Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1

    Ta freskojmë kujtesën – Doket dhe zakonet nëpër trevat tona

    Në kohën e sotme disa nga doket dhe zakonet tona sikur janë zbehur, për të mos thënë nuk funksionojnë më. Disa vërtet është mirë që nuk janë më aktive.

    Kur hapa temën ”Oda drenicake” vetë lexuesit me shkrimet e tyre qenë ata që më kujtuan të hap një temë të re ku mund të shkruajnë shqiptarët e gjithë trevave shqiptare.

    Ju mund të shkruani ta zëmë, si festohej shëngjergji në trevën tuaj, festa të ndryshme fetare, pastaj mund të shkruani si bëheshin fejesat e martesat në trevën tuaj, këngë të ndryshme rituale e të punës, ninulla ose këngë të djepit, roli i odave ( dhomat e miqve ) në trevën tuaj, edhe biseda edukative ku vihen në tehun e kritikës të metat etj, etj... besoj se ju do të plotësoni edhe me të tjera, meqë mua për momentin nuk po më kujtohen të gjitha.

    Unë më poshtë po bëj një përshkrim të shkurtër të disa zakoneve në trevën e Drenicës, nga ato që më kanë ngelur në mendje. Nuk do të zgjerohem, por ky le të jetë si shembull si mund të filloni:

    Fejesa: Deri vonë në Drenicë fejesat bëheshin me mblesëri ( mësitni ). I zoti i shtëpisë- babai a dikush g afamilja ”ia vinte syrin” një vajze për djalin e tyre. Atëherë ata zgjidhnin një njeri i cili do të shkonte të kërkonte atë vajzë. Dhe natyrisht mësiti/mblesësi kishte çmimin e vet për punën që do kryente....

    Dasma: Nuk do të flas në detale për dasmën, por do të flas për disa nga këngët që këndoheshin. Ta zëmë në shtëpinë e djalit më mëngjes këndohej:
    Na u nis darsma për me u nis,
    Për hajr t’koftë o i zoti i shtëpisë...

    Në shtëpinë e nuses, shoqet do ta këndonin vajzën që do bëhej nuse:
    A di motër kur t’vogla ishim
    Lujshum bashkë edhe rrishim
    Edhe kur u rritem të mëdha
    Lidhem besën kurrë mos me u nda
    Po ti motër besën e theve
    Shpinën neve ti na e ktheve
    Ktheve shpinën msheft po kesh
    N’tesha t’grave qysh je vesh ...

    Ka qenë zakon ta zëmë, kur kanë shkuar ta marrin nusen, të shaheshin bullat/krushkat:
    Dil e kqyrni kush asht n’kerr
    Dy qupina e ni kanzerr ( konzervë )

    Ose
    Po vinë kerret ma baskija
    Hypni-zhdrypni oj xharija.

    Këta shembuj ishin vetëm sa për të ju orientuar në punën tuaj të mëtejme.

    Shkrimet tuaja do të mesin dokument i një kohe të kalur që ndoshta në një të ardhme të afërt për brezat e sotëm dhe për ata që do të vinë pa mëdyshje do të jetë interesant dhe mbase edhe mund të thotnë: bah, si paskan jetuar gjyshërit tanë!

    Do të ishte mirë që secili që mer pjesë me shkrime të shënojë krahinën nga vie, p.sh. Drenicë, Shalë, Dukagjin, Shkodër, Lunxhëri etj

    Na vaftë mbarë!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Zonja
    Anëtarësuar
    27-12-2008
    Postime
    16

    Per ademgashin

    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin

    oo Adem po na knaqe me këtë kangë.
    Lus Zotin që zemra e yte te kendon gjithmon, se ma lkune mallin e kahershem, pse i kam kendue vet këto kangë kafe dy ja po ma e mir u kan jeta moti se sa sot.

    Me rrespekt nga Zonja e Malsisi.

  3. #3

    Na vaftë mbarë![/QUOTE]
    oo Adem po na knaqe me këtë kangë.
    Lus Zotin që zemra e yte te kendon gjithmon, se ma lkune mallin e kahershem, pse i kam kendue vet këto kangë kafe dy ja po ma e mir u kan jeta moti se sa sot.

    Me rrespekt nga Zonja e Malsisi.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Zonja Lexo Postimin
    Do të ishte mirë që secili që mer pjesë me shkrime të shënojë krahinën nga vie, p.sh. Drenicë, Shalë, Dukagjin, Shkodër, Lunxhëri etj

    Na vaftë mbarë!
    oo Adem po na knaqe me këtë kangë.
    Lus Zotin që zemra e yte te kendon gjithmon, se ma lkune mallin e kahershem, pse i kam kendue vet këto kangë kafe dy ja po ma e mir u kan jeta moti se sa sot.

    Me rrespekt nga Zonja e Malsisi.
    [/QUOTE]

    Mirëseerdhe Zonja e Malësisë.
    Të faleminderit për këto fjalë kaq të bukura e të zgjedhura.

    Por po vazhdoj edhe pak, se na ke mbetur pak borxh, por atë do ta them pak më ndryshe.

    Më kujtohet si fëmijë, nëpër dasma e kënagjeqe, kur donin dikujt t'i thoshin se duhet të dalë të kërcejë, e këndonin:

    Prej maqinës na u këput peni,
    Kësaj "filanës" i met reni!

    Ma merr mendja se e kuptove, meqë besoj ta kesh dëgjuar këtë këngë, por për të tjerët po e sqaroj se me këtë desha të të them, se ti e ke rendin tash të na shkruash dicka nga ajo koha e bukur siç thua ti.

    Përshëndetje të përzemërta,
    Adem Gashi, Danimarkë
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5

    lirikë popullore- këngët e dashursë

    Në lirikën popullore vend meritor, e që është mjaft voluminoze, zënë këngët e dashurisë. Në këngët e dashurisë shprehet dashuria e dy të rinjve duke bërë pershkrime shumë të bukura. Pra, në këto këngë djali i këndon vajzës apo vjza i këndon djalit duke shprehur ndjenjat e veta. Unë nuk do të zgjatem teorikish për këto këngë, por do të paraqes një këngë dashurie, pak më ndryshe nga ç'kemi dëgjuar, kur dy të reja zihen për një djalë:

    Unë jaranin ta kam marrë

    Dy të mira në ni mahallë,
    i kanë çardaqet ballë për ballë,
    për gjithë ditë therren me fjalë:
    - Unë jaranin ta kam marrë,
    djalë të ri e kangatar,
    trim për pushkë azgan me fjalë!
    ..........

    Drenicë

    Vazhdoni tashti ju dhe tregoni krahinën ku këndohet akëcila këngë.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6

    popullore - mesele

    Kur para pak çastesh e vizitova këtë temë u mrekullova nga interesimi juaj për të lexuar gjithë atë që është paraqitur para jush. Janë vetëm katër postime dhe ka 388 lexime, që sipas një matematike të thjeshtë i bie 97 lexime për cdo postim.

    Nga ana tjetër më kapi siklet, pse gjithë ky interesim për t'i lexuar, ndërkaq postimet tuaja mungojnë. Besoj në të ardhmen do të tregoheni më të zellshëm.

    Sot do të trajtoj një dicka tjetër - fjalë me rrotulla i themi popullorce ( mbase dikush që nuk i pëlqen kjo shprehje do të thoshte aluzion), e thënë tërthorazi ose sic njihet në trevën e Drenicës: mesele.

    Pra, meseleja është një ndodhi që tregohet me gojë; tregim me gojë, zakonisht dëfryes; histori e shkurtër e me kuptim alegorik.

    Po kalonin dy vajza me të njëtin djalë, pa ditur për këtë. Ai quhej Hasan. Pas një kohe e morën vesh këtë dhe një ditë, njëra që ta thumbonte atë tjerën po i thotë:
    - Mue Hasni më ka thanë "Je e bukur si andrra"
    Kjo tjetra, për t'iu hakmarrë kësaj iu përgjigj:
    - Valla mue Hasani më ka thanë "Qe disa ditë jam tue pa andrra të këqija".
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #7

    Mos i vritni prindërit tri herë

    NJERIU VDES TRI HERË
    Ishin kanë tubue pleqtë e Kosovës n'Deçan. Ni plak e veti bajraktarin e Llaushës:
    - Hajde me na kallxue dishka , bajraktar.
    Ky foli:
    - He, - tha - more pleq, kur e kem zotin e shpisë me vedi, nuk e kemi zakon me folë na mashkujt tjerë para tij.
    - Ka e keni të zotin e shpisë ?
    - E kem Ramadan Shabanin.
    - Qet hundmadh, a ?
    - Po .
    - Hë, ti hunmadhi i Kosovës, me na kallxue sa herë des njeri ?
    - Njeri des tri herë në jetë të vet,
    - u përgjegji Ramadani:
    - Deka e parë është kur t' ja marrin djemt zotshpllakin; e dyta dekë është kur ja mshelin dallap e sanak e s' ka me shka me i nderue miq e dashamirë. Deka e tretë është për njeriun kur nuk e nerojnë shpija as kojshija.
    - Kur des taman, at'herë nrron jetë.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Përshëndetje të veçanta mik i nderuar Adem Gashi...
    Përgëzime për temën e hapur, interesante, e dobishme (sidomos për brezat e rinj), e në anën tjetër, drenica ka se çka të tregoj...
    Suksese në vijim (sinqerisht sot e pash, dhe menjëherë e me shumë kënaqësi i lexova të gjitha postime), do të gjej edhe unë diçka ineresante për temën e hapur...

    Edhe një herë përgëzime më të sinqerta!

  9. #9
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Do te mundohem une te tregoj nje ,,mesele drenice''nese ja dale!
    Njeni i Llaushes shkon te terzija(rrobaqepsi)dhe kerkon ti qepen tierqit te njejt si te bajraktarit te llaushes,terzija ja qepe tierqit(lloj i pantalonave te lesht)por fshatari nuk eshte i knaqur dhe i thoto qe besa as ngat nuk jan si te bajraktarit kta!
    -Ky ja ktheu:
    -Valla zoteri njejt jan veq by.. e bajraktarit smund ti ngjes ty!

    Ps.Ndoshta eshte ndryshe po une e mbaj mend si fmi kete ,,mesele'' sepse e lidhnin me gjera tjera!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Mesele si krijime popullore, që janë kultivuar e përdorur tradicionalisht në odat tona, kanë luajtur rol të madhë në edukimin e brezave të rinj, nga se mesele është e lehtë për tu mbajtë mënd se është e shkurtër, në anën tjetër, me mesele thuhet një porosi e madhe, por çka është edhe më karakteristike, porosia ipet tërthorazi pa e prekur personin të cilit i dedikohet porosia.
    Si në çdo mes, meselet janë kultivuar e përcjellur brez pas brezit edhe në territorin e komunës së Rahovecit, e nëpër fshatra edhe sot e kësaj dite tregohen me ëndje gjat ndejes nëpër odat.
    Me zhvillimin ekonomik, me zbulimet shekullore të mjeteve radiodifuzive, interesimi i brezave të rinjë për kultivimin, përdorimin apo thurrjen e meseleve të reja, me siguri që ka rënë, andaj që të mos i lënë koha në harresë, kam filluar me grumbullimin e meseleve duke i ndëgjuar në meset e ndryshme të komunës sonë.
    Nuk kam njohuri a i ka shënuar dikush më heret ndonjërën nga këto mesele, nga se nuk kam studiuar këtë fushë, sipas meje as që prish punë, edhe nëse përsëriten disa herë, këto mesele meritojnë edhe të përsëriten, ngase janë thurrë me një mjeshtëri shumë të madhe, apo ngjarrjet e vërteta janë aq të qëlluara, porositë e tyre janë shumë didaktike, të fuqishme edhe nëse përdoren sot e nesër e kurdoherë....

    Agim METBALAi

    13.11.2003

    Lam Ostrozubi – këngëtari, duke shkuar rrugës për fshatin Caralevë, takohet me një çoban me plotë bagëti të majme mirë. Ai me vete kishte edhe tre qenë e njërit ia kishte vënë kumonën. Lama i shikon me rend bagëtinë dhe qent e pastaj e pyet çobanin:
    - Mirë bre çoban, unë e di se kumonat i vehen kuajve, lopëve, dhive, dhenëve... por qenit? Pasha zotin nuk po e kuptoj këtë punë!
    - Ia kemi qit kumonën se ky qen po kafshon tinës! – ia kthenë çobani!
    ***

    E vet njëri mederizin në nji mexhlis:
    - A është haram bre Hoxhë me ngrënë bukë në nevojtore?
    - Me than të drejtën, kurkund në Kuran nuk shkruan se është haram, por kur del prej nevojtores tuge u pertypur, hallki nuk din çka ke ngrënë!
    Tregoisuf Gashi, Drenoc
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 15-04-2009 më 09:08

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Oda ( sofra ) Drenicake
    Nga projekti21_dk në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1405
    Postimi i Fundit: 09-09-2017, 20:20
  2. Përgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 16:51
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Vdekja, ritet dhe zakonet Shqiptare
    Nga katana në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2003, 11:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •