Vendosja e flamujve kombëtarë dhe më pas heqja e tyre është bërë në prag të vizitës së sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
E marte 12 Tetor 2010 15:02
Flamuri kombëtar shqiptar, i vendosur në mesin e atij shtetëror dhe amerikan, është hequr pasi ishte vendosur në sheshet e Prishtinës.
Vendosja e flamujve është bërë në prag të vizitës së sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
Kompania “Dolphin”, punëtorët e së cilës ishin parë duke larguar flamujt, të kontaktuar nga KTV-ja, nuk kanë dashur të japin asnjë informacion për këtë punë.
Sipas burimeve merret vesh se Ambasada Amerikane në Prishtinë ka sqaruar se mbajtja e flamurit të një shtetit fqinj, nuk është e preferuar. /koha/
Krijoni Kontakt