Rritja e numrit të vetëvrasjeve shqetësuese në Kosovë
Kosova ende nuk ka statistika të sakta të personave me probleme të shëndetit mendor. Afër 3 % e popullatës vetëvriten, prej të cilëve një e treta i takojnë moshës adoleshente.
Kjo u bë e ditur me rastin shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, të organizuar nga MSH dhe OBSH.

”Rritja e numrit të vetëvrasjeve është shqetësues në Kosovë. Në këtë aspekt është duke u përgatitur plani strategjik për vitin 2008- 2013 me qëllim të hulumtimit të shkaktarëve që qojnë deri te ky fenomen”, tha Gani Shabani nga Shërbimi Profesional i Shëndetit Mendor.

Ai tha se nuk kanë statistika mirëpo merret që afër 3% e popullatës vetëvriten, e që një e treta i takojnë moshës adoleshente. ”Është paraparë që nga qeveria të formohet një grup për hulumtimin e shkaqeve të vetëvrasjeve për arsye se ky është një fenomen në rritje”, tha ai.

Ndërkaq Isak Ejupi, nga Policia e Kosovës, konsideron se ka mungesë të angazhimit të institucioneve të nivelit shëndetësor mendorë.

(marrë nga" Bota Sot" e datës 11.10.2010)