-
i/e regjistruar
Rita Saliu
Falė Jetės
Tė bukurėn ma morėn
Duke ma pėrdhosė shpresėn
Ma morėn pranverėn
Duke ma shkelė lulen
Ma morėn lumturinė
Duke mė vra dashurinė
Falė jetės
Ruajta vetėm njė grusht dhé
Tė shndėrruar nė baltė tė ėmbėl
Njomur me djersė dhe gjak
Pastaj riktheva pranverėn
Bukurinė rilinda
Pėrjetėsova lumturinė
Me ngjyrėn e syve tė dheut
Falė jetės
Zhvesha pikėllimin
Shpirtin ia fala kėngės
Tė ma ruajė zėrin nėpėr kohė
Sa shumė halle
Dhe mall pėr baltėn tėnde
Frikohem tė jem vonuar
Tė kthehem nė brigjet e tua
Tė endem me kėpucė tė lustruara
Me djersėn dhe gjakun e shekujve
ĒELĖSI I MALLIT
Nė xhepin e shqyer nga malli
Tė palltos sė harruar nė gardhin e vendlindjes
Kėrkoj ēelėsin e pėrjetimit
Portat e harrimit pėr ti hapur
Tė mė thėrrasė kujtesa tė kthehem
Nga dheu i huaj nė prehėr tė nėnės
Qė mė pret te kulla e braktisur
E rrėnuar nga stuhitė karpatiane
Duke qarė pėr mua vret vetminė e heshtjes
Apo mungesėn time dėshiron ta vrasė
E kulla ia reciton heshtjen pa mua
Ēelėsin e mallit e gjej
Nė fund tė palltos sė mykur moteve
Qė ruan plagėt e lirisė
Nė betejėn e mbramė
Era e mykut mė shndėrrohet nė aromė
Ua fal luleve qė vendos te shtatorja e lirisė
Ku u betova se sdo ta lė mė vetėm nėnėn
Pėrtėritja i kthehet kullės
Dhe e mbyt harrimin e heshtjen
POEZIA
Poezia ėshtė mbretėreshė
Vasha mė e bukur
Qė i bėn lulet tė ēelin
Ėshtė zambak
Qė i fal ngjyrė paqes
Dashurisė i dhuron aromė
Ėshtė kėnga mė e bukur
Fildish i fushave bleroshe
Ėshtė zė plot jehonė nėpėr kohė
Dhurata mė gjeniale pėr njeriun
Ėshtė krah i hapur i lejlekėve
Qė bartin nektarin e bukurisė
Ėshtė brumė qė gatuhet pėr ēdo sofėr...
Shoqja ime jetės - e pashtershme
ENGJĖJT NUK JETOJNĖ NĖ TOKĖ
Fytyra e Atdheut
Ngjyrė limoni
I pasur me relikte tė rralla
Gjithēka e mirėsisė
Mbuluar me gjethe thinjash
Yll i hutuar
Si engjėll i trazuar
Pėr fatin tragjik
Helmohem prej tė helmuarit
Nga pragu iku dhe qeni besnik
Pėr mungesė nderimi
Ēfarė duhet tė di nė kėtė kohė...
Po e shoh (kuptoj) se engjėjt nuk jetojnė nė tokė.
AFSHI
Me plagė nė zemėr
Me shpirtin e trazuar nga mllefi
Nisem pėr nė brigjet e lashtėsisė
Tė gjej pak ngrohtėsi pranė zjarrit tė shenjtė
Tė vatrės ku e lash loken tė larė nė lot
Ku shpirti mė pėrtėrihet
Duke prekur lashtėsinė
Me degėn e zemrės
Do tė vij bregut tė detit
Ta pėrtėrijė ujin me lot
Si nėnat e kėrrusura nga pesha e vetmisė
Dhe nė kėmbė do ta kaloj oqeanin
Me fuqinė e gjysheve
Qė dua tė mė bekojnė nė altarin e kthimit
FJALA
Fjala merr ton mallėngjyes
dhe mė bind
se nuk mund ti vihen pranga shpirtit
fundi i jetės nuk ėshtė vdekja
kur je zot shtėpie
NDJEJ
Nė kėtė qiell kaq tė ngatėrruar
Ndjehem e tronditur
Mė kaplon njė lodhje
E pėrqafoj dheun tim
Dua tė ndahem pėrfundimisht nga e kaluara
Tė shndėrrohem nė shpirt
Qė djegė bėrllokun
Dhe shpėrlanė gjithė tė keqe mbi dhe
MEMORIALI I JASHARĖVE
Zėri i kambanave ushtonte nė Prekaz
Ta dėgjonte bota memece
Njė flamur, njė valle,
njė shqiponjė, njė vatėr
dhe gjaku nė ballė
dhe plagėt nė gjoks
Dielli e retė
dėshmitarė tė lirisė
pranvera do tė ēelė lulet
nė krenarinė e kujtimit
Memoriali i Jasharėve
si Sfinks u bėn roje varreve
KĖNGA
Sa mall kam pėr kėngėn e kujtimeve
Deri tė arrij te burimi i shpirtit
Mė jehon kumbimi i saj si ushtimė pylli...
Ai kushtrimi mė bėri trimėreshė
Ngado mė hodhėn valėt e jetės
PĖRBALLIMI
Pėrballem me stuhitė e mallit
Tek sodis nga dritarja e mendjes
Nė shpirt
Shiu i kujtimeve
Po mė kalbė... po mė kalbė loti i dhembjes
Rrėzohem trotuareve
Kėrkoj askund nuk e gjej
Pėrpėlitem dhe mė fanitet vetvetja
Nė ėndrrat pėr vendlindjen
Kur tė kthehem
Do ta sjell portretin tim
Qė ma dhuroi mėrgimi
Shpresoj tė mi njohėsh
Sytė e mi tė mekur
Nėn flokėt e mi tė thinjur
Mall i pėrjetshėm,
VEND I LARGĖT
Vendi i largėt
Me sy tė stolisur
Me flokė tė blertė
Mė mashtroi si njė pėrrallė
Tashmė kur jam bėrė gjyshe
Pėrralla nipėrve nuk u tregoj
Lum ai qė nuk u bė personazh
I pėrrallės qė mė mashtroi
KĖNGA
Sa mall kam pėr kėngėn e kujtimeve
Deri tė arrij te burimi i shpirtit
Mė jehon kumbimi i saj si ushtimė pylli...
Ai kushtrimi mė bėri trimėreshė
Ngado mė hodhėn valėt e jetės
KUJTIM
Kujtesa ma kthen shpirtin
ma kujton plagėn qė mė vriste
si shigjeta zogun pa krahė
kur fėrkoja shuplakat e dregėzuara nga kazma
nuk mund tė heshtė
armiku ėshtė fshehur
si kukuvajkat nėn ēatinė e kullės
nė errėsirėn qė si mund drita e vajgurit
e presin ti kėndojnė ngadhėnjimit tė vdekjes
nga arma do tė ndahem
vetėm kur tė vete nė varr
DIKUSH
Ajri pėshtillet rreth njė ėndrre nė gjumė
Asgjė nuk fryn asgjė nuk ngrihet
Retė notojnė qetė qiellit tė kaltėr
Mund tė bien nė tokė tė bėhen shi
Tė bėhet baltė e pėrbuzur tė shkelur
pamėshirshėm
Dikush luhatet fshehurazi pas hijes sė vet
E dėshiron punėn e dhelprės pėrballė rrushit
Merr nė thua e rrėzohet
E Ti u dashka falje ti kėrkosh
Hijes qė se njeh as nuk e ndjenė
Pa fjalė, vetėm me mimikė
Ti tregosh sa je e kujdesshme
E ai ka tė drejtė edhe mos me tė kuptue
Kur tė pėrsėritet vapa nė bregun tjetėr
Mbrėmja bėhet e padurueshme
Me buzėn nė gaz i bėnė lajka shpirtit
Ndėrsa ti ngrihesh nė ajėr si zog pa krahė
Me kthetra tė prera shkėmbinjve tė robėrisė
NGJITJA
Ngjitem shkallėve tė jetės
Si nė skenė teatri
Ku vetėm njė herė mund tė luaj heroinėn
E ėndrrave tė mia pėr dheun
Qė blerohet ēdo pranverė
E ma pėrjetėson ngjyrėn e syve tė mi blerosh
Eci kokėlartė me fytyrė kah jugu
Dielli mė pėrcėllon
Tė mė japė ngjyrėn e dheut qė mė mungon
Ndeshem me valėt stuhitė netėt korb tė zeza
Deri nė agim qė i fal mendjen shpirtin djersėn
Vė duart e lodhura mbi ije
Pres pėrqafimin e njomė tė fėmijėve
Ngjitur majave tė bjeshkėve
Tė shndėrruar nė diej nė yje
Mėshtė thinjur malli pėr kullėn
E shndėrruar nė shkėmb
Mund tė ngre flamurin
Tia them kėngės malėsorēe
Si gjyshi para litarit a nė teh tė hanxharit
Po e kėndoj kėngėn si duke folur mė vete
Rita Saliu u lind nė njė familje me traditė tė gjatė atdhetare nė Prizren. U shkollua nė Prishtinė, ndėrsa tė shumtėn e kohės e kaloi midis Kosovės dhe Amerikės, ku kjo e fundit i krijoi tė gjitha parakushtet tė merrej mė denjėsisht me ēėshtjen e Kosovės, pėr tė cilėn, nuk u ndal asnjėherė, sidomos, pas vitit 1981, kur kuēedra ballkanike i ishte sulur edhe njėherė Kosovės dhe po ia zinte frymėn gjithnjė e mė shumė, Rita nuk pushoi sė vepruari, fillimisht nė Kosovė e pastaj nė Amerikė
Nė Amerikė, ajo shkroi shumė shkrime pėr Kosovėn, tė cilat u botuan nė shtypin e lirė nė Sh.B.A.
Rita arriti edhe sukseset e para nė letėrsi, pasi pėrvoja qė fitoi e mbushi me frymėzim, ndėrsa ngjarjet qė kishte pėrjetuar vetė, nuk duheshin harruar.
Krahas shkrimeve gazetareske pėr Kosovėn, Rita botoi edhe shumė poezi nė shtypin e kėtushėm, pėr tė cilat morri edhe vlerėsime tė veēanta nga ato poezi...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt