-
‘Politika në plan të parë’ - pengon arritjen e standarteve profesionale
Nuk është për tu habitur që profesioni i Politikanit është nja nga profesionet më të preferuara kryesisht për të pa-aftët, militantët, mashtruesit, intrigantët , të cilët janë si veshka me dhjamit në atë mjedis, por më pak i preferuar për teknokratët dhe meritokratët të cilët e kanë të vështirë të drejtojnë në hierarkinë e tipit të ’çakejve politikë’ në partitë politike shqiptare, të cilat ende vazhdojnë të drejtojnë e të udhëhiqen nga parime tashmë të njohura të drejtimit të partisë ‘me dorë të hekurt’ të PPSH.
Këtu nuk bëhet fjalë gjitashtu as për testin e IQ (IQ test- Inteligence Quotient test) të këtyre njerzve në krahasim me IQ test të teknokratëve dhe të meritokratëve sepse koeficienti i inteligjences është në fakt një koeficient i përgjithshëm inteligjence në të cilin si i ligu ështu dhe i miri nuk dallojnë, biles i ligu apo i keqi është po aq i zgjuar sa i miri por me kahje të kundërt: inteligjencën e vet për arsye të ndryshme e përdor në dëm të shoqërisë dhe për përfitim personal dhe përë të bërë keq.
Në Shqipëri vendosja e politikës në plan të parë nga partitë kryesore (është në fakt një vazhdim i ideve marksiste- leniniste të së majtës shqiptare por ndeshet edhe në europën lindore) është një nga prioritetet e drejtuesve të këtyre partive të cilët të ndarë në disa pjesë por me ADN nga PPSH, vazhdojnë të drejtojnë vendin me parime dhe vendime që shpesh bien ndesh me parimet e drejtimit të një vendi demokratik sipas zgjedhjeve me rotacion politik të vazhdueshëm, me largim të drejtuesve humbës, dhe me zbatimin e standarteve të përcaktuara në drejtimin egzekutiv, legjislativ dhe lokal të vënndit, nëpërmjet reformave reale bazuara në ligjet dhe kushtetutën.
Zbatimi i politikave që bien ndesh me standartet e BE kanë vonuar deri më sot integrimin dhe kanë shpënë ujë e përfitime vetëm për individë e klane partiake të caktuara të cilat kanë patur parasyshtë realizojnë vetëm këto katër qëllime:
-pasurimin e vazhdueshëm të tyre, të familjes dhe të klanit drejtues,
- ruajtjen e pushtetit politik me çdo kusht, pavarësisht humbjes në zgjedhje,
- shmangien e akuzave për korrupsion e shpërdorim detyre nëprëmjet qënies në drejtim duke rregulluar ligje e bërë marëveshje me kundërshtarin,
-marrjen rreth vehtes të njerzve servilë, snobë, intrigantë, a(i)moralë, duke shmangur teknokratët e meritokratët të cilët janë kundërshtuesit dhe oponentët e vërtetë ndaj politikave (politikanëve) të gabuara në drejtimin e vëndit qoftë egzekutiv, qoftë atij local, qoftë atij legjislativ.
Kjo është arsyea që në spektrin politik shqiptar të të dy krahëve gëlojnë njerëz pa identitet , pa vlera dhe të rrezikshëm.
Kjo është arsyea që teknokratët, meritokratët janë jashtë loje në drejtimin e vëndit në një kohë që sipas standarteve të BE duhet të ishin ata që duhet t’i zbatonin sepse vetëm ata mund të njohin standartet për të shërbyer vendit dhe shoqërisë post-kapitaliste liberal-demokrate apo dhe social demokrate të vërtetë.
Kjo është arësyea që nuk bëhen dhe realizohen dot reforma dhe programe të vërteta në administratë në sektorë të ndryshëm publikë, nuk ka vision- sepse në drejtim nuk janë tekno-meritokratët, sepse po të ishin ata në drejtim atëhere nuk do të kishte korrupsion, vjedhje, shkakrime masive nga puna, papunësi, nuk do të kishte vonime në ligjin e pronave dhe do të shkonta prona tek i zoti, nuk do të kishte rrënim të sistemit shëndetësor, nuk do të kishte ndryshime180 gradëshe të ligjeve për arsimin e lartë çdo dy vjet, etj,etj.
Parrulla e kahershme e përshumë folur ’Politika në plan të parë’ vazhdon të dëmtojë dhe të vonojë integrimin e vëndit jo sepse nuk pasqyron në thelb thenien e Leninit se : ‘Politika është shprehje e koncentruar e ekonomisë’ por sepse në vëndin tonë kjo parrulle është bërë një leitmotiv për të vënë politikën e kulisave, politikën e klaneve, politikën e interesave të ngushta, mbi politikën ekonomike të vëndit, sidoqoftë, duke përdorur këtë term për realizime personale të mbajtjes në drejtim të një individi e të kalnit të tij , duke përdorur ‘shkopin e dirigjentit’ për të drejtuar skenën politikë një një sistem demokratik nuk bën asgjë tjetër përveçse u jep mundësi servilëve, snobëbe, intrigantëve politikë, hapësirë për të mbijetuar, në nëj kohë që në një sistem teknokratik këta njerëz që po pengojnë vëndin nëprëmjet manipulimeve politike, elektorale, e mediatike (sepse i kanë nën kontroll) nuk do të mbijetonin.
Është për tu marrë parasyshedhe thënia e vjetër se vetëm fëmija dhe i dehuri thonë të vërtetën në të gjitha sistemet social-politike, për të parë të vërtetën se çpo ndodh në sistemet post-komuniste ku ndryshimi i sistemit social-politik ndodhi jo për arësye se ishin pjekur kushtet për ndryshim por sepse sistemi perëndimor ushtroi presion për të bërë ndryshimin. Megjithatë ky ndryshim në Shqipëri pati koston e vet : koston e mbijetesës në një formë ndrushe të ish nomeklaturës së kuqe e cila bëri çmos dhe po bën çmos që të mos lëshojë pushtetin duke krijuar artifica të ndryshme ligjore për ta mbajtur atë.
Ka ardhur koha që ndryshimi të shkojë deri në fund për mirë. Progresi i cunguar që ka arritur koalicioni i djathtë nëpërmjet arrijtes së futjes në NATO dhe i liberalizimit të vizave, i ka ardhur koha që të plotëoshet nëpërmjet përmirsimit të ligjit për zgjedhjet dhe rregullimit të ligjeve të cilat të mos prekin më masën e punonjse të punësuar për shkak të ndryshimeve rotacionale të pushtetit por edhe të vendosjes së standarteve europiane të futjes së njerzve në punë, si dhe të reformave të tjera të domosdoshme për pronën, gjykatat, shëndetësinë, arsimin, papunësinë, biznesin e vogël, të mesëm e të madh, reforma të cilat mund të realizohen vetëm nëpërmjet programeve, projekteve serioze të miratuara nga teknokracia dhe meritokracia shqiptare. Mjaft më me të kaluarën.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt