-
Poezi e destinuar
I destinuar
Krahet e medhenj i palosi rrethe vetes
sikur te mbeshtillte brendesin e vete
sikur te ngrohej ,ne gjumin e perjetshem te bjere
sikur te ruante te mbronte nje shprese
si e ke emrin
sa i cuditshem qe je.
-
-
Une
Une te kurorzoje mbretin e endrave te mija
une sa here do ta pesoje se nuk di se cfare eshte djallezia
une epitetin e te marres do keme persiper si kryq
nga do te hedhe hapin vija e jetes sime do te kryqezohet aty ketu
une do jem e pranishme perhere ashtu thjesht si nje engjell mbrojtes
-
-
Dashuria
E mora perdore si nje femije te vogel
e i fola me dashuri per jeten qe vetem nje dritez ka.
E perqafova me malle e pangopur si te ishte
lamtumira e fundit,pritja pa kthime
e i lashe ne dore nje meditim ,nje ndjesi
se dashuria vec nje emer e nje siluet ka.
AJO ka vec emrin dashuri
dhe kurre mos e ngatero nese te thone
se te duan.
-
-
Une Dhe Vetvetja
Une flase me veten e ajo me ngateron,
me shane,me lendon,me ironizon,me cinkurajon.
Dua te flake prej vetes vetes se mendoj,
se ti vetem per te prishur pune je gjithmon.
Vete qe s'arrite ato qe une doja ti arrija
vete qe me zhgenjeve me humbe pas enderimesh
vete qe sme mesove celsin e suksesit.
Ti sa here me tradhton
e pse une s'doja te tradhetohesha
ah vete vete te te kisha ne dore
une ty kurre s'do te kisha zgjedhur
se ti je frikacake s'je besnike ,se ti je sentimentale
kembet te dridhen zeri gjithashtu
e gati te me dorezosh ne ferre je ti.
Vete moj vete bashkshort im i perhershem
qe prej teje as divorcin kurre sdo te marre une dot.......
por pranoj,pranoj vetem te bashkjetojme.
-
-
Zilja E Celularit
Mbaje ne krahe shternguar nje shprese
me lini te qete e di jeta ka shume te papritura.
Zilja e celularit gjithmon godet
dhe e mbaje ne xhep ta kem si send
qe afirmon modernizimin tim dhe ,
as mos te flase me askend.
-
-
Yjet
Te kisha nje dore te gjate
e te mblidhja yjet e nates ne grushtin time
qe te ti sillja ty.
Ashtu ne perpelitjen e ekzistences se tyre
qe nje here shuhen e nje here ndizen
nje here vdesin e nje here ri ngjallen.
Ah te kisha nje dore te gjate
qe yjet si margaritare per ty ti mblidhja,
per te thene se cdo gje lind per te vdekur
e cdo gje vdes per te lindur,
se e kjo ndjenje linde per te vdekur e nje dite
do te vdese per te lindur nje ndjenje tjeter.
ah sikur te kisha nje dore te gjate
qe yjet ti mblidhja per ty si margaritare.
-
-
rekuem dashurie
letrat bien flete flete
nga nje ditar i bukur i ndjeshem
qe me pare kishte rendesi
ato shfletohen ne rruget qe shkele ti
e ti i kujdes ato te mos i shkelesh te cojne perpara
ja ne nje rrugice,rrugice e vjeter e dashuris
qe me pare me gjethe shtruar
prej mijra trendafilash qe kishin len jeten bukurin per ty
tani kto flete te cojne perpara nje pasqyre e ti
shikon ,shikon vehten e thinjat numeron
i sheh nje per nje e di cdo histori
Ja thoj kjo thinj ishte ateher kur ti me perbuze
kjo tjetra kur ti loze me mua
pasqyre e vjeter klasike e bukur
ateher e zbukuruar me stil modest
rreth qirinj shume ngjyresh aromantik
me tutje nje abazhur ...
C'mister!Misteri vetem mister ngelet
e ti i luteshe asj si nje femij
te te besonte nje copez te tij
ajo e beri e te dha copezen e gabuar te misterit
dashuri misrterioze me nje fillim vazhdim e humbje
qe ngeli perher nje dashuri.
-
-
vjeshta
Gjethet bien nje nga nje
gjethet vetvriten nga trishtimi
se paspak do vij dimri ose
nga dashuria e pa kontrolluar per vjeshten
Gjithshka humbet ne perkujtim
heshtja kapeloi gjith rruzullin
une vdes cdo dite e cdo dite ringjallem
se kjo vjesht qenkerka vrasese....
-
-
liana76
A e di qe shkruan shume bukur! Te lumte. Ti je nje poeteshe qe te fut ne mendime dhe PASURIA e mendimit tend poetik eshte mjaft cilsor.
Respektet e mija
-
-
Ah eshte nje surprize teper e kendshme per mua nje koment prej jush .Shume faleminderit poeti yne i njohur edhe per komplimentet e per gjithe krijmtarin tuaj qe na ka falur kaq vite kenaqesi e pasuri shpirterore .Me shume respekt liana76
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt