Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    ti, une dhe melodia Maska e orhideja
    Anėtarėsuar
    02-10-2010
    Postime
    4,817
    Me pelqen zeri i tij shume. "S'ma njohe zemren" me pelqen dhe mua shume...........po sjelle dhe nje tjeter ketu


  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anėtarėsuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Me ka thene mami (dhe pjeserisht dhe me kujtohet lol ) se kur isha ne kopsht 'vdisja' per Bashkim Alibalin haha Me kujtohet nje here po haja nje thele shalqi ne ballkon dhe kam ardh me vrap brenda se me thirren se po jepte TVSH nje kenge qe kendonte Bashkim Alibali lol

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,158
    " TAVERNA E VJETER "

    Muzika: Jetmir Barbullushi
    Teksti: Jorgo Papingji
    Orkestrimi: Shpetimi Saraēi
    Kėndojnė: Bashkim Alibali dhe Irma Libohova


    Ne nje taverne te vjeter
    Me ty une po vallzoj
    Mes ritmit edhe zhurmes
    Nje tjeter po mendoj

    Hoka-hoka ti me mua
    E une me ty lodroj
    Me pyete "a te dua"
    Dhe une them "te dashuroj"

    Ref.
    Dhe rrekem ta mesoj
    Mesoje edhe ti
    Ate qe quhet loje
    Dhe ka emrin "dashuri"
    Dhe rrekem ta kuptoj
    Kuptoje edhe ti
    Si ta fitojme kete loje
    me emrin "dashuri"

    Nen ritmin tim te vjeter
    Me mua po vallzon
    Harroj plagen e vjeter
    Dhe ti tenden e harron

    Ti po puthesh sot me mua
    Dhe une te perqafoj
    Po ndjej serish te dua
    Dhe ti me dashuron

    Ref.
    Dhe nisa ta mesoj
    Mesoje edhe ti
    Ate qe quhet loje
    Dhe ka emrin "dashuri"
    Dhe rrekem ta kuptoj
    Kuptoje edhe ti
    Si ta fitojme kete loje
    me emrin "dashuri"

    Jeta eshte nje loder
    Ku luajme si femije
    Here fitova une
    E here fitove ti

    Ah kjo jeta genjeshtare
    S'di pse e besojme
    Kur humbasim qajme
    Dhe qeshim kur fitojme

    Ref.
    Dhe nisa ta mesoj
    Mesoje edhe ti
    Ate qe quhet loje
    Dhe ka emrin "dashuri"
    Dhe rrekem ta kuptoj
    Kuptoje edhe ti
    Si ta fitojme kete loje
    me emrin "dashuri"

    http://www.youtube.com/watch?v=KHWwhddztfQ

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Bashkim Alibali,nje perle e kengetareve shqiptare... e kam adhuruar qe e re dhe deri tani...

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,158

  6. #16
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Ja dhe nje tjeter kenge nga Bashkim Alibali

    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  7. #17
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar mė parė nga -BATO- Lexo Postimin
    Motrės sime – Festivali i Kėngės nė RTSH
    Teksti: Agim Haxhiraj
    Muzika: Xhavit Ujkani
    Kėndojnė: Bashkim Alibali, Eduard Jubani

    Dallėndyshet pregatiteshin t'shtegtojnė n'tjera vėnde
    dhe ti o motėr pėr tė vajtur nė folezėn tėnde
    Do t'kthehen dallėndyshet bashkė me pranverėn
    ashtu siē vjen ti motėr tek foleza e vjetėr

    Refreni:

    Folezėn e vjetėr tė re e bėn cicėrimi
    cicėrojnė zogjtė e tu, lule gėzimi
    Megjithėse motra u bė nėnė me fėmi
    zemra pėr vėllezėrit hapur gjithnjė rri
    http://www.youtube.com/watch?v=8uzEc...ayer_embedded#
    Na mallengjeve o i mire.Nje homazh i shkelqyer per kulturen shkodrane,per vete kengetaret ne fjale,dhe per gjitha motrat shqiptare kudo qe jane.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,158

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,158
    Bashkim Alibali! Kėngėtari qė mbeti elegant….

    Koha nuk ndal pėr Bashkim Alibalin. Gjithė jetės ka kėnduar skenave me pasion dhe me kaq pasion vazhdon ta konsiderojė kėngėn dhe skenėn. Kėngėtari qė bujarisht na dhuroi jo vetėm kėngėt, zėrin dhe shpirtin e tij, por edhe elegancėn, modėn dhe tendencat e fshehura tė kohės, jo nė faqe katalogjesh, por nė skena festivalesh, sot energjik dhe vital, rrėfehet nė revistėn Shqip. Jo thjesht nostalgjitė e kohės, por edhe projektin mė tė ri muzikor: Album i ri dhe koncerte nga veriu nė jug…

    Pasi mbarova intervistėn me kėngėtarin Bashkim Alibali, vendosa tė ridėgjoj patjetėr edhe njė herė kėngėt e tij, e nxitur nga emocionet qė mė transmetoi takimi me tė.
    Njė burrė nė mesomoshė, mjaft i mbajtur dhe energjik, me eksperiencėn e artistit dhe njeriut tė mirė mbi supe, ngarkuar me energji pozitive qė kontakti me skenėn nuk ia shuajnė, por ia rindezin akoma mė shumė; me sensin e humorit spontan si ēdo shkodran tjetėr, dhe autoironinė gazmore, tipar i njerėzve tė zgjuar. Sot, realisht shumė pak gjėra e ndajnė nga Bashkimi i dikurshėm. Dikur ai kishte vjedhur zemrat e publikut me zėrin, talentin dhe sensibilitetin artistik. Ndėrsa tani janė vetėm ca vite nė mes, ngarkuar me kujtime dhe nostalgji. Nė fakt rrėfimi tij duket si njė ditar i gjatė kujtimesh qė do kohėn e tij pėr t’u shfletuar.

    Serenatat nė Rrugicėn e Murgeshave
    Menjėherė jemi kthyer shumė vite pėrpara. Bashkimi djalė i ri, qė dinte tė kėndonte vetėm kėngė italiane, pasi shtėpia e tij ndodhej pranė Shtėpisė sė Murgeshave. “Ishin tė vetmet kėngė tė muzikės sė lehtė qė dija. Banoja nė Rrugicėn e Murgeshave. Nė kėtė rrugė kam shumė kujtime, kam rininė time, kam lidhjet e mia miqėsore, nė kėtė rrugė kam filluar tė kėndoj me shokun tim tė vegjėlisė Tonin Tėrshana. Kėndonim serenata nėn dritaret e konviktit tė shkollės pedagogjike. Ne e shihnim si argėtim, por kushedi sa herė i kam shqetėsuar komshinjtėe mi!!! Prandaj e kam vendosur, koncertin e parė qė do pėrgatis, do e nis pikėrisht nga lagjia ime. Do mbyll “derėn” e lagjes dhe do u them: “U ktheva tė kėndoj pėr ju, sepse gjithēka e kam falė jush. Nga ju pranoj gjithēka. Mė shani e mė kritikoni sa tė doni. E pasi tė kaloj provėn me ta, nėse e kaloj!(qesh), do tė zhvilloj njė koncert recital, nga veriu nė jug”.

    Drejt skenės
    “Tė vjen keq qė disa njerėz, qė kanė aq merita, pothuajse nuk pėrmenden fare. Dua tė theksoj njė emėr, i cili mė zbuloi si talent dhe mė ēoi drejt kėsaj rruge tė bukur. Dhe jo vetėm mua, por edhe mjaft tė tjerė, por qė rrallė permendet. Ėshtė Leonard Bushati, ose zotni Nardi, tė cilin e kisha edhe komshi dhe punonte si pėrgjegjės i Klubit tė Rinisė nė Shkodėr. Mė kishte dėgjuar duke kėnduar e njė ditė mė thotė se kisha zė tė bukur. “Mos e humb kėtė zė duke kėnduar rrugėve serenata, por hajde te Shtėpia e Kulturės e tė provojmė atje”! Shkova pa ndonjė qejf tė madh, isha nė mėdyshje, se deri atėherė kisha kėnduar pėr qejf. Mė pyetėn se cilėn kėngė dija. Unė thashė se s’dija asnjė kėngė shqip. Provat i bėra duke kėnduar italisht. E pėlqyen zėrin tim. Mė aprovuan tė marr pjesė nė Festivalin e Kėngės sė qytetit tė Shkodrės. Prej aty nisi rruga ime”.

    Skena
    Kujtimet nė rresht njėri pas tjetrit. Fjalėt i ndėrpret vetėm pauza e pirjes sė ēajit. Bashkimi ka porositur njė ēaj kamomili, ndoshta si njė kujdes pėr zėrin, qė ēdo artist nė fakt duhet ta ketė nė instikt. Por sot kėngėtarėt nuk duket se punojnė aq seriozisht sa punohej dikur me kėngėn. “Serioziteti nė punėn tonė, ky ėshtė dallimi kryesor mes brezave tė kėngėtarėve”, thotė ai. “Atėherė ne ishin shumė serioz dhe punonim me shumė pėrkushtim. Unė nė Teatrin Migjeni isha i rrethuar nga njė rreth artistėsh shumė tė mėdhenj, ishte fat tė punoje pranė tyre, por edhe detyrim, qė tė punoje fort e mos tė turpėroheshe. Mjeti i vetėm qė kishim ishte talenti, zėri. Ndėrsa sot shoh se mjet janė kryesisht pjesėt epshmbjellėse tė trupit. Mbaj mend se para daljes nė skenė mua dhe shokėve tė mi na dridheshin kėmbėt. Mbaj mend njė premierė tė Estradės sė Shkodrės, ku mė pushtoi entuziazmi dhe duke kėnduar me mikrofon nė dorė shkova deri tek platea e teatrit. Kam dashur gjithmonė ta shoh publikun nė sy. Por ishte hera e parė nė atė kohė qė njė kėngėtar zbriste tek publiku, prandaj “fjala mori dhenė”, madje edhe ishte ekzagjeruar: “Bashkimi mbrėmė ka shėtitur nga llozha nė llozhė!” Tė nesėrmen teatri ishte plot se njerėzit kishin ardhur tė shihnin se si do tė dilja prap “nga llozha nė llozhė”. Por kjo nuk ndodhi, Para shfaqjes mė tėrhoqėn vemendjen nga lart dhe u detyrova tė kėndoj vetėm nė skenė”.

    Modė dhe tendencė
    Ky moment nė bisedė, nė fakt nxit njė tjetėr kureshtje. Atėherė kėndohej me mikrofon stativ, ndėrsa Bashkim Alibali arrinte ta merrte nė dorė mikrofonin e tė kėndonte lirisht nė skenė. Asaj kohe tė gjithė pak a shumė mbanin njė veshje uniforme, ndėrsa Bashkim Alibali gjithmonė mundohej tė shpaloste dritaren e modės sė fundit pėr meshkujt. E pra, nga lindte e gjitha kjo?
    “E kam quajtur skenėn gjithmonė vend tė shenjtė, prandaj pėrveē se me kėngėn, jam munduar tė prezantohem bukur para spektatorit. Mbaj mend qė fill mbas Festivalit tė 11-tė mė kishin kėshilluar qė mos ta marr mikrofonin nė dorė, por unė vazhdoja ta merrja. Ata ma kishin lidhur me ngjitėse mikrofonin duke menduar se tani “mė kishin zėnė nė ēark”. Por unė kisha fshehur poshtė mėngės njė brisk tė vogėl qė ia mora rrobaqepėsit tė teatrit dhe ndėrsa pėrshėndesja publikun dhe “rregulloja” mikrofonin, me njė “krrap” preva ngjitėsen dhe e rrėmbeva mikrofonin. Sot duket asgjė, por asaj kohe duhej guxim. Pastaj supi im i majtė ishte njė e metė e imja. Unė e ndieja ritmin dhe meqė na e kishin ndaluar tė lėviznim lirshėm mbi skenė, duhej tė ndalja veten, por njėri sup nuk mė bindej megjithė sforcon time….”

    “Po ju tregoj edhe nja dy ngjarje interesante qė lidhen me veshjen. Asaj kohe dėgjoja fshehtas muzikė tė huaj dhe mė pėlqente pa masė Little Tony. Kujtoj sesi nė njė revistė mode pashė modelin e kostumit tė tij dhe mendova, pse jo?! Do tė dal nė festival me kostum tė bardhė si Little Tonny nė Sanremo. Porosita tek njė mjeshtėr rrobaqepės shkodran kostumin e festivalit qė do tė ishte nė ngjyrė tė bardhė. Ma kishin ndaluar tė dal me kostum tė bardhė, por unė dola nė skenė ashtu. Salla reagoi dhe une thashė me vete: Ē’mė duhet mua tė rrezikoj, ē’mė duhet kostumi i bardhė??!!! Mė kapi paniku, aq sa po harroja kėngėn. Tė them tė drejtėn megjithėse kėndova mirė, mė shumė e kisha mendjen se ēfarė mund tė mė ndodhte, sesa tek kėnga. Sa mbarova publiku shpėrtheu nė duartrokitje. Kuptova se mė kishin pėlqyer, por akoma nuk kisha marrė njė opinion nga drejtuesit lart. Pas kėngės, rastėsisht nė korridoret e Teatrit tė Operas, takoj njė ish anėtar tė Byrosė Politike, i cili mė jep dorėn e mė bėn pyetjen e tmershme: Pėrse dole me kostum tė bardhė?!!! Ē’ėshtė ky kostum?…. Dhe mua, se nga mė erdhi njė pėrgjigje e cila nė fakt mė shpėtoi: Po, pėrderisa jeta jonė ėshtė e bukur, si njė pranverė, pėrse tė mos jetė pranverė edhe skena? Mė dha dorėn dhe iku… Njė vit mė pas, shumica dolėn me kostume tė bardhė, ndėrsa unė vesha kostum tė zi me kėmishė tė kuqe. Sapo kisha zbritur shkallėt e 15 Katėshit, kur mė del pėrpara i njėjti drejtues i lartė dhe mė pyet: Bashkim, pėrse je veshur si kosovarėt?!!! Jo si kosovarėt, u pėrgjigja unė, por si flamuri ynė kuq e zi. Dhe kėshtu shpėtova edhe njė herė tjetėr.

    Ditė tė bardha, ditė gri….
    “Sa festivale kam kėnduar? Duhet tė nis e t’i numėroj, se janė shumė. Por, po ju them se kam kėnduar nė Festivalin e 10-tė dhe tė 11-tė tė kėngės. Pastaj mė hoqėn tė drejtėn tė kėndoj nė festival, e jam rikthyer nė festivalin e 17-tė i “rehabilituar”. Qė atėherė kam kėnduar nė mėnyrė periodike deri nė vitin 1990. Pas kėtij viti kam marrė pjesė, por me ndėrprerje. “Tepėr e rėndė pėrshembull ka qenė pėr mua pėrjashtimi qė mė bėnė pas Festivalit tė 11-tė. Nė festivalin e radhės, ndėrsa i shihja nga televizori shokėt e mi tė kėndonin mua mė mbusheshin sytė me lotė. Tjetėr moment jo i bukur, lidhet me kėngėn “Ēel si gonxhe dashuria”, kėnga fituese e festivalit tė 20-tė, tek e cila unė isha kėngėtar i parė, ndėrsa Nertila Koka dhe Gėzim Ēela, ishin dublantė. Kur kėnga u thirr si fituese e ēmimit tė parė, organizatorėt thirrėn pėr ta prezantuar kėngėn Nertilėn dhe Gėzimin, kurse mua as mė llogaritėn pėr tė gjallė, siē duket sepse vija nga Festivali i 11-tė.
    Ndėrsa momente tė bukura ka pasur shumė, shumė….Por meqė po mė kėrkoni rast konkret, po ju tregoj pėr kėngėn “Nė duart e nėnės”. Kėtė kėngė e kam pėlqyer me gjithė shpirt, qė kur ma tregoi Gjergj Leka, asaj kohe djalė i ri. Po pėrgatitej Koncerti i pranverės, kur vetėm 5 ditė para koncertit, ia tregova Ferdinad Dedės, njė dirigjent, kompozitor, njeri dhe mik i jashtėzakonshėm, qė tė ndihmonte shumė dhe kėndonte tė gjithė kėngėn me kėngėtarin, nga fillimi nė fund. Sa e dėgjoi mė tha: “Urgjent ēoje kėngėn tek Gjergji t’i bėjė orkestracionin, por ta mbajmė sekret sepse ka gati njė muaj qė janė seleksionuar kėngėt”. Kėshtu kėnga u bė, e kėndova dhe fitoi ēmimin e parė. Pse mė pėlqen kjo kėngė? Jo vetėm pse ėshtė e bukur, por se gjithmonė mė kujton prindėrit e mi, sakrificat e tyre, pa tė cilėt sot nuk do tė isha ku jam.”

    Njė kėngė, dhuratė pėr ditėlindje
    Ndėrsa vjen momenti tė flasim pėr familjen e tij, Bashkimi fiton njė ngarkesė emocionale plus. “Nuk ėshtė e lehtė tė jetosh me njė artist qė gjithmonė ėshtė nėpėr turne dhe shfaqje. Njė artist gjithė aktivitetin kryesor tė javės e ka tė shtunė e tė dielėn, kur njerėzit pushojnė. Ndėrsa unė kėto ditė nuk isha kurrė nė shtėpi. Dhe tė mendosh qė gruaja, ndiqte edhe studimet e larta pėr inxhinieri ndėrtimi, u bėmė edhe me fėmijė! E them shpesh se pa ndihmėn e prindėrve tė mi, nuk do t’ia kishim dalė. Por edhe ne si familje e re, pa sakrificėn e gruas sime, nuk do ia kishim dalė tė ndėrtonim jetėn tonė e tė rrisnim dy fėmijė tė mbarė.
    Nuk e kam vetėm grua, por edhe mik, shok, tė dashur, e kam gjithēka…Para disa ditėsh kishte 50 vjetorin e lindjes dhe nė darkėn e festės tė gjithė po i jepnin dhuratat, ndėrsa unė i dhurova njė kėngė, ku teksti dhe muzika ishte e imja. Nė kėngė flitej pėr jetėn tonė, pėr ne tė dy, pėr rrugėn tonė tė pėrbashkėt, vėshtirėsitė dhe lumturinė tonė…Kur e dėgjoi ajo shpėrtheu nė lot….edhe mua m’u mbushėn sytė….Unė nuk jam poet, nuk jam as kompozitor, por atė kėngė e bėra pėr tė. Po j’u citoj pak vetėm refrenin: “Sa e shtrenjtė ke qenė pėr mua/ndofta z’dita me ta thanė/qė ta dish se sa tė dua/po ta them sonte me kangė”. Sot jam krenar pėr familjen time. Vajza, ka mbaruar juridikun, ka fituar statusin e gazetarit, jeton jashtė shtetit dhe punon pėr media tė huaja, kurse djali, ėshtė student dhe ka pasion miksimet muzikore. Pra DJ. Arlindi, djali mė duket se ka marrė nga unė pasionin pėr muzikėn”….
    Intervista shkon drejt fundit. E falenderoj me gjithė zemėr pėr kėtė mundėsi, ndėrsa nxitoj tė shkoj e tė klikoj nė internet kėngėt e tij mė tė mira. Megjithėse janė kėnduar nė njė kohė qė sot mund tė duket e shkuar, mė pėlqen t’i dėgjoj pėrsėri e pėrsėri.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,158

    Pėr: Bashkim Alibali


Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •