Thone se ngordhen atdhetaret ne vendin tim:
E keni gabim. Ata egzistojne.
Atdheut, si vampiret
neteve gjuhekuqe, i kendojne.
Ja njeri prej tyre?!
Atje, buze lumit Drin!
Fytyren si gjarper buall e shkund.
Me ujin e tij brisk,
etjen tere salltanet e shuan.
Ja dhe nje atdhetar tjeter!
Rreth pusit te naftes, si orkan rrotullohet.
Mushkerite e tij gjigande,
me avujt e zinj pa pushim i mbush!
Jo, jo, svdiqen dashnoret e shqipes!
Lumejte e saj ne shishe te kaltra i pijne!
Bregdetet e Jonit dhe Adriatikut,
si elefante saharaje i kalerojne.
Kaq shume e duan ata Shqiperine,
saqe ate as me Parisin
apo Romen se nderrojne.
Dhe une, qe e mbaj vehten si bicim poeti,
sguxoj te vajtoj per oxhaqet zjarrshuar.
Dhe une qe e mbaj vehten si bicim trimi,
penen, si preshe te vjedhur nen sqetull e fsheh.
Eh, cu katandisa ti kendoj gureve te arratise.
Me xhepa te mbushur me gure arratie, po kakaris.
Guret e arratise, jane imuniteti im poetik!
Rezart Palluqi
Holande, 3 tetor 2010
Krijoni Kontakt