Ndihmë, jam xheloze në miken
Uf, po ballafaqoheni vazhdimisht me ndjenjën e xhelozisë? Asgjë për t’u çuditur, xhelozinë gjithkush e ndjen, prandaj nuk është sekret që, për shembull, dikur miket më të mira, Kim Kardashian dhe Paris Hilton, nuk e durojnë njëra-tjetrën, dhe as ylli i filmit “Twilight” Nikki Reed (Rosalie Hale) nuk mund ta shohë afër vetes Kristen Stewart. Arsyeja, gjithsesi që është ndjenja e zilisë dhe e xhelozisë.
Mendoni për këtë gjë
Pra, nëse ndjenja e xhelozisë ndaj mikes të mundon, më së miri është të mendoni për këtë: A jeni përndryshe person xheloz, shpesh jeni xheloze në të tjerët, për shembull në motrën tuaj, vajzën e popullarizuar në shkollë të cilën mezi e njeh, yjet etj..
Nëse jeni, koha është që të ndryshoni pasi që kjo ndjenjë negative nuk ju ndihmon aspak dhe ju largon nga shumë gjëra. Po, nëse përndryshe nuk jeni person xheloz, xhelozia është paraqitur vetëm ndaj mikes, nuk është keq të mendoni pse është kështu.
Përndryshe, ndoshta ajo mikja juaj nuk i plotëson nevojat tuaja, ndoshta nuk të ofron mbështetje të vazhdueshme, në fakt nuk jep nga vetja aq sa jepni ju, pra që ju bëni më shumë për shoqërinë.
Por nëse pajtoheni mirë me të, mendoni për motivet e xhelozisë, pasi që është pikëlluese të shkatërroni miqësinë vetëm për këtë! Prandaj analizoni mirë për çka ia keni zili atij personi, përkatësisht çka është ajo që ajo e ka dhe ti nuk e ke (dhe do të dëshironit ta keni).
Kujtoni diçka të bukur që keni
Kur të ndjeni xhelozinë, në vend që të mendoni për atë që nuk e keni, kujtoni diçka të bukur që keni. Madje edhe ajo që jeni mikja më e mirë e vajzës më të popullarizuar në shkollë gjithsesi që e ka anën e saj të mirë, sigurisht për këtë jeni në zë të mirë, dhe pa ato thashetheme ndaj të cilave ajo është vazhdimisht e ekspozuar.
Përveç kësaj, duke marrë parasysh që jeni pjesë e shoqërisë së saj, vazhdimisht do të jesh në ndejat e çmendura dhe në të gjitha ngjarjet e rëndësishme ku mund të njoftosh shumë njerëz të rinj dhe interesant.
Natyrisht, gjithmonë mund të punosh në veten që të dukeni sa më mirë, të hani më shëndetshëm dhe të merreni me ushtrime trupore, dhe miken tuaj, në vend që të jeni xheloze në të, luteni që t’ju ndihmojë në këtë. Dhe diçka: ndoshta ti dukesh edhe më mirë se mikja, por këtë nuk e kupton, pasi që veten e shikon me sy shumë kritik!
Luftoni kundër xhelozisë
Një është e sigurt, kundër xhelozisë duhet të luftoni pasi që është negative dhe e shkatërron miqësinë. Nëse jeni xheloze në miken, nuk do t’i kuptoni seriozisht problemet e saja dhe nevojat dhe kjo me kohë do ta vërejë dhe ndjejë këtë, kështu që do të mbylleni në rrethin e pakënaqësisë, dhe në fund do të mbeteni vetëm.
Përveç kësaj, përpiquni të punoni në stilin tuaj dhe mendoni imazhin personal, pasi që gjithsesi që keni diçka të bukur që mund ta vini në pah. Nëse jeni tip kreativ, mundohu dhe merrni rroba të vjetra nga nëna apo motra, dhe qepni, bëni diçka për veten dhe të veçantë. Mendoni që kjo nuk do të ndihmojë që të bëheni person interesant për njerëzit?
Vështroje miken si bisedon me njerëzit tjerë dhe mëso diçka nga ajo, pasi që fytyra e qeshur dhe natyra gazmore hapin të gjitha dyert. Sikur që e kemi përsëritur shumë herë, e tëra fshihet në vetëbesim dhe në qëndrimin pozitiv në të cilin mund të punojë secili prej nesh, ndërsa gjëja më e mirë në këtë është se nuk do të harxhoni asnjë para, kështu që pse mos ta provoni.
Mos u ngarko dhe mos u merr me mendimet që duhet të jeni e preferuara dhe e veçuara dhe sapo të ndalesh të merresh me këtë, gjithsesi që shumë shpejt do të shihni rezultate pozitive dhe do të jesh e lumtur me miken tuaj!
Zëri
Krijoni Kontakt