Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Fatmir Xhafa dhe krimi i organizuar

    PD i bėn thirrje Fatmir Xhafės tė tregojė historinė e marrėdhėnieve tė vėllait tė tij me krimin e organizuar

    03-10-2010

    Gazeta 55


    Deklarata e plotė pėr shtyp e deputetit Fatos Hoxha

    "Nė vijim tė denoncimeve tona pėr sistemin e korrupsionit, qė udhėhiqet nga Edvin Kristaq Rama, unė dua tė tėrheq vėmendjen e opinionit publik edhe pėr njė tjetėr mbėshtetės tė mister 20 %-shit, zotin Fatmir Xhafa. Qė shqiptarėt ta kuptojnė qartė dhe ne t’i japim shansin atij qė tė rrėfehet , sot po i bėjmė publikisht kėto pyetje kėtij eksponenti tė rėndėsishėm tė Partisė Socialiste. Zoti Xhafa: A keni ndonjė familjarin tuaj qė ka qenė ose ėshtė i lidhur me krimin e organizuar dhe trafiqet? A ka bėrė ndonjė familjar i juaji burg nė ndonjė vend tė B.E. si Itali apo gjetkė pėr trafik droge? A keni ndėrhyrė dhe keni bėrė pėrpjekje ju ne atė kohė si ministėr pėr lirimin e tij? Dhe pyetja e fundit pėr sot ėshtė: A keni qenė i sinqertė me elektoratin dhe ia keni treguar historinė e vėllait, kur i keni kėrkuar votėn pėr t’i pėrfaqėsuar nė Kuvend ? Sigurisht, zoti Xhafa qė ju i dini pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve. Ne presim qė t’i tregoni, por edhe po tė heshtni, e vėrteta nuk mbahet dot sekret".

  2. #2
    Olsi Baze - 30-1-2004 nė 17:27

    Revista italiane "L'Espresso", e muajit Gusht 2002, duke iu referuar burimeve nga shėrbimi sekret italian dhe ai amerikan, shkruante se Agron Xhafa, vėllai i Fatmir Xhafės, ėshtė arrestuar nė Mars tė vitit 2001 gjatė njė operacioni tė FBI dhe DEA nė zonėn e Leēes

    TIRANĖ - E pazakontė ishte shfaqja e djeshme e Fatmir Xhafės, ministrit tė Drejtėsisė, pėrkrah Francesko Mandoit, zėvendėsprokurorit tė Antimafias italiane. E pazakonta qėndronte se, ndėrsa Xhafa propagandonte "paketėn antitrafik", falė ndihmės dhe asistencės italiane, Mandoi pėrfaqėsonte antitrafikun italian nė rrjetėn antitrafik tė tė cilit pėr ironi tė asaj shfaqje tė shėmtuar tė djeshme, ka rėnė edhe Agron Xhafa, vėllai i Fatmir Xhafės, "partizani" i antitrafikut nė Shqipėri.

    Denoncimi shumė mė i hershėm nga "zelli" i djeshėm i Fatmir Xhafės, ėshtė bėrė publik nga mediat italiane.Revista italiane "L'Espresso", e muajit gusht 2002, duke iu referuar burimeve nga shėrbimi sekret italian dhe ai amerikan, shkruante se Agron Xhafa, vėllai i Fatmir Xhafės, ėshtė arrestuar nė mars tė vitit 2001 gjatė njė operacioni tė FBI dhe DEA nė zonėn e Leēes. Arrestimi ėshtė bėrė gjatė operacionit tė koduar "Florida" qė synonte asgjėsimin e rrjeteve kriminale ku janė tė lidhur mafia me biznesmenė pas tė cilėve qėndron politika.

    Vetė Fatmir Xhafa ėshtė larguar pak vite mė parė nga pozicioni i nėpunėsit nė kabinetin e ish-kryeministrit Pandeli Majko, kur ai u akuzua pėr abuzime me disa tendera nė administratė.
    A. B.



    Agron Xhafa, partner i trafikantėve kolumbianė tė drogės

    Nė Shqipėrinė postkomuniste, kėto 10 vitet e fundit, fjala "biznes" ėshtė e lidhur shpesh me krimin e organizuar. Njė dyshim tė tillė e kanė vėrtetuar tashmė, me bisedat telefonike tė pėrgjuara apo agjentė tė infiltruar, shumė hetime tė kryera nga drejtėsia dhe policia italiane. Nė Shqipėri ėshtė mė se normale gjatė kėtyre viteve tė fundit, qė bota e biznesit dhe politikės tė bashkėpunojnė pėr tė kontrolluar "lumin" e tė ardhurave nga ndihmat ndėrkombėtare, por edhe nga doganat. Njė fitim i majm, nga i cili klanet politike shqiptare nuk janė tė gatshme tė heqin dorė, falė kėtij mirėkuptimi shtetėror, mafia shqiptare ėshtė fuqizuar sė tepėrmi.

    Dhjetė prej familjeve mė tė mėdha shqiptare njihen tashmė si zotėrueset evropiane tė trafikut tė drogės. Njė status tė tillė tė privilegjuar e ka ndihmuar edhe marrėveshja mes mafias shqiptare dhe karteleve kolumbiane tė Medellinit, tė cilat kanė braktisur rrugėn hollandeze dhe spanjolle pėr hir tė bazės mė tė sigurt evropiane tė Shqipėrisė. Sė fundi, kthetrat e mafias shqiptare nuk po ndalen vetėm nė kontinentin e vjetėr. Sepse nė projektet mė tė afėrta tė saj, tashmė ėshtė shfaqur tregu amerikan.

    Hetimet e operacionit antimafia tė mbiquajtur "Florida", nė marsin e kaluar, ku morėn pjesė policia e Leēes dhe amerikanėt e FBI-sė dhe DEA-s, nxorėn nė dritė njė skenar tė frikshėm. Drejtuesit e klaneve shqiptare kishin vendosur tė shkėmbenin kokainėn kolumbiane me heroinėn e ardhur nga Turqia dhe marihuanėn e prodhuar nė vend me destinacion SHBA-nė. Njė prej tė arrestuarve tė aksionit tė pėrbashkėt ishte dhe Agron Xhafa, vėllai i njė ish-ministri. Edhe ky ėshtė njė njeri i Nanos.

    Gjithēka e ka zanafillėn 3 vite mė parė kur klanet e Durrėsit, tentuan pa ndonjė sukses tė ngrinin njė rafineri tė pėrpunimit tė kokainės nė vend. Edhe pse nuk ia arritėn kėtij qėllimi, ata siguruan njė lidhje bashkėpunimi me kolumbianėt. Marrėveshja u firmos nė Miami, Florida dhe, - sipas socialistit Dritan Prifti, njė ish ministėr i Energjitikės, - Fatos Nano ishte ndėrmjetės i njė grupi amerikanėsh, tė cilėt donin tė pastronin njė shumė prej 1 miliard dollarėsh tė dyshimtė. Shumė njerėz nė Shqipėri mendojnė se Nano ėshtė i pėrzier nė mėnyrė indirekte nė kėtė marrėveshje.

    Revista italiane "L'Espresso" data 07. 08. 2002

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •