Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Prishtina paralajmëron arrestimin e zyrtarëve serbë që hyjnë pa leje

    RTK
    Mbahet ceremonia e shugurimit të patrikut Irinej

    "Në Patrikanën e Pejës po mbahet ceremonia e shugurimit të patriku serb, Irinej. Policia e Kosovës njoftoi se janë rreth 2500 qytetarë që kanë ardhur nga Serbia për të marrë pjesë në këtë ceremoni. ...

    Në ceremoni po merr pjesë presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, cili thuhet se ka kërkuar leje në Zyrën e BE-së në Beograd.
    Policia e Kosovës njoftoi që disa zyrtarë serbë që nuk kanë qenë të pajisur me leje nga Qeveria e Kosovës, janë kthyer prapa në Serbi.
    Bëhet fjalë për liderin e Partisë Serbe të Progresit, Tomislav Nikoliq dhe atë të Serbisë së Re, Velimir Iliq."

    Kështu kërcënimet e kota të zëvendëskryeministrit Kuçi për arrestime të funksionarëve serbë që shkelin territorin kosovar pa leje u treguan edhe një herë tepër fëmijërore.
    Nja dy- tre "peshqi të vegjël" nuk u arrestuan por u kthyen mbrapa sa për t'i hedhur hi syve opinionit kosovar.
    Kjo tregon se kush vërtetë e ka pushtetin në Kosovë, sa vlen për Qeverinë tonë sovraniteti territorial dhe sa kanë guxim udhëheqësit tanë t'i kundërvihen realisht Serbisë.
    Intimisht mendoj se tashmë bëhet fjalë për një kollaboracionizëm të pastër.
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  2. #2
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491

    Prishtina paralajmëron arrestimin e zyrtarëve serbë që hyjnë pa leje

    Prishtinë, 3 tetor - Koha Ditore, në një tekst më të gjatë sot shkruan se Qeveria e Republikës së Kosovës ka paralajmëruar arrestimin e secilit zyrtar shtetëror serb që hyn të dielën në Kosovë, pa i respektuar procedurat e kërkimit të lejes. Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, ka paralajmëruar arrestimin e të gjithë zyrtarëve të Beogradit, të cilët do të takohen në territorin e Kosovës gjatë të dielës. Sipas Kuçit, është i vetmi presidenti serb Boris Tadiq, ai i cili ka leje për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të patriarkut Irinej në Patrikanën e Pejës dhe asnjë zyrtar tjetër i Qeverisë së Serbisë. “Vetëm Tadiq ka leje, jo të tjerët, edhe ai me kusht që të marrë pjesë dhe të sillet në përputhje me ceremoni religjioze”, ka thënë Kuçi. I pyetur se si do të veprohet karshi zyrtarëve të tjerë që kanë paralajmëruar ardhjen në Kosovë, Kuçi ka thënë shkurt se ata do të arrestohen. “Do të ndalen dhe do të arrestohen të gjithë ata që do të takohen pa leje”, ka theksuar zëvendëskryeministri. Ndërkohë, mediat serbe kanë raportuar se, përveç presidentit serb Tadiq, në ceremoninë e kurorëzimit do të marrin pjesë edhe politikanë të tjerë. Sipas agjencisë së lajmeve B92, tashmë është bërë plotësisht e qartë që presidenti serb, Boris Tadiq, nuk do të jetë i vetmi politikan që do të marrë pjesë në ceremoni. Lideri i Partisë Progresive Serbe, Tomislav Nikoliq, dhe ish-kryetari i Parlamentit të Serbisë, Predrag Markoviq, sipas B92, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoni. Ndërkohë, gazeta ka marrë konfirmim nga zyra e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Kosovë (ICO), se në ceremoni pritet të marrë pjesë edhe ish-kryeministri serb, Vojslav Koshtunica. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e ICO-së, Julia Router, sipas së cilës, Koshtunica ka marrë ftesë nga ati Amfilohije.

  3. #3
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Nikoliq nuk është lejuar të hyjë në Kosovë

    Beograd, 3 tetor (E plotësuar) – Lideri i Partisë Përparimtare Serbe, Tomislav Nikoliq, nuk është lejuar fare të hyjë sot në Kosovë, për të shkuar në Patriarkanën e Pejës, raportojnë mediat serbe. Po, kështu raportohet se iu ka ndaluar hyrja në Kosovë edhe liderit tjetër të opozitës serbe, Velimir Iliqit.
    Siç raporton gazeta serbe Blic, zavendëskryetari i partisë, Aleksandër Vuçiq i ka thënë medieve se Policia e Kosovës nuk e ka lejuar Nikoliqin të hyjë në Kosovë sot, diku rreth orës 7:00 të mëngjesit. ”Arsyetimi për ndalimin e hyrjes së Nikoliqit ka qenë se nuk është lajmruar paraprakisht zyrtarisht, ndërsa policia nuk e ka pranuar argumentin se ai ka udhëtuar si qytetar”, ka thënë Vuçiq.
    Partia, “Serbia e Re” ka dënuar përmes një komunikata vendimin e qeverisë së Kosovës që të ndalojë hyrjen në Kosovë të liderëve të opozitës serbe, Tomislav Nikoliqit dhe Velimir Iliqit.
    Tomislav Nikoliq është kthyer menjëherë për Serbi, ndërsa Velimir Iliqi gabimisht është lejuar që të futet në Kosovë, mirëpo më pas është ndaluar në jug të Mitrovicës. Iliqit, Policia e Kosovës nuk ia ka plotësuar dëshirën që të kthehet në Serbi përmes pikës kufitare Jarinje të Leposaviqit, por ai është nisur drejt pikës kufitare të Merdares.

  4. #4
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Lus moderatoret qe kjo teme te bashkohet me temen 'Prishtina paralajmëron arrestimin e zyrtarëve serbë që hyjnë pa leje' , sepse jane te njejta.

  5. #5
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Kryetari i Pejës refuzon pjesëmarrjen në manifestim

    Kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, ka refuzuar ftesën e Kishës Ortodokse serbe që të marrë pjesë në inaugurimin e patriarkut Irinej, pasi që në këtë ceremoni nuk janë ftuar autoritetet e shtetit të Kosovës.
    Edhe pse ky eveniment ndodh brenda Komunës së Pejës, Berisha i ka thënë RTK-së se nuk do të jetë i pranishëm në atë manifestim duke qenë se nuk janë ftuar drejtuesit e institucioneve kosovare.

    Nga ana tjetër, Policia e Kosovës, KFOR-i dhe policia e EULEX-it janë zotuar që të ruajnë rendin dhe sigurinë gjatë këtij inaugurimi.

    Ndërkohë, njoftohet se patriarku serb Irinej ka arritur të shtunën në Patrikanën e Pejës, ku të dielën do të zhvillojë ceremoninë e tretë, pas dy të njëjtave të zhvilluara në janar në Beograd, kur edhe ka marrë detyrën e kreut të Kishës Ortodokse serbe. /Telegrafi/

  6. #6
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Për sigurinë në Patrikanën e Pejës, 900 zyrtarë policorë

    Prishtinë, 2 tetor - Ndonëse Policia e Kosovës nuk ka marrë asnjë kërkesë nga zyrtarë të Serbisë për sigurimin e tyre gjatë ditës së nesërme në inaugurimin e patrikut Irinej në Patrikanën e Pejës, ajo ka angazhuar rreth 900 zyrtarë policor të cilët së bashku me KFOR-in dhe EULEX-in do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për sigurimin dhe garantimin e plotë të sigurisë, duke përfshirë edhe përcjelljen e grupeve apo delegacioneve të ndryshme që do të vijnë në Kosovë.
    Qeveria e Kosovës do të tregohet fleksibile lidhur me vizitat e zyrtarëve serbë në ceremoninë e inaugurimit të patrikut Irinej dhe nuk do ta pengojnë hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë.
    Në ceremoninë e inaugurimit të patrikut Irinej, sipas njoftimit të Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe, do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, derisa ministrat e qeverisë serbe pritet të marrin pjesë si qytetarë privatë.
    Ndërkaq, nuk janë ftuar të marrin pjesë asnjë nga zyrtarët e institucioneve të Kosovës, me përjashtim të kryetarit të komunës së Pejës, Ali Berisha, i cili ka thënë se do të marrë pjesë vetëm nëse në ceremoni do të marrin pjesë edhe liderët e shtetit të Kosovës.
    Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Erhard Buhler, ka konfirmuar se KFOR-i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që inaugurimi i patrikut serb të kalojë në atmosferë sigurie, ndërkaq, pret që ceremonia të kaloje qetë dhe në kuadër të kornizave fetare.
    Brahim Sadriu, zyrtar për media në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar për Kosovapress se gjatë ditës së nesërme zyrtarë të Policisë së Kosovës edhe pse nuk kanë marrë ndonjë kërkesë nga zyrtarët serbë dhe grupe të tjera për sigurimin apo përcjelljen e tyre, së bashku me KFOR-in dhe EULEX-in kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e këtij manifestimi.
    Sipas përllogaritjeve të bëra nga Policia e Kosovës, Sadriu tha se në ceremoninë e inaugurimit pritet që pjesëmarrja e qytetarëve serb të shkojë deri në 10 mijë.
    Pika kufitare në Jarinje sipas Sadriut pritet që të jetë pika ku pritet që të ketë qarkullimin më të madh me njerëz gjatë ditës së nesërme. Ndërkaq Policia e Kosovës qytetarët që do të hyjnë nëpër të gjitha pikat kufitare të Kosovës do t’i shoqërojë deri në Patrikanën e Pejës ku do të mbahet edhe ceremonia.
    Për të përcjellë këtë ngjarje shumë media të huaja dhe vendore deri më tani janë akredituar që të jenë të pranishme, ndërkaq të drejtën ekskluzive për transmetim të drejtpërdrejtë e ka Radio Televizioni i Serbisë.
    Nesër në Patrikanën e Pejës, patriku Irinej do të zhvillojë ceremoninë e tretë, pas dy të njëjtave të zhvilluara në janar në Beograd, kur edhe ka marrë detyrën e kreut të Kishës Ortodokse Serbe. Mirëpo, kjo është hera e parë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës që një ceremoni e tillë mbahet në Kosovë, ka raportuar TV21.
    Ceremonia fillimisht qe planifikuar të mbahet në muajin prill, por ka qenë vetë Kisha Ortodokse Serbe ajo që e ka shtyrë mbajtjen e saj.
    Kisha Ortodokse Serbe nuk komunikon drejtpërdrejt me institucionet e Kosovës. Për këtë arsye tash një kohë, është ambasadori grek në Kosovë ai që ndërmjetëson në mes të autoriteteve kosovare dhe Kishës.
    Sinodi me rastin e ftesës për pjesëmarrje në këtë sigurim ka porositur besimtarët ortodoksë dhe opinionin e gjerë, se kjo ceremoni është tërësisht akt kishtar dhe shpirtëror i rëndësisë historike dhe është e padëshirueshme çfarëdo politizimi i kësaj ngjarjeje.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Meqenëse keni postuar më vonë nga mua, xhentileca akademike ma lejon që postimet e Juaja t'i bashkangjiten temës sime...
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e kriko-38
    Anëtarësuar
    01-08-2010
    Vendndodhja
    ketu afer
    Postime
    687
    Nikoliqit nuk i lejohet te hyj ne kosov????
    Kjo eshte lajmi me i mir i vitit 2010........keshtu duhet te vazhdojn edhe me tutje me arestime,
    kush hyjn pa leje jemi shtet apo jo....

  9. #9
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga laguna blu Lexo Postimin
    Meqenëse A postuar më vonë nga mua, xhentileca akademike ma lejon që postimet e Juaja t'i bashkangjiten temës sime...
    Nuk ka lidhje kush kujt i bashkangjitet, me rendesi eshte qe te mos i hapim 100 tema te njejta. Nuk e pashe kete teme no mementin kur e hapa ate tjetren.

    p.s. ta honksha xhentilecen akademike

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Nëse...

    Nëse ndodhë ndonjë arrestim deri në mbrëmje, le ta mbajë emrin që dëshironi Ju....
    Llapi qenka në Pejë, se deri tash do të kishte reaguar...

    Pershëndetje akademike
    l.b
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •