Hajt ardhshin e mos u kthefshin ishalla!
Hajt ardhshin e mos u kthefshin ishalla!
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
Vin e shkojnë këta shokë ta hases pa pyet kondin, se e kan shok hasen!
Tjetër eshtë ajo cfarë flasin e deklarojn këta qeveritar qelbanik te Kosoves , e tjetër është praktika.
Nuk është hera e parë që rrejn këta qeveritar.
Kjo qeveri me kohë eka fituar mbiemrin - e rrenes, pra Qeveri e rrenes.
rrena është kulmi që mban nën vete : korrupcionin , tradhtinë , hajninë, imoralitetin ...
Kili
SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
BAC, U KRYMB!
NB!
Sa e di fatmir zeza pat kerkuar që te marr pjesë , po nu e lejuan.
Këtu po dihet kush vendos në Kosoven e lirë dhe sovrane të hashim flliqanit e kupes me shokë marksist-leninist-titst-govian!
Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!
po kush me i arrestu bre,po te vdekurit nuk mund ta arrestoin askend
Ata po vrasin shqiptar gjdo here e kushe su arrestu.
Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 03-10-2010 më 08:35
Kush te vdekur?..policia e Kosoves apo politikanet?
E kemi policine me te mire ne rajon. Po theksoj, ne rajon.
Kemi probleme me politikanet se policia eshte shume OK. Udhehesqesine aktuale nuk e dua as une me shume se ti, te jesh i bindur. Por, ka raste kur preferencat dhe merite partiake e personale duhet te lihen anash. Ky eshte nje nder ato raste. Lajmit per moslejimin e hyrjes dhe kthimin pas te pasardhesit te Vojislav Sheshelj duhet ti gezohemi te gjithe.
Per Tadiqin eshte muhabeti ndryshe. Prania nderkombetare dhe trysnia e tyre detyrojne qe ndonjehere te merren vendime te pakendshme.
Kurti: Kishat serbe janë shndërruar në ambasada
Pejë, 3 tetor - Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, tek ka formuar Këshillin për zhvillimin e qendrës së lëvizjes “Vetëvendosje” të dielën në Pejë, ka komentuar edhe ceremoninë e inaugurimit të patriarkut të Kishës serbe, Irinejit në Pejë.
“Mendoj se ajo që po ndodh sot në Patrikanën e Pejës është përgjegjësi i pushtetit të Kosovës, i cili edhe përkundër kësaj ngjarje tregohet i vetëkënaqur dhe i vetëmjaftueshëm në Prishtinë”, ka thënë Kurti, duke shtuar se i njëjti nuk brengoset se çfarë po ndodh në pjesë të tjera të vendit.
Duke sqaruar se e diela e këtyre dy ngjarjeve është vetëm koincidencë, Kurti ka kthyer vëmendjen në vitin 2005, kur ka thënë se lëvizja e prirë prej tij ishte kundër konceptit të eksterritorialitetit për kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë.
“Ky qëndrim yni po dëshmohet edhe sot”, ka vlerësuar ai, duke pohuar se pranimi i këtij realiteti nga kasta politike e Kosovës ka krijuar mundësinë që këto territore të serbizohen tërësisht. “Kjo është duke ndodhur nga mungesa e vizionit të politikanëve tanë, në njërën anë, dhe nga politikat e ndryshuara të Serbisë karshi Kosovës, në anën tjetër”, është shprehur Kurti.
Sipas tij, Serbia ka ndryshuar vetëm mjetet për realizimin e qëllimeve të veta e jo
edhe politikën ndaj Kosovës. “Po të kishim një kastë tjetër politike, nuk do të kishim shndërrimin e kishave dhe manastireve ortodokse, që janë pasuri e përbashkët, në ambasada serbe”, është shprehur i bindur Kurti.
Në ditën e themelimit të këtij këshilli të përbërë prej 31 anëtarëve, aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje”, Kurti ka komentuar edhe dorëheqjen e ish-presidentit të vendit, Fatmir Sejdiut. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Sejdiun ka qenë një vendim i drejtë, por jo i motivuar nga drejtësia. Politika në Kosovë qëndron mbi institucionet e drejtësisë, të cilat i kyçë ose i shkyçë varësisht se si i konvenon asaj. Të gjithë e kemi ditur se Sejdiu e ka shkelur Kushtetutën, mirëpo momenti i zgjedhur që këtë gjë ta thotë gjykata është moment politik”, është shprehur ai.
Duke folur për organizimin e “Vetëvendosjes” në terren, Kurti ka sqaruar se lëvizja e tij, e cila ende nuk dihet nëse do të jetë parti e mirëfilltë politike apo lëvizje e certifikuar për zgjedhje, do të konkurrojë në zgjedhjet e parakohshme me koncepte e jo me njerëz.
“Ne do të fitojmë atëherë kur do të fitojë koncepti i vetëvendosjes. Ne besojmë që faktori i brendshëm duhet të jetë vendimtar për organizimin e jetës politike dhe ekonomike. Kjo nuk përjashton ndihmën e faktorit ndërkombëtar”, ka shtuar Kurti, duke qenë i bindur se vetëm mekanizmi i referendumit e bën një shtet demokratik, në çka lëvizja e tij këmbëngul që nga themelimi.
Këshilli i formuar të dielën në Pejë është i 12-ti me radhë që kur “Vetëvendosje” ka vendosur që të futet në garën politike për zgjedhjet e ardhshme.
Edhe policia ndertohet ne baz te preferencave politike,dhe te jesh i bindur se policia e kosoves eshte me se shumti e politizuar,prandaj nuk pajtohem me ty,sidoqoft srbet hyn e dalin pa u merzit fort,bile ne veri te mitrovices mupi serb punon pa problem.
Une i gezohem ateher kur punoin doganat ne veri kur ne kosove te gjith qytetaret me tabela te jashtme paguajn sigurimin ne kosove kur futen e jo vetem vellezerit tan qe jetoin ne perendim kurse shkiet pa problem jo qe nuk paguajn por akoma i kan tabelat e vjetra te serbis.
Prandaj puna e policis matet me sigurin e vendit dhe siguria e vendit eshte katastrofale,vetem ne raste kur jan shqiptaret ne pyetje ne ndonje protest ateher policia mundohet te tregohet por kur jan serbet ne pytje nuk jau mban botha me u duke fare,keto jan te verteta zotri dhe per dit i shof une me syt e mij ne mitrovic.
Nuk mundet me qen e mire nje polici me kurs te nates me udheheqes qe deri dje i kan sherby nje partie,do te kisha pas shume deshir qe te jet policia me mir e rajonit por ja qe une nuk mund ta genjej vetevehten
Drenicaku, me situaten ne Mitrovice natyrisht qe nuk mund te jete i kenaqur askush qe i thote vetes shqiptar. Por te fajesohet Policia e Kosoves per gjendjen atje eshte mese e tepruar. Policise se Kosoves i nevojiten detyra dhe urdhera, e ato urdhera jane pak te komplikuara kur eshte ne pyetje Mitrovica. A te kujtohet rasti i festimit te pervjetorit ne Gazimestan (para dy vitesh nese nuk gaboj) kur iu liruan duart per veprim PK-se. Cka ndodhi?...i zhveshen nje nga nje te gjithe shkijet dhe i kthyen andej kah kane ardhur...
Duhet te jemi pak me realist. Ne çlirimin e Kosoves fatkeqesisht kane kontribuar edhe te huajt, si rrjedhoje e kesaj deshem apo nuk deshem kemi hyre ne obligim ndaj tyre. Jane ata qe i mbajne freret e zhvillimeve te medha ne Kosove. E kur kesaj ja shtojme edhe servilizmin e udheheqesve tane e merr pergjigjen e duhur.
Sot Kushtetuta e Kosovës u shkel e u përdhos disa herë.
Të të deklarojë një pop serb se shteti ynë i pavarur është krahinë jugore e Serbisë dhe ta ruash me policë të paguar nga taksapaguesit tashmë të dërmuar kosovarë është më tepër se tradhëti.
Të mos ftohesh as në shtëpinë tënde si nikoqir është më tepër se miopi.
Qindra automjete me targa serbe e shkelën ligjin ende pa hyrë në Kosovë. Ata nuk paguan asnjë lek për sigurimet e obligueshme të makinave të huaja sepse kishin ardhur për ta shuguruar popin e tyre në Pejë ndërkaq që asnjë bashkëatdhetar që vjen nga diaspora për tu çmallur me familjet e tyre dhe për të na dhënë infuzionin e domosdoshëm ekonomik të mbijetesës nuk guxon të hyjë në Kosovë pa e paguar atë taksë...
Turp, turp, turp...
Defintivisht do të votojë për ALBIN KURTIN dhe Vetëvendosjen.
"Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."
Sipas patrikut serb, Kosova është “krahinë jugore e Serbisë”
Pejë, 3 tetor (e plotësuar) “Apeloj te të gjithë faktorët e fuqisë në botë, në duart e të cilëve është fati i Kosovës dhe Metohisë që të mos bëjnë mëkat me nxjerrjen e vendimit për statusin e krahinës jugore serbe, me të cilën populli serb do të privohej nga e drejta shekullore për atdheun e vet”, tha kreu i Kishës Ortodokse serbe Irinej pas kurorëzimit në Patrikanën e Pejës.
“Po i drejtohem jo vetëm popullit ortodoks në Kosovë e Metohi, por edhe popullit të ndershëm shqiptar dhe të gjithë banorëve të këtushëm, i ftoj për paqe dhe bashkëjetesë, gjithnjë të bazuar në drejtësinë e zotit dhe atë njerëzore”, vijoi ai.
Sipas tij, populli serb nuk ka shtet tjetër qendror (amë), pos vendit Serbi, në përbërje të së cilës me shekuj është “Kosovë e Metohia”, ka thënë Irinej. “Ajo (Kosova) ka mjaft hapësirë jetësore dhe vend për bashkëjetesë të serbëve, shqiptarëve dhe popujve tjerë” Këta dy popuj me shekuj kanë jetuar bashkë, përse nuk do të mundnin edhe sot”, pyeti në fjalën e tij patriku serb.
Pasi vlerësoi se janë shkatërruar kishat e manastiret, janë djegur edhe shtëpitë, populli është dëbuar nga vatrat shekullore dhe në pjesë të madhe është shpërngulur anembanë botës, ai tërhoqi vërejtjen se “Kosova e Metohia sot janë ka qindra mijë të dëbuar të popullit serb, fshihen gjurmët e tij shpirtërore, rrënjë historike”.
“Ata presin ditën dhe mundësinë për t’iu kthyer vatrave të veta, ndonëse të rrënuara e të djegura. Vetëm të paktët dhe më të guximshmit kanë pasur sukses të kthehen në vatrat e veta”, shtoi ai.
Ceremonia e inaugurimit ka nisur që në orën 10 të paradites së sotme.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, është një nga liderët serbë që mori pjesë në ceremoni, pasi, siç është thënë, ka marrë leje për të hyrë në Kosovë përmes zyrës së Përfaqësuesit të BE-së në Beograd, raporton Radio Evropa e Lirë.
Por, nuk janë lejuar të shkojnë në Pejë dy liderë opozitarë, Velimir Iliq i Partisë Serbia e Re dhe Tomislav Nikoliq - Partia Serbe e Progresit, meqë nuk kanë pasur leje për të vizituar Kosovën në cilësinë e zyrtarëve.
Qeveria e Kosovës, ditë më parë, ka thënë se kur është fjala për vizita të karakterit fetar do të jetë fleksibile, duke lejuar hyrjen në Kosovë të zyrtarëve të lartë serbë.
Megjithatë, sikur herët tjera, është kërkuar që të respektohet karakteri i vizitës dhe të mos jepen deklarata politike.
Policia e Kosovës njoftoi se janë të paktën 2 500 qytetarë që kanë ardhur nga Serbia për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të patriarkut Irinej.
Plani operativ për këtë ditë është hartuar në mes të Policisë së Kosovës, asaj të EULEX-it dhe KFOR-it.
Zëdhënësi i KFOR-it, Hans-Dieter Wichter i tha Radios Evropa e Lirë se siguria është në nivelin e duhur.
“Mendoj se çdo gjë po shkon në rregull sa i përket sigurisë. Ne po ofrojmë siguri për të gjithë njerëzit, përfshirë këtu edhe mysafirët e lartë. Po ofrojmë siguri edhe për presidentin. Po i ndihmojmë Policisë së Kosovës dhe EULEX-it që po ofrojnë sigurinë jashtë, ndërsa ne ofrojmë sigurinë brenda manastirit, ku po zhvillohet ceremonia”, tha Wichter.
Lehtësim në organizimin e ceremonisë dhe arritjen e marrëveshjeve në lidhje me të ftuarit dhe mbarëvajtjen e ngjarjes fetare, ka ofruar ambasadori grek në Prishtinë, i cili tash një kohë ndërmjetëson mes Kishës Ortodokse Serbe dhe institucioneve të Kosovës.
Inaugurimi i sotëm i patriarkut Irinej është i treti me radhë, meqë ai ka mbajtur dy ceremoni të tilla në muajin janar në Beograd, kur edhe ka marrë detyrën e kreut të Kishës Ortodokse Serbe. Kjo është hera e parë që një ceremoni e tillë inauguruese e krerëve ortodoksë serbë, mbahet në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë.
Ndonëse Policia e Kosovës nuk ka marrë asnjë kërkesë nga zyrtarë të Serbisë për sigurimin e tyre gjatë ditës së sotme në inaugurimin e patrikut Irinej në Patrikanën e Pejës, ajo ka angazhuar rreth 900 zyrtarë policor të cilët së bashku me KFOR-in dhe EULEX-in kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin dhe garantimin e plotë të sigurisë, duke përfshirë edhe përcjelljen e grupeve apo delegacioneve të ndryshme që do të vijnë në Kosovë.
Sipas medieve serbe në ceremoninë e inaugurimit të udhëheqësit të 45-të të Kishës Ortodokse Serbe kanë marrë pjesë diku 1 500 deri në 5 000 besimtarë, të ardhur në mënyrë të organizuar me 50 autobus, të cilët që në hyrje në Kosovë dhe deri në destinacion janë përcjellë nga Policia e Kosovës.
Tash për tash nuk njoftohet të ketë ndodhur ndonjë problem i theksuar. Ndërsa, po sipas medieve serbe, gjatë ditës së sotme nëpër disa rrugë të Pejës janë vërejtur pllakate të ngjitura me portretin e patriarkut serb dhe me mesazhe të shkruara në gjuhën angleze “Kriminal lufte” dhe “Shko në ferr”. Këto pllakate gjatë mesditës i ka hequr KFOR-i.
Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 03-10-2010 më 16:10
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Krijoni Kontakt