Teuta, shansi i fundit pėr Elbasanin
Nėse verdheblutė nuk fitojnė nė fundjavė, janė me njė “kėmbė” nė kategorinė e parė
Edhe pas humbjes me ekipin e Besės nė transfertė, nė Elbasan akoma besojnė qė do tė shpėtojnė nga rėnia prej kategorisė superiore. Aq mė tepėr me federimin e Dorian Bylykbashit shpresat janė rritur shumė. “Gardiani” i portės verdheblu, Ervin Llani, humbjen nė Kavajė e cilėson si tė papritur, pasi ishin pėrgatitur pėr tė marrė njė rezultat pozitiv.
“Pėr kėtė ndeshje ekipi pothuajse ishte i plotė, pasi ishin rikthyer nga dėnimet disa prej futbollistėve kryesorė. Ishim pėrgatitur gjatė javės pėr tė marrė tė paktėn njė pikė nė Kavajė, e cila do tė na ndimonte sadopak pėr tė filluar ngjitjen nga fundi i rėnditjes.
Por fatkeqėsisht vetėm nė harkun kohor tė pak minutave pėsuam dy gola, tė cilėt vulosėn edhe rezultatin mė pas. Mundėsia pėr tė reaguar fuqishėm dhe qėllim pėrmbysjen e disavantazhit ishte e pamundur, pasi Besa u mbrojt mjaft mirė.
Edhe pse ndodhemi nė njė pozicion tė vėshtirė, duhet tė shikojmė ndeshjet qė kemi pėrpara. Ekipi duhet tė punojė mė shumė nė ēdo repart, sepse nuk ėshtė konsoliduar akoma. Organika ėshtė e pėrbėrė me futbollistė mjaft tė mirė, por nėse nuk punojnė mė shumė, do tė kemi probleme,” - shprehet Llani.
Pas Besės, Elbasani do tė presė nė shtėpi ekipin e Teutės, qė vjen pas humbjes me Vllazninė brenda nė shtėpi. Pėr Llanin, ky ėshtė shansi i fundit pėr verdheblutė, teksa thotė: “Pas dy humbjeve, situata nuk ėshtė e qetė, sepse duhet tė paktėn tė kishim siguruar njė rezultat pozitiv.
Megjithatė, pėrballė ekipit tė Teutės kemi shansin e fundit, tė cilin duhet ta shfrytėzojmė maksimalisht. Nuk duhet ta diskutojmė aspak fitoren, sepse ndeshja do tė zhvillohet nė fushėn tonė dhe ekipi do tė jetė i plotė, pasi do tė rikthehen edhe Merxha dhe Gava.
Nėse duam tė qėndrojmė nė kategorinė superiore, duhet tė fitojmė me ēdo kusht ndeshjet brenda dhe nė transfertė tė mos dalim duar bosh. Gara sa vjen edhe po vėshtirėsohet, sepse tė gjithė ekipet duan tė realizojnė objektivat e tyre. Personalisht do tė jap mė tė mirėn nė fushė, duke mos lejuar prekjen e rrjetės”.
Krijoni Kontakt