Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 48
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Konfirmohet - meshkujt dhe femrat ndajnë vetëm 10 për qind të karakteristikave

    Gjinia më e butë është më e ndjeshme dhe më e ngrohtë, derisa meshkujt janë më dominues dhe më stabilë emocionalisht, dhe për shkak të këtyre dallimeve zgjedhin edhe karriera të ndryshme, vërteton studimi britanik.
    Femrat janë nga Venera, ndërsa meshkujt nga Marsi, është thënie e vjetër e cila qartë përshkruan se sa jemi të ndryshëm në të vërtetë. Mashkulli dhe femra mesatare kanë vetëm 10 për qind të karakteristikave të përbashkëta të personalitetit, zbulon studimi i Universitetit Manchester në 15.000 persona.

    Gjinia më e butë është më e ndjeshme dhe më e ngrohtë, derisa meshkujt janë më dominues dhe më stabil emocionalisht. Dallimet në mes gjinive janë aq të mëdha sa që ndikojnë në zgjedhjen e vendit të punës, vërteton hulumtimi.
    ‘Edhe pse e kemi ditur që ekzistojnë dallimet, ato janë në fakt shumë më të mëdha se sa kemi menduar. Ndoshta tingëllon si stereotip, por një numër i madh i femrave punon në profesionet në të cilat tregojnë anën e tyre të ndjeshme siç janë infermieret dhe mësueset’, pohon një nga autorët e studimit, psikologu dr. Paul Irwing.

    Njerëzit e zgjedhin punën që i bën të ndihen të lumtur dhe në të cilën janë të mirë, ndërsa kjo vetëm vërteton se sa të mëdha janë dallimet në mes gjinive. Dallimet janë edhe më të dukshme për shkak të niveleve të ndryshme të hormoneve në trup, shton ai.

    Karakteristikat femërore
    * Ndjeshmëria
    * Ngrohtësia
    * Mirëkuptimi
    * Tensioni
    * Mbështetja vetëm në vete
    * Gjallëria
    * Preokupimi

    Karakteristikat mashkullore
    * Dominimi
    * Stabiliteti emocional
    * Racionaliteti
    * Maturia
    * Të hapur për ndryshime
    * Guximi social
    * Ruajnë privatësinë
    * Perfeksionizmi

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Si të bisedohet me tinejxherin për seksin?



    Është shumë me rëndësi që fëmijës t’i bëni me dije se ju jeni personi i parë të cilit mundet dhe duhet t’i drejtohet, nëse ka pyetje që kanë të bëjnë me seksin.
    Gjithnjë e më herët fëmijët i fillojnë marrëdhëniet intime, madje edhe në vitet e hershme të tinejxherit, andaj do të ishte mirë që me ta sa më parë dhe sa më hapur të bisedoni. Sado që do t’ju jetë ndoshta e pakëndshme, juve ju përket që sa më mirë ta përgatisni fëmijën tuaj për këtë pjesë të rëndësishme të jetës.

    1. Shumica e prindërve tmerrohen nga biseda me fëmijët për këtë temë, të shumtën e rasteve as që mund ta imagjinojnë e as ta përballojnë që fëmija i tyre ka pasur marrëdhënie seksuale. Biseda e hapur do t’u ndihmojë fëmijëve që të marrin informata të drejta, të cilat do ta eliminojnë hutinë lidhur me ndjenjat dhe shtytjet që tashmë i kanë. Me hapjen rreth kësaj teme dhe me biseda të kohëpaskohshme, do t’u ndihmoni që të bëhen persona të pjekur dhe të përgjegjshëm seksualisht.

    2. Fillojani bisedës. Bisedoni për serialet filmike, lajmet në gazeta apo TV, për shtatzënësinë në moshën e tinejxherit, për masturbimin dhe qasuni edhe atyre temave vërtet të vështira, si p.sh. keqtrajtimi seksual. Në këtë mënyrë do t’i ndihmoni fëmijës tuaj që me kohë të ndihet mjaft i relaksuar dhe që sinqerisht të bisedojë me ju për seksin.

    3. Çka dinë ata? Me siguri do t’ju befasojnë që në moshën më të re fëmijët tashmë dinë shumë për seksin, diçka nga TV-ja e diçka nga miqtë. Pyetjet më të shpeshta që i mundojnë të rinjtë janë të lidhura me kontracepsionin. Për vajzat nuk është gjithmonë krejtësisht e qartë se e kanë të drejtën të thonë jo, ndërkaq edhe djemtë edhe vajzat shpesh nuk e dallojnë dashurinë nga seksi.

    4. Puberteti mund të jetë kohë e frikshme dhe e hutueshme për fëmijët tuaj. Trupi fillon t’u ndryshojë, duken më të rritur, qimet fillojnë t’u rriten, hormonet gjithnjë e më me vrull... Te vajzat paraqiten menstruacionet dhe u rritet gjoksi, ndërkaq te djelmoshat paraqiten ëndrra “të lagura”, dhe e gjithë kjo mund të bëhet stresuese për ta. Mirëpo, puberteti nuk ndodh brenda një nate. Bisedoni me fëmijët dhe shpjegojani se çfarë ndryshimesh i presin.

    5. Thoni se, pos respektimit të mendimit dhe të ndjenjave të të tjerëve, është po ashtu me rëndësi të respektojnë veten dhe trupin e vet. Thoni se askush nuk ka të drejtën t’i prekë pa lejen e tyre.

    6. Shpjegojani qëndrimet tuaja. Me rëndësi është që me ta të bisedoni për qëndrimet vetjake morale apo religjioze. Ato ata patjetër duhet t’i respektojnë, ose së paku të kuptojnë mendimin tuaj dhe do të dinë të respektojnë.

    7. Çarë duhet bërë me ndjenjat seksuale? Ndjenja e eksitimit seksual është pjesë e rritjes dhe është me rëndësi që t’u tregoni se çdo gjë është normale. Ndoshta biri juaj do të ketë ndjenjën e pakëndshme për shkak të ereksionit, apo vajza juaj do të ndihet pakëndshëm për ndjenjat të cilat i ndodhin asaj. Lejojani privatësinë e cila u është e nevojshme.

    8. Ju duket situatë të pakëndshme? Mos e shtyni bisedën për këtë temë për shkak se do të ndiheni pakëndshëm. Ju jeni prind dhe fëmijës tuaj patjetër duhet t’i ndihmoni në këtë pjesë të jetës së tyre.

    9. Kontaktet e para seksuale. Ekzistojnë shumë mënyra në të cilat tinejxheri juaj mund të jetë intim dhe të shkojë deri në fund me marrëdhënien seksuale. Puthjet e para të tyre dhe prekjet e para janë me rëndësi për zhvillimin seksual, andaj shpjegojani se si mund t’i shfaqin emocionet dhe të eksperimentojnë edhe pa bërë seks.

    10. Po dashuria? Mbështetja më e mirë për marrëdhënie seksuale është dashuria, natyrisht atëherë kur do të jenë të gatshëm për të. Shpjegojani se si ajo marrëdhënie e parë tërë jetën do t’u mbetet kujtimi më i mirë.

    11. Është në rregull të thuhet jo. Është shumë me rëndësi që t’u tregoni se ajo që shokët e tyre lavdërohen se e kanë bërë “atë”, nuk do të thotë se edhe ata patjetër duhet të shkojnë gjurmëve të tyre. Thoni se është në rregull të thonë jo. Rikujtojani se detyrimi për marrëdhënie intime është i kundërligjshëm.

    12. Kanë dashnorin e parë/dashnoren? Haptazi dhe pa gjykime bisedoni për atë lidhje. Çfarë ndiejnë për atë person? A janë vetëm miq apo më shumë se miq? A kanë qenë intimë deri tash dhe sa larg kanë shkuar. Njihuni me atë djalosh apo vajzë, ftojini në darkë... Dëshmoni fëmijës tuaj se po ju pëlqen personi në të cilin janë dashuruar.

    13. Ndërprerjet e para të dhembshme. Pas dashurisë së parë vjen edhe ndarja e parë, e cila mund të bëhet shumë e dhimbshme për fëmijën tuaj, por gjithashtu edhe shumë e rëndësishme për marrëdhëniet e ardhshme. Bisedoni për ndjenjat e tyre dhe shpjegojani se nganjëherë lidhjet nuk përfundojnë ashtu siç do të dëshironim. Ofroni mbështetjen tuaj, mos i sulmoni.

    14. Po mbrojtja? Që nga fillimi theksojeni rëndësinë e mbrojtjes. Shpjegojani çdo gjë rreth sëmundjeve ngjitëse, pasojat e tyre dhe si të mbrohen nga to. Kjo është gjithashtu e rëndësishme qoftë kur është fjala për vajzat apo për djelmoshat.

    15. Çfarë të bëhet nëse ndodh shtatzënësia? Qëndroni i qetë dhe bëhuni mbështetje për vajzën tuaj, apo për djalin tuaj dhe për vajzën e tij. Jepuni këshillat tuaja, por lërini që vetë të vendosin çfarë dëshirojnë të bëjnë më tutje.

    16. Shumica e tinejxherëve kanë problem me hapjen para prindërve dhe me bisedat për gjërat intime. Mirëpo, në të shumtën e rasteve bëhet problem vetëm nëse biseda fillohet tepër vonë. Nëse me ta filloni të bisedoni haptas që nga fëmijëria, do të mund të bisedoni edhe për seksin. Në rastin e tillë mos i detyroni apo mos i sulmoni, sepse nuk do të arrini asgjë. Më mirë është që t’u siguroni libra edukativ, broshura... Ndoshta do ta kenë më të lehtë të bisedonin me dikë që është ekspert për këtë gjë.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #23
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Me Tinejxherat e diteve te sotme ske cfare te bisedosh hic per seksin sepse i dine te gjitha.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Pse nuk mund të merren vesh meshkujt dhe femrat

    Madje, edhe ndërmjet dy vetëve, të cilët e duan njëri-tjetrin, mjafton vetëm një fjali për të shkaktuar mosmarrëveshjen. Porse, kur t’i dimë kurthet, dimë si t’i evitojmë.
    ‘Nëse mendon se unë nuk mund ta bëj vetë këtë gjë, merr ndreqe vetë’ - dëgjoi kur ia tha nga ana tjetër e telefonit. Ç’thotë kjo gjë? Në të vërtetë asgjë të parëndomtë: burri dhe gruaja nuk u morën vesh. Ajo deshi t’i ndihmonte në mënyrë të njerëzishme, kurse ai e ka marrë atë punë me zemërngushtësi dhe si ligësi. Gjë klasike. Një sërë hulumtimesh kanë dëshmuar se meshkujt dhe femrat në forma të ndryshme i artikulojnë emocionet e veta dhe në mënyrë të ndryshme bëjnë zgjidhjen e problemeve.

    Ekzistojnë tri teori kryesore:

    1. Meshkujt nuk e thonë atë që mendojnë, kurse femrat nuk mendojnë çka thonë. Këtë mendim e mbështet psikologu amerikan John Gray, autor i bestselerit popullarizues Meshkujt janë nga Marsi, femrat nga Venera.

    2. Shkencëtarët gjermanë Allan dhe Barbara Pease (Pse meshkujt s’dinë të dëgjojnë kurse femrat nuk dinë të parkojnë) konsiderojnë se arsyeja pse s’ka pajtim në komunikimin reciprok, ekziston në faktin se edhe struktura e trurit të femrës dhe të mashkullit ndryshon. Kështu ana e majtë e trurit të meshkujve (duke përfshirë edhe qendrën e komandimit të të folurit) është më pak e palidhur me anën e djathtë, e cila ka rëndësi shumë të madhe për intuitën.
    Rezultati: burrat për këtë shkak në bisedë në radhë të parë këmbejnë informacione, kurse femrat emocione.

    3. Psikologu gjerman, dr. Karl Geck, mendon se burrat kryesisht kujdesen për të mirën e familjes dhe biseda e tyre para së gjithash zhvillohet në kuptimin praktik. Femrat, përkundrazi, më shumë i kushtojnë kujdes kontakteve ndërnjerëzore.
    Del ky rezultat i zhvillimit të këtillë: ajo i zgjedh problemet me anë të komunikimit, kurse ai me anë të veprave. Nuk është kurrfarë çudie pse femra mesatarisht gjatë ditës i flet 23.000 fjalë, kurse burri vetëm 12.000.

    Si të evitohen mosmarrëveshjet?
    Çfarëdo që të jetë mosmarrëveshja në shkallë të komunikimit ndërmjet mashkullit dhe femrës, po tregojmë disa mënyra si t’i evitoni ato.

    1 Të dhënët e shenjës
    Situata: Ajo thotë: “Ka tash sa kohë që s’kemi dalë të hamë jashtë. Në kënd të rrugës është një restorant simpatik italian…”. E merrni vesh qartë se çka po mendon, apo jo? Por, ai nuk kupton! Mënyra më e mirë: Ta thuash hapur mendimin, jo vetëm të bësh me dije. Burrat nuk i kuptojnë aludimet apo kuptimet që gjenden ndërmjet radhëve. Kështu ndodh edhe me formulimet e padefinuara, siç janë: “Është dashur ta provojmë sërish…”. Sukses do të arrijnë vetëm deklarimet e qarta: “Kam uri. Dua të ha. Na rezervo një tryezë në restorant.”

    2 Respekt i madh
    Situata: Ai është i tretur me mend dhe vepron i dërrmuar. Ajo e pyet të dijë ç’hall ka, tenton të bisedojë, kur ai s’i tregon, nxjerr përfundimin vetë: “Shpesh po të them të mos punosh aq shumë!”
    Mënyra më e mirë: Femrat kanë prirje të kenë kujdes më shumë. Mu për shkak se kanë mësuar të lexojnë ndërmjet radhëve, po në të njëjtën mënyrë tentojnë të bisedojnë me partnerin e vet. Lëreni shikimin e tij të vrazhdë dhe mos ia vini mendjen injorimit të tij për të biseduar me ju, kur ta shihni se nuk ka dëshirë të bisedojë. Në vend të kësaj pyeteni se si qëndron puna. Mosgatishmëria e tij për të biseduar me ju shpesh s’ka të bëjë fare me ju. Po nëse keni dëshirë të mësoni më shumë gjëra për këtë, ushtroni pyetje konkrete.

    3 Hallet e mëdha
    Situata: Mu në kohën kur ai shikon futboll, ajo dëshiron të dijë nga ai se a bën ta bëjë natën shoqja e saj tek ata. Mërmëritjen e tij ajo e kupton si miratim. Menjëherë pas kësaj ai duket i hidhëruar, sepse ajo kinse nuk e ka pyetur për asgjë. Mënyra më e mirë: Femrat në të njëjtën kohë mund të kryejnë disa punë, kurse meshkujt s’mund ta bëjnë këtë gjë. Për këtë shkak prisni të pushojë pak dhe pyeteni sërish: “Kuptova se pajtohesh që ajo të vijë të bujë te ne. A është e vërtetë kjo?”

    4 Shpresa e gabueshme
    Situata: Ajo vjen nga puna e mbushur hidhërim ndaj koleges që ia ka kurdisur kurthin dhe ka dëshirë që për këtë gjë të bisedojë me dikë në shtëpi. Ajo ia përshkruan detajisht situatën, kurse ai i ndërhyn, duke i thënë se çka duhet të bëjë me përpikëri, në vend që ta dëgjojë ç’thotë.
    Mënyra më e mirë: Meshkujt mendojnë praktikisht, pa marrë parasysh se është fjala për farë bisede apo për farë tregtie. Shumë burra nuk kuptojnë se femrat me anë të bisedës tentojnë t’ia lehtësojnë punën vetes dhe kanë dëshirë t’i dëgjojë njeriu. Burrat në situatë të këtillë reagojnë në mënyrë instinktive dhe konsiderojnë se janë kompetentë të japin menjëherë këshilla precize dhe konkrete se në ç’mënyrë ta zgjedhësh problemin. Për këtë shkak duhet t’ua thuash troç: “Nuk dua këshilla. Ndihmën më të mirë do të ma bësh nëse vetëm më dëgjon!”

    5 Kundërshtimi
    Situata: Janë ftuar të vijnë në darkë dhe ai me atë rast ka vënë kravatën, të cilën ajo nuk e ka në qejf. E pyet atë me ironi se a e ka atë kravatë detaj të çmuar të veshjes. Ai nuk reagon dhe ajo hidhërohet: “Të kam thënë një milion herë se ky kombinim nuk ka harmoni!”
    Mënyra më e mirë: Burrat në raste të këtilla të reagimit, heshtin. Nëse ekziston diçka që nuk e duan, ai është kundërshtimi. Tentoni që në vend të kundërshtimit, dëshirat tuaja t’i fusni në paketëzën e “përbashkët”: “Kam dëshirë që sonte të jemi çift simpatik. Për këtë shkak, të lutem, vishe këmishën e kaltër me këtë kravatë”.

    Për çka bisedojnë më së shumti?

    AJO
    1. Problemet personale, frikësimet, bukurinë
    2. Djemtë në përgjithësi, për marrëdhëniet reciproke, për seksualitetin
    3. Miqtë e përbashkët
    4. Familjen, fëmijët, afarizmin shtëpiak
    5. Kulturën, punët e shtëpisë, politikën

    AI
    1. Puna/karriera, punët e shtëpisë, politika
    2. Sporti
    3. Femrat
    4. Veturat
    5. Seksualiteti, emocionet, brengat personale

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Çfarë tipi jeni

    Dallohen disa tipa të xhelozisë dhe secilin prej tyre e drejton stili i veçantë i sjelljes dhe reaksionit.
    Xhelozi e bindshme:
    Është ai person që përpiqet t'ia shprehë partnerit të vet me fjalë tej mase se sjellja e saj i shkakton vuajtje dhe kështu e detyron të bëjë sjellje të vrazhda ndaj të gjithëve ose ndaj ndonjë konkurrenti të veçantë. Me këtë mënyrë të të sjellit inspirohet në situatë të xhelozisë romantike.

    Xhelozi në ikje:
    Është i prirë për reaksione efektive, p.sh., ndarja e papritur nga partneri, shpesh me grimasa e shamatë, pas ndonjë episodi që do ta ketë lemerisur. Një variant ca më i zbutur është ikja nga banesa e përbashkët për të menduar pak, ose dalja me dikë tjetër që të shprehet pavarësia personale.

    Xhelozi që kërcënon:
    Ky tip menjëherë i tregon manitë e veta negative. Ai kërkon me dhunë (si p.sh. nuk do të shpie në vallëzim). Në thelb, agresiviteti verbal është i drejtuar drejt objektit dashuror, por mund të ketë për objekt edhe rivalin, e vërtetin ose të trilluarin. Rivali është shpesh gjë e kureshtjes së pakufi dhe shkaku i tij ai shpesh krijon pyetje të natyrës si: "E për çka ai është më i mirë se unë?

    Xhelozi që sulmon:
    Ky tip është më tiranizuesi dhe për fat më i rralli. Bëhet fjalë për tipin, kufirin e të cilit kalohet tejet kërcënimit verbal, shprehet përmes skenash të potershme, ulërimash, thyerjeve të gjerave, shuplakave të përcjella dhe me lëndime.
    Në këtë rast shkalla e tërbimit nuk është tregues i peshës së kundërvajtjes. Ky tip i xhelozuesit është më afër fushës patologjike sesa ndjenjave normale. Në të tilla raste edhe gjurma më e vogël e dyshimit mund të nxisë një mori të reaksioneve të pafrenueshme.

    Ata që nuk ndjenjë xhelozi:
    Ai ose ajo që nuk e njohin xhelozinë shpesh arrijnë të tërbojnë partnerët më shumë se xhelozuesit më të vrazhdë. Nëse është e vërtetë që xhelozia është për gjykim edhe mungesa e xhelozisë në dashuri është e denjë për përbuzje. Për atë që është i dashuruar, e keqja më e madhe që mund të ndodhë është indiferenca.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Shpërthimet e temperamentit, të dobishme

    Shumica prej nesh janë edukuar ashtu që të mendojmë se si shpërthimet e çfarëdo natyre janë tërësisht të papranueshme. Nga ana tjetër, kjo është e shkëlqyeshme për shëndetin tuaj.

    Në njërën anë kjo është e saktë, sepse personi që shpesh humb kontrollin, nuk është më i dëshiruari në shoqëri. Nga ana tjetër, kjo është e shkëlqyeshme për shëndetin tuaj.

    Shpërthimet e temperamentit në një kohë të shkurtër do t'ju lirojë nga stresi, zemërimi dhe ngrysja. Një hulumtim madje ka treguar që shpërthimet reduktojnë rrezikun nga krijimi i sulmit në zemër.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Leximi pa përsëritje krijon parafytyrim të rremë

    Shumë hulumtime kanë treguar që shumë më lehtë dhe më gjatë i mbajmë mend ato që i flasim apo theksojmë.

    Kur vetëm e lexojmë ndonjë tekst do ta mbajmë mend, por do ta riprodhojmë më vështirë dhe do ta mbajmë mend apo kujtojmë më shkurt. Prandaj, në procesin e të mësuarit përsëritja me zë ka rol të rëndësishëm, sepse leximi pa përsëritje krijon parafytyrim të rremë për atë sesa kemi mbajtur mend.

    Një nga ‘rregullat e arta’ të mësimit është që materiali apo lënda të lidhet në mënyrë logjike, respektivisht që të mos mësohet përmendsh. Materiali i përvetësuar kështu qëndron më gjatë në kujtesë dhe mund të lidhet logjikisht me atë që do të mësohet në të ardhmen, ndërsa mësimet e mësuara përmendsh nuk kanë kuptim, përveç reproduktimit në orën e ardhshme.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Lumturia ekziston dhe është e matshme



    Studimet tregojnë se 90% e francezëve, 50% e anglezëve, dhe 42% e amerikanëve, deklarojnë se janë të lumtur për jetën që bëjnë. Përveç këtyre statistikave mund të thuhet se edhe shkenca e pohon që lumturia ekziston.

    Studimet më të fundit shkencore kanë vërtetuar hipotezën se emocionet pozitive përkthehen në një rritje të aktivitetit neutral në lobin prefrontal të majtë, (pjesa përkatëse e kores së trurit nën anën e majtë të ballit), gjë kjo lehtësisht e matshme përmes instrumenteve përkatëse.

    Lumturia, ose të paktën ideja e lumturisë, është e domosdoshme për të jetuar. Kur jetohet një moment i bukur, ritmi kardiak zvogëlohet, kimia e trupit dhe sistemi imunitar përmirësohen. Kush është i lumtur ka më shumë imunitet ndaj sëmundjeve.

    Lumturia pra është një impuls jetësor, që na bën mirë e na motivon për të bërë përpara.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Paranoja e pasqyrës



    Një femër sheh pamjen e saj në pasqyrë apo objekte të tjera reflektuese mesatarisht tetë herë në ditë, të paktën sipas përfundimit të një studimi të realizuar nga Universiteti i Mançesterit, në Britaninë e Madhe.

    Në mungesë të pasqyrës, një telefon celular dhe syzet e një personi të afërt janë dy prej objekteve më të zakonshme në të cilën gratë shikojnë veten e tyre. Objekte të tjera popullore që zëvendësojnë pasqyrën e shtëpisë janë xhamat e dyqaneve apo pasqyrat e makinave në rrugë.

    Nga anketimi, rezultoi se për shumicën e femrave, aparenca është diçka që mbetet në mënyrë të përditshme në fokus, ndërsa flokët dhe tualeti janë dy gjërat kryesore në vëmendje.
    Për 39% të të anketuarave, mënyra se si duken lidhet drejtëpërsëdrejti me vetbesimin dhe humorin gjatë ditës, ndërsa 10% pranuan se janë aq të fiksuara me pasqyrën, sa që shikojnë vetem të paktën një herë gjatë një ore.

    Studimi, i cili u fokusua në anketimin e 2 mijë vajzave dhe grave të moshave të ndryshm në Britani, zbuloi edhe se një në dhjetë vajza adoleshente kryen tualet të paktën tre herë në ditë.

    Bota sot
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Çka duhet të dini për fuqinë e mendimeve pozitive?

    Nuk ka person i cili ndonjëherë nuk mendon që asgjë nuk po i shkon për dore. Njerëzit, fatkeqësisht, janë të prirë gjithmonë të potencojnë atë negativen. Nëse për shembull, vazhdimisht theksoni se nuk keni fat dhe asgjë nuk shkon si doni, pavetëdije e ftoni energjinë negative. Dhe nëse vazhdimisht përsërisni se nuk jeni interesant, që njerëzit nuk ju duan, filloni edhe vetë të besoni në të!

    Ndonjëherë edhe rrethi na nxit që të mendojmë se jemi të pavlerë, të mërzitshëm, të marrë… Natyrisht, vështirë është të keni kontroll ndaj mendimeve të të tjerëve, por kjo nuk duhet t’ju prek juve.

    Është e rëndësishme të besoni në veten. Me pak ushtrime mund të mësoni si të zotëroni teknikën e fuqisë së mendimeve pozitive.

    Fjalinë negative e cila ju mundon shkruani në letër, dhe pastaj fshijeni atë dhe shkruani një mendim pozitiv. Lirojeni veten dhe shkruani sa doni mendime të këtilla, do t’ju ndihmojë, edhe ashtu këtë nuk do ta shohë askush.

    Ushtroni dallimin e momenteve negative dhe mësoni që të merrni kontrollin ndaj tyre në vend që ata t’ju kontrollojnë juve. Fjalët si “nuk mundem”, “nuk dua”, “nuk dëshiroj” zëvendësoni me versione pozitive “mundem”, “dua”, “dëshiroj”. Mos e humbisni kohën tuaj të çmuar në mendime dhe ndjenja negative!

    Mendimet tuaja ndikojnë në secilën qelizë të trupit tuaj dhe për këtë kanë ndikim në shëndetin e tërësishëm. Mendimet pozitive janë mendime të shëndetshme. Kur të mendoni për të kaluarën, mundohuni të mos mendoni për mossukseset të cilat ju kanë ndodhur (edhe pse i ndodhin secilës qenie të planetit), por kujtoni atë në të cilën patët sukses (nuk ka rëndësi a janë këto imtësi, dhe mund të mos kenë rëndësi të madhe për dikë, e rëndësishmja është që bëhet fjalë për sukses).

    Dhe për fund: kur ju duket se para jush është diçka e vështirë, ndoshta edhe e paarritshme, gjithqysh pyesni veten çka duhet të bëni që kjo të ketë sukses.

    Përgjigja nuk duhet të jetë në një fjali, as në një veprim dhe nuk duhet direkt të dërgojë në sukses, mund të shkojë edhe rreth e përqark, e rëndësishme është të gjeni një rrugë deri te suksesi. Kur e dini që kjo rrugë ekziston, qoftë edhe e vështirë dhe e gjatë, më lehtë është të jeni pozitiv sesa të mendoni që është e pamundur ajo që dëshironi.

    Zëri
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •