd e po del prap te rama..kameleon..qe nderron ngjyrat sa here ja fusin..eh medet ne duar te kujt ka mbete shqiperia...

    krejt hileja eshte e ilir metes..te jeni te sigurte..ilir meta e djegu dritan priftin..as iliri e as edua nuk ja harrojne deklaraten e famshme te ketij deputeti ne fier kur deklaroi hapur se vota e tij do i bashkangjitej sali berishes..kujtoni ju se ilir meta vajti me deshire te berisha..aspak..ishte dalja hapur e dritanit qe beri qe ai te shpejtoje te pranoje kerkesen e pd per kualicion..nuk ka bere vaki kund qe brenda 1 ore dy parti opozitare te merren vesh per te krijuar qeveri..per te mos ngelur me gisht ne goje iliri i tha po sales..por ne te vertete nuk ja harroi dritanit cka i beri..dhe ja vuri taborin me e diskretituar..derisa e hoqi prej qeverie...qellimisht ta beje te pakenaqur qe te votoje kunder qeverise..dhe eventualisht te rrezohet qeveria..dhe eventualisht te krijoje qeveri me socialistet ku te behet vete kryeminister..po fillojne te gjejne b.q te tjere nga ana e mazhorances per ti blere per ti hedhur ne krahun tjeter..dhe ja veq sa ja kan nise me kete b.q e malsise se madhe..dhe i thot vetes malsor..bq..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •