Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i ka bërë një ofertë nënkryetarit të AAK-së që në shkëmbim të ndarjes së 1 milionë Eurove për të financuar mbrojtjen e Ramush Haradinajt ta mbështesë në procesin e bisedimeve me Serbinë.
Lajmi bëhet i ditur nga burime të brëndshme të partisë opozitare të cilët thonë se Thaçi e ka siguruar Shalën që nëse AAK e mbështetë ekzekutivin, atëherë zgjedhjet në vend nuk do të mbahen pa pëlqimin e kësaj partie, e cila ka kërkuar që ato të mos zhvillohen pa kthimin e liderit Haradinaj.
Gazeta "Zëri" citon zëdhënësin e qeverisë Memli Krasniqi të ketë thënë se shefi i qeverisë e ka takuar nënkryetarin e parë të AAK-së, por nuk është qartësuar se për çfarë kanë folur.
/Klankosova.tv/
-----------------------------------
-----------------------------------
Prishtinë. Kriza që ka kapluar institucionet e vendit pas dorëheqjes së presidentit Sejdiu, ka detyruar kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, që ai të kërkojë mbështetje edhe nga partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Madje për ta siguruar mbështetjen e AAK-së, kryeministri Thaçi i ka bërë ofertë drejtuesve të kësaj partie që nëse ata e mbështesin strategjinë për privatizimin e PTK-së si dhe qeverinë në qështje të rëndësishme, atëherë Qeveria që ai e drejton do t’i mbështesë shpenzimet për procesin gjyqësor ndaj Ramush Haradinajt dhe do ta ketë parasysh kërkesën e tyre që zgjedhjet të mos mbahen këtë vit.
Këtë ofertë kreu i ekzekutivit ia ka bërë nënkryetarit të parë të AAK-së,
Blerim Shala, të mërkurën pas një takimi që kanë pasur larg syve të medieve, kanë bërë të ditur burime të “Zërit”, të afërta me takimin ndërmjet Thaçit e Shalës.
“I ka propozuar Blerim Shalës që Qeveria të ndajë mjete në vlerë prej 1 milion euro për ta financuar mbrojtjen e Ramush Haradinajnt, por me kusht që AAK-ja në Kuvendin e Kosovës ta mbështesë strategjinë për privatizimin e PTK-së”, thotë burimi. Madje sipas këtij burimi, Thaçi e ka siguruar Shalën që, nëse AAK e mbështet strategjinë për PTK-në, atëherë zgjedhjet në vend nuk do të mbahen pa pëlqimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe se për këtë çështje do të vendosin së bashku...
/Zëri.info/
Krijoni Kontakt