Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 75
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967

    Komisioni i Brendshëm i PE miraton rezolutën. Hidhet poshtë amendamenti Van der Stoep

    Në momentin kur duket se Shqipëria ka plotësuar kriteret për të përfituar heqjen e vizave me vendet e BE-së, në skenë shfaqet një kriter i ri, por shumë domethënës. Gjatë kohës kur kryeministri Berisha ishte president, ka anëtarësuar Shqipërinë në Konferencën Islamike, duke e bërë të vetmin vend në Evropë anëtar të kësaj organizate. Tashmë, Bashkimi Evropian kërkon daljen nga kjo organizatë fetare, në mënyrë që t'i hapet rruga procesit të vizave.
    Rregullorja e paraqitur për heqjen e vizave do t'i shtohet edhe një amendament i ri.


    Sipas amendamentit, i cili paraqitet nga eurodeputeti i majtë holandez, Daniel Van der Stoep, si Shqipëria ashtu dhe Bosnja, më parë duhet të tërhiqen nga kjo konferencë që të fillojë zbatimi i heqjes së regjimit të vizave me dy vendet ballkanike "Kjo rregullore hyn në fuqi në qoftë se Shqipëria si anëtare dhe Bosnja si vëzhguese në Organizatën e Konferencës Islamike të heqin dorë respektivisht nga statusi i anëtarit dhe i vëzhguesit", - thuhet në amendament. Propozimi për këtë projektligj është bërë nga një eurodeputet i majtë i Parlamentit Evropian. Ky amendament i Van Der Stoep pritet të diskutohet në mbledhjen e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme bashkë me opinionin e Komisionit të Jashtëm lidhur me heqjen e vizave, e paraqitur nga raportuesja Sara Ludford. Dy vendet e BE-së, si Holanda dhe Belgjika, kanë probleme me shumë vende myslimane për shkak të mospranimit të ambasadorëve të tyre homoseksualë. Në një kohë kur të gjithë zërat nga Parlamenti Evropian tregonin për përmbushjen e kritereve dhe heqjen e vizave, eurodeputeti holandez paraqet këtë amendim, i cili mund të rrezikojë shtyrjen e procesit të liberalizimit të vizave për vendin tonë, pasi drafti do të shkaktonte një ngadalësim të procedurës.


    E pranishme në mbledhje do të jetë edhe eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, e cila është shprehur pro heqjes sa më të shpejtë të vizave për të dy vendet, Shqipërinë e Bosnjën, pasi, sipas saj, tashmë kushtet janë plotësuar. Vendi ynë ka përfituar një sërë kredish nga kjo organizatë, por asnjëherë nuk ka qenë përfaqësuar gjatë mbledhjeve të saj nga zyrtarë të lartë. Organizata e Konferencës Islamike (OKI) është një organizatë ndërkombëtare me një delegacion të përhershme në Kombet e Bashkuara, me 57 shtete anëtare. Në të pranohen vende që kanë jo më pak se 5 për qind të popullsisë së tyre me përkatësi islame. Teorikisht, mund të bëhen anëtare edhe Franca me Gjermaninë ndërkohë, Maqedonia është anëtare vëzhguese. Gjuhët zyrtare të organizatës janë arabisht, anglisht dhe frëngjisht.

  2. #2
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Mos krijo panik or ti. Nuk eshte amendamenti i BE'se por i nje deputeti hollandez. Ka ndryshim te madh.
    Cdo gje eshte relative...

  3. #3
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Citim Postuar më parë nga RAPTILOID Lexo Postimin
    . Dy vendet e BE-së, si Holanda dhe Belgjika, kanë probleme me shumë vende myslimane për shkak të mospranimit të ambasadorëve të tyre homoseksualë..
    Ore e ke shkruar vete kete artikull ti apo e ke gjetur? Me sa kuptoj une, TE GJITHE amabasadoret e ketyre 2 shteteve jane gay. E vertete? Gazetaruc leshi.
    Cdo gje eshte relative...

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Mos lexo vetem titullin shoki Lexoje te gjith shoki, a e pave Mir ??Eshte gazeta shekulli mori shoki se kam shkrujt vet mori shoki

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Dalja nga Konferenca Islamike, kusht për Shqipërinë
    Tiranë, 28 shtator 2010 - Liberalizimi i vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën do të jetë në vëmendjen e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme. Rregullorja e paraqitur për heqjen e vizave, i cili ka marrë "OK" në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, pritet të marrë përsipër edhe një tjetër amendament. Anëtarësimi i Shqipërisë në Konferencën Islamike përmendet për herë të parë si një kusht për liberalizimin e vizave. Sipas amendamentit, i cili paraqitet nga eurodeputeti i majtë holandez Daniel Van der Stoep, si Shqipëria ashtu dhe Bosnja, më parë duhet të tërhiqen nga kjo konferencë në mënyrë që kjo rregullore për heqjen e vizave të zbatohet. Shprehimisht në amendament thuhet: "Kjo rregullore hyn në fuqi në qoftë se Shqipëria si anëtare, dhe Bosnja si vëzhguese në Organizatën e Konferencës Islamike të heqin dorë respektivisht nga statusi i anëtarit dhe i vëzhguesit".

    QIK
    http://www.kosova.com/artikulli/65435
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Vizat, propozimi i ri: Shqipëria Jo në Konferencen Islamike




    TIRANE-Liberalizimi i vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën do të jetë në vëmendjen e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme. Rregullorja e paraqitur për heqjen e vizave, e cila ka marr “Ok” në komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, pritet të marrë përsipër edhe një tjetër amendament.

    Eurodeputeti holandez Daniel Van der Stoep ne nje interviste ekskluzive ne numrin e sotem te Gazeta Shqiptare beri te ditur se amendamenti kerkon largimin e Shqiperise dhe Bosnjes nga Konferenca Islamike, ku keto vende aderojne aktualisht.
    "Ky amendament nënkupton në radhë të parë se ne nuk duam liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën dhe së dyti ne duam që këto dy vende të largohen nga Konferenca e tmerrshme Islamike, sipas mendimit tim, që përcakton “shariah”- në bazë të të drejtave të njeriut (Deklarata e Kajros). Së treti, Partia për Lirinë në Holandë është ashpërsisht kundër vendeve të reja që anëtarësohen në Bashkimin Europian, sidomos nëse ato janë anëtare të Konferencës Islamike", tha Van der Stoep.

    Nderkohe një ndër debatuesit e ashpër në takimin e fundit për Shqipërinë dhe Bosnjën në Komisionit e të Drejtave Civile dhe Lirive në Parlamentin Europian, eurodeputeti holandez Daniel Van der Stoep, njekohesisht anëtari i Partisë për Lirinë në Holandë, ne ntervisten ekskluzive ne numrin e sotem te Gazeta Shqiptare shpjegon arsyet që e nxitën të propozojë amendamentin e pazakontë.
    Ai tha se shpreson që ky amendament të miratohet gjatë mbledhjes së sotme në komision.
    Një ekstremist në qëndrimet e tij, Van der Stoep theksoi se është tërësisht kundër liberalizimit të vizave, por nëse PE do të vendosë për këtë, Tirana dhe Sarajeva duhet së paku të rishqyrtojnë anëtarësimin e tyre në Konferencën Islamike.

    Rekomandimi i komisionit do të kalojë për votim në PE në seancën e Strasburgut më 15 tetor, i cili më pas do t’ia dërgojë ministrave të Brendshëm të BE-së për një vendim përfundimtar me 7-8 nëntor për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, që hyn në fuqi ekzekutive maksimumi para Krishtlindjeve, në fund të dhjetorit 2010.

    (d.b/BalkanWeb)

    Si mundet te pranohet ne Evrope nje vend qe ben pjese ne organizata me baze "shariah". As qe mund te ndodhte ndryshe. Ky eshte veprim i logjikshem e Evropes. Nuk mund te perputhet Deklarata e te drejtave te njeriut sipas Evropes me deklaraten e Kairos.
    Derisa eshte miratuar ne Komisionin e Jashtem te Parlamentit Evropian, ky amendament mund te konsiderohet i aprovuar.
    Cdo mendim i kundert na largon nga Evropa, perfundimisht.
    Shqiperia duhet te zgjedhe mes Evropes dhe "Xhihadit"
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 28-09-2010 më 05:49
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Le t'bojn hajgare pederrat e evropes me neve, se na kan gjetur t'urt !

  8. #8
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Ndahet shapi nga sheqeri, te shohim cdo zgjedhe politika shqiptare tani, lindjen(erresiren) apo perendimin.
    Ne vitet 90 kishte nje parulle.
    "E duam Shqiperinë si gjithë Europa!"
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 28-09-2010 më 06:01
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511
    Homoseksualët në mungesë të shfryerjes së epsheve të tyre mundohen ta njëllosin Shqipërinë fatmirësisht duket se nuk ua vënë veshin kush ketyre.
    Shqipëria ka vuajtur shumë nga "eurodeputet" të tillë, në të kaluarën u copëtua dhe mbeti një Shqipëri londineze, tani mundohen që me çdo kusht mos t'a lënë t'i liberalizoj vizat, por një amandament i tillë do të ishte i panevojshëm dhe i pakuptimtë, pasi që antarësimi i Shqipërisë në OKI nuk ka kurrfarë ndërlidhje me vizat, pra as nuk cënon ndonjë statut.
    Sikur të bëhëj fjal për integrim në BE dhe të parashtrohej ajo se Shqipëria nuk mund të këtë status të dyfishtë edhe OKI-në edhe BE-në do të ishte diçka krejt tjetër, por OKI me viza kurrëfarë lidhje nuk ka. Problemet që kanë keto shtete me vendet arabe për ambasador le t'i zgjidhin ata, Shqipëria nuk është e detyruar të vuaj për homoseksualitetin e disave.

    Përshëndetje!

  10. #10
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Shqipëria nuk është e detyruar të vuaj për homoseksualitetin e disave.
    Marredheniet homoseksuale jane te ligjeruar ne Kushtetuten e Evropes, kjo nuk eshte ceshtje e disave, por shtrohet si e drejte deri edhe ne martesa te homoseksualeve ne gjirin e Evropes ku ndoshta mund te jete edhe Shqiperia.

    Ndoshta Evropa me kete "manover" desheron ta beje homoseksualizmin pjese edhe te vendet islamike, ku Bosnja dhe Shqiperia do te jene te pare.

    Kjo me duket taktike per te futur homoseksualizmin ne OKI
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •