Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967

    Nisin përmbytjet në fshatrat e Nënshkodrës

    Top channel



    Nisin përmbytjet në fshatrat e Nënshkodrës
    06/10/2010 19:35

    Ujërat e lumit Drin janë të tejmbushura nga hapja e portave të liqenit të Vaut të Dejës.
    Ujëmbledhësi i hidrocentralit është shumë afër pikës maksimale dhe kjo ka detyruar KESH-in të hapë portat e emergjencës.

    Ujërat kanë vërshuar në tokat e Bërdicës, pranë rrugës nacionale Shkodër-Tiranë, por pa kaluar mbi shtratin e rrugës.

    Të mbuluara nga uji janë edhe sipërfaqe toke në komunën Bushat, që ndodhet në anë të lumit, ndërkohë që përmbytje janë verifikuar edhe në Velipojë dhe në Dajç, në vendin e quajtur Ura e De Gjolulit.

    “Uji ka ardhur sot paradite, u ngjit gjysmë metri dhe më tepër, por për fat të mirë nuk hyri në banesë”, deklaron një banor.

    Ministria e Energjitikës, lëshoi në orët e para të së mërkurës një njoftim urgjent mbi gjëndjen në hidrcoentrale, ku lajmëroi se tashmë kanë filluar shkarkimet përmes portave të emergjencës.

    Prurjet në Fierzë kanë arritur në 800 metër kub në sekondë, ndërkohë që niveli i liqenit është 285.1 metër.

    Në hidrocentralin e Komanit prurjet janë rreth 1 mijë metër kub në sekondë dhe niveli i ujit ka arritur gati pikën maksimale prej 174.16 metër, vetëm 85 centimetra larg pikës kritike.

    Në Vaun e Dejës situata është edhe më shqetësuese. Prurjet në këtë hidrocentral janë 1500 metër kub në sekondë, ndërkohë që niveli i ujit është vetëm 25 centimetër poshtë pikës kritike.

    Në këtë hidrocentral, që është edhe i fundit i kaskadës, janë hapur portat e sigurisë dhe po shkarkohet 800 metër kub ujë në sekondë, sipas të dhënave të Ministrisë së Energjitikës.

    Edhe pse prurjet atuale në kaskadë janë mbi dy herë më të ulëta se ato të janarit, kur vendi u përball me përmbytje masive, sërish situata në kaskadë po parlajmëron rrezik.

    Rreshjet e shiut shkaktuan përmbytje edhe në lindje të qytetit të Shkodrës, në fshatin Bardhaj, i cili u përmbyt nga dalja e lumit Kir.

    Dhjetra shtëpi u zhytën deri një metër nën ujë. Vërshimi i një përroi shkatërroi një urë provizore në rrugën Shkodër-Hani Hotit.

    Rruga është në ndërtim dhe ujërat morrën edhe një automjet ku ndodheshin dy të rinj që shpëtuan mrekullisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RAPTILOID : 06-10-2010 më 16:02

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Shekulli


    Reshjet, situatë problematike në qarkun e Shkodrës



    SHKODËR- Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë gjithë ditës së martë dhe natën deri në mëngjesin e së mërkurës kanë shkaktuar situatë problematike në qarkun e Shkodrës. Rreth 240 mm shi që kanë sjellë dhe shtim të prurjeve si dhe shkarkime nga hidrocentrali i Vaut të Dejës të cilat kanë arritur në 1000 metër kub për sekondë. Reshjet kanë sjellë fryrje të lumenjve Kir e Gjadër, ku niveli i tyre është përkatësisht 500 dhe 800 metër kub për sekondë. Në lagjet "Mark Lula" pranë lumit Kir dhe në Bahçallek e Ajasëm uji ka vështirësuar kalimin nëpër rrugët e brendshme të tyre si dhe ka rrethuar mjaft banesa, ku në disa prej tyre ka hyrë deri dhe 10 cm brenda. E njëjta situatë është dhe në komunat Postribë, Gur i Zi Rrethina dhe Vig Mnelë. Në rrethin e Pukës është bllokuar aksi i rrugës nacionale Fushë-Arrëz - Gjegjan për shkak të dëmtimit të urës në vendin Ura në Lumë Shtylle, për rrjedhojë është ndërprerë qarkullimi rrugor i mjeteve. Në rrethin Malësi e Madhe është bllokuar aksi i rrugës Shkodër-Malësi e Madhe në fshatin Vrakë për shkak të dëmtimit nga prurjet e përrenjve të urës provizore që është ngritur në këtë aks, e cila është në rikonstruksion. Ndërkohë që kalimi i mjeteve është devijuar në një aks tjetër i cili po monitorohet dhe kontrollohet nga strukturat e qarkullimit rrugor. Dhjetra kamionëp tip Trajler të ngarkuar me mall që do kalonin kufirin shqiptar përmes pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit janë bllokuar në afërsi të urës së Vrakës. Në komunën Vig - Mnelë, shembja e një prite në lumin Gjadër ka sjellë prani të ujit në disa banesa. Dëmtimi i një prite në fshatin Stajkë ka sjellë vërshim të ujit të lumit Drin në tokat bujqësore dhe vështirësi qarkullimi. Në komunën Berdicë janë 20 shtëpi me prani të ujit që në disa vende ka shkuar deri 50 cm. Në komunën Gur i Zi ka probleme dhe prani uji në banesa në fshatrat Rragam, Kuç e Vukatanë dhe banorët po përpiqen që me mjetet e tyre të mund të largojnë çfarë të mundin, ndërsa sipas tyre ndërhyrja e shtetit është shumë e paktë. Në lagjen "Mark Lula"deri në zonën e varrezave të dëshmorëve e pas shinave të trenit, pjesë e rajonit nr 5 të qytetit të Shkodrës uji ka nhyrë në disa banesa. Sipas banorëve reshjet kanë sjellë fryerjen e lumit Kir dhe uji ka hyrë brenda. "Na ka gjetur të papërgatitur dhe nuk dimë çfarë të bëjmë. Kërkojmë ndihmë por duhej të ishte ndërhyrë më parë pasi në këtë lagje ka 20 vjet që askush nuk ka bërë kanalizime. As fëmijët nuk i çojmë dot në shkollë pasi nuk kanë nga kalojnë. Këtu vihet vetëm për të kërkuar vota. Na është ndërprerë dhe energjia elektrike që në mesnatë"- shprehen banorët.


    Shirat e rrëmbyeshëm të rënë gjatë natës dhe gjithë paradites kanë sjellë përmbytjen e mjaft rrugëve, banesave e bizneseve në qytetin e Gjirokastrës. Ndërsa bulevardi kryesor në lagjen "18 shtatori" është kthyer në kosh mbeturinash.


    Kështu që prej mëngjesit, pjesa më e madhe e akseve të brendshme, si shkak I bllokimit të kolektorëve kanë qenë plotësisht të mbuluara nga ujërat, duke e bërë mjaft të vështirë lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve. E njëjta situatë është paraqitur në të gjitha zonat e qytetit, duke krijuar një situatë jonormale. "Disa banesa karakteristike në zonën muzeale janë përmbytur, ndërsa qarkullimi i automjeteve në lagjen "18 shtator" dhe "Zinxhira" paraqet vështirë", njoftuan burimet nga Prefektura e Gjirokastrës.


    Të njëjtat burime nënvizuan se energjia elektrike mungon në disa zona të qarkut, kjo për shkak të defekteve që janë shfaqur gjatë shtrëngatës së shiut.


    "CEZ Shpërndarja raportoi se disa shtylla në tensionit të lartë janë rrëzuar, por fatmirësisht pa shkaktuar probleme serioze", citojnë burimet e sipërpërmendura. Vërshimet e ujërave kanë sjellë mbetje urbane dhe gurë, që kanë mbuluar bulevardin kryesor të lagjes "18 shtatori", duke e kthyer atë në një kosh të madh mbeturinash. Po kështu, thuajse në të gjitha shkollat, si 9- vjeçare ashtu edhe të mesme mësimi është zhvilluar i përgjysmuar, për shkak të problemeve të shumta.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •