-Nudo-
E bėrė lėmsh, lidhur, detyruar- kufizuar,
nga zėri im i brendshėm shkallmuar e varur jam,
kundėr vehtes luftoj pėr tė luftuar !
Pasqyrė, pasqyra ime nė mur,
jam e hollė, e lehtė apo e gjatė?
Jam e ēmendur, apo e humbur nė shtrėngatė?
Mė trego pėrallėn, ma trego mitin e asaj tė sėmurės!
Shpirtzbehur nė kėtė guaskė prej terri,
udha ime pėr parajsė mė solli deri tek ferri!
dhe nga ky ferr sytė mė janė verbuar,
si qenėsia ime gjithnjė e qortuar
Nga zėri qė mė kėrkon mua, prapa hijes sime,-
vetėm pėr tė parė mė tė keqen time.
Vdes pėr tė parė ato eshtra tė spikatura,
edhepse njė pjesė e imja ėshtė gjithnjė nė grindje,
me mua qė nuk jam unė,
qė e mendon mė tė keqen pėr mua;
qė njeh fshehtėsitė e mia, sheh tė metat e mia;
qė do donte zvarrisjen time nė katėr kėmbė,
pėr tė arritur nė thelbet e mia tė fundit;-
Klavikulat boshe dhe shpinėn e dalė
Mezi dėgjojė atė zėrin tjetėr,
qė flet pėr logjikėn, kuptimin dhe zgjedhjen;-
Ti je e sėmurė ajo qan, nuk e sheh dot?..-
Unė vetėm shoh mė tė keqėn time, mė fal o ZOT!. .
Krijoni Kontakt