Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 34 prej 34
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Letër e hapur Llapit

    I nderuari anëtari i FSH Llapi,
    Po më vjen keq që erdhët deri në këtë pikë sa të ziheni gati me të gjithë forumistët disa nga të cilët i konsdideroj si djem shumë të mirë. Para se të ankoheni për sjelljet e të tjerëve bëjini pyetje vetes se si jeni sjellë në të kaluarën me këta forumistë duke përdorë metodat më të ndyra të diskualifikimit, shantazhit e fyerjes.
    Askush nuk ka asgjë kundër përcaktimeve tuaja politike të cilat partinë ku militoni Ju e kanë bërë në dy zgjedhjet e fundit si partinë më të madhe në Kosovë.
    Ju mbase edhe e fitoni bukën e gojës për Ju dhe familjen tuaj në këtë mënyrë në një kohë kur më kollaj fiton një green card për Amerikë se sa të gjesh një vend pune në Kosovë dhe ate me çmimin e të qenit gjithnjë i uritur...
    Mos harroni se partitë e liderët shkojnë e vijnë dhe liderë e parti shumë më të mëdha e më të fuqishme se PDK e Thaçi tashmë i ka mbuluar pluhuri i harresës dhe përçmimit.
    Ngelet populli, ngelet e vërteta dhe ngelen gjurmët e civilizimit tonë në një periudhë të caktuar kohore. Civilizim që Ju nuk e përligjët duke qenë anëtar i këtij forumi.
    Askush nuk po ju detyron ti ndërroni bindjet tuaja politike por ama mirësjelljen na e keni borgj të gjithë anëtarëve të forumit.
    Me shpresën se kjo do të jetë e pranishme në postimet e Juaja të ardhshme
    pranoni edhe ndjenjën time të respektit për koherencën tuaj fataliste...
    l.b
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  2. #32
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    A ka ndonje raport sado te thjeshte kisha ortodokse serbe me A shqiptare a jo? Mos e keqkupto pyetjen se nuk eshte provokative.


    Eh, t'ish kone Noli gjalle s'i kishin pa shkiet me sy kishat per ni kohe te gjate...
    Me serbet KOASH asnje mardhenie defacto njehere per njehere sepse ne te ardhmen e afert me zbehjen e urrejtjes nder etnike nuk besoj se do te ishte dicka e keqe gjersa politikanet po shtrojne byrekun per ta ndare me serbet. Kete po e ben bota Perendimore jo KOASH. Akoma dhe greket nuk jane aq te dashuruar megjithese duhet te beheshin byt..e e breke me ta llogjikisht.
    Paqe!

  3. #33
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga laguna blu Lexo Postimin
    RTK
    Mbahet ceremonia e shugurimit të patrikut Irinej

    "Në Patrikanën e Pejës po mbahet ceremonia e shugurimit të patriku serb, Irinej. Policia e Kosovës njoftoi se janë rreth 2500 qytetarë që kanë ardhur nga Serbia për të marrë pjesë në këtë ceremoni. ...

    Në ceremoni po merr pjesë presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, cili thuhet se ka kërkuar leje në Zyrën e BE-së në Beograd.
    Policia e Kosovës njoftoi që disa zyrtarë serbë që nuk kanë qenë të pajisur me leje nga Qeveria e Kosovës, janë kthyer prapa në Serbi.
    Bëhet fjalë për liderin e Partisë Serbe të Progresit, Tomislav Nikoliq dhe atë të Serbisë së Re, Velimir Iliq."

    Kështu kërcënimet e kota të zëvendëskryeministrit Kuçi për arrestime të funksionarëve serbë që shkelin territorin kosovar pa leje u treguan edhe një herë tepër fëmijërore.
    Nja dy- tre "peshqi të vegjël" nuk u arrestuan por u kthyen mbrapa sa për t'i hedhur hi syve opinionit kosovar.
    Kjo tregon se kush vërtetë e ka pushtetin në Kosovë, sa vlen për Qeverinë tonë sovraniteti territorial dhe sa kanë guxim udhëheqësit tanë t'i kundërvihen realisht Serbisë.
    Intimisht mendoj se tashmë bëhet fjalë për një kollaboracionizëm të pastër.
    Terrritoret e Kishave dhe manastireve jane toke e Serbise dhe s`po e marr vesh se si mund te ndalohen besimtaret te shkojne per pelegrinazh per nder te zgjedhjes se Patriarkut Irenej. Pale pastaj po kercenohen edhe me arrestime, sikur ata po hyjne ne Kosove per terrorizem!!!

    Keto jane gafa te qeverise se Kosoves, e cila po e largon veten e saj nga Evropa gjithnje e me shume.
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Në Kosovë nuk ka ligj për extraterritorialitet dhe as nuk ka pasë ndonjë marrëveshje për rregullimin e raporteve shteti-kisha siç ka qenë në Itali p.sh. Pakti i Lateranos. Të mbrosh sovranitetin tënd nuk do të thotë largim nga Evropa.Përkundrazi respektohesh më tepër, pavarësisht faktit se në BE, një pjesë e sovranitetit nacional i është deleguar këtij organizmi...

    Problemi është i thjeshtë: të respektohet parimi i reciprocitetit në marrëdhënjet ndërkombëtare.

    Serbia nuk ti njef passaportat, mos ja njif as ti. Hyjnë makina të pasiguruara në Kosovë, mos i lërë të hyjnë pa e paguar sigurimin sipas ligjeve në fuqi...

    Në Kosovë nuk ka asnjë cm tokë serbe pos tri komunave në veri që i janë ndajshtuar Kosovës pas vitit 1945 për t'ia ndërruar strukturën etnike, në këmbim të pushtimit të gjithë luginës së Preshevës dhe të cilat Serbia heret a vonë do të detyrohet ti kthejë...

    Kushtetuta e Kosovës është një Kushtetutë e tipit evolutiv dhe heret a vonë ky problem duhet të trajtohet në të si për besimtarët katolikë, ashtu edhe për ata muslimanë e ortodoksë...
    Ndryshuar për herë të fundit nga laguna blu : 06-10-2010 më 07:45 Arsyeja: plotësim
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •