Menopauza: simptomat dhe pasojat
03/10/2010
Afshe nxehtėsie, djersitje gjatė natės, siklete, dhimbje trupi, emocione tė pakontrolluara. Mosha e dytė e femrave nuk kalohet aq lehtė. Nė kėtė periudhė, gratė pėrballen me shumė vėshtirėsi psikologjike dhe emocionale
Menopauza ėshtė njė ngjarje fiziologjike qė te femra i korrespondon fundit tė ciklit menstrual dhe moshės sė pjellorisė. Nė menopauzė pėrfundon edhe aktiviteti i vezoreve. Ato nuk prodhojnė mė vezė dhe estrogjene (hormonet femėrore). Kjo lloj gjendje shkakton njė sėrė ndryshimesh te femrat. Ato variojnė sipas personit dhe mund tė jenė pak a shumė tė dukshme. Por jo tė gjitha shenjat e shfaqura nė trupin e femrės lidhen me menopauzėn. Ndikojnė dhe faktorė tė tjerė, siē ėshtė familja dhe gjendja sociale. Menopauza ėshtė njė proces natyror, i cili herėt ose vonė shfaqet nė jetėn e ēdo gruaje. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve ky fenomen mbėshtillet me mister dhe frikė. Ka shumė femra qė vetėm po ta mendojnė tmerrohen. Arsyeja? Sepse kanė dėgjuar pėr shqetėsime fizike qė lidhen me kėtė periudhė dhe i tremb ideja qė mund ti vuajnė kėto efekte shqetėsuese. Menopauza shoqėrohet me afshe nxehtėsie, djersitje gjatė natės, siklete, dhimbje trupi, emocione tė pakontrolluara. Mosha e dytė e femrave nuk kalohet aq lehtė. Nė kėtė periudhė gratė pėrballen me shumė vėshtirėsi psikologjike dhe emocionale. Por cilat janė tė rejat e fundit qė lidhen me lehtėsimin e simptomave dhe pasojat e menopauzės? Disa specialistė tregojnė se cilat janė pjesėt e trupit te femra, qė preken mė shumė nga fenomeni menopauzė. Deri nė menopauzė trupi mbrohet nga mburoja hormonale. Estrogjeni, progesteroni dhe androgjeni janė hormone qė varen nga funksioni gonade (gjėndėr seksuale) dhe ai mbiveshkor, tė cilat veprojnė jo vetėm mbi hormonet riprodhuese, por nė tė gjithė organizmin femėror, skeletin, sistemin kardiovaskular, aparatin tretės, trurin. Kur funksioni gonade ndėrpritet, trupi fillon tė bėhet si i meshkujve, duke grumbulluar dhjamė nė bark, shpjegon njė specialist. Ajo qė i shqetėson mė shumė ekspertėt nuk ėshtė dhjami qė formohet nė bark, por komplikacionet e shumta qė sjell menopauza. Mjekėsia mendonte se e kishte zgjidhur problemin duke i zėvendėsuar hormonet natyrore me ato tė sintezės qė organizimi nuk i prodhon mė. Para pesė vitesh, njė studim amerikan tregoi se terapia hormonale zėvendėsuese nuk e mbron sistemin kardiovaskular, madje rrit rrezikun pėr njė tumor tė gjirit dhe patologjive kardiake. Ato qė i tremben mė shumė kėsaj periudhe janė femrat nė moshė tė re. Njė fakt kurioz ėshtė se kjo fazė e jetės ėshtė frikėsuese vetėm nė kulturėn perėndimore. Nė kulturat e tjera, qė nuk i kushtohet njė rėndėsi kaq e madhe bukurisė dhe tėrheqjes, menopauza nuk konsiderohet si fillimi i fundit, por ėshtė pikėrisht shenja e njė statusi social tė maturuar. Pėr shembull, nė Indi gratė qė kanė arritur nė periudhėn e menopauzės, mund tė dalin pėr tė biseduar dhe pėr tė pirė me burrat. Nuk duhet tė mbajnė mė perēe dhe tė qėndrojnė tė veēuara. Nė Etiopi, njė gruaje qė ėshtė nė menopauzė i lejohet tė ecė nė tokėn e shenjtė dhe tė marrė pjesė nė rituale tė tjera.
Menopauza ėshtė njė moment ndryshimi mjaft i rėndėsishėm nė jetėn e grave, duke u bėrė shpesh njė periudhė e thellė reflektimi. Gjithashtu nuk duhen lėnė pas dore edhe ndjesitė qė krijon nė trup: pėr shembull afshet e nxehtėsisė nuk janė sajime psikosomatike, siē besohej dikur, por simptoma tė vėrteta. Megjithatė, feminiliteti i njė gruaje nuk venitet pas kėsaj periudhe, e gjithashtu as nuk pakėsohet nga ajo lloj karikature histerike dhe shkatėrruese qė mendohej se e pėrfaqėsonte pėr shumė kohė. Pėr shembull, ėshtė provuar se depresioni, tė cilit i janė nėnshtruar disa femra, nuk ka ndodhur pėr shkak tė ndryshimeve fiziologjike, por pėr probleme tė tjera, qė tėrhiqen zvarrė gjatė gjithė jetės, ose janė tipike tė moshės sė dytė: mosmarrėveshjet nė marrėdhėnien bashkėshortore, keqkuptimet me fėmijėt, prindėrit, fėmijėt qė braktisin shtėpinė pėr tu martuar, ose qė shkojnė pėr tė jetuar diku larg. Ėshtė e qartė se sa mė shumė njė grua tė vlerėsojė pozitivisht veten dhe jetėn e saj, aq mė lehtė do ta pėrballojė periudhėn e lidhur me menopauzėn. Natyrisht mund tė shfaqen pak mė tepėr simptomat e origjinės fiziologjike, pėr shembull siē ndodh ekzaktėsisht pėr dhimbjet e bezdisshme menstruale ose sindromėn premenstruale. Ėshtė shumė e nevojshme tė bėhet njė ndarje mes atyre qė hyjnė nė menopauzė nė mėnyrė natyrore dhe atyre qė hyjnė rastėsisht, duke vijuar mė pas me ndėrhyrjet kirurgjikale, ekografitė, radioterapitė ose kimioterapitė. Duke e thjeshtuar nė maksimum, menopauza ėshtė fundi total i menstruacioneve. Ky ėshtė njė moment transformimi qė mund tė zgjasė nga 10 deri nė 15 vjet, periudhė gjatė sė cilės sistemi riprodhues femėror ndryshon gradualisht.
Nė terma biologjikė, menopauza i referohet shfaqjes sė ciklit tė fundit qė paraprihet nga premenopauza. Nė kėtė fazė cikli ėshtė i ērregullt pėr njė kohė tė gjatė. Pas kėsaj periudhe vijon edhe ēasti kritik qė tregon 10-15 vitet ku vezoret ndalojnė gradualisht sė prodhuari vezė dhe sasi tė mėdha hormonesh. Nuk ekziston njė mėnyrė pėr tė parashikuar ekzaktėsisht se kur do tė fillojė makthi i madh: ndoshta disa faktorė mund tė ndikojnė mbi kėtė gjendje, por studiuesit nuk janė ende tė qartė, ashtu siē nuk dinė me saktėsi se kur kanė hyrė nė periudhėn e menopauzės nėnat e tyre. Ajo qė duket mė e mundshmja ėshtė se e gjithė kjo nxitet nga gjene individuale. Ndonjėherė mund tė shfaqet njė menopauzė e parakohshme para tė 35-ve, ose e vonuar, pas tė 52-ve. Pėr njė diagnozė mė tė saktė ėshtė e kėshillueshme ti drejtoheni specialistit.
Pranimi i plotė i ndryshimeve tė dukshme qė trupi i femrės pėson me menopauzėn mund tė jetė i vlefshėm pėr tiu afruar kėsaj periudhe tė jetės me mė pak shqetėsim. Mbi tė gjitha duhet tė bindemi se menopauza nuk ėshtė njė sėmundje, e gjithashtu as njė krizė, por njė kalim natyror biologjik, thjesht njė nga tė shumtit qė ndodhin nė jetėn e njė gruaje. Ky ėshtė njė ndryshim si shumė tė tjerė. Varet se sa tė afta janė ta pėrballojnė kėtė periudhė, thotė njė specialist.
shqip.
Krijoni Kontakt