Te kisha thene mos u nxito, tani besoj se e kupton qe une kam vetem te drejte per cdo gje qe them, s'ka gje sepse nje dite do te kuptosh dallimin kombdashes-antikomb dhe do te thuash Zoti me dergoi ne forum nje mesazh, por une nuk e kuptova u nxitova dhe e ofendova.
Te kesh paqe!
Paqe!
Besimtarė tė Beratit i pėrgjigjen
akuzave tė z. Kristo Frashėri drejtuar Mitropolitit e tyre H. Ignatin
Ne besimtarėt e dioqezės sė Beratit jemi tė indinjuar dhe ofenduar pėr akuzat qė z. Kristo Frashėri drejton kundėr Mitropolitit tė Beratit, Vlorės, Kaninės dhe gjithė Myzeqesė. Ato nuk kanė asnjė bazė tė vėrtetė, por shprehin mllefin personal qė ka autori ndaj Kishės dhe Mitropolitit. Sipas pėrgėnjeshtrimit, nė “Gazeta Shqiptare” tė datės 18.10.2010, del qartė se Hirėsia e tij nuk ka dhėnė asnjė intervistė pėr shtyp dhe prononcim publik por, ka bėrė bisedė tė zakonshme me njė klerik, tė cilin gazeta “Blic” e ka keqinterpretuar. Hirėsia ėshtė shprehur se: “Jam i kėnaqur qė sapo mbėrrita nė kėtė vend tė shenjtė tė Patriarkanės suaj tė Hirshme”. Ashtu si edhe vetė autori pohon se: “Peja ėshtė seli mesjetare e Patriarkanės Ortodokse tė Serbisė”, nė artikullin e datės 15.10,2010, nė “Gazeta Shqiptare”.
Me tej artikullshkruesi pohon tė vėrtetėn se “nė kėtė ceremoni morėn pjesė 30 pėrfaqėsues tė lartė tė Kishave Ortodokse tė huaja”. Ligjėrisht na lind e drejta tė pyesim: Pėrse u mblodhėn kėta prelatė tė Kishave tė Shenjta? Kjo pohon katėrcipėrisht se biseda ėshtė bėrė nė njė vend tė shenjtė. Hirėsia, nė tė vėrtetė, ka thėnė: “Jam i gėzuar qė ndodhem kėtu nė njė situatė paqeje pas gjithė atyre dhimbjeve qė iu shkaktuan njerėzve tė pafajshėm nė vitin 1999”.
Na indinjon shprehja e z. Frashėri: “Cili ėshtė ai perlat kishtar, i cili nuk e ngre zėrin tė mbrojė, ashtu siē mėson Krishti nė katėr Ungjijtė e vet, jetėn e njerėzve tė ēfarėdo race, kombi dhe gjuhe kur kėta pėrdhunohen, torturohen dhe masakrohen nga kushdoqoftė”. I pėrgjigjemi me kompetencė dhe pėrgjegjėsi tė plotė, si dėshmitarė okularė, se, qė me ardhjen e refugjatėve tė parė kosovarė nė Berat, ishte vetė ky prelat i lartė i Mitropolisė sė Hirshme ndėr tė parėt qė u ofroi ndihma tė shumta e tė pakursyera nė ushqime, veshmbathje e medikamente dhe u bėri vizita nė spitalin rajonal tė Beratit. Kėto ndihma u dhanė nė kampet e refugjatėve kosovarė nė Kuēovė e Moravė, duke marrė urimet e pėrzemėrta e tė sinqerta tė vėllezėrve tanė dhe duke zbatuar, njė pėr njė, tė gjitha mėsimet e katėr Ungjijve tė shenjtė: “Pata uri dhe mė dhatė pėr tė ngrėnė, pata etje dhe mė dhatė pėr tė pirė; isha i huaj dhe mė pritėt, isha i zhveshur dhe mė veshėt, isha i sėmurė dhe ju mė vizitonit, isha nė burg dhe erdhėt tek unė” (Mateu 25:35-36).
Mitropoliti ynė i nderuar, Imzot Ignati, qysh nė ditėt e para qė shkeli nė qytetin tonė tė Beratit, mė 18 korrik 1998, me pėrkushtim dhe bujari u dhuroi nxėnėsve tė shkollave tė Beratit ēanta dhe mjete tė tjera shkollore; ndihmoi me bujari familje qė u pėrmbytėn nga lumi Osum, pa dallim feje dhe race; u qėndroi afėr familjeve tė policėve tė vrarė, duke i ndihmuar shpirtėrisht dhe materialisht; ngushėlloi dhe ndihmoi familjarėt e viktimave tė mbytura nė kanalin e Otrantos; ka bėrė dhe vazhdon tė bėjė vizita tė panumėrta tek tė sėmurėt nė spital dhe nė familje tė ndryshme, duke u ofruar me modesti zarfe me sasi tė konsiderueshme tė hollash, nėn jastėkun e tė sėmurit, me udhėrrėfyes fjalėn e Zotit: “Tė mos dijė e majta ēfarė bėn e djathta”; ka bėrė vizita tė herėpashershme tek tė burgosurit nė Kosovė tė Lushnjės.
U ka ofruar vazhdimisht ndihma nė ushqime dhe veshmbathje tė sėmurėve nė “Spitalin Psikiatrik” Vlorė, fėmijėve jetimė nė “Jetimoren” e Vlorės; “Qendrės Rezidenciale tė Zhvillimit tė Fėmijėve” nė Berat e Vlorė; “Qendrės sė tė Moshuarve” nė Fier; “Qendrės sė Fėmijėve tė Ngujuar nga Gjakmarrja” nė Poliēan tė Skraparit; “Shoqatės sė tė Verbėrve” nė Berat dhe Lushnjė; “Shoqatės sė Dhuruesve tė Gjakut” Berat; “Shoqatės sė Kryqit tė Kuq” Berat; ndihma nė veshmbathje nė kampin e ngritur pėr familjet e dėmtuara nė Gėrdec si dhe pėr familjet e pėrmbytura para njė viti nė Lezhė.
Ka ndihmuar disa familje tė varfėra, duke marrė pėrsipėr riparimin e shtėpive tė tyre.
Nuk mund tė lėmė pa pėrmendur ndihmėn e vazhdueshme qė jep Hirėsia e tij pėr njerėzit e sėmurė, duke i ndihmuar nė tė holla qė tė kurohen si nė spitalet shqiptare, ashtu edhe jashtė vendit si nė Rusi, Turqi, Itali, Greqi. Njė kujdes tė veēantė dhe dhimbsuri tė madhe Hirėsia u ka kushtuar njerėzve qė lėngojnė nga sėmundje tė rėnda, duke marrė pėrsipėr shpenzimet e kimioterapisė sė tyre.
I pakursyer ėshtė kontributi i dhėnies sė ndihmave pėr shkollimin e studentėve jashtė shtetit. Prindėrit beratas nuk dinė si ta falėnderojnė Hirėsinė pėr ngritjen e kopshtit tė fėmijėve, ku edukohen, qė prej katėr vitesh, dhjetėra fėmijė, pa dallim feje dhe race.
Duke qenė vazhdimisht i shqetėsuar pėr tė ndihmuar njerėzit nė nevojė, ia arriti qėllimit tė tij humanitar pėr hapjen e njė mense, ku tė ofronte ushqim pėr njerėzit nė nevojė. Dhe kjo u bė e mundur nė janar tė vitit 2010. Kjo mensė, e quajtur “Shen Joan Pėrdėllimtari”, ofron ushqim tė gatuar, fillimisht dy herė nė javė, pėr 80-100 persona.
Pyesim z. Kristo Frashėri: “A nuk tregojnė tė gjitha kėto vepra bamirėsie tė Imzot Ignatit, si dhe shumė tė tjera qė nuk po i pėrmendim, se Hirėsia shfaq, pa bujė, zbatimin me devotshmėri tė tė katėr Ungjijve tė Shenjtė?!”
Nuk e kuptojmė se nga i ka marrė tė dhėnat z. Frashėri, duke u shprehur: “Ai ėshtė me origjinė nga Ēamėria”, kur vetė Hirėsi Ignati ka theksuar se “jam me origjinė shqiptare –arvanitase”.
Indinjohemi pa masė nga shprehjet dashakeqe, tė veshura me njė urrejtje patologjike, ndaj figurės sė ndritur tė Mitropolitit tonė, duke e cilėsuar: “Ignati, shovinist i droguar grek”, “agjent grek”, “peshkop i ēoroditur”, “Shqipėria nuk ka pėrse tė mbajė nė gjirin e vetė njė nėpėrkė me mantelin e Mitropolitit”.
Nuk kemi dėgjuar gjatė kėtyre 20 vjetėve epitete tė tilla fyese pėr klerikėt tanė. Edhe njė kriminel ordiner nuk guxon tė pėrdorė fjalė tė tilla poshtėruese ndaj ēdo armiku tė tij.
Si ka mundėsi qė njė person, i cili pretendon tė shkruajė histori tė vėrtetė, tė thotė gjithė kėto gjėra tė paqena pėr njė klerik tė nderuar qė meshon ēdo tė diel e ēdo tė kremte nė tė gjitha kishat e dioqezės sonė, kur historiani nė fjalė nuk ka shkelur asnjėherė nė ndonjė kishė tė Mitropolisė sonė dhe nuk ka marrė mundimin mė tė vogėl tė takohet me kėtė klerik tė lartė e tė nderuar pėr ta njohur nga afėr, pėr tė kuptuar misionin e tij, pėr tė vlerėsuar realisht ēdo hollėsi tė veprimtarisė sė tij baritore.
z. Kristo Frashėri nuk mjaftohet vetėm me kaq, por vazhdon tė kalojė deri nė marrėzi kur kėrkon largimin e Mitropolitit nga Shqipėria, duke e quajtur person “non grata”.
Ne besimtarėt Ortodoksė tė Dioqezės sė Beratit e kemi ndjekur dhe e ndjekim ditėpėrditė gjatė kėtyre 12 vjetėve tė misionit tė tij apostolik dhe, jo vetėm qė nuk kemi konstatuar as dyshimin mė tė vogėl lidhur me qėndrimin e tij nė krye tė Mitropolisė, por jemi dėshmitarė tė urtėsisė sė Tij, tė dashamirėsisė sė Tij, tė fisnikėrisė sė Tij, tė bujarisė sė Tij, tė zemėrgjerėsisė sė Tij, tė diturisė sė Tij, tė mirėkuptimit sė Tij, tė mirėsisė sė Tij, tė thjeshtėsisė sė Tij, jo vetėm me besimtarėt Ortodoksė, por me tė gjithė qytetarėt e Mitropolisė sonė, si edhe mė gjerė.
Pėr tė gjitha kėto virtyte Imzot Ignati ėshtė shpallur “Qytetar Nderi i Beratit” nga kėshilli bashkiak dhe “Qytetar Nderi i Selenicės” nga bashkia e kėtij qyteti.
Pėr kėto fakte ne jemi krenarė qė e kemi Imzot Ignatin nė krye tė Mitropolisė sonė tė Shenjtė dhe urojmė, me gjithė shpirt, ta kemi sa mė gjatė si udhėheqėsin dhe bariun tonė shpirtėror.
Qytetarėt Ortodoksė tė Beratit:
Duaje te afermin tend si veten
aq me keq qe qenka arvanitas.
e keqja shqiptareve nga arvanitasit i ka ardhe. ata thone se jane greket me te vjeter dhe jane me anti-shqiptaret ne greqi.
Nga kjo intervistė nuk mėsova asgjė tė re. Tė qėnurit me origjinė arvanitase nuk do tė thotė asgjė, nuk do tė thotė se Mitropoliti nuk ėshtė mė grek se grekėt, fundja ē'far prisje ti qė tė thoshte Ai nė njė intervistė pėr jetėn e tijė?
Kjo nga ana tjetėr nuk vėrteton aspak se gazeta serbe nuk ka thėnė tė vėrtetėn.
Ke ndonjė gjė mė tė hajrit pėr tė mė treguar? Nėse ke po i pres me interes.
KOASH duhet te ndjehet krenare. Nuk paska qene vetem Greqia qe ka tentuar ta "trupesoje", por edhe Italia. All eyez on KOASH.Une ua kisha fale vullnetarisht, vec njerezit e saj i kisha mbajtur.
Perndryshe i ke perzier gjerat teresisht. Kerkova me mikroskop te gjej gje per te mesuar ne te, por kot. Ke perzier kohe te kaluara me ato te se tashmes. Ke gjykuar mbi gazeta pa ofruar fije deshmie. Ne kete menyre mund te deklaroj ke te duash si dore e ketij apo dore e atij. Edhe ato vogelsite qe ti quan hijesi. Shkruaje per kanunet kishtare: Mesimi i keq eshet si bumerangu, e vret ate qe e shperndan.
Nuk thashe une qe eshte deshtur te jep interviste. Por nje dementi te shkurter. Ashtu sic beri Janullatos kunder Frasherit. Thashe: Per njerezit publike apo me renome heshtja eshte pohim. Shkruani ne kanunin kishtar kete mesim.2. Nuk eshte ne praktiken e peshkopeve orthodhokse ne bote qe te bejne "deklarata shtypi".
Ti e di fort mire se eshte ceshtje vitale. Po mendoj, duke u nisur nga vertetesia e deklaratave, te cilat sic merret vesh tani Ignatit iu paskan shpifur nga "vellezerit e ortodoksise".3. Pyetje gjigande per kombin? Hiresia e Tij Ignat nuk kish shkuar ne Kosove "te vizitonte kombin", as nuk ....
E mor Albo, vec nje vit ne bankat e shkolles time dhe do kishte eroptuar dija ne ty me te madhe. Vet i ke fajet.Tjeter, cfare do qe te mesosh?
Albo
Kam vene re se tema ka marre distanca qe nuk eshte shume nevoja per ta terhequr litarin e per ta bere terkuze, dhe kjo gje shpesh here vjen nga padija sado qe mund ti themi vetes qe jemi te ditur , ose dhe nga fantazite e shumta qe prodhon truri i cili pas cdo ngacmimi ( qe ne kete rast eshte tema ne fjale ) nga natyra e tij, ka nje mekanizem qe nuk qetesohet asnjehere por do vetem te flasi, dhe qe shpesh here ne biseda te tilla ka dhe ofendime te drejta apo dhe te padrejta kundra njeri tjetrit me dashje ose dhe jo, ashtu sic duken ne te gjitha faqet qe mbushin kete teme por dhe ne pergjithesi.. Nuk eshte mire per mendimin tim , ti hedhim dru zjarrit!!. Ketu duket qarte qe ka njerez qe flasin akoma me terma si : Im zot, Hiresi etj , ( kuptoheni vete me mire ). Shqiptari nuk duhet te flasi per fene.! Indiferentizmi i tij ndaj saj ne menyre demokratike dhe bojkotimi i saj ne menyre pedagogjike, do ti jape brezave tane ne vazhdim, rritje morale e shpirterore duke bere te mundur perqendrimin tek uniteti i idealit me madhor, ATDHEDASHURISE.. SHQIPTARIN DUAN TA DOBESOJNE NE THELB TE TIJ...!!!!!!!!!. Mos harroni se alfabetin e tij te famshem e misterioz u munduan per tia zhdukur dhe e arriten qellimin, ne shekuj sigurisht. Te gjitha organet fetare pa perjashtim duhet te "kontrollohen" dhe per gjerat me te "vogla" duhet te kete dhe ndeshkime, meqenese "krishterimi dhe muhamedanizmi shqiptar", si nga pamja e jashtme qe karakterizon kleriket por dhe nga ajo e brendeshme kur behet fjale per predikimin i cili LIDHET dhe me propagande, ngjan me ate te fqinjeve.. Pse duhet qe femijet tane te jene te detyruar te shikojne qofte dhe ne rruge klerike me veshjet e tyre? Ndalimi me ligj i qarkullimit te tyre me veshjet perkatese, do te thote frymemarje per femijet tane, dhe grusht te rende fqinjeve duke u dhene me kuptuar se per ne eshte kombi ne fillim pastaj te tjerat. Nqs dikush kerkon te ndaloje cdo lloj energjie te demshme qe mund te kaloje nepermjet nje kablli, duhet ta presi qe ne rrenje ate..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Skygreenplus : 21-10-2010 mė 10:33
arbereshet e italise kane prej shekujsh festat, zakonet ,gjuhen e tyre, fale tolerances se mentalitetit europian qe kane italianet. Ata nuk i keq trajtuan shqiptaret kur u duken ne brigjet e italise shekuj me pare ne kohen e Alfonsit. Ndersa ata te greqise jane asimiluar komplet nga dhuna e eger qe eshte perdorur. jo vetem per zakone e festa qe nuk behet me fjale qe arvanitasit e greqise te kene, por dhe ato disa fjale shqip qe u kane mbetur, shpesh here nuk jane te kuptueshme, plus qe kur u thua ndonje fjale, ngurojne te pergjigjen dhe menjehere syte e tyre shkojne majtas e djathtas sikur kane frike se mos kush i pergjon, duke bere te qarte psikologjine e tyre te dhunuar ne shekuj, ashtu sic ndodhi me emgrantet e dy dhjetvjecareve te shkuar, ku asnje shqiptar nuk guxonte te fliste gjuhen e nenes neper autobuza e rruge por merreshin vesh me njeri tjetrin vetem me sy e shenja si njerez shpellash, prej dhunimit cnjerezor qe nuk ka ndonjehere te degjuar, njerzimi. Mos harroni diten nderkombetare te greqise me 25 mars, kur ushtria e tyre pa asnje pike turpi se do ta merrte vesh gjithe rruzulli tokesor, ne paraden e tyre ne qender te kryeqytetit te tyre , bene ato turpe qe bene me britmat e tyre barbare, sepse jane barbare. Akili dhe Agamemnoni kane qene nga kryebanditet me te tmerrshem te asaj kohe, dhe si prijsa te akejve dhe te mirmidoneve, kusare dhe tmerr i mesdheut, u perngjanin shume visigoteve nga pamja e jashtme, me lekurera arinjsh neper supe e nga nje sepate ne dore, sepse kjo eshte origjina e grekerve, dhe jo prej atij populli qe beri cudira dhe qe pretendojne se jane, duke shkateruar Trojen e bekuar, Trojen e nje superqyteterimi antare e nje bashkimi te atehershem, pak a shume si ky i sotmi BE, ku dhe mbreteria e ilirise ishte nje antare e rregullt e ketij koalicioni te fuqishem shtetesh. Jo me kot princi Enea i Trojes kaloi ne Iliri prej fenikasve te hyjshem per tu mbrojtur i cili themeloi qytezen e bukur te butrintit e me pas kaloi ne Rome. Akejte e Mirmidonet kishin kohe qe kishin shkateruar dhe fenikasit dhe kryeqytetin e tyre te lavdishem, Tur. Per te mos ikur nga tema, duhet permendur se dhuna qe u eshte perdorur shqiptareve te jugut te ballkanit, ka bere qe te jene asimiluar pothuajse totalisht ne lidhje me arbereshet e italise qe kane qene te lire.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Skygreenplus : 21-10-2010 mė 17:59
Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT
Nuk e mar vesh se pse e keqkupton atė qė kam shkruar unė ??
Unė vetėm po i them Albos qė ato tė cilat ai paraqet si shfajsime pėr Mitropolitin nuk bindin askėnd sepse nuk ėshtė argument tė thuash se gazeta qė ka cituar personin nuk thotė tė vėrtetėn sepse ėshtė serbe?? Kjo ėshtė absurde ta thuash.
Unė nuk marė pėrsipėr tė them nėse e ka thėnė Mitropoliti atė apo jo, sepse unė nuk mund ta di. Por nuk mjafton tė thotė vet Mitropoliti qė kjo nuk ėshtė e vėrtetė, kėtė duhet ta thonė tė tjerė persona qė kanė qėnė dėshmitar atje, ose vet Mitropoliti duhej ti drejtohej publikisht gazetės nė fjalė qė tė botėnte pėrgėnjeshtrim pėr atė qė ka botuar.
Krijoni Kontakt