Thone se ngordhen atdhetaret ne vendin tim:
E keni gabim. Ata egzistojne.
Atdheut, si vampiret
neteve gjuhekuqe, i kendojne.

Ja njeri prej tyre?!
Atje, buze lumit Drin!
Fytyren si gjarper buall e shkund.
Me ujin e tij brisk,
etjen tere salltanet e shuan.

Ja dhe nje atdhetar tjeter!
Rreth pusit te naftes, si orkan rrotullohet.
Mushkerite e tij gjigande,
me avujt e zinj pa pushim i mbush!

Jo, jo, s’vdiqen dashnoret e shqipes!
Lumejte e saj ne shishe te kaltra i pijne!
Bregdetet e Jonit dhe Adriatikut,
si elefante saharaje i kalerojne.

Kaq shume e duan ata Shqiperine,
saqe ate as me Parisin
apo Romen s’e nderrojne.

Dhe une, qe e mbaj vehten si bicim poeti,
s’guxoj te vajtoj per oxhaqet zjarrshuar.

Dhe une qe e mbaj vehten si bicim trimi,
penen, si preshe te vjedhur nen sqetull e fsheh.

Eh, c’u katandisa t’i kendoj gureve te arratise.
Me xhepa te mbushur me gure arratie, po kakaris.

Guret e arratise, jane imuniteti im poetik!


Rezart Palluqi
Holande, 3 tetor 2010