Si i thojne glandula thyreoidea ne gjuhen shqipe edhe cila funkcione kryen ajo
Si i thojne glandula thyreoidea ne gjuhen shqipe edhe cila funkcione kryen ajo
JO NEGOCIATA - VETĖVENDOSJE
Gjėndėr tiroide - Glandula thyreoidea.
Gjėndrat tiroide ndodhen nė pjesėn e mesme tė fytit dhe shėrbejnė pėr tė rregulluar metabolizmin me hormonet e tij. Me fjalėn metabolizėm shprehet shpejtėsia ose frenimi i djegies sė substancave ushqimore nė inde pėr tė prodhuar energji, si dhe pėr zhvillimin e organeve tė ndryshme tė trupit. Funksioni i gjėndrave tiroide varet shumė dhe nga sasia e jodit qė hyn nė organizėm. Gjėndrat tiroide kanė kėto shenja dalluese: dalja jashtė e kokėrdhokėve tė syrit, sytė janė tė shkėlqyeshėm e tė gjallė, kanė dridhje duarsh, dobėsim trupi, rrahje tė zemrės tė shpeshta dhe mė tė forta. Tė sėmurėt me tiroide preken shpejt, qajnė lehtė, kanė dhimbje koke, lėkura rri e djersitur dhe e ngrohtė, shpesh e skuqur, kanė heqje barku, ērregullime menstruacionesh te gratė, shtrėngesa tė gjoksit, bllokim tė frymėmarrjes. Funksioni i gjėndrės tiroide dobėsohet nga: ndikimi normal i gjėndrės sė hipofizės mbi tiroiden, ērregullimet qė prekin gjėndrėn, shkaqe tė tjera tė panjohura tė cilat veprojnė drejtpėrdrejt nė gjėndėr. Kjo ėshtė njė sėmundje qė prek mė tepėr gratė. Gjėndra prodhon shumė hormone, si pasojė e kėsaj trupi pėson disa ērregullime me rėndėsi siē ishin ato qė pėrmendėn mė sipėr.
Kėtė informacion gjeta ta pėrshtas me termin qė mė solle. Pėr mė shumė mund tė pyesėsh ndonjė tjetėr qė ka informacion mė shumė dhe ėshtė profesionist i fushės.
If you are first you are first. If you are second, you are nothing.
Glandula thyroidea ėshtė gjėndra hormonale e Tiroideve, qė ndodhet nė qafė e vendosur para dhe anash Trakesė.
Ėshtė gjėndėr endokrine (mė duket se nė shqip quhet : me tahitje tė brendshme) dhe prodhon 3 hormone sh. tė rėndėsishme: Trijodtironinėn T3, Tiroksinėn T4 dhe Kalzitoninėn
Funksioni kryesor i saj ėshtė depozitimi i jodit, ndėrkohė qė 3 hormonet e tjera ndikojnė nė mėnyre tė ndryshme nė organizėm.
Njė nga sėmundjet mė tė shpeshta tė lidhura me tiroidet ėshtė zmadhimi i gjėndrės dhe kjo ėshtė lehtėsisht e dallueshme sepse fryhet qafa. Shkaku kryesor i zmadhimit tė saj ėshtė mungesa e jodit.
Elegance is an attitude.
Dhe kėtė qė e gjeta nga gėrmimet nė www e madhe
Streset e papritura, ose tė zgjatura shpesh shoqėrohen me rritje tė funksionit tė tiroides. Mjekėt shpjegojnė si mund ta kuptoni nėse vuani nga kjo sėmundje dhe si trajtohet ajo. Sipas tyre, ka shumė diskutime nė lidhje me faktorėt shpėrthyes tė kėsaj sėmundjeje. Nga studimet e bėra ka rezultuar se streset e papritura ose tė zgjatura, marrja e jodit me shumicė, apo dhe faktorėt autoimune, janė disa ndėr shkaktarėt qė ēojnė nė funksionin e shtuar tė gjėndrės tiroide. Traumat psikologjike janė konsideruar si shkak nė shumicėn e rasteve. Dietat me rėnie nga pesha tė shoqėruara me marrjen e hormoneve tė tiroides mund tė pasohen me kėtė sėmundje. Njė shkak tjetėr ėshtė marrja e jodit nė sasi tė madhe. Por dhe stimujt e tepėrt nga hipofiza, si pasojė e njė tumori tė mundshėm tė saj, mund tė jenė pėrgjegjėse pėr rritjen e funksionit tė tiroides.
Sėmundja
Sėmundja ėshtė mė e shpeshtė te gratė sesa te burrat nė raporte 5:1. Tiroidja ėshtė njė sėmundje e trashėgueshme. Nė 1/4-1/5 tė rasteve, pacientėt kanė njerėz tė afėrt qė vuajnė nga kjo sėmundje. Nė disa raste sėmundja zhvillohet pa u kuptuar pėr muaj dhe vite dhe njė ditė prej ditėsh, ajo shpėrthen papritur. Fillimisht shenjat e sėmundjes nuk janė specifike dhe nuk mund tė dallohen nga ato tė pacientėve, qė vuajnė nga ērregullime funksionale. Nervozizmi, pagjumėsia, djersėt, rrahjet e shpejta tė zemrės, intolerancė ndaj tė nxehtit, lodhje, rėnie e flokėve, oreks i shtuar dhe rėnia nga pesha shpejt dhe tepėr, janė disa nga shenjat qė tregojnė pėr praninė e kėsaj sėmundjeje. Gjėndra tiroide ėshtė e zmadhuar 2-4 herė nė volum dhe po ti vihet dora sipėr shpesh dėgjohet njė si trill ose gėrhitje e lehtė qė flet pėr vaskularizimin e tepėrt dhe qarkullimin e shtuar tė gjakut. Nė 1/4 e tė sėmurėve shihet njė zmadhim dhe dalje tė kokėrdhokėve tė syve me njė ėnjtje tė kapakėve, shenjė kjo, e cila kur pėrparon merr njė zhvillim tė pavarur dhe me perspektivė jo shumė tė favorshme. Rrahjet e zemrės tė shpejtuara janė shenja e detyrueshme e sėmundjes dhe e veēanta e tyre ėshtė prania e tyre edhe nė gjumė.
Pasojat
Tė sėmurėt me hipertiroidizėm shpesh ankohen pėr vėshtirėsi nė frymėmarrje pas njė sforcimi tė lehtė, kjo si pasojė e dobėsisė sė muskujve tė frymėmarrjes. Ata mund tė kenė shenja tė dobėsisė kockore nga humbjet e kalciumit dhe fosforit, kanė njė dridhje fine tė duarve qė konstatohet vetėm kur preken nga jashtė. Lėkura, si organi i rregullimit tė temperaturės sė trupit, merr njė rėndėsi tė veēantė nė sėmundjen e tiroides. Nė funksion e shtuar tė saj, ajo ėshtė e ngrohtė, e butė dhe e njomė. Floku ėshtė i hollė, i thyeshėm, bie shpejt dhe thinjet para kohe. Thonjtė janė tė thatė dhe nė pjesėt e tyre fundore fillojnė e ēahen. I sėmuri mund tė ketė ėnjtje nė pjesėn e poshtme tė kėrcinjve. Barra ka njė ndikim tė favorshėm mbi kėtė sėmundje. Nė kėto kushte mjekimi i saj mund tė bėhet me doza tė vogla antityroidienė dhe qetėsues, por duhet tė kihet kujdes, pasi kėto ilaēe kalojnė barrierėn placentate dhe mund tė dėmtojnė fėmijėn duke frenuar tiroiden e tij. Organet e tjera tė organizmit ndikojnė nė funksionin e shtuar i tiroides. Lėvizshmėria e zorrės ėshtė e shpejtuar dhe rreth 1/3 e pacientėve kanė diarre. Nė disa raste mund tė ketė dėmtim tė funksionit tė mėlēisė me rritje tė transaminazave dhe tė bilirubinės nė gjak. Hormonet e rritura tė tiroides kanė ndikim edhe nė metabolizmin e yndyrave dhe tė sheqernave. Vėrehet shpesh njė ulje e kolesterolit, rritje e sheqerit nė gjak, qė shoqėrohet me daljen e tij nė urinė, ndėrsa diabeti i sheqerit ėshtė gjetur nė 2-3 pėr qind e kėtyre tė sėmurėve.
Mjekimi
Mjekimi i funksionit tė shtuar tė tiroides ka pėr qėllim tė bllokojė prodhimin e tepėrt tė hormoneve tė saj. Ky bllokim mund tė bėhet nė mėnyra tė ndryshme, nė varėsi tė shumė faktorėve dhe kushteve qė kanė lidhje me vetė tė sėmurin, me formėn e sėmundjes ose sipas praktikave tė vendeve ose qendrave tė ndryshme tė mjekimit. Aktualisht mė i pėrdorshėm ėshtė mjekimi me barnat antityroidienė. Kėta janė preparate, tė cilėt ndėrhyjnė nė hallka tė ndryshme tė procesit metabolik tė jonizimit organik tė jodit dhe tė formimit tė hormoneve tė tiroides ose duke penguar konvertimin periferik te thyroxinės (T4) nė trijodtyroninė (T3), e cila mendohet se ėshtė forma aktive e hormonit tiroid. Krahas kėtyre, njė vend tė rėndėsishėm zėnė dhe pėrdorimi i barnave me veprim qetėsues nė drejtim tė sistemit nervor, ngadalėsimit tė rrahjeve tė zemrės, siē janė si dhe rregulluesit e metabolizmit tė proteinave dhe vitaminoterapia. Nė disa vende i japin pėrparėsi trajtimit kirurgjikal tė kėsaj sėmundjeje. Kjo konsiston nė heqjen e pjesės mė tė madhe tė tiroides, duke lėnė pėrafėrsisht 1/10 e saj. Kjo metodė mjekimi rekomandohet nė ato raste kur gjėndra tiroide ėshtė tepėr e madhe dhe ka shenja tė kompresionit me pengesa nė frymėmarrje dhe gėlltitje, kur ajo ėshtė tepėr e fortė dhe pėson njė rritje tė menjėhershme dhe kur mosha e pacientit nuk ėshtė nėn 25 vjeē. Dhėnia e jodit radioaktiv pėr qėllime mjekimi bėhet mė tepėr pėr ato raste kur mjekimi i Hipertyreozės si me barna, ashtu dhe me rrugė kirurgjikale ka dėshtuar dhe sėmundja ėshtė pėrsėritur, ose kur nuk mund tė pėrdoret as njėra as tjetra metodė pėr arsye tė ndryshme, siē janė rastet me alergji ndaj barnave dhe nuk mund tė bėhet ndėrhyrja kirurgjikale.
Pasojat, tiroidja shkakton probleme edhe me sytė
Pėrveē problemeve tė mėsipėrme, tiroidja shkakton probleme edhe me sytė. Kjo haset nė rreth 1/4 e kėtyre pacientėve. Ndryshimet nė sytė e tė sėmurėve me Hipertyreosis kanė veēoritė e tyre dhe variojnė nga format e saj tė lehta e tė mesme deri nė dėmtime tė rėnda me dalje tė kokėrdhokėve jashtė, me ėnjtje tė kapakėve, skuqje, lotim, dhimbje me ndjenjėn e rėrės nė sy, me vėshtrim tė dyzuar tė objekteve dhe deri nė ulēeracion tė kornesė nga pamundėsia e kapakėve pėr tė mbuluar dhe pėr tė siguruar lagėshtinė e nevojshme tė kokėrdhokėve. Sytė e kėtyre tė sėmurėve, dhe po tė ushtrohet presion mbi ta, nuk shkojnė nė pozicionin e tyre normal si pasojė e trashjes sė muskulit tė syrit dhe i grumbullimit tė yndyrave nė pjesėn e prapme tė tij. Ecuria e mėtejshme e kėtij ērregullimi kur ai ėshtė prezent ėshtė e pavarur nga ecuria e sėmundjes sė tiroides, prandaj dhe trajtimi i tij kėrkon njė qėndrim tė veēantė. Nė rastet ekstreme, kur rrezikohet pamja e tė sėmurit rekomandohet ndėrhyrje kirurgjikale pėr tė liruar hapėsirėn mbrapa syrit nga grumbullimet e yndyrave ose bėhet prerja e trunkut tė Hipofizės. Nė situata tė tjera, pėrdorimi i kortizonit nė doza tė larta pėrmirėson situatėn, ndėrsa nė format e lehta tė kėtyre tė sėmurėve u rekomandohet kufizimi i lėngjeve, kripės dhe pozicioni i ngritur i kokės gjatė gjumit.
Faktorėt qė ndikojnė nė shtimin e funksionit
Streset e papritura, ose tė zgjatura
Marrja me shumicė e jodit
Traumat psikologjike
Dietat me rėnie nga pesha tė shoqėruara me marrjen e hormoneve tė tiroides
Faktorė autoimune (qė lidhen me problemet e sistemit imunitar)
Marrja pa kriter e medikamenteve pėr trajtimin e strumave (sėmundje e tiroides)
Simptomat
Nervozizėm
Pagjumėsi
Djersė
Rrahje tė shpejta tė zemrės
Lodhje
Rėnie e flokėve
Oreks i shtuar
Rėnie e shpejtė nga pesha
Vėshtirėsi nė frymėmarrje
Dridhje tė duarve
Ēarje nė pjesėn fundore tė thonjve
Ėnjtje nė pjesėn e poshtme tė kėrcinjve
Burimi: Gazeta Albania
Elegance is an attitude.
Tani kam dhe unė njė pyetje, m.q.se paska anėtar qė janė tė fushės.
Nervozizėm
Pagjumėsi
Djersė
Rrahje tė shpejta tė zemrės
Lodhje
Rėnie e flokėve
Oreks i shtuar
Rėnie e shpejtė nga pesha
Vėshtirėsi nė frymėmarrje
Dridhje tė duarve
Ēarje nė pjesėn fundore tė thonjve
Ėnjtje nė pjesėn e poshtme tė kėrcinjve
Duhet tė jenė kompleks tė gjitha kėto simptoma, apo njėra nga kėto.
Kjo rėnia e shpejtė nga pesha mė ka bėrė vaki ose shtimi i oreksit. Mė zuri pak meraku kur lexova tekstin.
If you are first you are first. If you are second, you are nothing.
Ecuria e sėmundjes ėshtė e ndryshme nė raste tė ndryshme dhe simptomat pėr sėmundjen nė fjalė mund tė jenė jospecifike. Por sigurisht, qė pėr tė thėnė nqs ėshtė e pranishme apo jo, simptomat duhen parė nė kompleksitetin e tyre. Rėnia nė peshė nuk ėshtė treguesi i vetėm apo kryesori. Kjo e fundit ndodh pėr njė sėrė shkaqesh tė tjera, njė ndėr to mund tė jetė stresi. Kėshtu qė, s'ka pse tė krijohet kot panik.
Endokrinologu psh mund tė bėjė njė test dhe tė pėrcaktojė saktė nqs ka mbi apo nėnfunksionim tė saj.
Elegance is an attitude.
If you are first you are first. If you are second, you are nothing.
Flmn te gjithe atyrev qe dhane kontributin etyre.
Une desha vetem nej gje te them une prape se prape nuk e di se si i thojne Glandula thyroidea ne gjuhen Shqipe?
Une vij nga Kosova e andej nuk kame ndegjuar per ndonje Tahitje te brendshme, ka ketu mjek qe vijne nga Kosova te japin edhe ata ndonje mendim:
flmn
JO NEGOCIATA - VETĖVENDOSJE
Krijoni Kontakt