Derdhjet toksike që shpërthyen nga një depozitë në Hungarinë perëndimore kanë mbërritur në Danub, dhe ekspertët thonë se në lumin e dytë më të madh të Evropës po shfaqen peshq të ngordhur.

Zyrtari hungarez që merret me manaxhimin e katastrofave, Tibor Dobson tha sot se ka patur njoftime për peshq të ngordhur në pikën e takimit të Danubit me lumin Raba. Ai tha se mostrat e ujit flasin për nivele alkaline mbi normale.
Kryeministri hungarez Viktor Orban e ka përshkruar rrjedhjen toksike si “një fatkeqësi serioze ekologjike”.

Bashkimi Europian dhe zyrtarë të mjedisit janë të shqetësuar për rrjedhjen toksike e cila mund të shkaktoj një shkatërrim të ekosistemve të Danubit dhe të 6 vendeve që ai përshkon.

VOA