http://www.sportishqiptar.com.al/wp-...1/elbasan1.jpg Sadiku: Iki nė janar nėse s’ndryshojnė gjėrat
Sulmuesi i Elbasanit, Armando Sadiku, pranon mungesėn e pagave prej dy muajsh nė ekipin verdheblu
Ekipi i Elbasanit, pas ngjarjeve tė fundit, ėshtė pėrfshirė nė njė situatė shumė tė ndėrlikuar. Mungesa e pagave prej dy muajsh dhe e rezultateve pozitive ka prishur edhe harmoninė brenda ekipit. Dorėn e fundit gjithēkaje ia dha derbi me Shkumbinin, qė nuk po kalohet lehtėsisht nga disa.
Njėri nga protagonistėt kryesorė ėshtė edhe golashėnuesi mė i mirė i ekipit, Armando Sadiku, qė deklaron se do tė jetė i pari qė do tė largohet, nėse deri nė merkaton e janarit nuk realizohet njė zgjidhje imediate. “Gjendja nuk ėshtė aspak e mirė, sepse rezultatet e fundit kanė ndikuar shumė nė anėn psikologjike tė ēdo futbollisti, pa harruar kėtu edhe qė prej dy muajsh nuk kemi marrė asnjė qindarkė,” - thotė ndėr tė tjera nė intervistėn e tij Sadiku.
- Si ėshtė gjendja e Elbasanit nė kėto momente?
- Nuk ėshtė e mirė pas rezultateve negative nė javėt e fundit, qė na kanė zbritur nė fundin e tabelės. Nė katėr ndeshjet e fundit kemi marrė vetėm njė pikė. Nė kėtė mėnyrė, po rrezikojmė edhe qėndrimin nė kategorinė superiore. Kjo gjė ka sjellė edhe njė gjendje tė rėnduar psikologjike.
- Ditėt e fundit ėshtė folur shumė nė media edhe pėr ēėshtjen e pagave. Prej sa muajsh nuk jeni paguar?
- Ēėshtja e pagave ėshtė e vėrtetė, pasi kemi dy muaj qė nuk kemi marrė asnjė qindarkė. Ky ėshtė njė faktor qė ndikon shumė edhe nė gjendjen psikologjike tė futbollistėve, sepse kjo ėshtė puna me tė cilėn sigurojmė jetesėn. Shpresojmė qė ēdo gjė tė zgjidhet sa mė shpejt, pėr tė qenė sa mė tė qetė nė ndeshjet e ardhshme.
- Sa ka ndikuar ēėshtja e pagave nė impenjimin tuaj nė ndeshjen e fundit nė derbi?
- Si profesionistė qė jemi, as nuk e kemi menduar kurrė qė impenjimi ynė nė fushė tė ishte i kushtėzuar nga marrja e pagave. Pėr atė ndeshje kemi luajtur tė gjithė me shpirt deri nė fund pėr tė marrė njė rezultat pozitiv. Por fati na ndėshkoi me njė gol nė minutėn e fundit. Mė pas kthimi i rezultatit ishte i pamundur.
- Pas ndeshjes drejtuesit e ekipit u shprehėn pėr njė lėshim. Ēfarė komenti keni?
- Personalisht do tė thoja qė kam dhėnė maksimumin nė atė ndeshje pėr ta fituar. Pėr sa u pėrket deklaratave tė tilla, janė organet pėrkatėse tė ekipit qė kanė kompetencat e plota pėr tė hetuar. Detyra ime ėshtė tė shėnoj kur jam nė fushė.
- Ndeshja e radhės ėshtė pėrballė Vllaznisė nė transfertė…?
- Do tė jetė njė ndeshje shumė e vėshtirė. Tė dy ekipet do tė kėrkojnė njė fitore pėr tė kapėrcyer kėtė gjendje tė vėshtirė. Ne do tė shkojmė nė Shkodėr me njė objektiv, qė ėshtė fitorja. Duhet tė harrojmė Shkumbinin dhe tė hedhim sytė nga e ardhmja, sepse jemi nė zonėn e ftohtė.
- Nėse deri nė merkaton e janarit vazhdon kjo situatė, a vihet nė dyshim qėndrimi juaj nė Elbasan?
- Ajo qė dua tė deklaroj ėshtė qė, nėse deri nė merkaton e janarit gjėrat nuk ndryshojnė, unė do tė largohen nga Elbasani. Mė vjen keq, por nuk mund tė qėndroj mė, nėse vazhdojmė tė notojmė nė ujėra tė turbullta. Ekipi nė kėtė gjendje qė ėshtė kėrkon njė zgjidhje imediate, sepse nė tė kundėrt, na pret njė fund i padėshiruar.
Krijoni Kontakt