Nė njė lidhje tė drejtpėrdrejtė me Brukselin, mundėsuar nga E Diell nė Top Channel raportuesja pėr Shqipėrinė nė Parlamentin Europian, Tanja Fajon, pasi uroi shqiptarėt pėr kalimin e votimit nė PE, kėrkoi nga autoritetet shqiptare qė tė informojnė qytetarėt mbi rregullat e lėvizjes sė lirė.
Duhet tė informoni qytetarėt se cdo tė thotė liberalizim, kam frikė qė qytetarėt mund tė pėrdorin kėtė nė mėnyra tė ndryshme dhe kjo do tė jetė problem pėr qeverinė dhe politikėn. Qytetarėt tė kuptojnė se liberalizimi i vizave do tė thotė tė qendrosh vetėm 3 muaj, nuk tė jep tė drejtė pėr punė, azil apo nėnshtetėsi nė tė kundėrt disa vende mund tė rikthejnė regjimin e vizave, tha zonja Fajon.
Eurodeputetja u shpreh e sigurt se nė fillim tė muajit nėntor vendet anėtare tė BE-sė do ti japin dritėn jeshile propozimit tė Parlamentit Europian. Sipas saj Shqipėria teknikisht i ka plotėsuar tė gjitha kriteret dhe se nuk ka arsye qė anėtarėt tė krijojnė probleme.
Pres qė vendet anėtare ta pranojnė nė fillim tė nėntorit propozimin dhe tė japin dritėn jeshile. Shqipėria teknikisht i ka arritur tė gjitha kriteret. Nuk ka arsye qė anėtarėt tė krijojnė probleme, deklaroi Fajon.
Pyetjes nėse opozita shqiptare ka qėnė pengesė nė liberalizimin e vizave pėr Shqipėrinė, eurodeputetja sllovene iu pėrgjigj se i gjithė procesi ka qėnė teknik dhe se nuk e ka ndjerė si pengesė opozitėn shqiptare. Gjithėsesi, Fajon tha se situata politike nė Shqipėrinė gjatė gjithė kėsaj periudhe nuk ka ndihmuar shumė nė procesin e liberalizimit tė vizave.
Nė fund tė fjalės sė saj zonja Fajon premtoi njė vizitė qė do tė realizohet sė shpejti nė Shqipėri.
Krijoni Kontakt