-
ne momentin qe kam degjuar per kete lajm te shemtuar ne lidhje me shqiptarin ne Itali,me nje here me erdhi ne mendje ajo shprehja e famshme ku"HAJDUTI THERRET KAPENI HAJDUTIN"tani edhe per kete rast eshte per te ardhur keq kur degjon ITALIANET PHEDOFIL te akuzojne shqiptarin per phedofil!!!!
por prap per italianet pedofil nuk eshte per te ardhur dhe aq keq, pasi realisht jan te tille ata vete,por e keqja me e madhe eshte kur disa pseudoshqiptar phedofila mund te i quaja,te cilet mundohen te felligjin shqiptaret dhe shqiptarine duke ju dalur per krah phedofilve Italian, vetem e vetem per te poshteruar bashkombasin e tyre njehkosisht dhe vehten!!Turp!!!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BEHARI : 27-11-2010 mė 21:22
-
-
i/e regjistruar
Vajza shqiptare dhe shtriga qe i rremben babain, poezi,
SHTRIGA E KOHEVE MODERNE
pubblicata da Besnik Dervishaj il giorno sabato 27 novembre 2010 alle ore 22.39
TE DASHUR LEXUES !!!
A E DINI QE SHTRIGAT JETOJNE EDHE NE KOHET MODERNE
UNE JAM SHUME I VOGEL POR KETE HISTORI PO E PROVOJ DHE JETOJ DCO DITE, DERI SA BABI TE KTHEHET NE SHTEPI
JU MUND TE MOS E BESONI POR KESAJ RRADHE DO TJU TREGOJ NJE " PERRALLE" TE VERTETE.
NA ISHTE NJEHERE NJE SHTRIGE E KEQE.
QE NJERZIT PA MASE I URRENTE.
NUK PYESTE SE NDESHKONTE EDHE PRINDER TE MIRE,
POR ISHTE GATI TE HANTE GRA DHE FEMIJE.
KESHTU BERI AJO NJE DITE,
KUR BABAI I LODHUR VINTE NGA PUNA,
NE RRUGE DOLI DHE I BERI PRITE,
DHE E COI NE SHPELLEN QE TE KALL TMERR DHE FRIKE.
POR AJO NUK MJAFTOHEJ ME KAQ,
PAS BABIT TIM TE SHTRENJTE,
MAMIN TIM, DONTE TE MERRTE,
DHE PAK NGA PAK ,DHE NE TE TRE FEMIJET.
O ZOT I MADH, A ME BESON?
FRIKE TE TILLE, SKAM PARE KURRE NE JETE,
KISHA DEGJUAR HISTORI SHTRIGASH,
POR KURR TE FUTET NE JETE,PROVON NJE TMERR TE VERTETE.
SHUME SHPEJT MBYLLEM DERE DHE DRITARE,
DUKE QARE DHE BERTITUR ME ULURIME,
ISHTE HERA E PARE, QE BRITMAT CANIN QIELLIN.
BRITME, QE TRONDITI TEGJITHE.
AS E KISHA MENDUAR NDONJE HERE
SHTEPIA TE RETHOHEJ NGA MIJRA NJEREZ,
GJOKSIN SI MBBUROJE VENDOSEN RRETH SHTEPISE ,
TE PAKTEN TE SHPETONIM NE TE TJERET .
ATY PASHE DHE NJEREZ KURAJOZE
NGA SHTRIGA SKISHIN FARE FRIKE
RUGEN MOREN DREJT KESHTJELLES,
QE BABIN TE MA SJELLIN NE SHTEPI.
POR MENDJA IME TEK BABI, SHKONTE CDO MOMENT,
NE JETE SI KISHTE BERE ASKUJT KEQ.
POR SHTRIGAT NGA NJERZIT E LIQ, KANE FRIKE,
NDAJ SULMOJNE NJERZIT E DREJTE.
TE LUTEM BABI REZISTO
SE NJERZIT SKANE ME FRIKE NGA SHTRIGAT,
MALLKIMI I ZOTIT DOTE BJERE MBI TO.
DHE PAS KETIJ TMERRI, TE LUMTUR DO JETOJM
-
-
z vladimir.. mir se erdhe ne forum..
ku behet vellai juaj qe e kishim ketu ne forum me pare?
ta kemi degjuar zene o miri.. qe je aktiv ne problemet qe shqetsojn komunitetin tone ne itali..
po deshe na sqaro pak por shtruar se si qendron kjo ceshtja e ketij babait..
sa vjec eshte femija..
sa vjec ky babai..
nga jane keta..
si ndodhi e cfar ndodhi qe u be problem qo puna me bilbilushin e cunit..
gjith te mirat juve aktivistave tan ne itali e ju vllezerve Kosturi..
-
-
i/e regjistruar
Ne proceset gjyqesore ndaj shqiptareve ne Itali shkelet KODI PENAL ITALIAN.
Ne proceset gjyqesore ndaj shqiptareve ne Itali shkelet KODI PENAL ITALIAN.
E HABITSHME!!! NEXHIP QEPI ARRESTOHET PA ASNJE PROVE.SA SHQIPTARE JANE ARRESTUAR DHE DENUAR DUKE QENE TE PA FAJSHEM??
pubblicata da Vladimir Kosturi il giorno domenica 28 novembre 2010 alle ore 14.56
Le tue modifiche sono state salvate.
Te gjithe diskutonim per videoregjistrimet qe zoteronte akuza, e cila kerkon me cdo kusht te beje zbulime "shkencore", se pedofilia eshte e mundur edhe midis nje prindi dhe nje djalit te tij 4-vjecar, edhe pse ky baba ka dy vajza te rritura 14 dhe 17 vjece dhe eshte me orogjine nga Dukati i Vlores dhe ne momentin e arrestimit nuk e njihte fjalen PEDOFILI.
Kishim kerkuar nje takim me gjyqtaret e procesit, per te demostruar se ne ato video regjistrime nuk kishte asgje. Ishin video regjistrime pa ze, me nje figure jo te qarte, pamja shpesh here ngrinte, episode mbi bazen e te cileve ishte bere arrestimi. Karten e traditave tona e luajtem si sekondare dhe asnjehere nuk e vume ne plan te pare, sepse ishte e kote te thoshim qe ne shqiptaret i puthim femijete tek organet gjenitale per te trasmetuar dashurine, sepse Nexhipi nuk e kishte puthur aspak djalin e tij tek organet gjenitale. Dukej nje perkedhelje, ku nuk kuptohej asgje. Kete donim t'i thoshim prokurores MARIA RITA PANTANI, qe drejton hetimin. Ne te gjitha protestat, kemi thene se ne shqiptaret trasmetojme dashurine femijeve tane ne forma sa me natyrale, sepse akoma nuk jemi te pushtuar nga ftohtesia e jetes dixhitale, por asnjehere nuk kemi pranuar se NEXHIP QEPI ka prekur organet gjenitale te djalit te tij, sepse ne video nuk dukej dicka e tille.
Sot gjithshka ndryshon : "Gjykata e rishqyrtimit e Bolonjes, hedh poshte videoregjistrimet ; i konsideron te pa vlefshme dhe nuk mund te perdoren me si prova nga ana e akuzes. Keto videoregjistrime sipas gjykates se Bolonjes jane te lidhura me procedura qe shkojne ne kundershtim te plote me kodin penal italian".
Porsa arriti ky lajm, anulluam kerkesen per t'u takuar me gjyqtaret, te cilet kane arrestuar prindin e pa fajshem NEXHIP QEPI. NUK PRANOJME TE TAKOJME ME GJYQTARE, QE ARRESTOJNE SHQIPTARET PA AS ME TE VOGLEN PROVE!, kjo qe fjala qe trasmetuam nepermjet kuestures se Reggio Emilia. DO TE FLASIM ME KETA GJYQTARE VETEM NGA SHESHI I PROTESTAVE!
Te gjithe perpiqeshim ta mbronim, sepse ishim te bindur, qe flitej per nje prind si ne, ndofta edhe me i mire se ne, sepse per me shume se nje muaj metelekamerat e fshehta ne banjo dhe ne dhomen e gjumit, ai nuk kishte bere asgje. Ndofta gjithsecili prej nesh po te kishte fjetur nen ato telekamera te felliqura, do te kishte patur probleme.
Padrejtesia italiane ndaj shqiptareve kete radhe falimentoi dhe kjo ne saj te gjashte protestave te medha te organizuara nga ILIRIA - LIDHJA E EMIGRANTEVE SHQIPTARE - ROME - ITALI me mbeshtetjen e shoqatave si "SHQIPONJA", "ATDHETARET E DUKATIT" etj., ku problemi me kurajo u be publik , qofte ne Itali, qofte ne Shqiperi.
Ndofta akoma eshte shpejte te flasim, se cili punoi me shume e cili me pak per te arritur deri ketu, perderisa NEXHIP QEPI vazhdon te mbetet ne burg, por gjykata e Reggio Emilia, per te shpetuar imazhin e saj, nuk duhet te vazhdoje ne rrugen e "shpikjes" se provave te reja per te realizuar denimin (flasin per te shfrytezuar si prova bisedat e familjareve me Nexhipin gjate takimeve ne burg, ku njeri prej familjareve i ka bere pyetjen Nexhipit, se cili i kishte ulur pantallonat , djali apo babai? Nexhipi eshte pergjigjur, se pantallonat i kishte ulur djali". Keto kerkime kane vetem nje interpretim : "PISLLEQE GJYQESORE TE AKUZES", sepse nuk mund te mbahet ne burg nje prind, pse djali i tij ka thene ne shkolle se babai e puth dhe per demostrim ka futur lugen ne goje (te njejtin gjest beri mbesa ime e vogel, kur une e pyeta), apo duke diskutuar, se cili ka ulur pantallonat. Nje gjykate italiane, qe ka hyre ne skena qesharake dhe te rrezikshme.
Rracistet, qe deri dje bertisnin se ne po binim kulturat barbare dhe ku ndonje shoqate italiane xenofobe, ishte duke pergatitur ndonje projekt financimi (bizneset e felliqura sociale), gjoja per te luftuar pedofiline, per momentin e kane te mbyllur gojen.
Ku eshte deputeti LEGIST RACIST ANGELO ALESSANDRI, i cili kerkonte me cdo kusht qe shqiptari hallexhi Nexhip Qepi, te poshterohej sa me shume, sepse keshtu rritej pesha e tij elektorale ne zgjedhjet e ardhshme???
Keta raciste jane akoma ne vendet kyce te komandave dhe presin gabimin tone me te vogel per te na diskriminuar dhe per te lehtesuar edhe shfrytezimin e mases punetore italiane. Por sot jane te heshtur.
Neser, 18 nentor, sapo te studjojme vendimin e gjykates se Bolonjes, do te shkruajme LETREN MINISTRIT TE DREJTESISE ITALIANE, PER TE NISUR NJE AKSION DISIPLINAR KUNDREJTE GJYQTAREVE , QE KANE ARRESTUAR KETE SHQIPTARE TE NDERSHEM ME AKUZEN E TURPSHME DHE TE POSHTER TE PEDOFILISE, DUKE ABUZUAR ME PUSHTETIN, DUKE VEPRUAR NE KUNDERSHTIM TE HAPUR ME LIGJIN ITALIAN, DUKE BERE NJE ARRESTIM PA ASNJE PROVE.
Po tani??? - Tani eshte momenti, qe ne shqiptaret, t'u kerkojme llogari racisteve, qe kane ofenduar jo vetem Nexhip Qepin dhe familjen e tij, por edhe manifestuesit dhe te gjithe shqiptaret. Kane bere lojen me te poshter, qe ne shqiptaret te merrnim njollen e PEDOFILIT BRENDA FAMILJES.
LIDHJA E EMIGRANTEVE SHQIPTARE NE ROME, BERI MBLEDHJEN E ASEMBLESE DHE VENDOSI TE RIFILLOJE PROTESTAT , TE DJELE, 05 DHJETOR, ORA 12,00 NE PIAZZA DELLA VITTORIA NE REGGIO EMILIA, TE DJELE, 12 DHJETOR, ORA 14,00 NE PIAZZA ESQUILINO NE ROME DHE DO TE KERKOJE ME FORCE :
1) LIRIMIN PA KUSHTE, DEMSHPERBLIM MORAL DHE MATERIAL PER NEXHIP QEPIN DHE FAMILJEN E TIJ.
2) TE KERKOHET FALJE PUBLIKE FAMILJES SE NEXHIPIT DHE KOMUNITETIT SHQIPTAR NE ITALI PER DEMIN E SHKAKTUAR.
3) DEMSHPERBLIM PER KOMUNITETIN SHQIPTAR PER DEMTIMIN E IMAZHIT, I CILI U BE ME QELLIM.
4) TE MERREN MASA DISIPLINARE KUNDREJT GJYQTAREVE, QE BENE NJE ARRESTIM PA ASNJE PROVE, DUKE TENTUAR TE SHKATERROJNE NJE FAMILJE TE NDERSHME SHQIPTARE!
-
-
une mendoj se ky eshte momenti me i pershtatshem qe shqiptaret te bashkohen duke protestuar kundra diskriminimi dhe poshterimit qe ju behet shqiptarve ne Itali!
-
-
i/e regjistruar
Si jane bere proceset gjyqesore ndaj shqiptareve
Shumica e proceseve gjyqesore ndaj shqiptareve ne Itali jane bere duke SHKELUR RENDE KODIN PENAL TE REPUBLIKES ITALIANE.
Shqiptaret ne pergjithesi kane rene viktime e keshilles "GJE NJE AVOKAT TE FORTE!" dhe shumica e proceseve, duke shfrytezuar izolimin tone dhe mosinformimin jane mbyllur me "PATTEGGIAMENTI", ku shqiptaret e arrestuar pa faj, ose per nje faj me te vogel, kane shtuar ne menyre ARTIFICIALE statistikat e "shqiptareve te denuar" ne Itali...
Rasti i Nexhip Qepit, te sherbeje per te DENONCUAR PUBLIKISHT, QE SENTENCAT E DENIMEVE NDAJ SHQIPTAREVE, nuk jane dhene mbi bazen e ligjeve italiane, por per faktin se jemi TE HUAJ, SE JEMI SHQIPTARE... Te kerkojme rihapjen e proceseve!
-
-
Lad..
un desha te di ngjarjen e jo cfar shkruajn dokumentat.
pra..
cfar pranon ky babai se e ka bere..
cfar ka then femija.. cfar kan then mesueset..
..
sa vjet kish ne itali ky burri?
sa klas shkolle ka..
sa klas shkolle ka e shoqja..
cthot e shoqja?
pra nje sqarim fshatce te muhabetit jo.. juridiko tekniko byrokratik..
-
-
i/e regjistruar
Cilat jane provat , qe Nexhip Qepi. mbahet i arrestuar?
Nexhip Qepi nga Dukati i Vlores (45 vjec), kishte me teper se 10 vjete qe jetonte dhe punonte ne Itali, me leje qendrimi te rregullt. Ne Shqiperi kishin bere pune fshati. Gruaja flet shume mire gjuhen italiane, sa per aresimin qe kane , nuk e di, por nuk me duket shume e rendesishme.
- Fjalet e djalit gjate nje feste. Femijet duke lozur, edukatorja e kopshtit i pyet, se cfare lojerash benin me femijet? - nje marokin pergjgigjet se babai i hiqte pantallonat.... ne kete kohe djali i vogel i Nexhipit thote si per t'i bere konkurence : "babai im me ul pantallonat dhe me puth edhe bibilushin"... Edukatorja i jep nje luge dhe i thote femijes ta pershkruante se si babai e puthte dhe femija fut lugen ne goje. Edukatorja denoncon tek sherbimet sociale etj. dhe fillojne hetimet.
- Telekamerat e fshehta: - Instalohen telekamera te fshehta (mbahen 2 muaj te instaluara) ne dhomen e gjumit dhe ne banjo. Instalimin e bejne njerez te karabinerise, te shtirur si punetore te gazit, duke provokuar nje alarm.
- Arrestimi : - Me 3 gusht rreth ores 13,00, karabineret arrestojne Nexhipin tek shtepia e pronarit te tij te punes.
- Fjalet e Nexhipit menjehere pas arrestimit : "Djali eshte i imi dhe une e kam puthur dhe do ta puth ku te me doje qefi dhe si te me doje qefi, sepse nuk e doni djalin tim ju sa e dua une" "edhe kur ju te me lironi do ta puth perseri..."
Cfare kane telekamerat ? - Nexhipi ka qene me shume fat : Per dy muaj ka vetem tre sekuenca, qe te treja rreth ores 19,00 te mbremjes, ne te njejten dite, me kohezgjatje disa sekonda, ne dhomen e gjumit, ne krevat te shtrire, qe te dy te veshur, djali duke shikuar televizor, babai e perkedhel siper rrobave pa e xhveshur, ndersa gruaja ishte duke bere pune shtepie (akuzohet edhe gruaja, meqe ishte prezente).
A perbejne me prove telekamerat??? - JO ! TRIBUNALJA E BOLOGNES E RISHQYRTIMIT KONSIDEROI TE PA LIGJSHME TELEKAMERAT, SEPSE ALARMI QE ISHTE DHENE (PEDOFILI), NUK JUSTIFIKOHEJ ME PERMBAJTJEN E REGJISTRIMEVE (NUK KA PEDOFILI).
Bisedat ne burg te familjareve : Gjate nje vizite ne burg, i vellai pyet Nexhipin : "Djalit ja ule ti pantallonat, apo i uli ai vete?"-- Nexhipi pergjigjet duke genjyer : "Pantallonat i uli vete djali" (Akuza mbi bazen e ketyre fjaleve thote, se nuk duhet te dale nga burgu, sepse egziston rreziku "INQUINAMENTO DELLE PROVE" (zhdukjes se provave)). Akuza ka kerkuar te behet ekspertiza e te gjitha bisedave ne burg dhe gjyqtari e ka pranuar. Kjo ekspertize mund te zgjate me vite (kur une personalisht jam ngarkuar me nje ekspertize te tille ne nje proces, zgjati gati dy vjet).
Kjo eshte e verteta. Ja perse nuk duam t'i nderpresim protestat. NUK PRANOJME TE BEHEN EKSPERTIZA TE BISEDAVE PAS ARRESTIMIT, MEQE ARRESTIMI U BE NE MENYRE TE PA DREJTE PA ASNJE PROVE.
-
-
thx per sqarimet z Kosturi.
cdo te thote.. "e perkedhel siper rrobave"?
i ferkon kurrizin a koken a doren a cfare?
ne se nexhipi duket ne film se po ja ve doren djalit mbi zonen e bilbilushit.. athere nexhipi e ka hak burgun dhe i duhet bere falenderim Italise qe e can kryet per kto probleme edhe per femijet qe vijne nga vende te qelbura sikurse maroku e Shqiperia ku monstrat jan te lire te bejne cte duan me njerzit e tyre apo tjere njerez te pambrojtur.
edhe i here grazie per sqarim-amenton..
-
-
i/e regjistruar
Nexhip Qepi I Pa Fajshem
Une te dhashe disa sqarime, me mendimin se ishe i interesuar per ta mbeshtetur dhe ndihmuar, por komenti yt me duket shume tendencioz dhe ofendon ata mijera shqiptare qe po protestojne per te mbrojtur nje baba' shembullor dhe qe po bejne te pa munduren qe kjo familje kaq e mire te mos shkaterrohet....
Me ato qe ke shkruar siper provoj nje GUSTO SHUME TE KEQE... Si ka mundesi qe te kete njerez te tille????!!!!!
midis njerezve ka edhe nga ata qe kenaqen duke masakruar dhe duke u nxire jeten te tjereve, por ka edhe te tjere qe kete te keqe perpiqen ta frenojne...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt