Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635

    Marin e Aleksander Sirdani

    Vėllaznit Sirdani

    Nga Daniel Gązulli


    At Marin Sirdanin e kam njohė aty nga fundi i vitit 1959 ose fillimi i vitit 1960, kur doli nga burgu pėr tė dytėn herė. Jetonte tek Kuvendi i Arrės sė Madhe, pranė mikut tė tij, gjuhėtarit tė shquem At Justin Rrota, udhėheqėsit tim shiprtnor. Ishte i ndėrgjegjėshėm se nuk do ta kishte tė gjatė, sepse kishte dalė nga burgu i dėrrmuem nga tuberkulozi.

    Ky historian i shquem, mbas daljes nga burgu nuk shkroi ma. Merrej me sistemimin e shkrimeve tė vjetra dhe i linte ndonjė porosi At Justinit, me shpresė se ky do tė jetonte gjatė, po vdiqen te dy nė ma pak se dy vjet, mė 1962 e 1964.

    Kisha lexue atėherė studimin e tij “Pėr shka e fajsojnė Skenderbeun”, po isha shumė i ri e shumė gjana nuk isha nė gjendje me i kuptue. Mė kishte thanė At Justini: “Asht historiani ma i mirė qė kemi”.

    U deshten vite e vite qė tė kuptoja se At Marin Sirdani, ashtu si edhe vėllaj i tij Dom Aleksandėr Sirdani, ishin ndėr yjet ma tė ndritshėm nė qiellin shqiptar e se asnjė re e zezė apo e kuqe nuk do tė mund tė errėsojė dritėn e tyne ndėr shekuj.



    *****



    Marini ishte ma i madhi i vėllazėnve. Kishte lindė mė 1885 nė Bogėn e largėt e me natyrė tė ashpėr, nė njė familje finike, e njohun edhe nė treva tė tjera tė Veriut. Baba i tyne, Daka, e humbi heret tė shoqen e mbet i vej, e dy vėllaznit jetimė: Marini ishte vetėm shtatė vjeē, Aleksandri dy vjet ma i vogėl. I ati, qė nuk desht tė martohej ma, iu kushtue rritjes sė fėmijėve. Boga e ashpėr dhe e vorfėn, konfliktet ballkanike qė kishin shpėrthye nė tė katėr anėt, e banė edhe ma tė vėshtirė jetėn e familjes Sirdani. Boga, e gjendun nėn pushtimin osman e nėn trysninė e Malit tė Zi, qė, i pėrkrahun nga Serbia e Rusia, kėrkonte territore tė reja nė dam tė fqijėve, i kishte kthye malėsorėt nė atė gjendje, sa me tė vėshtirė me mbijetue.

    I gjendun nė kėto rrethana, Dakė Sirdanit iu desh ta linte fshatin e tij dhe u strehue nė Guci, ku kishte miq e tė afėrm e ku, gjithėsesi, jeta ishte pak ma e mirė.

    Me ndihmin e meshtarit tė atjeshėm e tė afėrmėve, arrijti t’i ēonte djemtė nė shkollė, nė Shkodėr, ku sė bashku kryen shkollėn fillore.

    Mbas kėsaj, dy vėllaznit morėn drejtime tė ndryshme, por rrugė tė njejtė: ate tė meshtarisė. Marini, si kreu edhe shkollėn e mesme nė Kolegjin Franēeskan (apo Liceun e Fishtės, si i thonin shkodranėt), zgjodhi Urdhnin e Shėn Franēeskut. Mbasi vijoi studimet e nalta nė Gratz tė Austrisė, nė vitin 19416 kthehet nė Atdhe dhe shugurohet meshtar.

    Aleksandri, vėllaj i vogėl, vijoj edhe ai Kolegjin nė Shkodėr, por atė tė Severianėve, qė ishte ēelė e mbahej nga jezuitėt. Studimet e nalta, ashtu si edhe i vėllaj, i vijoj nė Austri, nė Insbruk, qender e randėsishme albanologjie, ku studjuen, ndėr tė tjerė edhe Eqrem Ēabej, At Anton Harapi, Dom NikollėGązulli, dhe po nė tė njejtin vit, pra me 1916, u shugurua edhe ai meshtar, por nė Urdhnin e Jezuitėve.

    Ishin kthye tė etun t’i shėrbenin Atdheut nė tė gjitha fushat ku ata kishin mundėsi e pėrgatitje. Nė atė periudhė (e pse jo edhe sot) edukimi fetar kishte njė pėrparėsi tė veēantė, pse pesė shekuj robni osmane kishin damtue gjithēka nė trojet e Kastriotit, veēanarisht besimin e krishtenė, joqė, si na e ka lanė Frang Bardhi, “ku shkel kamb’ e turkut, ary nuk mbin ma bar”.

    Vitet e para tė meshtarisė At Marini shėrbeu nė Mirditė e nė Dukagjin, kohė e zona nė tė cilat ai do t’i shfrytėzonte pėr botimin pak vite ma vonė tė veprės “Skenderbeu simbas gojėdhanave”.

    Qysh nė fillim ai dėshmoi njė vullnet tė rrallė e njė horizont kulturor tė pashoq, prandaj nė vitin 1922 e thėrrasin nė Shkodėr, pranė Kolegjit Franēeskan, e ku bashkė me At Gjergj Fishten e Imzot Vinēenc Prendushi, e shumė intelektualė tė shquem tė Shkodrės, ēelin tė parin lice me cikėl tė plotė, i quejtun Liceu Klasik, qė i dhanė emnin “Illyricum”. At Marini jepte aty Histori dhe Doktrinė tė Krishtenė; nė tė njejten kohė u ba strumbullari i njė rrethi intelektualėsh tė rijė shkodranė tė fushave tė ndryshme, qė shpejt do tė jepte njė ndihmesė qė i ka tė rralla shoqet nė historinė e kulturės kombėtare. Profesori i dijtun u emnue mbas pak Drejtor i Gjimnazit. Ndėrkohė shkruen veprat “Pėr historinė kombėtare!, “Shqipnia e Shqiptarėve”, “Vepra kombėtare e Franēeskanėve”, sidhe legjenda qė sot janė nė thesarin e kėsaj lame nė revistat “Hylli i Dritės” e “Leka”, ashtu edhe nė shumė gazeta tė kohės, pse ai kishte aftėsinė e rrrallė tė komunikonte me tė gjitha shtresat, ashtu edhe me intelektualė tė preardhjeve tė ndryshme krahinore e fetare.

    Nė kohėn kur u ba edhe Dekan i Kucendit tė Franēeskanėve tė Lagjes Arra e Madhe nė Shkodėr, dėshmoi interesim tė jashtėzakonshem e aftėsi po tė tilla nė komunikimin me tė rijtė tue tregue interesim e tue ba deri sakrifica, qė ma se njė herė i hapen edhe telashe, pėr arsimimin dhe edukimin e tė rijėve. Tipizuese e rolit dhe e vlerave tė tij si edukator do tė mbesin fjalėt e At Fishtės: “Rinia e Shkodrės nuk e di ende ē’personalitet i shquem gjendet nė mes tyne”.

    Asht thanė edhe nga tė tjerė se At Marin Sirdani ka qenė njė ndėr historianėt tanė ma tė dijtun, sidomos njė historian qė ende nuk i ka ardhė kėtij Vendi pėr paanėsinė e analizės shkencore historike, njė metodist qė pėr fat tė keq buk u muer shembull nga ata qė ma vonė do ta zhbanin historinė. Por ende ndoshta janė tė paktė ata qė e dijnė rolin qė luejti At Marin Sirdani nė bisedimet e vėshtira, tė pabesa, nė mes Shtetit komunist dhe Kishės Katolike. Pėrgatitja e tij e gjithanėshme, vendosmėnia dhe kthejeltėsia se, sidoqoftė, duhej shpėtue Kisha Katolike Shqiptare, i vuni ma se njė herė nė vėshtirėsi ata tė Komisionit Qeveritar tė kryesuem prej vetė Mehemt Shehut, aqsa, pėr tė heqė qafe njė bashkėbisedues tė vėshtirė, e futen nė burg pėr tė dytėn herė, me akuzėn (e paprovueme as me fallsifikime nė gjyq), se kishte ba pėrpjekje me u lidhė me Vatikanin.

    Vėllaj ma i vogėl, Dom Aleksandėr Sirdani, qė pėrshkoj gjysmėn e Maleve tona si meshtar, iu pėrkushtue si pak kush mbledhjes sė pasunisė shpirtnore kombėtare: legjendat, mitet, pėrrallat, fjalėt e urta, traditat, deri tek bestytnitė e lashta qė ndesheshin ende nėpėr malėsi. Bahskė me miqtė e tij, At Donad Kurti e Don Nikollė Gązulli, ata, porsi bleta nektarin, mblodhėn njė pasuni shpirtnore tė popullit tonė, qė do tė pėrbante njė korpus tė vėrtetė etnografik, pavarėsisht se, si shumė punė tė tij, tė tė vėllajt, tė At Justin Rrotės, tė At Donad Kurtit, tė Don Nikollė Gązullit, do t’i shfrutėzonin pikėrisht katilat e tyne pėr tė marrė me to grada shkencore.

    Megjithate, megjithė masakrimin, djegjen e humbjen e njė pjese tė mirė tė dorėshkrimeve, vetėm me sa ka lanė tė bottueme nėpėr revistat e kohės, ai mbetet njė prej etnografėve ma tė mirė tė vendit tonė.

    Por ja qė me datė 26 korirk 1948 Dom Leka, si e thėrriste populli, i mbushun me mllef pėr ēka po ndodhte, por edhe me njė besim gati biblik, nė meshėn e sė djelės, atje nė Bogėn e tij, u tha besimtarėve: “Vėllazėn e motra, nji re e zezė na ka mbulue, por mos u trembni, sepse edhe ajo do tė kalojė e njė re e bardhė do tė vijė pėrsėri e na do tė dalim pėrsėri nė dritė si gurėt e lumit mbas shiut kur dielli i shkelqen”, tue huazue vargun e famėshėm nga Eposi ynė i artė i Kreshnikėve.

    Fjalė profetike, por qė pėr fatin e keq tė kėtij populli, u vėrtetuen vetem mbas 43 vjetėsh kalvari tė pashembull. Ishin ato fjalė tė dala nga goja e njenit qė ishte i vetėdijshėm pėr rrjedhojat, por edhe i gatshėm pėr flijim, qė banė tė sulen drejt Bogės katilėt e kohės.

    Me 27 korrik 1948, tue gjetė si pretekst fjalėt e predkut tė njė dite ma parė, e arrestuen, e tėrhoqen rrėshanė mbas kalit prej Boge nė Koplik, sa arrijti nė burgun famėkeq tė Koplikut pa kėpucė e veladon qė nuk dallohej ēfarė ishte, ku filluen mbi te, ashtu siedhe mbi meshtarė tė tjerė, torturat ma ēnjerėzore.

    Ja si e pėrshkruen Fritz Radovani vdekjen makaber te Dom Lekė Sirdanit e tė Dom Pjetėr Ēunit:

    ” Nė muejin korrik tė vitit 1948, kur po vinte me njė biēikletė pėr nė Shkodėr (asht fjala pė Dom Pjetėr Ēunin – DG), ndalohėt nė rrugė dhe pėrcillet nė hetuesinė e Koplikut. Aty, siē mė tregonte njė ish-polic, S. N., gjen Don Aleksandrin dhe At Florian Berishėn S.J., qė masakrohen bashkė me shumė malėsorė. Priftnit torturoheshin ma shumė se tė tjerėt, tregon ai. Nuk dinte pse, por jepej njė urdhėn: “Hyni nė hu, edhe po ngordhėn mos u frigoni!” Askush nuk e dinte shkakun dhe as nuk guxonte me e kėrkue, mbasi nuk i kushtonte asgja Xhemal Selimit me tė vra me tė. Gropa e zezė ishte e hapun pėr cilindo!

    Njė ditė kishin shkue herėt nė Seksion (kėshtu quhej Policia e Kohės, Seksioni i Mbrendshėm - DG) Asllan Lici e Pal Mėlyshi. Xhemali po i priste nė zyrė. Mbas njė bisede tė shkurtė, tė tre bashkė kanė dalė e kanė dhanė urdhėn me shkue tek birucat e Don Aleksandrit dhe Don Pjetrit, me i lidhė dhe me i nxjerrė mbas ndėrtesės sė Seksionit. Pėr fat ky nuk e kishte pasė atė rrezik me zbatue atė urdhėn mbasi ishin caktue katėr tė tjerė. I kanė lidhė dhe i kanė nxjerrė nga njė derė anėsore. I kanė ba me ecė pak shpejtė edhe pse ishin mjaft tė lodhun nga vuejtja. Xhemali ka hy nė zyrė, ndėrsa Asllani e Pali kanė urdhnue policėt me shkue tek stallat e kuajve dhe me marrė dy cfurqe tė rijė dhe tė fortė. Urdhni do tė zbatohej por me mend nuk mund tė gjindej ēka duan me ba xhullinjtė. I sollėn edhe cfurqit. Ka dalė i pari topall nė topall Asllani e mbas tij me kapadaillėk si gjithmonė Pali. Janė drejtue nga priftnit e lidhun tue u thanė: “Ecni, more kėlysh tė Papės, se tash do t’ju rregullojmė qejfin tuej, ju kujtoni se na mashtroni me ato zhgarravinat tueja...! Pse nuk tregoni me cilėt kriminela jeni tė lidhun dhe u keni ēue bukė ndėr male?” Nuk kanė pritė pėrgjigje por janė drejtue nga njė gropė gjirizi tė nevojtorės sė Seksionit qė ishte gjithmonė e hapun. Kanė urdhnue me afrue priftnit tek gropa. Kėta qė po shihnin nga dritarėt po mendonin se po u bahej presion me tregue... por, papritmas Asllani i ka vue duert nė gjoks Don Pjetrit dhe Pali, ka kapė pėrkrahut Don Aleksandrin dhe, tue ua sha Zotin me fjalėt ma tė flligta, veē kur u kanė dhanė tė shtymen tė dyve e, kanė ra mbrendė nė gropėn e zezė. Kur priftnit kanė marrė me u ēue, xhelatėt i kanė shty me cfurk pėr me i zhytė mbrenda, tue u thanė: “Hee... flisni... ku e keni ate Krishtin tuej... flisni... kėshtu do tė jenė fundi i priftėnve... A po e shihni kund Krishtin tuej, hee pisa pisash...?”

    ................................

    Mbi brrakėn e gropės sė nevojtorės janė pa vetėm kindat e ndyme tė dy veladonėve. Fėtyrat nuk i ka pa ma kush. Xhullinjtė vazhdonin me i shty me cfurk derisa u zhytėn mbrendė edhe trupat e pajetė tė tyne. Mbas pak minutash priftnit u mbytėn... Ata mendonin se bashkė me trupat e pajetė do tė zhdukėt edhe vepra e tyne....

    Shqipnia asht shumė e vogėl pėr krime kaq tė mėdha. Ka vende shumė ma tė mėdha, qė edhe ata kanė vuejt nėn thundrėn gjakatare komuniste, por krimet atje nuk janė kurrė nė pėrmasat tona”.

    Nuk due ta mundoj ma shumė lexuesin, edhe pse ka dėshmi tė tjera edhe ma ngjethėse. Po edhe sa solla nga Fritz Radovani, mjaftojnė me pasqyrue shėmtimin e barbarinė e njė sistemi, qė shėmtoi gjithēka, aq sa sot e kėsaj dite vazhdojmė tė pėrjetojmė rrjedhojat e tij.

    z.sh


    .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Shkrim i bukur,i vlefshem.Bravo shkodran.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •