Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 66
  1. #41
    alvi
    i/e ftuar
    O Trofte, nje gje nuk kam te qarte une.
    Pse deshtoi ky "puci" ushtarak?
    Ja iken 20 veta nga muri, ja dhe 50 te tjere refuzuan a ku e di une, nuk na the pse deshtoi?

  2. #42
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Sepse ne kujtesen e komunistve u stampua e gjalle fotografija e -CAUSHESKUT DHE E GRUAS-kur u pushkatuan,dhe perfundimi i policise sekrete te CAUSHESKUT me plumba ballit nga vet populli Rumun.
    Po te kishin reaguar; te njejtin perfundim do te kishin si te Cusheskut e sherbimit sekret te tije.
    E "kupton" tani (alvi) se pse deshtoje ....

  3. #43
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Honezmi s'na the gjo, ngjarjet e Rumanise kishin dy vjet perpara te ashtuquajturit puē te shkolles bashkuar, qe ishin zhvilluar.
    Po te qe e gjalle kujtesa e tyre, oficeret e larte qe s'ishin "sigurimsa" do ti qene bashkuar me kohe popullit "heroik" te Tiranes, po ashtu siē bene koleget e tyre rumune.
    Ne edhe ne zgjedhjet e prillit 91, perseri votuam per komunistet, duke i zhgenjyer perfundimisht TE PAKTET njerez metevertet te ndershem e te fisem qe ndodheshin ne shqiperi.
    Dhe a di pse?
    Ngaqe populli yne "heroik" perbehej e perbehet ne shumicen e tij, nga KATNARE te "shkollum ne shkolla nate" te komunizmit.
    Pikerisht ketyre ju duket vetja sot demokrate dhe duan ti djegin ne zjarr te gjithe perfaqsuesit e "ajkes se vjeter" te shtreses tyre katnaro-komuniste.
    Keta tipa kane eliminuar PLOTESISHT te djathten shqiptare (ballin kombetar, legalitetin, etj) duke ozurpuar vendin e tyre te ligjshem historik ne hapesiren politike shqiptare.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    41
    Bravo Ornament se ne shkrimin tim te gjate e kishe gjetur nje gabim teknik. Germo e shiko shkrimet e tjera se mos gjen dicka per te kundershtuar e per te treguar se i din te gjitha dhe me mire se te tjeret. Sidoqofte sic thone korcaret une nuk mund te zbraz time per te mbushur tenden .........

  5. #45
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    O trofte, o xhan, mu me me pagu dhe nuk i lexoj shkrimet e gjata e pretencioze si ai tendi. Ate daten, e ke shkrujt vete me te medhaja si lloj nentitulli, qorr te jesh e nuk i shmangesh dot.
    Sidoqofte te urroj ti kesh marre letrat si azilant. Dhe kujdes ne gjermani, mos ve saē ke penxherja me pa Tironen, se mos te dallojne e hudhin bumjen skinhedsat.
    Nji keshtu trofte.

  6. #46
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    (h)Orni, epo te te kish kapur kaq shume deliri i madheshtise e te te dukej vetja Prift, nuk ma kish marre mendja... Vetem mblidhu ca me shume brenda temes dhe jashte temeshkruajtesit se nuk i dihet, sec me mban nje shprese mua qe dikush do t'i jape nje pergjigje te pakten te perafert asaj pyetjes se Alvit.

    Perkrahja e mendimeve te dikujt behet ne dy menyra: duke thene drejtperdrejt se "u perputhen mendimet" ose duke sulmuar e u kacafytur me ata qe nuk e perkrahin ate "dikush". Populli yne, historikisht e ka care rrugen e historise me palle ne dore, a ka ndonje lidhje kjo me pucin e shtetit Ornament?

  7. #47
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Ēa thu mi goc, se s'morra vesh gjo. Ji me e qarte te lutem dhe bujrum te diskutojme. Une jam 100% mbrena temes. Pyetjes Alvit ja kam dhone pergjigjen ka kohe, lexo me lart.

    Si dhe kryesoren, une merrem me te tjeret VETEM kur ata fillojne e merren me mu, si ky rasti me siper.

    ps; tjeter, priftit nuk ja re mendja per madheshtor, ndersa Zotit po!, prifti s'eshte veēse nje sherbetor i PERULUR i Tij.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    41
    Alvi ne fillim sikur shkruan vet na tregove qe ngjarjet i ke ndjekur duke u kenaqur siper pallatit. Pastaj kerkove te vertetosh se ai nuk ka qene Puc Ushtarak dhe tani kerkon te dish se pse deshtoi ai Puc Ushtarak. Ai Puc ushtarak deshtoi sepse shumica e studentave dhe pedagogve te shkolles se Bashkuar nuk i perkrahen qellimet e te paftuarve ne shkolle. Ushtaraket e shkolles se Bashkuar ishin njerez dhe ata kishin familje e te aferm qe po iu bashkangjiteshin proceseve demokratike. E perseris se asnje i cmendur nuk do te guxonte te kalonte muret e larta te shkolles kur aty zihej Puci Ushtarak. Nuk e di sa vjecar je por te lutem pyeti shoket e lagjes a e mendonin ata te perplaseshin me djemte e shkolles se Bashkuar. A more Alvi sikur ti kesh provuar ti te gjitha ato qe brezi im ka kaluar ne ato vite dhe ne ato dite te dhjetorit 90 dhe ne vitin 1991 dhe kur jashte shkolles na shanin dhe quanin Enverista, ndersa sot disa tipa na qujne edhe katnare mor jahu, vallahi bilahi ndien dhimbje.
    Sidoqofte edhe dicka se kam harruar. Shkolla e bashkuar kishte disa qendra votimi brenda saj, por PPSH dhe ata qe e gjakosen Shkurtin 1991 me urdher luftarak i nisen studentat ushtarak te votojne ne zonen ku ishte presidenti kominist R.Alia tek shtepia e Partise. E sa kam tu tregoj por sidoqofte eshte mire qe te debatojme pa sharje dhe ofendime sepse prej ketyre nuk fiton askush. E verteta eshte nje arme ne doren tone te nderuar forumista dhe forumiste. Kerkojeni dhe thuajeni sado e hidhur qe mund te jete ajo.

  9. #49
    alvi
    i/e ftuar
    O Trofte, nuk ma merr menja se je me i vjeter se un, ndoshta nja 1 vit ose 2.
    Per vete, dhe te flas per shoket e mi te lagjes e te klases, asihere si kena mor serizisht ato llafet per zhvndosjen e bustit, se na eshte dukur si e paarritshme.
    Ndoshta kam gabuar.
    Tashi ti thua shumica e begsave dhe e pedagogeve.
    Fakt eshte qe vetem nja 20-30 begsa u hodhen nga muri (nje prej tyre e mbaroi gjimnazin ne kalsen time) pra askush nuk refuzoi asgje, dhe ne fund te fundit te shtenat erdhen nga brenda shkolles shumica, pra u vendos diku tjeter qe ky "puc" te mos kishte sukses, pranoje, te ishte per barrikadat e lagjes 10, ata i shtypshit ju per 10 sekonda.
    Nuk e kam kuptuar ende, si u qetesua gjendja, pasi mosbindja dhe dezertimet nuk ishin aq te medha ne numer sa te ndikonin rezultatin e "pucit."
    Trofta ndoshta dhe gaboj ne gjykimet e mia, se nuk jam perendi, por ja qe kto per momentin i kam te paqarta, dhe do te ishte me vlere per mua personalisht sikur te shpjegoheshin, se helbete, mund dhe te kem perhtypje te gabuar.
    Teoria qe dija une ishte se Shkolla e Bashkume u sulmua se u hapen llafe qe do dilte bussti.
    Ka shume te ngjare qe vetembrojtja e ligjshme, si dhe revolta e njerezvve te thjeshte te jete keqperdoruar nga segmente te vecanta te nomeklatures.
    Pra miletit i thuhej ata po ju dalin po ju vejn bustin prap, ne bashkepunim me ata Vullnetaret e Enverit, ndersa Begsave u thuhej duan tju hyjne dhe tju vrasin keta borgjezet, armiqt e klasave etj, per te krijuar kaos.
    Fakt eshte qe te vertetat ne nivelet e larta ne nuk i dime, prandaj duke i diskutuar, qoft edhe duke kundeshtuar njeri-tjetrin mund te perpiqemi te hedhim pak drite duke ndjekur llogjiken e ngjarjeve.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Ka shume gjera qe do merren vesh kur te hapen arkivat ministrise se rendit, si dhe kush cfare skenaresh organizoi apo u mundua te organizonte.
    Pevecse fjaleve qe u perhapen per te shkolla bashkume, po permend ketu qe kur studentet po zbrisnin poshte nga qyteti studenti per te demostruar ne qender te Tiranes, mu te liceu na zu rrugen policia dhe se kush erdhi ( nje nga ato bolet e asaj kohe se mbaj mend ) ai filloi me mbajt nje si bicim fjalimi kur nje nga policet bertet " me vodhen revolen"
    Bjeruni qenave tha ai, me duket se ishte Xhelil Gjoni
    Ca druni kane honger ca qe s'ariten me e ngjit me shpejtsi ate maloren te legata italiane...........
    Po keshtu te ura lanes, se kush e karikoi popullin dhe ato u turen per nga blloku. Mu te ura Lanes dolen tanket dhe kush e di se ca mund te ishte bo. Aty u ndodh Neritani qe e drejtoi turmen per nga qendra dhe me duket po ate dite dikush hypi siper te pallati kultures dhe shkuli ato germat e parullave.....
    Me vje me qesh dhe me qa kur i kujtoj ato dite
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  3. 80 vjet Spitali Ushtarak
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 06:12
  4. Shkolla e Korces dhe tradita e saj ne pikturen kishtare
    Nga white-knight nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 09:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •