Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 61
  1. #11
    http://www.sportishqiptar.com.al/wp-...1/elbasan1.jpg Sadiku: Iki nė janar nėse s’ndryshojnė gjėrat



    Sulmuesi i Elbasanit, Armando Sadiku, pranon mungesėn e pagave prej dy muajsh nė ekipin verdheblu
    Ekipi i Elbasanit, pas ngjarjeve tė fundit, ėshtė pėrfshirė nė njė situatė shumė tė ndėrlikuar. Mungesa e pagave prej dy muajsh dhe e rezultateve pozitive ka prishur edhe harmoninė brenda ekipit. Dorėn e fundit gjithēkaje ia dha derbi me Shkumbinin, qė nuk po kalohet lehtėsisht nga disa.
    Njėri nga protagonistėt kryesorė ėshtė edhe golashėnuesi mė i mirė i ekipit, Armando Sadiku, qė deklaron se do tė jetė i pari qė do tė largohet, nėse deri nė merkaton e janarit nuk realizohet njė zgjidhje imediate. “Gjendja nuk ėshtė aspak e mirė, sepse rezultatet e fundit kanė ndikuar shumė nė anėn psikologjike tė ēdo futbollisti, pa harruar kėtu edhe qė prej dy muajsh nuk kemi marrė asnjė qindarkė,” - thotė ndėr tė tjera nė intervistėn e tij Sadiku.
    - Si ėshtė gjendja e Elbasanit nė kėto momente?
    - Nuk ėshtė e mirė pas rezultateve negative nė javėt e fundit, qė na kanė zbritur nė fundin e tabelės. Nė katėr ndeshjet e fundit kemi marrė vetėm njė pikė. Nė kėtė mėnyrė, po rrezikojmė edhe qėndrimin nė kategorinė superiore. Kjo gjė ka sjellė edhe njė gjendje tė rėnduar psikologjike.

    - Ditėt e fundit ėshtė folur shumė nė media edhe pėr ēėshtjen e pagave. Prej sa muajsh nuk jeni paguar?
    - Ēėshtja e pagave ėshtė e vėrtetė, pasi kemi dy muaj qė nuk kemi marrė asnjė qindarkė. Ky ėshtė njė faktor qė ndikon shumė edhe nė gjendjen psikologjike tė futbollistėve, sepse kjo ėshtė puna me tė cilėn sigurojmė jetesėn. Shpresojmė qė ēdo gjė tė zgjidhet sa mė shpejt, pėr tė qenė sa mė tė qetė nė ndeshjet e ardhshme.
    - Sa ka ndikuar ēėshtja e pagave nė impenjimin tuaj nė ndeshjen e fundit nė derbi?
    - Si profesionistė qė jemi, as nuk e kemi menduar kurrė qė impenjimi ynė nė fushė tė ishte i kushtėzuar nga marrja e pagave. Pėr atė ndeshje kemi luajtur tė gjithė me shpirt deri nė fund pėr tė marrė njė rezultat pozitiv. Por fati na ndėshkoi me njė gol nė minutėn e fundit. Mė pas kthimi i rezultatit ishte i pamundur.
    - Pas ndeshjes drejtuesit e ekipit u shprehėn pėr njė lėshim. Ēfarė komenti keni?
    - Personalisht do tė thoja qė kam dhėnė maksimumin nė atė ndeshje pėr ta fituar. Pėr sa u pėrket deklaratave tė tilla, janė organet pėrkatėse tė ekipit qė kanė kompetencat e plota pėr tė hetuar. Detyra ime ėshtė tė shėnoj kur jam nė fushė.

    - Ndeshja e radhės ėshtė pėrballė Vllaznisė nė transfertė…?
    - Do tė jetė njė ndeshje shumė e vėshtirė. Tė dy ekipet do tė kėrkojnė njė fitore pėr tė kapėrcyer kėtė gjendje tė vėshtirė. Ne do tė shkojmė nė Shkodėr me njė objektiv, qė ėshtė fitorja. Duhet tė harrojmė Shkumbinin dhe tė hedhim sytė nga e ardhmja, sepse jemi nė zonėn e ftohtė.
    - Nėse deri nė merkaton e janarit vazhdon kjo situatė, a vihet nė dyshim qėndrimi juaj nė Elbasan?
    - Ajo qė dua tė deklaroj ėshtė qė, nėse deri nė merkaton e janarit gjėrat nuk ndryshojnė, unė do tė largohen nga Elbasani. Mė vjen keq, por nuk mund tė qėndroj mė, nėse vazhdojmė tė notojmė nė ujėra tė turbullta. Ekipi nė kėtė gjendje qė ėshtė kėrkon njė zgjidhje imediate, sepse nė tė kundėrt, na pret njė fund i padėshiruar.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  2. #12
    http://www.sportishqiptar.com.al/wp-.../elbasani1.jpg Hyshmeri: Na duhet mė shumė se kurrė rezultati pozitiv nė Shkodėr



    Mesfushori i Elbasanit, Renato Hyshmeri, mendon se ekipi ėshtė i aftė tė fitojė nė Shkodėr
    Ditėn e diel, ekipi i Elbasanit do tė ndeshet me ekipin e Vllaznisė nė transfertė pėr javėn e dhjetė tė kampionatit. Nė kėtė ndeshje elbasanasit do tė kėrkojnė tė dalin me pikė, pasi gjendja e rėnduar nė tė cilėn ndodhen nė renditje do tė rėndohej mė shumė nė rast tė kundėrt. Ndėrsa ekipi vendas i Vllaznisė do tė kėrkojė me ēdo kusht fitoren, sepse ndeshja zhvillohet nė Shkodėr, pėrpara tifozėrisė sė saj.
    Pėr Renato Hyshmerin, kjo ėshtė njė ndeshje qė kėrkon njė angazhim special, pasi Vllaznia ėshtė njė ekip shumė i fortė nė shtėpi dhe ėshtė e vėshtirė t’i rrėmbesh pikė lehtėsisht. “Po mundohemi ta harrojmė atė qė ndodhi pėrballė Shkumbinit njė javė mė parė, sepse nuk e meritonim. Nė javėt e fundit nuk po arrijmė tė marrim shpėrblimin pėr lojėn e mirė qė kemi zhvilluar. Kjo gjė besoj qė do tė marrė fund nga ndeshja e radhės me Vllazninė nė Shkodėr.
    Kundėrshtari ka njė ekip cilėsor dhe ėshtė e vėshtirė ta mundėsh brenda nė shtėpi. Por ne do tė japim maksimumin nė fushė, pėr tė treguar se nuk e meritojmė vendin e fundit,” - shprehet Hyshmeri. Pėr tė pėrfunduar fazėn e parė tė kampionatit, duhen edhe dy javė. Pas ndeshjes nė transfertė me Vllazninė, Elbasani do tė presė Flamurtarin.
    Hyshmeri ėshtė shumė optimist qė kėto dy ndeshje do ta ngrenė Elbasanin nga vendi i fundit. “Jemi aksidentalisht nė vendin e fundit. Nė pėrfundim tė fazės sė parė kam shumė besim te grupi qė do tė kthehemi nė mesin e renditjes. Diferenca midis vendit tė fundit dhe ekipeve qė mbajnė mesin e renditjes ėshtė shumė e vogėl.
    Qė do tė thotė se me dy rezultate pozitive ndryshon gjithēka,” - shton mesfushori verdheblu. Ekipi i Elbasanit do tė ndeshet me ekipin e Vllaznisė brenda njė harku kohor shumė tė shkurtėr tri herė, pasi shorti pėr ndeshjet e kupės i ka vėnė pėrballė njėri-tjetrit. Por a do tė arrijė Elbasani tė triumfojė nė tė dy frontet? Ajo qė mund tė themi ėshtė qė do tė jenė tri ndeshje shumė tė bukura pėr t’u shijuar, sepse pėrballė do tė jenė dy nga ekipet mė me traditė nė futbollin shqiptar.
    Pastaj, pėr sa u pėrket rezultateve, ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktosh saktėsisht se ēfarė do tė ndodhė. “Ēdo ndeshje duhet ta marrim me qetėsi tė plotė. Pėrpara kupės duhet tė mendojmė njė herė pėr kampionatin pėr tė dalė nga zona e ftohtė ku ndodhemi, mė pas oreksi vjen duke ngrėnė. Nėse fitojmė kėtė javė, atėherė do tė jemi mė tė qetė psikologjikisht,” - pėrfundon mesfushori i Elbasanit, Renato Hyshmeri.
    Elbasani, qė sonte nė Shkodėr
    Ditėn e sotme, pas seancės stėrvitore paradite, ekipi i Elbasani do tė udhėtojė drejt Shkodrės. Akomodimi mėsohet se do tė bėhet nė njė nga hotelet e qytetit verior, pėr tė qenė tė gatshėm pėr ditėn e diel pėr ndeshjen. Pėr Elbasanin, nuk do tė ketė asnjė mungesė dhe tė gjithė futbollistėt do tė jenė nė dispozicion tė trajnerit Alimehmeti.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  3. #13
    Elbasani me probleme, tė pamundurėn ndaj Flamurtarit



    Njė ditė para ndeshjes pėrballė ekipit tė Flamurtarit, duket se problemet nuk kanė tė mbaruar pėr ekipin e Elbasanit. Pas rezultateve negative nė javėt e fundit, qė e kanė zbritur nė zonėn e ftohtė nė vendin e fundit tė renditjes, tashmė ėshtė dėnuar edhe ndimėstrajneri Oltion Osamni. Vendimi i komisionit tė disipilinės, i publikuar dje, dėnonte Osmanin pėr dy javė dhe 100 mijė lekė pėr sjellje jokorrekte ndaj zyrtarit tė ndeshjes. Nė ndeshjen me Flamurtarin, nė krah tė trajnerit tiranas Krenar Alimehmeti, do tė jetė trajneri i portierėve, Muharrem Dosti. Theksojmė qė Dosti ka qenė nė krye tė ekipit tė Elbasanit edicionin e kaluar nė fazėn e parė, pėr t’ia lėnė vendin mė pas Alimehmetit. Dyshja drejtuese Alimehmeti-Dosti do tė kėrkojė nga ndeshja me Flamurtarin me ēdo kusht njė rezultat pozitiv, pėr tė dalė nga fundi i renditjes.
    Bylykbashi, asnjė ndeshje nė fazėn I
    Kanė kaluar dhjetė javė nga starti i kampionatit, por Dorian Bylykbashi akoma nuk ka zbritur nė fushė pėr tė zhvilluar njė ndeshje me ekipin e Elbasanit. Problemet me dokumentacionin vazhdojnė tė mos jenė zgjidhur, duke e kthyer ēėshtjen nė njė “telenovelė”. Elbasanasit nė kėto momente tė vėshtira qė ndodhen pas rezultateve negative, kanė mė shumė se kurrė nevojė pėr njė lider si Bylykashi nė fushė. Por gjasat janė qė edhe pėr ndeshjen pėrballė ekipit tė Flamurtarit elbasanasi i talentuar nuk do tė jetė nė fushė. Lidhur me kėtė ēėshtje, futbollisti shprehet se problem pėr mosaktivizimin e tij vazhdon tė jetė problemi i dokumentacionit. “Dėshira ėshtė qė tė jem nė fushė pėr tė ndihmuar ekipin pėrballė Flamurtarit nė kėto momente jo shumė tė mira qė po kalon, por njė gjė tė tillė nuk mund tė realizoj pėr shkak tė mostėrheqjes sė dokumenteve nga ekipi ukrainas. Jam nė pritje prej disa javėsh tashmė. Shpresoj qė nė fazėn e dytė tė jem nė fushė,” -shprehet Dorian Bylykbashi.
    Verdheblutė, mė sulmues ndaj vlonjatėve
    Pėr ndeshjen me Flamurtarin, ekipi i Elbasanit pritet qė tė zbresė nė fushė me njė formacion sulmues, pėr tė kėrkuar golin nga minuta e parė, duke guxuar. Nė portė, si gjithmonė kėtė edicion, pritet qė tė jetė Ervin Llani, i cili kohėt e fundit nuk po kalon njė gjendje shumė tė mirė, duke mos arritur nė formėn e tij mė tė mirė, por besimi akoma nuk ėshtė humbur te tiranasi. Mbrojtja, qė ndeshjet e fundit ka ēaluar, duke mos krijuar shumė stabilitet, nuk pritet tė pėsojė ndryshime tė ndjeshme, duke iu besuar pėrsėri nė qendėr dyshes Sulejmanoviē-Ramazani. Ndėrsa nė krah Merxha me Memetajn. Dilemat ende tė pazgjidhura duket se paraqiten nė mesin e fushės, pasi mesfushori maqedonas Mensur Idrizi po kalon njė dėmtim tė lehtė. Nėse mesfushori do tė mungojė, pritet qė ta zėvendėsojė Dalipi nė krahun e djathtė, kurse nė tė majtin Renato Hyshmeri. Dyshja e mesit tė fushė mendohet qė do tė pėrbėhet nga Radoviē dhe Gava. Dhe nė fund reparti qė vazhdon tė ketė probleme pėr sa i pėrket finalizimit, ku sulmi do t’i besohet sėrish Sadikut dhe Rraboshtės. Nga kėta dy futbollistė pritet shumė nė kėtė ndeshje.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    sa keq me vjen per gjendjen e elbasanit
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #15
    Vitin qe vjen ka zera se do te ndertojn ekip per te dalur kampjon.Kuptohet nqs nuk bien nga kategoria superiore sivjet.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ai elbasani i para disa viteve zor te kthehet me
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #17
    Me shum gjasa ka per ty rikthyer.Jan ber goxha investime ne ekipet e moshave te Elbasanit.Eshte investuar gjithashtu ne ambjentet ku sterviten ekipet zinxhire bashk me ekipin e pare.Po ashtu stadjumi esht ber vertet modern dhe me projektore.Personalisht kam bindjen se vitin tjeter do te kemi nje ekip ku do te luftojme per tri vendet e para.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  8. #18
    Elbasani fiton, Laze nxjerr nė shitje aksionet e veta
    Elbasani fiton, Laze nxjerr nė shitje aksionet e veta



    Ka fituar me rezultatin 3-2 Elbasani, nė ndeshjen e radhės, e cila ngriti gjithashtu siparin e javės sė 13-tė tė superligės, duke marrė 3 pikė tė arta, pas disa ndeshjesh negative, dhe duke e lėnė vendin e fundit pėr Besėn. Mallakastriotėt kanė qenė “kurbani“ i verdhebluve, tė cilėt kanė rezistuar fort, me thėnė tė vėrtetėn, por janė dorėzuar nė kohėn shtesė, teksa Radovic ka vulosur fitoren 3-2 tė tė tijve. Fillimisht kanė kaluar tė parėt nė epėrsi miqtė, me anė tė Fjodor Xhafės, nė minutėn e 66-tė, mė pas, brenda pak minutash, ka barazuar Endri Dalipi, nė minutėn e 68-tė, pėr ta provuar fitoren momentale mallakastriotėt, qė me anė tė Shoshit kanė shėnuar golin e dytė tė tyre. Shoshi, qė e kishte njė karton tjetėr tė verdhė, duke gėzuar shėnimin e golit tė tij, ka hequr fanellėn dhe kjo i ka kushtuar atij kartonin e dytė tė verdhė dhe drejpėrdrejt tė kuqin, duke e lėnė skuadrėn me 10 lojtarė nė fushė. Menjėherė ka barazuar Elbasani, me anė tė Sadikut, nė minutėn e 73-tė, ndėrsa janė dashur minutat shtesė, qė verdheblutė tė dalin te fitorja. Ka qenė malazezi Radovic, i futur nė pjesėn e dytė si zėvendėsues, qė nė minutėn e dytė shtesė ka realizuar dhe ka ngritur peshė tifozėrinė vendėse, qė prej kohėsh nuk i gėzohej njė fitoereje tė skuadrės sė tij.
    Ndėrkohė, merret vesh se Arben Laze nuk do tė jetė mė president i Elbasanit, duke nisur nga e shtuna e datės 27 nėntor, pasi njeriu qė e riktheu skuadrėn verdheblu nė majėn e futbollit shqiptar, e shpalli atė kampion tė vendit nė sezonin 2005-2006, ka vendosur tė tėrhiqet nga posti qė ka mbajtur prej vitesh, duke i nxjerrė nė shitje aksionet e veta. Aksione tė cilat kanė qenė mazhorancė nė klubin e Elbasanit. Mesa duket, situata kritike nė klubin verdheblu, renditja nė vendin e fundit tė superligės, problemet e shumta financiare, dėnimi nga FIFA me heqjen e 3 pikėve dhe dėmshpėrblimin e kroatit Pero Peric me 12 mijė euro, pėr mosrespektimin e kontratės me kėtė futbollist, por edhe problematika tė tjera personale, e kanė detyruar Arben Lazen tė hapė krahun, duke ia dhėnė mundėsinė ndokujt tjetėr pėr ta marrė stafetėn. Sigurisht, duke blerė aksionet e Lazes nė klubin e Elbasanit. Njėfarė goditjeje psikologjike kjo pėr verdheblutė, tė cilėt kanė pėrjetuar dy anėt e medaljes nėn drejtimin e presidentit Laze, zenitin e tyre, deri nė shpalljen kampionė, por edhe fundin, sic ėshtė pozicionimi aktual nė superligė, por edhe zbritja njė kategori mė poshtė, nė sezonin 2009-2010.

    Problemet qė pati presidenti Laze me drejtėsinė, ku iu desh tė bėjė edhe disa vite burg, duket se krijuan hendekun e madh me skuadrėn, vecanėrisht nė aspektin financiar. Derisa numri njė i skuadrės verdheblu vendosi tė tėrhiqet, duke dhėnė njė shembull pėr t’u pėrshėndetur, nė fakt, sepse kolegė tė tij, edhe pse pėrjetojnė situata tė tilla prej vitesh, madje nė skuadra me emėr tė madh, si Partizani, nuk tunden. Dorėheqja e Lazes dhe nxjerrja nė shitje e aksioneve tė veta pėrbėn nė vetvete njėfarė shembulli qė duhet ndjekur edhe nga presidentė tė tjerė, sic ėshtė rasti i Albert Xhanit, qė nuk japin asnjė kacidhe pėr klubin, e degdisin atė nėpėr kategoritė inferiore, por nuk mbajnė asnjė pėrgjegjėsi, nuk hapin rrugė, duke i marrė peng ngjyrat dhe historinė e klubit respektiv.
    ELBASANI-BYLIS 3-2
    Shėnues: E.Dalipi 68’, Sadiku 73’, Radovic 90+2’ / F.Xhafa 66’, Shoshi 76’
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  9. #19
    Laze ndryshon mendje: S’largohem nga Elbasani



    Presidenti Arben Laze do tė shesė vetėm disa aksione, por do tė mbetet aksionari kryesor i klubit verdheblu
    Arben Laze, pas deklaratės sė ditės sė shtunė pėr largimin nga ekipi i Elbasanit dhe shitjes sė aksioneve, ka ndryshuar mendje. Gjatė ditės sė djeshme, Laze, nė jė prononcim, ėshtė shprehur se nuk do tė largohet nga Elbasani, por do tė shesė vetėm njė pjesė tė aksioneve. “Nga Elbasani nuk do tė largohem kurrė, pasi i kam kushtuar njė pjesė shumė tė rėndėsishme tė jetės dhe gjithmonė jam ndierė vetėm dhe pa mbėshtetje. Madje nuk e pėrjashtoj mundėsinė qė njė ditė president i ekipit Elbasanit tė jetė edhe trashėgimtari im.
    Kam deklaruar se do tė shes vetėm njė pjesė tė aksioneve qė gėzoj dhe jo tė gjitha,” - ėshtė shprehur Laze. Aktualisht Laze gėzon 49% tė aksioneve, ndėrsa pjesa tjetėr ėshtė e ndarė midis bashkisė me 33 % dhe aksionarit Ēėrraga me 18%. Pėr sa i pėrket pėrqindjes sė aksioneve qė Laze shprehet se do tė shesė, ai nuk bėn asgjė publike, duke mbajtuar gjithēka sekret deri nė pėrfundimin e marrėveshjeve.
    “Nuk kam dėshirė ta deklaroj pėrqindjen e aksioneve qė do tė shes deri nė pėrfundimin e marrėveshjes me tė interesuarit. Por mund tė them se ēmimi i tyre nuk do tė jetė i vogėl. Kėshtu qė ata qė tė afrohen, ta mendojnė mirė. Kam dėgjuar nė media qė janė lakuar disa emra, por nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė ka pasur interesim nga ana e tyre. Momentalisht janė disa biznese tė tjera qė kanė shprehur interes, por asgjė konkrete,” - shton Laze.
    Pėr t’u kthyer pas, te ndeshja me Bylisin, nė triumfin qė Elbasani arriti pas shumė javės, Laze shprehet se nuk ka asnjė koment pėr fitoren, teksa deklaron shkurt: “Unė jam president i ekipit dhe si i tillė do tė vazhdoj tė kontrolloj ecurinė. Pėr ndeshjen me Bylisin nuk kam asnjė koment.”
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  10. #20
    Kriza e Elbasanit nuk po ka fund...Humbi dhe kesaj jave me Kastriotin me rezultatin 3-1 ne favor te krutaneve.Elbasani ndan vendin e fundit me 9 pike bashk me Besen qe ka nje ndeshje manget.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •