Nga frika ,se nje dite ndoshta qe neve na mbushet mendja dhe mos po ia marrim tokat tona qe i mban t'okupuara .
Nga frika ,se nje dite ndoshta qe neve na mbushet mendja dhe mos po ia marrim tokat tona qe i mban t'okupuara .
Nuk jam unë që ju thërras ,por jeni ju që vini tek unë!
Nuk e di nëse ke qënë ndonjëher emigrant në Greqi apo jo, por nga mënyra se si shkruan them se nuk e ke provuar Greqinë.
E keqja jote është se mundohesh ta perceptosh Greqinë sipas konceptit amerikan, por kjo nuk ka vlerë në rastin e Greqisë.
Nuk dua të spjegoj tani se ç'far nuk shkon në rastin e Greqisë sepse Ti nuk mund ta kuptosh (kjo jo për fajin tënd), këtë e kuptojnë fare mirë ata që kanë jetuar ose jetojnë atje.
Po të them vetëm një gjë, unë kam qënë me dokumenta të rregullta (asnjëher klandestin) në Greqi, Itali, Francë, Austri, Gjermani dhe Amerikë dhe i vetmi vend ku nuk mund ta ndiesh veten të sigurt se nuk do vi policia ti grisi dokumentat e tua të rregullta është Greqia.
Fillove te flasesh kodra mbas bregut.... Ku e vure re ti se une nuk i jam mirenjohes ktij vendit ku jetoj? Pervecse te mira, duke punuar ndershmerisht, duke i paguar te gjitha taksat, duke respektuar ligjet greke nuk kam bere asnje te keqe ne kte vend. Por, zotria juaj ngaterron mirenjohjen me lepirjen.
Dhe prandaj dhe e bere kte, kurse mua nuk me eshte dhen akoma mundesia. Kaq e veshtire eshte per tu kuptuar, te njejten pergjigje japin dhe greket fashista kur perpiqen te tregohen gjoja te drejte.Nese une do te hasja ne diskriminim si emigrant, do te perpiqesha te largohesha nga ai vend ne mundesine e pare qe do te me jepej.
Pra e ditke qe ne Greqi paska diskriminim, pa na thuaj si e vlerson ti diskriminimin qe na bejn greket? Nuk duam leksione mbi humanizmin, duam pikerisht opinionin tend per sjelljen diskriminuese te shtetit dhe kishes greke. Sa per popullin grek, pjesa jo cobane e cila eshte teper e vogel ne krahasim me pjesen injorante te grekeve, na ka ndihmuar jasht mase dhe jane pikerisht ata qe na kane ndihmuar dhe i kane dal kryq shtetit te felliqur grek dhe kishes ogurzeze.Ose do te shkoja ne nje vend tjeter, ose do te kthehesha ne vendlindja. Por asnjehere nuk do t'ia lejoja vetes apo femijeve te mi, qe te urreja e sillesha ne te njejten menyre se si silleshin ata njerez qe me diskriminonin.
E vertete. Dhe pikerisht kjo eshte dhe mosmirenjohja qe tregon ti ndaj Zemres se madhe shqiptare qe nuk i ekzekutoi parardhesit e tu te vetquajtur minoritet grek sic ekzekutuan greket minoritetin shqiptar cam. Por ju dha shkolle dhe ju dha poste te larta ne qeverisjen komuniste, bile bile ju beri dhe spiuna per te futur popullin autokton shqiptar neper burgjet e diktatures.Mosmirenjohja eshte nje tjeter simptome e nje shpirti te semure.
Je ti bukshkale dhe mosmirenjohes qe perdhos krenarin shqiptare duke i bere iso krimeve greke ndaj popullates came, apo mos valle ato nenat came, qe iu shqyen barqet per ti vrare dhe femin ne filiz, kishin bashkpunuar me fashizmin sipas teje apo mos valle ate femij qe u masakruan kishin bashkpunuar me Ali Pashe Tepelenen qe kish 120 vjet qe kish vdekur.
Ne delirin tend per te mbrojtur mosmirenjohesit grek qe interrnuan e vrane sa e sa heronj Arvanitas qe luftuan per lirin e Greqise po thua marrzira.
Flet per liberalizem dhe humanizem, por thekson se kjo duhet te merret parasysh vetem nga ana shqiptare, qe ne fakt ne menyre institucionale dhe publike eshte treguar me teper se liberale dhe humane. Por nuk i drejtohesh kurre pales greke per humanizem e liberalizem, bile bile i justifikon ata me moton qesharake "memonomena peristatika" (raste te vecanta).
Epirotas Gjak Shqiptari
Krejt bota mundohet te zgjerohet te asimiloj tjetrin , me ne shqiptaret ndodh e kunderta ne mundohemi ta asimilojm vehten.
Me thjesht ne ja ngulim vehtes krejt leht pa u mundue edhe mburremi a, se po bajm pune .
Une e ti jemi njerez. Eshte natyrale per mua e ty qe te gjykojme, ashtu sipas botekuptimit tone personal, nje njeri qe hasim ne rruge, qofte ky grek, turk, amerikan apo arab. Mund te na pelqeje sjellja, apo veshja, apo edukata e tij, ose mund te mos na pelqeje.
Por asnjehere njerezit si puna ime apo si puna tende, nuk duhet te gjykojne nje popull te tere, apo nje familje te tere, apo nje grup minoritar te tere. Keto pergjithesime jane te gabuara dhe kur behet fjale per "urrejtje" atehere nuk jane vetem te gabuara, por jane edhe raciste e diskriminuese.
Si do te ndiheshe nese nje grek apo nje amerikan te dilte e te thosh "te gjithe shqiptaret jane mafioza pasi nje trafikant i droges me origjine shqiptare u kap ne Itali"? Nuk do te vinte aspak mire, te pakten mua nuk do te me vinte mire pasi une nuk jam trafikant si ai shqiptari tjeter.
Une nuk diskriminoj asnje popull ne bote, pasi nuk me pelqen qe njerezit e tjere te diskriminojne popullin tim shqiptar. Kur ti e une shikojme qe nje shqiptar i vetem diskriminohet pa te drejte, duhet te ngrejme zerin prane shtetit perkates, prane shtetit shqiptar, prane gjithe atyre dhjetra organizatave humanitare ne bote qe merren me keto ceshtje, qe te mbrojme dinjitetin e lirine tone si njerez. Por kur diskriminimit i pergjigjemi me te njejten menyre, kur ai greku na shan ne rruge dhe ne e shajme mbrapsht me keq akoma, atehere ne nuk jemi shume ndryshe nga ai greku racist, jemi njesoj ne fakt. Ai ai eshte grek racist pasi urren shqiptaret, une e ti jemi raciste pasi urejme greket.
Racizmi nuk eshte patriotizem e as nacionalizem, racizmi eshte flagma me e keqe ne historine e njerezimit qe eshte bere shkak per lufterat me te medha qe ka njohur njerezimi ne mbare historine e tij. Te ulerasesh e te shash greket, turqit, arabet e mbare boten si i marre, nuk te ben ty nje shqiptar as me te mire e as me te madh se ne te tjeret, te ben ty nje shqiptar racist. Urrejtja e ngritur mbi baza etnike, racore apo fetare e ka emrin racizem.
Albo
Nuk eshte ceshtje rracore urrejtja greke, absolutisht.Ato i personifikojne shqiptaret me turq.Nese nuk je vorioepiriot ato nuk e kuptojne sado argumenta te hedhesh ti, qe ortodoksit shqiptar jane shqiptar. Ai nuk e kupton qe ortodoks ka ne gjithe shqiperine si ne jug , ne shqiperine e mesme dhe pakica ne veri.Ne librat shkollore ne te cilat kane mesuar historine dhe mardheniet me shiptaret, ato nuk hasin fjalen shqiptar por turq dhe greke, pasi dhe vet shqiptaret musliman te till na quajten ne te krishteret.Per kete kemi deshmi rrefimet e Edit Durham.Por dhe pa u lodhe shume per te vertetuar kete , deri me sot kerkush nuk me ka konsideruar ketu ne forum per shqiptar por per grek, e pra jemi ne shekullin XXI kur kemi kaluar dhe nje tjeter 50 vjecar sebashku, ku kane pare qe nuk dim as dhe nje fjale greke dhe qe s'kemi as dhe nje te aferm atje.Pra per kete konsiderate nuk te ka fajin greku, pasi ti vet je krenuar me te qenit truk.Sa e sa here e kemi ndigjuar lutjen fyese "Allah e hamdyrryla , shyqyr qe na bere turk e jo kaurr".Pra ne kete mes jemi ne qe duhet te sqarojme kete popull neprmjet historise, qe jemi te gjithe shqiptar.Nese kemi sot keto drunje te shtrebert, duhen marre masat per brezin e ri.Ato me shume se kushdo tjeter kane nevoje per nje informacion te vertete historik me gjith te metat, apo pjesen e turpshme te ketij populli.Eshte tjeter gje se sa fajtor jemi , se ndoshta mund te mos jemi hic, per ate kohe.Fajtor ne shqiptaret po jemi sot, kur po i dime mjaft mire te vertetat dhe nuk kerkojme ndryshime, kur po dime se turku na i la kete urrejtje e konflikt, na dalin hatibe e rrenegate te tjere qe na mbushin mendjen se turqia na cliroi, se ajo na mesoi e zhvilloi.E kjo eshte pjesa me e turpshme qe troc me e thane, na ben me turp te qenit shqiptar.Te ngrihesh per fitoren e nje ndeshje basketbolli dhe te gezosh nen thirrjet se ne jemi turq e kjo eshte per te qare me llahinka.kur me acaron mua si shqiptar , pa mendoje te jesh serb te jesh malazez, te jesh grek, ku secili prej tyre u ndeshkua , prej ketij armiku rajonal.Te marresh mbi vete bemat e turqise eshte e pa pranueshme. I sherbyem vertet atij me pasion, por ne rrolin e viktimes.Ishte ai qe drejtonte, skenaristi dhe regjizori i viktimave te tij, si serbe , bullgare,malazeze shqiptar, apo grek.Ka aq shume per te shkruar , por per nje njeri qe i ka dy mend ne koke , kuton qe kjo gjendje nuk mund te vazhdoje.Se duan apo nuk duan te tjeret te ndryshojne, ne duhet te bejme ate qe na takon neve, pasi ne jemi konsideruar si bashkfajtor me ate popull 70 miljonesh qe pushtoi pothuajse te gjithe ballkanin dhe europen lindore.Asnje popull tjeter nuk e vuan kete, ndoshta Cecenia.Ka ndonje qe ka zili jeten e ceceneve ?Zot na ruje nga kjo lloj mendje.
Injorantin e kam frike,
Budallin e meshiroj,
Te diturin (civilin) e dua pa mase.
mjafton te hapesh librat e shkolles fillore , qe nga klasa e trete e siper ne librat e historise greke do shikosh se ku e ka burimin urrejtja greke ,
eshte nje filiz i mbjellur qe ne femiri , si puna e atyre pionierve te enverit , qe iu behej shprlarje truri qe ne femiri e pastaj llomotisnin si papagaj ato qe ua mesuan dhe imponuan sa ishin te pavetdijshem ,
eshte gjynah te fus popullin grek ne nje thes , as ne nuk jemi te gjithe te sinqerte , por per emigrantet shqiptare jetesa ne greqi ishte dicka e veshtire , por nuk kishim dhe rruge tjeter sepse me pas erdhi 97-ta dhe i vuri vulen shpresave tona ,
sot kohet po ndryshojne me ritme te shpejta dhe shqiptaret nuk shihen me me syrin e dyshimit ,
greket nuk jane popull per t'u urryer , por eshte nje pakce teper fashiste dhe raciste , e cila nuk le gur pa levizur per te shembur mbi shqiptaret gjithe urrejtjen qe mbase nuk e shprehin kaq eger tek turqit , por qe neve n'a shikojne nen vete,
eshte e vertete , urrejtjen nuk e sollen me vete shqipatret nga shqiperia , por e gjetem te mbjellur dhe te kultivuar , kohe me pare , para se ne te vinim,
e kam pyetur veten per te njejten gje se , a une ua provokova urrejtjen , apo ata kane dicka me shqiptaret , perfundimisht jam i sigurte se per shqipatret ka passur nje propagande teper shoviniste , per te cilen kam fakt qe sa here festohen dy festat kombetare me te rendesishme ne te cilat mbahen edhe parada , qe te dyja lidhen ngushte me shqiptaret ,
e para eshte 25 marsi , revolucioni grek kunder pushtimit turk , ku ne shume faqe te historise neper shkolla shkruhet se si i fituan disa beteja me turkalvanite(shqiptaroturqit)
e dyta 28 tetori , eshte fitorja kunder italise fashiste , ku edhe ketu thuhet se greket fituan kunder ushtrise italo-shqiptare ,
keto jane festat me te medha dhe me te rendesishme , ku behen parade , festohen dhe nuk punohet ,
pra kuptojeni vete brymosjen e ketyre njerezve dhe shkakun e urrejtjes.
Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT
jam në Greqi që qëkur.........
kam mundur të futem në shoqërinë greke këtu ku jetoj, dalëngadalë me kalimin e kohës.me përparimin tim këtu në jetën e përditëshme(punoj në një firmë të madhe ndërtimi) më bie rasti shpesh të bisedoj me njerëz shumë të njohur e me rëndësi në jetën politike, ekonomike, dhe në institucionet e larta të drejtësisë greke.
kam konstatuar se në përgjithësi njerëzit që janë shumë të dhënë mbas komenteve ekstreme janë të arsimit të ulët e pa kulturë. nuk kanë lexuar fare ose kanë lexuar shumë pak. më ka ndodhur të më thotë direkt njëri se nuk i do shqiptarët.. . kur i kam thënë dakord,ok , por më thuaj dhe arsyen e kësaj që më thua që ta di edhe unë përse nuk na do ne, nuk ka ditur çfarë të më thotë. më thoshte nuk i dua , nuk i kam qejf, sju dua dhe pikë por pa sjellë asnjë arsyetim. kur e pyeta për të gjithë shqiptarët që kishte njohur a ishin njerëz të këqinj mu përgjigj që -jo, ata që kam njohur unë janë njerëz të mirë por... . e kuptoi edhe vetë që këmbëngulte kot dhe u largua nga mua.
por nuk ndodh e njëjta gjë me njerëzit e lexuar. ata nuk thonë budallalliqe kot më kot, biles shumë prej tyre kritikojnë politikën greke të ndjekur në vite. ka shumë të tillë që thonë të vërtetën edhe në televizion edhe në gazeta, edhe në internet. kam njohur një profesore të kushuririt tim 16 vjeç që u thoshte nxënësve - është gabim që të besoni që Konstandinopoja është greke, aty jetonin njerëz nga e gjithë perandoria.(është pothuaj herezi ta thuash haptazi këtë)
kur ule të bisedosh me njerëzit këtu e kupton sa të dizinformuar janë, është një tragjedi, një shtëmbërim i pashembullt i historisë. shumica e kanë të ngulitur në tru që shqiptarët ishin përkrahës të turqve, dhe mundoheshin të gllabëronin tokat greke. nuk e kanë atë konceptin që edhe shqipëria vuante njësoj si ata nën zgjedhën turke.
zanafilla fillon diku këtu. duke mos ekzistuar kuptimi i fjalës shtet shqiptar (por edhe komb)në ato vite të errëta të turqisë dhe duke marrë parasysh faktin se u çliruan 100 vjet para nesh, filluan e na quanin turkalvani(turkoshqiptarë). kështu kjo urrejtje kundër turqve në fakt u kthye dhe kundër nesh që në ato vite.
nga ana tjetër shumë shqiptarë ishin me poste në administratën turke. fshatarësia, me nivelin e ulët që kishte dhe nën ndikimin e hoxhallarëve, i trembej ndërrimit të regjimit turkofeudal dhe i shihte përpjekjet e të krishterëve për pavarësi si një përpjekje grekësh.
gabimet edhe keqkuptimet do vazhdojnë të ekzistojnë akoma midis dy popujve tanë, që historia i lidh ngushtë me njëra tjetrën si me asnjë vend tjetër fqinj. vetëm kur të pranojmë gabimet tona do ecim të dy popujt përpara. kjo do vijë me rritjen ekonomike, me forcimin e demokracisë për të mos u lënë vend klikave urrejtjembjellëse(junta ushtarake tip Hitler, tip E.Hoxha) që të helmojnë gjakun e pastër të pellazgëve....
Atëhere sdo ketë kuptimin e sotëm shteti grek, shqiptar,turk, etj,etj........... do jenë një si para 500 vjetësh..........
e afërt është dita, në Evropë janë hequr qysh tani sinorët......
Ndryshuar për herë të fundit nga G.S.Vangjeli : 07-10-2010 më 16:07
Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët
Nuk kanë shumë faj se ashtu i edukojnë. Televizionet greke japin çdo javë filma për shqiptarë që gjoja bashkëpunonin me turqit.Postuar më parë nga gsvangjeli
Puna qëndron kështu: shqiptarët u përpoqën vazhdimisht që të çliroheshin prej turqve, por pa sukses. Pas krijimit të shteteve të tyre, Greqisë dhe Malit të Zi iu ngjallën orekset e vjetra për territore shqiptare dhe duke përfituar edhe nga dobësimi i Perandorisë Osmane, në emër të luftës kundër turqve, provuan disa herë të rrëmbenin toka shqiptare. Kuptohet që shqiptarët u mbrojtën, sepse kjo do të thoshte copëtim i tokave shqiptare. Turqit këto luftra nuk i pengonin, madje i inkurajonin, sepse ishte edhe në interesin e tyre.
Shqiptarët nuk ishin budallenj të bashkëpunonin me turqit, por në këto raste, të gjendur mes dy zjarreve, ishte më mirë që trojet shqiptare të mbeteshin të bashkuara nën sundimin turk dhe të shpresohej për një çlirim në bllok të tyre, sesa ato të copëtoheshin e të shkriheshin pak nga pak prej grekëve dhe serbo-malazezëve.
Këto fakte historike shtrembërohen prej fqinjëve në interes të tyre dhe madje gjëra të tilla thuhen këtu edhe prej grekëve të forumit tonë.
Nga viti 1821 e prapa, grekët kanë bërë shumë krime ndaj shqiptarëve, por sot pa pikën e turpit thonë të kundërtën.
Eshte shume e vertet kjo qe thua ti. E jo vetem ne greqi , por ne cdo vend te europes , jane klasat e uleta te shoqerise qe urrejne emigrantet . Mirepo kjo klase zakonisht jane turrma. Bariu eshte media printive ose ajo televizive e cila e udheheq kete tufen.
Edhe ketu ne angli ka jam une , eshte nje gazete teper raciste dhe cuditerisht eshte gazeta me e lexuar ne angli.....gazeta Sun .
Nuk le gje pa shkruar kundra rrefugjateve dhe si pasoje ndjell urrejtje te panevojshme nder popull .
E keqja me demokracine eshte se e lejon cik si tepert lirine e fjales , sidomos te mediave te tilla .
Krijoni Kontakt