Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545

    Vorio Epiri , ender e paharruar e grekut






    kjo eshte nje video propagandistike e grekeve nacionaliste , e shoqeruar me nje kenge vertet teper interesante [ dhe ndoshta e perkthej ] ,


    jane te ftuar te marin pjese per diskutim cdo lloj grupi njerezish .

    emigrantet shqiptare qe u vetasimiluan me deshire te madhe ne greqi;
    emigrantet shqiptare qe nuk u vet asimiluan ne greqi.

    shqiptare muslimane jo tolerues ndaj fese dhe ndikimit grek ndaj shqiptarise.

    cam

    himariote

    vorioepirote

    vlleh

    shqiptare ortodoks

    grek

    e te tjere.


    disa fakte dua ti them.

    1- me kollaj u greqizuan shqiptare emigrante ekonomike ne greqi per 20 vjet , sesa kosovaret per shekuj okupimi dhe ndikimi nga serbet..


    2- himariotet jane me te angazhuar sesa vorioepirotet per autonimine e epirit .

    3- jo vetem himariotet dhe vorioepirotet por edhe vllehet qe jetojne ne shqiperi jane perfshire ne paketen e te perkedhelirve greke duke u ofruar lehtesime ne leje qendrimi , nenshtetesi greke dhe pension grek
    pse ndodh kjo ?qe kur doli kjo fushate greke , shume shqiptare kane fillu me mesu gjuhen vllahe duke u paraqitur si vllahe .

    4- sikur turkia u jipte pensin gjithe muslimeve shqiptare , keta te fundit do kerkonin autonomi per komunitetin muslim ne shqiperi?

    5-tashme e njohur politika varfanjake dhe frikacake shqiptare po ngrihet avash avash , por mendoj se kerkon edhe perktrahjen e popullit ne ceshtjet kombetare ne lidhje me fqinjet tane serbe dhe greke .

    pse populli shqiptar [ jo ai kosovar , ai cam apo ai i maqedonise dhe malit te zi ] nuk marin angazhim individual ose edhe ne grupime , organizata dhe shoqata , per te mbrojtur te drejtat e tyre legjitime ne shqiperi dhe jashte saj?????????????



    dua vertet te kemi biseda te gjata dhe frutdhense .

  2. #2
    Citim Postuar mė parė nga maratonomak Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=5Ofre3uu7sY







    jane te ftuar te marin pjese per diskutim cdo lloj grupi njerezish .

    emigrantet shqiptare qe u vetasimiluan me deshire te madhe ne greqi;
    emigrantet shqiptare qe nuk u vet asimiluan ne greqi.

    shqiptare muslimane jo tolerues ndaj fese dhe ndikimit grek ndaj shqiptarise.

    cam

    himariote

    vorioepirote

    vlleh

    shqiptare ortodoks

    grek

    e te tjere.


    disa fakte dua ti them.

    1- me kollaj u greqizuan shqiptare emigrante ekonomike ne greqi per 20 vjet , sesa kosovaret per shekuj okupimi dhe ndikimi nga serbet..


    2- himariotet jane me te angazhuar sesa vorioepirotet per autonimine e epirit .

    3- jo vetem himariotet dhe vorioepirotet por edhe vllehet qe jetojne ne shqiperi jane perfshire ne paketen e te perkedhelirve greke u ofruar lehtesime ne leje qendrimi , nenshtetesi greke dhe pension grek
    pse ndodh kjo ?qe kur doli kjo fushate greke , shume shqiptare kane fillu me mesu gjuhen vllahe duke u paraqitur si vllahe .

    4- sikur turkia u jipte pensin gjithe muslimeve shqiptare , keta te fundit do kerkonin autonomi per komunitetin muslim ne shqiperi?

    5-tashme e njohur politika varfanjake dhe frikacake shqiptare po ngrihet avash avash , por mendoj se kerkon edhe perktrahjen e popullit ne ceshtjet kombetare ne lidhje me fqinjet tane serbe dhe greke .

    pse populli shqiptar [ jo ai kosovar , ai cam apo ai i maqedonise dhe malit te zi ] nuk marin angazhim individual ose edhe ne grupime , organizata dhe shoqata , per te mbrojtur te drejtat e tyre legjitime ne shqiperi dhe jashte saj?????????????



    dua vertet te kemi biseda te gjata dhe frutdhense .


    Para se te marr pjese ne kete debat, meqenese grupimet e tjera personalisht i di cilet jane (ēamet,himarjotet apo Vllehet)


    ato shenimet "PINK" ="Vorioepiriot" do ishe i lutur te na sqaroje ēfare grupimi etnik bejne pjese...kam fjalen jane ndonje rrace e re qe nuk dime ne apo si eshte fjala?

    Po te te ndihmoj une disi persa i perket etnive qe kane banuar dhe banojne te keshtuquajtur Epir (si ate te Veriut apo te Jugut e Lindjes e Perendimit):

    -Shqiptaret Toske (pjesa derrmuese) me nengrupet e veta qe jane ,Tosket,ēamėt dhe labėt.
    -Vllehėt
    -Zinzaret 8edhe keta ne Janine shumica)---por te perhapur disi gjithandej ne grupime jo te medha
    -ēifutet (shumica kane qene te vendosur ne Janine)
    -pakica arumune dhe sllavo-bullgare (edhe keta shumica po ne Janine dhe disa fshatra perreth)
    -turqe ortodokse qe u vendosen ne Cameri me traktatin e ēorbulles se Louzanes---
    ---pakica italiane

    ---

    pra keta "vorioleshet" ku bejne pjese dhe cilet jane, na i sqaron i nderuar?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mallakastrioti : 04-10-2010 mė 14:58

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283

    Njė grek shkruan disa tė vėrteta tė Ēamėrisė

    Njė grek shkruan disa tė vėrteta tė Ēamėrisė

    Publikuar mė 18/02/2010

    Autori i Lajmit: Nga Enver Kushi
    Dalja nė qarkullim e librit tė historianit grek Jorgos Margaritis “Bashkėpatriotė tė padėshiruar, tė dhėna mbi shkatėrrimin e minoriteteve tė Greqisė, botim i shtėpisė botuese “Bota shqiptare ėshtė ngjarje jo vetėm se plotėson njė boshllėk nė botimet pėr kėtė problem, por edhe se vjen nga njė historian i vendit fqinj, Greqia. Pėr fat tė keq, ndryshe nga botimet letrare, lexuesi shqipar pak ėshtė njohur me veprat e historianėve, grekė, veēmas me ato qė trajtojnė marrėdhėniet mes dy vendeve e popujve tanė apo fatin e minoritetit shqiptar ēam nė Greqi.
    Jorgos Margaritis lindi nė Athinė nė vitin 1954. Ai jep historinė moderne nė degėn e shkencave politike nė Universitetin “Aristoteli tė Selanikut. Nė veprat e tij, Margaritis , ėshtė marrė kryesisht me Luftėn e Dytė Botėrore nė Greqi, Rezistencėn Greke si dhe me njė nga periudhat mė tragjike tė popullit grek, Luftėn Civile.
    Historiani grek, ndryshe nga mendimi dhe qėndrimi zyrtar se nė Greqi, asnjėherė nuk ka patur probleme me komunitetet dhe minoritetet, paraqet nė librin Bashkėpatriotė tė padėshiruar njė realitet tjetėr me ngjarje e ndodhi dramatike dhe tragjike.
    I mbėshtetur nė tekste tė botuara dhe burime tė shumta arkivore, Margaritis trajton fatet e komunitetit hebre dhe minoritetit shqiptar ēam nė Greqi. Kjo trajtesė vjen nė rrafshin historiko- kronologjik, qė pas kryengritjes sė vitit 1821, pavarėsisė sė shtetit grek dhe deri nė pėrfundim tė Luftės sė Dytė Botėrore. Besnik i parimit tė tė vėrtetave qė jep historia, larg ndikimit tė politikės dhe nacionalizmit ekstrem, autori konkludon se shteti i pavarur grek qė nė fillimet e jetės sė tij nuk u mėsua tė jetojė me komunitetet dhe minoritetet e tjera, pra me fe tjetėr dhe me origjinė tjetėr kombėtare.
    Pjesa e parė, nė kapitujt “Antisemitizmi grek: njė udhėtim, 1821, 1891, 1931, “Shfarosja e hebrenjve tė Greqisė: Ideologjia, tensionet shoqėrore dhe koniuktura, “Hebraizmi grek dhe Rezistenca Antifashiste, “Kisha Ortodokse Greke dhe Holokausti, Jorgos Margaritis me fakte tronditėse jep shkatėrrimin gradual tė komunitetit hebre nė Greqi, i cili arriti kulmin gjatė luftės sė Dytė Botėrore, veēanėrisht nė qytetin e Selanikut. Sipas autorit, nė Selanik “antisemitizmi grek mori formėn e tij mė luftarake dhe njėkohėsisht mė politike e teorike, duke ofruar nė kėtė mėnyrė materialin e parė pėr zhvillimin e organizatave me karakteristika nacionaliste, por edhe naziste.
    Qyteti i Selanikut u bė epiqendra e dramės sė hebrenjve nė Greqi, e pasuar nga Janina, ishulli i Korfuzit, Volos etj. Hebrenjtė e Greqisė, padyshim u bėnė pjesė e “zgjidhjes pėrfundimtare, tė cilėn e frymėzuan, e organizuan dhe e realizuan nazistėt nė shkallė mbarė evropiane. Gjithsej, nga afro 70. 000 hebrenj grekė nė vitin 1940, mė shumė se 50. 000 prej tyre u shfarosėn nė kampet e vdekjes, pra shumė qė e tejkalon 70%. Shifrat, shkruan autori parashtrojnė pyetje tė caktuara vendimtare, pėrgjigjia e tė cilave i referohet tėrthorazi ose drejtėpėrdrejt shoqėrisė greke, klimės qė mbizotėronte nė tė, si dhe koniukturat gjatė periudhės sė pushtimit.
    Nė pjesėn e dytė “Peripecitė e ēamėve deri nė dėbimin e tyre gjatė dhjetėvjeēarit tė 40- ės, Margaritis jep fatin tragjik tė minoritetit tjetėr historik nė Greqi: tė ēamėve. Periudha sė cilės i referohet autori, 1912- 1944, ėshtė e mbushur me tensione dhe urrejtje dhe “kur u kthye lufta nė fillimet e dhjetėvjeēarit tė 1940-sė dhe bashkė me tė u hapėn nė ēdo vend kacekėt e Eolit, retė e pasioneve dhe tė kėrcėnimeve pėrfunduan nė stuhi.
    Autori ndjek nė rrafshin historiko-kronologjik, politikėn e qeverive tė ndryshme greke ndaj minoritetit shqiptar tė Ēamėrisė, dėbimet sistematike tė kėtij minoriteti, egėrsinė e tmerrshme tė nacionalistėve grekė nė kurriz tė ēamėve nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore. Sipas historianit grek, shkatėrrimi i minoritetit ēam pėrbėn njė ngjarje unike nė Greqinė e dhjetėvjeēarit tė vitit 1940. Shkatėrrimi i kėtij minoriteti, dhuna e pėrdorur, dėbimi masiv i ēamėve nuk mund tė krahasohet me shkatėrrimin e komuniteteve hebraike, vepėr e nazistėve gjermanė nė kuadrin e “zgjidhjes pėrfundimtare, me gjithė veprimet dhe bashkėveprimet pasive tė faktorėve grekė nė kėtė proces.
    Ai nuk mund tė krahasohet as me fatet e sllavomaqedonasve gjatė tė njėjtės periudhė, i cili u lidh me konfliktet e pėrgjithshme nė hapėsirėn greke dhe veēanėrisht me Luftėn Civile. Fati i ēamėve, shkruan Margaritis, nuk ka asgjė tė pėrbashkėt as me peripecitė e asaj kohe tė autonomistėve vllahė ose tė myslimanėve tė Trakės.
    Mė duket me vend pėrfundimi logjik i autorit se “ngjarjet e Tesprotisė ngjasojnė mė shumė me ato qė ndodhėn nė Ballkanin verior, nė Jugosllavi.
    Pra kemi tė bėjmė me spastrim etnik ose mė saktė “njė shpėrthim tė dhunės, qė synonte mbylljen e ēėshtjeve tė minoriteteve me metodėn mė radikale: metodėn e zhdukjes sė popullsive minoritare.
    Tė rėnqethin faktet tronditėse jo vetėm tė muajve tė parė tė vitit 1913 (pas rėnies sė Janinės dhe kur Ēamėria u pushtua nga ushtritė greke), tė viteve 1923-1926, 1930-1940, por veēanėrisht ato qė Jorgos Margaritis, jep pėr qytetin e Paramithisė mė 27 qershor 1944: “Me gjithė premtimet, shkruan ai, mė 27 qershor, qyteti u kthye nė thertore.Me qindra e qindra vetė, numri ėshtė i panjohur, por ndoshta afrohet rreth pesėqind personave, qė u vranė me mėnyrat mė ēnjerėzore brenda dhe pėrreth qytetit. Keqtrajtimi i pėrgjithshėm i grave dhe rrėmbimi i pasurive, e plotėsonin kėtė kuadėr. Nga ana tjetėr, ai paraqet nė kėtė libėr, spastrimet e fshatrave myslimane nė jug tė Kalamait si dhe dėbimin e banorėve nė veri tė lumit dhe kryesisht nė zonėn e Sajadhės dhe Filatit; rikthimin e shumė ēamėve nė dhjetorin e vitit 1944 dhe aktin final tė tragjedisė ēame: pas marrėveshjes sė Varkizės, grupet e Lidhjes Demokratike Kombėtare Greke, qė ishin strehuar nė Korfuz, si grupe tė Gardės Kombėtare, u kthyen nė Ēamėri. Ata vazhduan veprėn e tyre kriminale, qė e kishin lėnė pėrgjysmė, duke masakruar qindra ēamė tė tjerė nė Filat dhe rrethinat e tij. Kėshtu mbyllet sipari i tragjedisė ēame, “bashkėqytetarėve tanė tė vjetėr qė u vranė barbarisht nė emėr tė spastrimit kombėtar dhe fetar, konkludon historiani grek Jorgos Margaritis.
    Ky ėshtė libri i historianit grek, njė zė pėrgjithėsisht objektiv qė vjen nga Greqia, fqinji jugor. Nė pėrfundim tė kėtyre shėnimeve, mė vijnė ndėrmend fjalėt e historianit tjetėr grek, Niko Zhangu, i cili nė njė nga veprat e tij pėr ato qė ndodhėn nė Ēamėri, shkruan: Duhet tė shikojmė fytyrėn tonė nė pasqyrėn e historisė dhe tė na vijė turp pėr ato qė u bėnė, sepse nuk janė nė karakterin e popullit tonė. Gjithashtu kujtoj Homerin e madh dhe tragjedianėt e shquar tė Greqisė, mesazhet e veprave tė tyre, dėnimin e krimit dhe katharsin, qė pėrbėn thelbin e veprės sė tyre. Kujtoj vjershėn e shkėlqyer “Kuajt e Akilit, tė njė prej poetėve tė shquar grek, Kavafis. Ėshtė njė vjershė qė i flet tė shkuarės dhe tė sotmes jo vetėm tė Greqisė sė qytetėrimit tė madh, por edhe asaj botėrore. Njerėzimi ka nevojė pėr lotėt e “kuajve tė Akilit. Me tė drejtė, shkrimtari ynė i madh Ismail Kadare, ka thėnė se “kur popujt lehtėsojnė ndėrgjegjen e tyre nga peshat e vjetra, ata afrohen mė shumė dhe e duan mė shumė njėri-tjetrin.

    Ky lajm ėshtė publikuar: 18/02/2010

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •