Close
Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 149
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Par mos sill me lajme nga syri.net, se kemi nje anetar partie ketu, qifure-qifure e quajne... E na vjen pastaj me artikuj te marra nga Zeri i Popullit ne gjuhen ingleze, e t'i demaskon postimet e tua ne lidhje me kete teme..

    Ay pastaj ka dhe ca cilesi te tjera, komunikon si egjiptianet e lashte, nepermjet hieroglifeve, simboleve dhe grafiqeve!

    Eshte shume i zgjuar...
    vetem mos te sjell nga top kolumbia, klan sabria, news sertia, apo shekull koqidhja, se dhe telegraf mafia ishte e njejte me mero-muc qelbesira,
    RROFSHIN MEDIAT SOCIALE qe mund te lexojme deri diku realitetin dhe lajmi e pa modifikuar sipas kryeredaktorit.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar par pėr postimin:

    Duke_Of_Arberia (23-12-2015)

  3. #112
    i/e regjistruar Maska e Kabasilla
    Anėtarėsuar
    21-12-2015
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    7

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Nuk mbahet mediumi me rrena, favorizime e shkarravina gjuhėsore !
    Kėshtu e ka kur jetohet dhe frymohet nė shtetet me parimet e shfrenuara demokrate...!
    Ēdo gjė ka rregullin dhe formėn e vet, o tė nderuar. Madje edhe universi ku jetojmė! Shqiptari i shkretė, herė me dashje, e herė pa dashje, shpeshherė di tė dalė jashtė ēdo rregulli, sistemi apo vetvetja!

    Remzi Fetahaj,
    Prishtinė 2015
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kabasilla : 23-12-2015 mė 10:15
    “Ne rriteshim tė bindur se ishim fėmijėt mė tė lumtur nė botė” F. Kongoli

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Kabasilla pėr postimin:

    martini1984 (24-12-2015)

  5. #113
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Eshte pyetja me idiote duke marre parasysh keta debilat siper!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  6. #114
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Lubonja: gazetarėt qė shkojnė tek pritja e Ramės “palaēo oborri” ' lapsi.al





    Postuar nė 25 Dhjetor, 2015 10:12









    Kėtė tė dielė kryeministri Rama ka thirur njė mbrėmje gala pėr gazetarėt e shtypit dhe mbi tė gjitha pėr pronarėt e tyre sipas modelit qė organizoi njė vit mė parė nė Pallatin e Brigadave. Modeli ėshtė i njohur. Kryeministri ēohet, mban fjalim dhe tallet me gazetarėt qė janė tė pranishėm, apo me pronarėt qė janė nė hall me bizneset e tyre. Ai i jep tė drejtėn vetes tė tė ironizojė me dy Yjet e Ora News, me kreditė e Irfanit, me shkurtėsinė e Babaramos, me “fantazinė pa cak” tė Nikollė Lesit, me ambiguitetin serbo-shqiptar tė Baton Haxhiut, me Shkullakun qė nuk i bie rrufeja aty ku s’duhet, me Ēanin qė nuk konkurohet nė diametėr, mė Fevziun qė ėshtė po aq legen sa socialistėt, me Frangajn si zėdhėnėsin e Saliut, me Mero Bazen qė mėrzitet se Sandri zė paradhomėn, me idiotėsinė e Bushatit qė nuk kėnaqet me Ramėn njėsoj si me Obamėn, me Muē Nanon qė thėrret kot mė kot: “Ruajuni nga Rama”. Dhe pastaj skenari vazhdon me disa gazetarė qė bėjnė sikur vėnė nė lojė kryeministrin. Pikėrisht pasi pa vjet kėtė Gala- Gallatė, Fatos Lubonja i quajti “Palaēo oborri” ata gazetarė qė i shėrbenin Ramės si njė sfond pėr kėtė shfaqe:

    “Nė inskenimin e kėsaj gala-gallate hynte edhe leja qė iu dha disa gazetarėve tė merrnin fjalėn dhe tė thoshin ē’tė donin kundėr tij – nė traditėn e palaēove tė pallateve qė janė tė vetmit qė i thonė mbretit disa tė vėrteta tė hidhura, sigurisht me dashuri dhe pėr ta bėrė pėr tė qeshur, jo pėr ta hidhėruar (Ramėn)”. Por nė shkrimin qė bėri pėr kėtė ngjarje problemi i Lubonjės ishte mė i thellė. Ai e shikoi atė ceremoni tė organizuar nė prag tė fundvitit, si njė rast pėr tė zbėrthyer mardhėnien e kryeministrit me pushtetin e katėrt. Dhe Lubonja mendon se kjo darkė nuk ishte ashtu sic e pėrshkruan disa, si njė hakmarrje e Ramės ndaj gazetarėve. Ai mendon ndryshe: “Mė duhet tė them se nuk pajtohem me ata qė shkruan tė revoltuar se darka dhe fjala kanė qenė organizuar si hakmarrje e Kryeministrit ndaj kundėrshtarėve. Sipas asaj thėnies se ēdo e keqe ka njė tė mirė, unė them se Kryeministri ynė i kėsaj radhe nuk ėshtė nga ata qė mbajnė inat. Kur tė ka pėrfund, shumė-shumė ai dėfrehet duke tė tallur, mund tė tė ulė dhe kalin e tij nė tryezė nė shembullin e Kaligulės qė e bėri kalin e tij senator, por inat nuk mban, sepse tė mbash inat do tė thotė edhe tė kesh ca parime, kurse ai nuk ka tė tilla. Sigurisht, nė ėndrrėn e tij finale, Rama, siē do tė thoshte Canetti, pėr tipat qė zgjedhin pushtetin pėr tė zgjidhur problemet me vdekjen, imagjinon njė botė me njerėzit tė shtrirė tė gjithė nėn kėmbėt e tij dhe prandaj, po i dole pėrpara mė kėmbė, mund tė pėrdorė ēfarėdolloj intrige pėr tė tė shtrirė barkas. Por kėtė e bėn jo nga inati, por nga bindja paranojake se ti je shumė i parėndėsishėm, njė vegėl e thjeshtė tė synimit tė tij tė madh tė pėrjetėsisė, qė ai mund ta hedhė tej sapo tė mos i duhet mė”.

    Kėshtu shkruante Lubonja vjet pėr darkėn e famshme tė pallatit tė brigatave. Tani pyetja ėshtė?

    A d0 tė shkojnė sėrish gazetarėt pas pronarėve pėr tė duruar talljet nė Pallatin e Brigadave? A do tė bėjnė ata rolin e “Palaēos sė pallatit”?

    Kjo mbetet tė shikohet tė dielėn. Kamerat do tė jenė si gjithmonė aty. (lapsi.al)













    Ja c’tha Rama pėr gazetarėt njė vit mė parė

    Pėr Top Channel: Top Channel-it s’po i pėrmend asnjėri sepse jemi nė njė fazė kur Top Channel ėshtė i kompleksuar se qeverisin socialistėt, socialistėt janė tė shqetėsuar pse Top Channel i gjuan Qeverisė mė shumė se Bashkisė.

    Pėr Klanin (Fevziun dhe Canin): Mero jam i bindur se do tė shkruajė “ Sandri, jo mė nė paradhomė, por edhe nė krye tė vendit”. Pune legenėsh ne socialistėt Sandėr, s’jemi burra qė ta heqim shikimin. Por tė paktėn e kemi edhe njė si puna jonė nė kullėn tėnde, kemi Fevziun. Ti me siguri mendove kur thashė unė kemi njė si puna jonė, Arian Ēanin, por Ariani ha bukė veē, nuk konkurrohet nė diametėr.

    Pėr Sandėr Frangajn: Kam pėrshtypjen se Saliu me zėdhėnėsin e vet, Sandrin, e kishin lėnė pėr mandatin e tretė ta hapnin dhe njė rrugė ajrore pėr tė fluturuar me avionin qeveritar, pasi fluturuan nja tetė vjet nė rrugėt imagjinare tė Shqipėrisė.

    Pėr Baton Haxhiun: Batoni kosovari, qė serbėt e konsiderojnė ekspertin mė tė besueshėm pėr punė Shqipnije, ndėrsa shqiptarėt si ekspertin mė tė informumė pėr punė Serbije.

    Pėr Armand Shkullakun:Armand Shkullaku ėshtė ulur (te tavolina me mbishkrimin) tek “Rrufeja”, ka rėnė rrufeja aty ku s’duhet.

    Pėr Fahri Balliun:Sinqerisht e kam ndjerė mungesėn e Fahri Balliut sot. Ishte i ftuar si gjithė tė tjerėt, por nejse, rėndėsi ka qė tė jetė nė rregull me dritat dhe pėr ēdo gjė tjetėr tė bėjė ēfarė tė dojė.

    Pėr Andi Bushatin:“Dava njerėzish pa karakter si puna jote dhe si puna e Obamės”, - mendon Andi Bushati, me siguri.

    Pėr Ilir Babaramon: Pas 68 vjetėsh armiqėsie(me serbet), pa kontakte mes kryeministrave dhe pengesat duken aq tė mėdha sa dhe Babaramo tė ngjan si ciklop.

    Pėr Nikoll Lesin: Mbase kush e bėri kometė atė pėlhurė (dronin) e kishte atė qėllim ose atėherė nė qoftė se nuk e kishte, ka patur fantazinė e Nikoll Lesit, fantazi pa cak.

    Pėr Mustafa Nanon: Nėse herėn e parė rruga e kthimit (nga Serbia) pėr nė trojet shqiptare ishte seriozisht epike, herėn e dytė ishte thjesht normale, sepse jo vetėm qė nuk pamė asnjeri rrugės, por askujt prej nesh nuk i ngjante vetja pėrveēse si pasagjerė tė lodhur tė natės, cka e qetėson pėrfundimisht edhe Mustafa Nanon, qė fill pas herės sė parė lėshoi njė kushtrim “Ruajuni nga Edi Rama”.

    Pėr Irfan Hysenbelliun: Mė kanė thėnė qė Irfani ka marrė njė kredi tė re dhe i ka paguar tė gjitha faturat e energjisė, unė e pėrgėzoj pėr qytetarinė, ngushėllime bankave.

    Pėr Enkel Demin dhe gruan e tij Mesila Doda: Ndėrkohė s’dua qė sot tė paktėn, ti dali fjala Enkel Demit, qė thotė se fjalimet e mija janė tmerrėsisht tė gjata dhe jo vetėm janė bosh, por janė aq bosh sa tė vjen gjynah pėr Shqipėrinė qė ka njė kryeministėr si puna ime dhe pėr mobilierinė qė i mungon njė arredator i aftė si puna ime. E ngatėrrova pak nė fakt, se mė duket kėtė tė fundit e ka thėnė Mesila, por siē do tė thoshte Ylli Rakipi, ē’bėri si Keli si Mesila, njėsoj ėshtė. Nejse, shkurt unė s’dua qė ti bėhet qefi as Kelit as Mesilės dhe dua tė flas shkurt, edhe pse ne “komunistėt” jo vetėm qė se mbajmė fjalėn, por s’dimė tė flasim shkurt..

    Pėr Ylli Rakipin dhe Ylli Ndroqin: Ndėrkohė qė Ylli Rakipi mė porositi sot nja njėqind herė, tė lutem mos e harro yllin e vėrtetė se na more nė qafė. Nė fakt si ta harroj Konsullin e Meksikės, i vetmi i huaj nė kėtė mjedis tė larmishėm mediatik shqiptar.





    Edi Rama dhe mediat sipas darkės gala

    Nga Fatos Lubonja

    Te ftesa pėr pjesėmarrjen nė darkėn gala me mediat me rastin e Vitit tė Ri, qė mė erdhi me e-mail nga stafi i Kryeministrit, mė tėrhoqi vėmendjen fraza: “Lutemi na njoftoni nėse e morėt kėtė e-mail”. Ma tėrhoqi vėmendjen pasi, zakonisht, nė kėsi lloj ftesash tė kėrkojnė tė njoftosh pjesėmarrjen, jo marrjen e e-mailit. Por nuk e vrava shumė mendjen, megjithatė, tė gjej shkakun pse ishte formuluar kėsisoj. U pėrgjigja “faleminderit, e mora” dhe, sa pėr pjesėmarrjen, vendimin e kisha tashmė nė kokė pasi prej kohėsh kam hequr dorė nga kėsi lloj galash. Nėse do t’i radhitja arsyet, tė parėn do tė vija dozėn e lartė tė energjive qė tė duhet tė harxhosh pėr tė duruar e dhėnė nė kėto darka buzėqeshje nga ato qė ekonomistėt e lumturisė i cilėsojnė si tregues palumturie ngaqė janė tė shtirura, zgėrdheshje, hipokrite, ēka e tregon mėnyra e sforcuar e tėrheqjes zė zigomave pėr tė treguar dhėmbėt. Pastaj do tė shtoja se nė kėtė shoqėrinė tonė, qė kėrkon tė imitojė atė perėndimore, duke u bėrė pėrditė e mė shumė karikaturė e saj, ėshtė harruar fare ajo kėshilla e urtė sipas sė cilės njeriu publik duhet tė dalė nė skenė nėpėrmjet veprės qė i intereson publikut, kurse veten e tij private duhet ta mbajė sa mė larg kėsaj skene, e jo tė bėjė tė kundėrtėn, siē po ndodh kėtu te ne pėrditė e mė rėndom.

    Por kisha edhe njė arsye mė profesionale, nėse mund ta quaj kėshtu. Atė qė ka tė bėjė me thėnien e Montanelit, qė e kam pėrsėritur shpesh, por fatkeqėsisht pa ndonjė sukses: “Larg atyre gazetarėve qė hanė e pinė me politikanė”.
    * * *
    Kuptohet se, megjithatė, nuk mund tė mos isha kurioz pėr tė parė se ēfarė kishte ndodhur nė atė darkė. Lexova kėshtu fjalėn e Ramės dhe disa reagime nė shtyp. Sė pari mė duhet tė them se nuk pajtohem me ata qė shkruan tė revoltuar se darka dhe fjala kanė qenė organizuar si hakmarrje e Kryeministrit ndaj kundėrshtarėve. Sipas asaj thėnies se ēdo e keqe ka njė tė mirė, unė them se Kryeministri ynė i kėsaj radhe nuk ėshtė nga ata qė mbajnė inat. Kur tė ka pėrfund, shumė-shumė ai dėfrehet duke tė tallur, mund tė tė ulė dhe kalin e tij nė tryezė nė shembullin e Kaligulės qė e bėri kalin e tij senator, por inat nuk mban, sepse tė mbash inat do tė thotė edhe tė kesh ca parime, kurse ai nuk ka tė tilla. Sigurisht, nė ėndrrėn e tij finale, Rama, siē do tė thoshte Canetti pėr tipat qė zgjedhin pushtetin pėr tė zgjidhur problemet me vdekjen, imagjinon njė botė me njerėzit tė shtrirė tė gjithė nėn kėmbėt e tij dhe prandaj, po i dole pėrpara mė kėmbė, mund tė pėrdorė ēfarėdolloj intrige pėr tė tė shtrirė barkas. Por kėtė e bėn jo nga inati, por nga bindja paranojake se ti je shumė i parėndėsishėm, njė vegėl e thjeshtė tė synimit tė tij tė madh tė pėrjetėsisė, qė ai mund ta hedhė tej sapo tė mos i duhet mė.

    Por ama, pėr tė njėjtin synim, me tė njėjtėn lehtėsi ai hedh tej edhe ēdo vegėl morale tė vetėn, – nėse mund tė flitet se ende i ka mbetur ndonjė e tillė. Pėr tė vėrtetuar kėtė qė po them mjaft tė kujtojmė tė thėnat e pathėnshme qė ka shkėmbyer ai me mjaft politikanė dhe gazetarė – po pėrmend vetėm Ilir Metėn dhe Mero Bazen – dhe se si, pastaj, pa pikėn e vėshtirėsisė morale apo inatit, i ka bėrė grurė marrėdhėniet me ta.
    Prandaj pėr mua darka ishte mė shumė njė moment dashurie, njė dėshirė pėr t’i parė gazetarėt tė gjithė duke ngrėnė shtrirė, si nė traditėn romake, nė paqedhe harmoni me kryedarkuesin. Sigurisht edhe duke u dėfryer, bėrė gallatė e tallur me ndonjė qė s’mund tė hapė gojėn, ditėziu, por vetėm tė falėnderojė qė e kanė ftuar nė njė darkė me aq rėndėsi.

    Nė inskenimin e kėsaj gala-gallate hynte edhe leja qė iu dha disa gazetarėve tė merrnin fjalėn dhe tė thoshin ē’tė donin kundėr tij – nė traditėn e palaēove tė pallateve qė janė tė vetmit qė i thonė mbretit disa tė vėrteta tė hidhura, sigurisht me dashuri dhe pėr ta bėrė pėr tė qeshur, jo pėr ta hidhėruar.

    Disa thonė se kapėrcimi nė tallje i gallatės ndaj njė numri gazetarėsh tregon se ai deshi, qėllimisht, t’i poshtėronte duke u thėnė: unė ju tall e poshtėroj e ju jeni aq legenė sa s’reagoni dot se ua kam mbyllur gojėn o direkt juve, ose nėpėrmjet pronarėve tuaj. Mua mė duket pak i ekzagjeruar ky interpretim. Mos harroni se ai tha edhe se jemi tė gjithė legenė me diametra tė ndryshėm – pra pa pėrjashtuar as veten. Tha edhe se s’duhet ta marrim veten dhe aq seriozisht duke ētensionuar kėsisoj goxha fėrkimet qė mund tė sillte fjala e tij e duke na pėrvijuar kėsisoj njė situatė mė sė shumti humori e gallate qė mua veēanėrisht nga mbyllja, kur foli pėr seriozitetin e mosseriozitetit, mė kujtoi thėnien e atij deputetit irlandez: “Gjendja ėshtė e pashpresė, por jo serioze”.
    Dhe, me thėnė tė drejtėn, nuk mund tė thuash se Kryeministri s’ka tė drejtė. Gjendja e mediave tona ėshtė vėrtet e pashpresė, por jo serioze. Mjaft tė kesh parasysh se Klani tani ėshtė bėrė me Ramėn dhe Sandri nuk i merr mė tė falat nga Kryeministri nga larg, nėpėrmjet gazetarėve tė tij, por ulet kokė mė kokė me tė nė krye tė vendit. Prandaj, pėr mua, problemi ėshtė mė shumė me ata qė i shkuan pėr darkė – sesa me atė qė i ftoi. Disa gazetarė mė thanė se e bėn edhe Obama njė darkė tė tillė, ē’tė keqe ka? Po punė e madhe se e bėn edhe Obama. Kėto argumentet me tė huajt tani i hanė vetėm trushpėlarėt, por jo gazetarėt qė s’paskan kuptuar ende se nė sytė e publikut tė gjerė kėtu te ne, tė bėsh pjesė nė kėtė lloj kaste galash nuk ėshtė ndonjė nder, pėrkundrazi. Pėr mua ata janė viktimė e botės virtuale qė kanė krijuar vetė, sipas sė cilės po nuk figurove nė ekrane, nuk ekziston.
    * * *
    Gjithsesi, edhe sikur ta kem gabim kur them se Kryeministri nuk i ftoi gazetarėt me ndjenja hakmarrjeje, pėr njė gjė pajtohem me tė revoltuarit: ėshtė e qartė se ai nuk na ka ftuar as me ndjenja respekti pėr punėn qė bėjmė. Kėtė mosrespekt qė e rrezatonte i gjithė inskenimi i asaj maskarade e gjeta edhe nė frazėn qė kishte thėnė pėr mua gjatė traptalljes sė tij – qė edhe mund ta kishte kursyer pėrderisa nuk isha i pranishėm. Nė stilin e atyre komentuesve anonimė me pagesė nėpėr rrjetet sociale tha se Lubonja edhe faktin qė Papa i dha botės njė mesazh madhėshtor nga Shqipėria do ta mohonte thjesht sepse kėtė e kam thėnė unė, d.m.th. ai, Edi Rama. Mė duket se kaq mjafton pėr tė treguar se ai s’ka ndonjė respekt pėr mendimin e gazetarit Lubonja dhe s’do mend se e thotė pėr ta delegjitimuar atė nė sy tė lexuesit.
    Njė pyetje mė lindi mua, megjithatė, duke lexuar “vlerėsimet” si pėr mua, edhe pėr tė tjerėt: A ka ndonjė gazetar apo vdekatar ēfarėdolloj kėtej nga bota shqiptare tė cilin ai e sheh me seriozitet dhe i jep pėrgjigje me argumente, apo tė cilit ia aprovon qoftė edhe ndonjė kritikė tė vetme? Mua mė rezulton se nuk ka dhe se gala-gallata ishte njė provė mė shumė e kėsaj tė vėrtete tė hidhur. Dhe ky ėshtė njė problem i madh, sipas meje, sepse, nėse opozitėn e konsideron herė si bebe qė ka nevojė pėr babysiter, herė si shpifarake tė papėrgjegjshme, nėse gazetarėt i vė nė rresht me pjatė nė dorė pėr t’u hedhur njė garuzhde supė nga ajo e gatuar nė Kryeministri dhe nėse ndonjė kokėrr qė s’do ta hajė kėtė supė e tall dhe e kėshillon tė hidhet nga penxherja, atėherė kush do t’ia bėjė kritikėn qeverisjes?
    * * *
    Edhe dy fjalė pėr mesazhin e Papės qė Rama e renditi si ngjarjen mė tė rėndėsishme e vitit. Me sa kuptoj, e ka fjalėn pėr mesazhin e tolerancės dhe bashkėpunimit midis komuniteteve fetare pėr tė cilin unė kam shkruar se ėshtė njė fabrikim, pasi na shitet ateizmi dhe nacional–komunizmi krejtėsisht intolerant i Enver Hoxhės si bashkėpunim midis tė ndryshmėve, ndėrkohė qė tė ndryshmet s’janė lejuar as tė ekzistojnė pėr gjysmė shekulli nė vendin tonė, dhe se, nė kėtė kuptim, ne vazhdojmė ta vuajmė atė trashėgimi. Por a nuk janė prova mė e qartė e vazhdimit tė intolerancės dhe mosbashkėpunimit tė trashėguar nga ajo kohė Rama vetė dhe partitė tona qė edhe kėtė fund viti u desh tė vijnė tė huajt qė t’i fusin sė bashku nė Parlament? Tė them tė drejtėn, mua nuk do tė mė shkonte mendja ta quaja vizitėn e Papės si ngjarjen mė tė rėndėsishme tė vitit vetėm pse Papa paska zgjedhur Shqipėrinė si trampolinė pėr t’i hedhur botės mesazhet e tij. Dhe jo pse kėtė e ka thėnė Rama, por sepse ngjarje tė rėndėsishme dhe mesazhe tė rėndėsishme unė konsideroj ato qė sjellin ndryshime nė jetėn e njė vendi, dhe jo ato qė vazhdojnė tė kultivojnė frymėn e thellė tė provincializmit nė njė vend ku, meqenėse nuk ndodh asgjė dhe s’duhet tė ndodhė asgjė, ngjarja mė e rėndėsishme shitet vizita e radhės e ndonjė tė madhi qė vjen nga qendra e perandorisė. Vizitėn e Papės dhe mesazhet e tij mund t’i kisha quajtur tė rėndėsishme nėse, pas tyre, nė Shqipėri do tė kishte filluar tė reflektohej ndonjė gjė nga mendimet e Papės. Me kėtė rast u kujtoj adhuruesve tė rremė tė tij me nė krye Edi Ramėn – nė fakt pėrdoruesit tė vizitės sė tij pėr qėllime qė s’kanė tė bėjnė fare me mesazhet qė ai jep – se Papa nė mesazhet e tij flet kundėr polarizimit tė shoqėrive nė tė pasur dhe tė varfėr, flet kundėr mondanitetit, kundėr mburrjes, vanitetit, kundėr adhurimit tė kėtyre zotėrve tė rremė, veēanėrisht parasė. E nė kėtė aspekt, ai, siē e gjeti ashtu dhe e la Shqipėrinė: plot me pushtetarė tė pasuruar e tė pasuruar pushtetarė, me nė krye Edi Ramėn, qė mburren e bėjnė mondanitet e vanitet pėrballė tė varfėrve, pa ndier pikė turpi pėr faktin se kėto s’i kanė arritur as me djersėn e ballit, as me ndershmėri, por duke vjedhur, mashtruar e bėrė krime. Mjaft tė shihje darkat dhe ballot gala tė fundvitit tė adhuruesve tė tij tė rremė. U kujtoj gjithashtu se Papa sė fundi ka folur edhe pėr koherencėn. “Nuk mund tė flasim si kristianė dhe tė veprojmė si paganė”, – ka thėnė ai. “Duhet tė jemi koherentė me besimin qė predikojmė. Ungjilli predikohet mė sė pari me vepra, me pėvujtni, me njė shėrbim tė heshtur … me defektet tona qė kėrkojmė t’i ndreqim, me kufizimet tona qė Zoti na i njeh… dhe pastaj me fjalė”. Kurse Kryeministri ynė dhe tė pasuruarit rreth tij, si ata qė e morėn ostėn gjatė meshės, edhe ata qė nuk e morėn, vetėm harmoninė e veprave me fjalėt nuk e njohin.
    Prandaj do tė thosha se nėse nė botėn e ekranit qė sheh e propagandon Edi Rama – dhe shumė nga gazetarėt e gala-gallatės – gjatė kėtij viti kanė ndodhur shumė ngjarje tė suksesshme, nė botėn reale situata mė duket se ėshtė shumė e pasuksesshme – jo vetėm pėr faj tė Kryeministrit, tė kuptohemi. Dhe them se nėse kėta do ta shihnin kėtė botė me sytė e Papės, mund tė na e kishin kursyer atė darkėn mondane tė gala-gallatės nė Pallatin e Brigadave
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  7. #115
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Thumbs up Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Citim Postuar mė parė nga Kabasilla Lexo Postimin
    Nuk mbahet mediumi me rrena, favorizime e shkarravina gjuhėsore !
    Kėshtu e ka kur jetohet dhe frymohet nė shtetet me parimet e shfrenuara demokrate...!
    Ēdo gjė ka rregullin dhe formėn e vet, o tė nderuar. Madje edhe universi ku jetojmė! Shqiptari i shkretė, herė me dashje, e herė pa dashje, shpeshherė di tė dalė jashtė ēdo rregulli, sistemi apo vetvetja!

    Remzi Fetahaj,
    Prishtinė 2015
    Mendoj qe JO....

    Konkluzionet i nxjerr njeriu vete, e drejte apo jo,pa partira,pa kush eshte me i miri apo i drejti ne troje!
    Po si mund te jete ndryshe kur PASANIKET e RINJ skipetare qerrojne populesh te tyre!
    Disa shkruajne....trojet
    do te tjere....drejtesi
    ca......barazi.
    Per Kinen(intervista) se ka dhe per Columbine....
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  8. #116
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Plas skandali me reformėn nė drejtėsi, njerėzit e Soros draft sekret natėn e 29 Dhjetorit, injorohet Venecia






    Gazeta sot




    Plas skandali me reformėn nė drejtėsi, njerėzit e Soros draft sekret natėn e 29 Dhjetorit, injorohet Venecia




    Postuar: 08/01/2016 - 07:47




    Kthesa tė pritura, pėrmbysje, orė tensioni, skandale dhe drafte sekrete pėr reformėn nė drejtėsi. Natėn e 29 Dhjetori, njerėzit e Soros, tė quajtur ndryshe ekspertėt e nivelit tė lartė, kanė miratuar nė mėnyrė sekrete dhe tė njėanshme, njė draft tė tyre pėr reformėn nė drejtėsi, pa konsensusin dhe miratimin e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim dhe Partisė Demokratike. Janė po ata ekspertė, tė cilėt miratuan projektin e parė, i cili u rrėzua nė masėn 70 pėr qind nga Komisioni i Venecias. Tensionimi i raporteve mes PS dhe LSI, nė ditėt e para tė janarit, duket se nuk ka qenė i rastėsishėm. Teksa PD, LSI dhe disa ambasadorė bėnin thirrje pėr konsensus, grupi i ekspertėve tė parė, i pėrbėrė nga njerėz tė Fondacionit Soros nė Tiranė, janė ulur dhe kanė hartuar njė draft tė tyren, me pretendimin se kanė reflektuar sugjerimet dhe rekomandimit e Komisionit tė Venecias. Gazeta SOT ka zbardhur draftin e dytė tė njėanshėm, i cili ėshtė paraqitur nė tryezėn e negociatave. Drafti ėshtė hedhur poshtė nga ekspertėt e Partisė Demokratike, ndėrsa Lėvizja Socialiste pėr Integrim ėshtė befasuar. Drafti, pėr hetimin e tė cilit kanė marrė pjesė edhe katėr ekspertė tė Soros, ndryshonte nė shumė pika me projektin e parė, por i devijon nė disa parashikime tė rėndėsishme opinionit tė Komisionit tė Venecias. Drafti mund tė konsiderohet si njė sfidė e hapur qė Partia Socialiste dhe qeveria i bėn jo vetėm Venecias dhe Partisė Demokratike, por edhe Lėvizjes Socialiste pėr Integrim. Projekti i dytė nuk pėrfaqėson mendimin tė PS-PS-LSI, por vetėm ekspertėt e lartpėrmendur. Projekti ėshtė diskutuar nga ekspertėt politikė.



    Ndarja

    Disa ditė pas Komisionit tė Venecias palėt janė pozicionuar qartė dhe rolet duken tė ndara. Lėvizja Socialiste pėr Integrim kėrkon qė opinioni i Komisionit tė Venecias tė jetė pikė reference pėr reformėn nė drejtėsi. Partia Demokratike ėshtė kundėr formulės sė PS pėr zgjedhjen e kryeprokurorit dhe gjyqtarėve kryesorė. Partia Socialiste dhe njerėzit e Soros nė Shqipėri kėrkojnė t’i qėndrojė variantit tė parė, ndėrsa kėmbėngul nė ndėrprerjen e mandatit tė kryeprokurorit. Ndėrsa ambasadorėt kėmbėngulin tek konsensusi.



    Mbledhja

    Mė datėn 29 dhjetor, ekspertėt e nivelit tė lartė, pa pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Drejtėsisė dhe Partisė Demokratike, kanė miratuar projektin e dytė pėr reformėn nė drejtėsi. “Dėshiroj t’ju informoj se Ekspertėt e Nivelit tė Lartė (vendas dhe ndėrkombėtar) pranė Komisionit tė Posaēėm Parlamentar, nė njė proces pune intensiv gjatė fundit tė muajit dhjetor, pėrfunduan rishikimin e projektit kushtetues, tė hartuar prej tyre, mbėshtetur nė rekomandimet e Opinionit paraprak tė Komisionit tė datės 21 dhjetor 2015 si dhe nė reflektimet pėrkatėse tė dala nga konsultimi publik i zhvilluar gjatė muajit nėntor me grupet e interesit dhe komunitetin e profesionistėve nė vend. Ky projekt i rishikuar mė datė 29 dhjetor ju ėshtė dhėnė pėr njohje edhe ekspertėve tė grupeve politike parlamentare dhe atyre tė institucioneve tė sistemit tė drejtėsisė”, ka deklaruar Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit pėr Reformėn nė Drejtėsi.
    ....- See more at: http://www.sot.com.al/politike/plas-....9FAykdwa.dpuf
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  9. #117
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Kastriot Myftaraj


    11 orė ·
    .

    Sorosi nė Shqipėri ėshtė Amerika dhe Amerika nė Shqipėri ėshtė Sorosi
    Tashmė u bėnė shumė vite qė unė shkruaj e flas kundėr veprimtarisė sė George Soros nė Shqipėri. Gjatė kėsaj kohe kam shkruar qindra artikuj nė shtyp, kam folur nė mijėra minuta kohė televizive, me kėtė temė. Them se jam njeriu nė Shqipėri i cili ka nė bibilotekėn e tij private mė sė shumti libra tė Soros dhe pėr Soros. Madje kam edhe njė libėr tė botuar nga babai i George Soros. Ne kompjuterin tim unė kam dy foldera, qė pėrmbajnė pėrkatėsisht artikujt e botuar nė shtypin e huaj nga Soros dhe pėr Soros.
    Unė e quaj veten njė sorosolog. Dhe si i tillė kam arritur nė pėrfundimin se Sorosi nė Shqipėri, madje jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Europė, ėshtė Amerika (SHBA) dhe Amerika nė Shqipėri (Europė) ėshtė Sorosi. Kėtė e them nė kuptimin qė veprimtaria e Fondacionit “Soros” nė Shqipėri ėshtė nė linjė me politikėn e Qeverisė Amerikane nė Shqipėri, madje ėshtė pjesė thelbėsore e politikės sė Qeverisė Amerikane nė Shqipėri. Gjithēka qė ka ndodhur nė Shqipėri qė nga viti 1992, kur nė vendin tonė ka nisur tė veprojė Fondacioni “Soros” e vėrteton kėtė gjė. Tė thuash sot, se duhet tė largohet Sorosi nga Shqipėria, ėshtė njėjtė si tė thuash se duhet tė largohet SHBA nga Shqipėria.
    Shumėkush mund tė pyesė se, nėse gjėrat kanė qenė dhe janė kėshtu si them unė, atėherė pėrse Soros nuk ka bėrė gjithēka siē ka dashur qė nė fillim, duke sjellė nė pushtet nė Shqipėri njė elitė sorosiane. Problemi i Sorosit ishte se atij i duhej kohė qė tė pėrgatiste njė elitė sorosiane, e cila do tė sundonte Shqipėrinė, si dhe tė krijonte instrumentet pėr kėtė qėllim. Soros ndėrtoi njė agjendė tė saktė pėr mėnyrėn sesi do tė krijonte elitėn e tij shqiptare, e cila do tė merrte nėn kontroll Shqipėrinė, dhe si e kur do tė bėhej kjo gjė. Nė ndėrkohė qė do ta bėnte kėtė Soros kishte synim qė ta pėrdorte Shqipėrinė si laborator pėr eksperimente politko-shoqėrore-ekonomike. Duke qenė Shqipėria njė vend i vogėl, ėshtė parė nga tė gjithė si njė vend i pėrshtatshėm pėr eksperimente tė tilla, pa shumė rrezik.
    Nė kuadėr tė kėtij eksperimenti, gjatė kohės qė Sorosi do tė krijonte nė Shqipėri elitėn e vet, ai do tė zbatonte nė vend paradigmėn e tij filozofike tė pėrpjekjes pėr hapjen e shoqėrisė sė mbyllur. Shqipėria, nė pikėpamjen sorosiane, ishte njė shoqėri e mbyllur, tė cilėn liderėt paskomunistė kishin bėrė kinse e kishin hapur, prandaj vendi duhej ndihmuar qė tė hapej nė ēdo rrafsh, politik, filozofik, ekonomik, tė mėnyrės sė jetesės etj.
    Para se Soros tė konceptonte dhe pėrpilonte agjendėn e tij, atij i duhej qė tė identifikonte njė person i cili do tė ishte lideri i ardhshėm sorosian i Shqipėrisė, i cili do t’ i printe vendit nė procesin e hapjes sė shoqėrisė sė mbyllur shqiptare, tė cilėn liderėt paskomunistė kishin bėrė kinse e kishin hapur. Gjithashtu, Soros duhej tė zbulonte edhe dhe njė lider rezervė, qė do tė shėrbente edhe si princ trashėgimtar. Qė nė fillim tė viteve nėntėdhjetė, Soros zgjodhi si lider tė ardhshėm Edi Ramėn. Ky duhet tė kalonte nė fazat e agjendės sė pėrgatitjes sė liderit sorosian, sipas manualeve sorosiane, qė nga bordi i Fondacionit Soros (1994-97), mėrgimi politik nė Perėndim pėr shkak tė dhunės sė pėsuar nė shoqėrinė e mbyllur, rikthimi nė vend si politikan i angazhuar pėr hapjen e shoqėrisė. Si lider rezervė dhe princ trashėgimtar, u gjend Erion Veliaj.
    Nė pikėpamjen e filozofisė sė Soros, brenda vendit kishte forca qė luftonin pėr tė ruajtur shoqėrinė e mbyllur, tė kamufluar, dhe posaēėrisht kishte liderė politikė tė cilėt qenė tė interesuar tė ruanin shoqėrinė e mbyllur, si bazė tė pushtetit tė tyre. Tė tillė pėr Soros dhe sorosianėt shqiptarė ishin, nė periudha tė ndryshme, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta. Sipas strategjisė sorosiane kėta duheshin nxitur, madje mbėshtetur qė tė eliminonin njėri-tjetrin, qė tė hapej rruga pėr elitėn sorosiane qė tė vinte nė pushtet. Kėshtu, nė vitet 1993-97, Fondacioni “Soros” mbėshteti Nanon kundėr Berishės, nė mėnyrė qė Nano tė vinte nė pushtet dhe tė iniconte karrierėn politike tė Edi Ramės, tė pėrzgjedhurit si lider i ardhshėm i Shqipėrisė, prej Sorosit. Pasi Nano e bėri kėtė gjė, ai nuk kishte mė njė rol nė lojėn e Sorosit nė Shqipėri dhe e humbi mbėshtetjen e tij, e nė pikėpamjen e Sorosit mund tė rrinte nė pushtet pėr inerci, deri nė zgjedhjet e vitit 2005.
    Sipas agjendės sorosiane kishte ardhur koha qė Edi Rama tė merrte kontrollin e Partisė Socialiste, instrumentit politik me tė cilin ai do tė vinte nė pushtet. Nano duhet tė jepte dorėheqjen si kryetar i PS-sė dhe kjo gjė mund tė ndodhte nėse ai humbte zgjedhjet e vitit 2005. Prandaj grupimet sorosiane nė Shqipėri, si Lėvizja “Mjaft” e Veliajt u bėnė egėrsisht antinanoiste. Nga kjo luftė e sorosianėve kundėr Qeverisė, sigurisht qė pėrfitonte Sali Berisha, kryetari i opozitės, nė fushatėn e tij pėr tė ardhur nė pushtet. Pak javė pasi Edi Rama mori kryesimin e PS-sė nė 2005, Sorosi e vizitoi Shqipėrinė, nė njė gjest tė qartė mbėshtetjeje pėr tė mbrojturin prej tij. Jo shumė kohė pasi Edi Rama u bė kryetar i PS, edhe Erion Veliaj u largua nga shoqėria civile pėr t’ u bėrė politikan aleat i Ramės.
    Largimi i Nanos i dha Edi Ramės pushtetin nė PS, por jo pushtetin nė vend. Pėr kėtė duhej ende kohė. Gjatė kėsaj kohe Rama duhej tė reformonte partinė, duke sjellė nė krye tė saj elitėn sorosiane tė krijuar tashmė nė rrjetin e OJF-ve qė orbitonin ndaj Fondacionit “Soros”, si dhe tė ndryshonte ligji zgjedhor, nė atė mėnyrė qė i shėrbente Ramės, pėr t’ i fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare, i vetėm, pa pasur nevojė pėr aleatė. Tė gjitha kėto u arritėn nė legjislaturėn e parė qė PS kaloi nė opozitė, nė vitet 2005-2009, qė pėrkoi me mandatin e Berishės si kryeministėr. Pėr kėtė arsye Berisha do tė kishte njė rol nė ngjitjen e elitės sorosiane nė pushtet. Incidenti i Gėrdecit krijoi situatėn qė palėt tė arrinin njė marrėveshje. Berisha do tė jepte votat e shumicės nė parlament pėr projektin e Ramės pėr ndryshimet kushtetuese, dhe nė kėmbim do tė mund tė qeveriste i qetė deri nė fund tė mandatit, pa reaguar opozita me protesta ndaj skandalit makabėr tė Gėrdecit.
    Sigurisht qė nė lojėra tė tilla tė pista politike palėt pėrpiqen tė mashtrojnė njėra-tjetrėn. Berisha dhe Meta e kuptuan se, nėse donin pushtetin, atėherė ishte nė interesin e tyre qė tė bashkoheshin pėr tė mposhtur Ramėn. Aleanca Berisha-Meta e befasoi dhe e nervozoi Ramėn, se e vonoi zbatimin e agjendės sė tij. Ajo ēka tė bėn pėrshtypje nė tė gjitha kėto ngjarje tė pėrshkruara mė lart ėshtė se politika zyrtare amerikane dhe agjenda e Soros nė Shqipėri, kanė qenė nė pėrkim, a nė doni nė pėrputhje tė plotė.
    Dėshira e Soros ishte qė sorosianėt tė vinin nė pushtet nė Shqipėri me njė revolucion, tė llojit tė revolucioneve tė ngjyrosura sorosiane qė kishin ndodhur nė disa vende ish-komuniste, tė sanksionuar me zgjedhje parlamentare pasrevolucionare. Njė situatė e pėrshtatshme pėr njė revolucion tė ngjyrosur sorosian u krijua nė Shqipėri kur nė janar 2011 plasi skandali i videopėrgjimit tė zėvendėskryeministrit Ilir Meta, qė ishte aleat me Berishėn. Sipas manualit sorosian tė revolucioneve tė ngjyrosura, Rama, nė 20 janar 2011 i dha njė ultimatum televiziv dramatic qeverisė, duke kėrkuar dorėheqjen e saj dhe posaēėrisht kėrkoi dorėheqjen e Kryeministrit Berisha.(Meta tashmė e kishte dhėnė dorėheqjen.) Saliu, tha Rama publikisht, nuk ka zgjidhje tjetėr veē asaj qė tė dėgjojė popullin (dorėheqja), nėse nuk do qė tė shkelė mbi kufoma.
    Berisha tashmė kishte mėsuar nga 1997. Gjithashtu, ai i njihte mirė sorosianėt. Berisha e dinte se Sorosi nuk donte qė themelet e pushtetit sorosian nė Shqipėri tė qenė tė pėrgjakura. 21 janari ka qenė njė luftė nervash personale mes Berishės dhe Sorosit. Kur Berisha vrau katėr protestues nė 21 janar, ai me kėtė e ftoi Ramėn nė fushėbetejėn e pėrgjakshme, tė cilėn ky i fundit e kishte shprehur nė ultimatumin e 20 janarit. Nėse Rama do tė kishte vrarė pėr tė pėrmbysur qeverinė, nė ditėt pas 21 janarit, ai mund tė kishte ardhur nė pushtet, por ky nuk do tė kishte qenė njė revolucion sorosian. Prandaj Rama u tėrhoq dhe iu nėnshtrua Metės, duke kėrkuar aleancė me tė. Pėr ta poshtėruar krejtėsisht ish-aleatin dhe rivalin e tij, Meta i kėrkoi Ramės qė tė vinte nė shtėpinė e tij, ku e lanė tė priste njėēerek ore te dera e jashtme.
    Sorosianėt erdhėn nė pushtet nė Shqipėri, jo me njė revolucion tė ngjyrosur, por me njė manovėr politike tė pistė, madje mė tė pistėn e imagjinueshme, aleancėn me Metėn. Kjo ėshtė njė gjė katėrfish e papėlqyeshme pėr Ramėn. Sė pari, ėshtė e papėlqyeshme sepse Rama, si sorosian, shtiret se bėn politikė tė moralshme, por aleanca me Metėn ėshtė politika mė e pamoralshme e imagjinueshme. Sė dyti, ėshtė e papėlqyeshme, sepse LSI (partia e Metės), me peshėn qė ka brenda shumicės parlamentare, e kushtėzon shumė Ramėn nė vendim-marrje dhe e detyron qė tė flijojė mė shumė pushtet se sa do tė kishte dashur. Sė treti, ėshtė e papėlėqyeshme, sepse prania e Metės nė koalicionin qeverisės i jep pushtetit tė tij pamjen e modelit tė shoqėrive tė mbyllura. LSI ėshtė njė segment i pushtetit berishian qė interferoi nė pushtetin e Ramės dhe qė ėshtė e domosdoshme pėr ekzistencėn e tij. Sė katėrti, elita sorosiane nuk mund tė realizojė agjendėn e saj ekonomike nė Shqipėri, sa kohė e ndan pushtetin me Metėn.
    Prandaj Sorosi ėshtė angazhuar me reformėn nė drejtėsi pėr tė krijuar mundėsinė qė tė realizohet ai plan qė dėshtoi nė 21 janar 2011. Nė atė kohė dėshtoi eliminimi politik i Metės dhe Berishės, domethėnė dorėheqja e tė dyve. Nė atė kohė Meta dha dorėheqjen duke pasur garancinė e Berishės se ai vetė nuk do tė jepte dorėheqjen dhe kėshtu do tė mbronte vetveten dhe Metėn. Nėse Meta dhe Berisha do tė ishin eliminuar politikisht nė atė kohė, me siguri qė do tė ishin arrestuar dhe sot do tė ishin nė burg.
    Sorosi e kupton qė, nėse Rama do tė shkojė nė zgjedhjet e vitit 2017, nė aleancė me Metėn, atėherė pushteti sorosian nė Shqipėri do tė marrė trajtėn e njė karikature, me Edi Ramėn, liderin e shoqėrisė sė hapur shqiptare, i cili rri nė pushtet me ndihmėn e njė segmenti totalitar tė shoqėrisė sė mbyllur qė ėshtė Meta me LSI, qė janė njėsuar me pushtetin. Duke qenė se LSI ėshtė shndėrruar nė njė makinė pėr blerjen e votave, me siguri qė nė zgjedhjet e ardhshme kjo parti do tė arrijė tė marrė mbi 300 mijė vota, ēka do tė thotė mbi 30 deputetė. Prandaj Sorosi dhe Rama kėrkojnė ta eliminojnė politikisht Metėn, gjė qė sot ėshtė e mundur me njė kombinim tė dy mėnyrave. Sė pari, me arrestimin e Metės, sė dyti me ndryshimin e ligjit zgjedhor duke u bėrė proporcional nė shkallė vendi, me njė bonus nė numėr deputetėsh pėr partinė e cila del e para nė zgjedhje. A e rrezikon qeverinė arrestimi i Metės? Jo, sepse tė nesėrmen e arrestimit, Meta do tė jetė braktisur nga treēereku i deputetėve tė partisė sė tij, tė cilėt pėr interesat e tyre do tė vazhdojnė tė mbėshtesin qeverinė. Ata qė nuk do ta mbėshtesin qeverinė, janė ata tė cilėt e kuptojnė se Rama nuk e do votėn e tyre, pasi do tė arrestohen duke shkuar t’ i bėjnė shoqėri kryetarit tė tyre.
    Sot Meta dhe Berisha janė pėrsėri nė aleancė pėr tė penguar reformėn nė drejtėsi. Arsyeja kryesore ėshtė se ata e kuptojnė se reforma nė drejtėsi do tė promovohet me “prerjen” e kokave tė tyre, domethėn me arrestimin e tyre. Pėr kėtė arsye ata tė dy kanė dalė kundėr ambasadorit amerikan sa i pėrket reformės nė drejtėsi, pėr tė cilėn ambasadori Lu ka thėnė se ėshtė interes parėsor amerikan sot nė Shqipėri. Reforma nė drejtėsi ėshtė sigurisht edhe njė reformė sorosiane, por, siē e kam thėnė mė lart, Sorosi dhe Amerika nė Shqipėri dhe jo vetėm kėtu, janė e njėjta gjė.
    Soros ka dhėnė shumė para nė Shqipėri nė ēerekshekullin e fundit, dhe nė letėr kėto para janė dhėnė pėr bamirėsi. Tashmė ėshtė koha kur do tė zbulohet nėse kjo bamirėsi ka qenė njė investim dhe se ēfarė ka llogaritur tė fitojė ai, ose mė saktė ata qė qėndrojnė pas tij, nga investimi i tij shqiptar. Se edhe pas Sorosit qėndrojnė tė tjerė, Familja Rothschild. Unė mendoj se Shqipėrisė nuk i vjen ndonjė e mirė nga elita sorosiane, madje do t’ i vinė shumė tė kėqija. Nė kėto rrethana, unė si antisorosian i vjetėr, mendoj se nuk mund tė bėhet gjė tjetėr pėrveēse ta lemė tė konsumohet kėtė forcė tė pėrbashkėt sorosiano-amerikane, e cila ka prodhuar pushtetin e njė elite sorosiane nė Shqipėri dhe qė pėr Shqipėrinė ėshtė baras me njė forcė madhore natyrore. Kur njė force, si kjo sorosiano-amerikane nuk e pėrballon dot, duhet ta lejosh tė konsumohet, duke e vėzhguar, ashtu qė tė pėrfitosh kur prej konsumimit tė saj krijohet vacuum./Kastriot Myftaraj
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  10. #118
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Postuar: 13/01/2016 - 07:43




    Komprometohet, katandiset dhe pėrdhoset reforma e famshme nė drejtėsi. Nisi si reformė madhore qė do t’i hapte Shqipėrisė dyert e integrimit, qė do tė shėnjonte fundin e tranzicionit dhe tė pandėshkueshmėrisė nė Shqipėri, por mjerisht po pėrfundon si kaēamak sorosian, si konspiracion, si gjueti shtrigash dhe intrigė e madhe e spekulantit famėkeq George Soros. Nuk ėshtė mė reforma nė drejtėsi, por ėshtė njė lojė dhe skenar sorosian pėr tė turbulluar dhe tėrhequr politikėn e Tiranės, nė vorbullėn e konflikteve. Panorama ėshtė sa qesharake aq edhe dramatike. Kemi drafte qė hartohen natėn dhe tėrhiqen ditėn. Kemi projekte tė fshehta, zhbėrje dhe bėrje tė lloji-lloji institucionesh me njė tė rėnė tė lapsit. Kemi asgjėsim institucionesh dhe vizatim tė strukturave tė ēuditshme nė sistemin e drejtėsisė.



    Gjithēka po luhet fshehtas. Gjithēka ngjan me njė cicmic tė burgosurish. Dhe nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. Kudo qė fut hundėt spekulanti i bursave George Soros, me anė tė beniaminėve tė ēirakėve tė tij nė Tiranė, produkti ėshtė i pashmangshėm; Sabotim, konflikt, pėrmbysje, kapje dhe larje hesapesh. Nuk ka mė asnjė dyshim se, tre draftet e derisotme pėr reformėn nė drejtėsi, dy tė parėt tė rrėzuar nga Venecia dhe palėt nė Tiranė, kanė dalė nga mėngėt e spekulantit George Soros. Nuk ka mė asnjė dyshim se ashtu si nė ligjin pėr arsimin e lartė, nė draftin e tretė pėr reformėn nė drejtėsi, janė vizatuar interesat e George Soros. Por, mbetet i paqartė synimi real dhe pėrfundimtar i Sorosit. Dilema konsiston nėse kemi tė bėjmė me njė skenar sorosian pėr tė marrė nėn komandė sistemin e drejtėsisė apo me njė plan pėr tė sabotuar reformėn nė drejtėsi. Teksa tė dyja mundėsitė duket se ekzistojnė, duhet tė kujtojmė se George Soros, me anė tė strukturave qė ka ngritur nė Tiranė, ėshtė protagonist i tė gjitha reformave tė njėanshme dhe i sabotimeve gjatė viteve tė fundit.



    Kudo George Soros



    Dora e George Soros fshihet par ndryshimeve kushtetuese tė 21 Prillit tė 2008, tė cilėt futėn vendin nė njė spirale krizash politike. Dora e George Soros fshihet pas ndryshimeve nė ligjin zgjedhor, me qėllim asgjėsimin e disa partive politike dhe fuqizimin e disa tė tjerave. Strukturat e George Soros kanė diktuar ligjin pėr arsimin e lartė nė Shqipėri, zbatimi i tė cilit do tė rrėnojė pėrfundimisht universitetet publike nė Shqipėri, ndėrsa fut duart e njė universiteti privat nė buxhetin e shtetit. Fondacioni Soros po tenton tė diktojė edhe reformėn e ardhshme zgjedhore.


    sot.al
    Ky fondacion ka publikuar zyrtarisht njė paketė me rekomandime paralele me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ēdo formulė e re zgjedhore, e cila synon tė ndryshojė konfiguracionin politik nė Shqipėri, del nga ky fondacion. Nė kėtė kuadėr, gatimi i reformės nė drejtėsi nga ekspertėt e Soros duket si diēka e natyrshme. Por, ekspertėt e Soros kanė nisur gjithashtu tė hartojnė mbi 41 ligje organike dhe aktet nėnligjore nė kuadėr tė reformės nė drejtėsi. Ėshtė e vėrtetė se disa nga ekspertėt nuk e kanė parė derėn e Partisė Socialiste apo tė Partisė Demokratike, por ėshtė po kaq e vėrtetė se shumica e tyre, janė produkt i Fondacionit Soros nė Shqipėri. Ndėrkaq, tashmė dihet hija e Soros mbi Partinė Socialiste, mbi Partinė Demokratike, mbi qeverinė, Bashkinė e Tiranės dhe institucionet shtetėrore. Ēdo nismė e dyshimtė qė del nga qeveria, me impakt nė jetėn publike, mban vulėn e Soros.
    - See more at: http://www.sot.com.al/politike/refor....GZASItfO.dpuf
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  11. #119
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Keto jane shkrime qe "iluminojne" shqiptaret dhe Shqiperine,e shkret !

    Sorosi,ēeku i bardhe,kushtetuta,dekriminalizimi,reforma per drejtesi,CIA,KGB,poliagjentet,lufta e klasave,shfaqet e huaja,integrimi i LSI me trasparenc ne Europe...

    (Ore,sillni nje argument,se fakte nuk kerkon njeri :ēfare mund te fitoje Sorosi nga ana politike o e interesit lobist ? Prsh,votimi i Bushat dipllomacise pro-Palestines qe nje nderhyrje e Sorosit,ose mbledhja e perbashket e shteteve Arabe me Izraelin qe nje ide e Sorosit.ose ekspozitat e piktarave te kryeministris qe nje ide e Sorosit. Se trami dhe bunkeri dihet qe jane ide te Sorosit,bejne pjese ne projekt ligjin e dekriminalizimit rekordmen ).

    Them,argumenta,se faktet duhet te jene ato te fitimit materjal. Dhe meqe ekonomia ne Shqiperi bazohet vetem ne tre gjera;Tendera,Dogana dhe trafiqe droge o armesh,jashte ketyre mundesive dhe Sorosi e ka te veshtire te fitoje.

    Sorosi eshte "gangster" o spekullues financiar,dhe kaq.Ndersa partite,sistemi,fondacionet jane ndertuar dhe veprojne me modelin mafioz.


    Se po te vazhdojme kete llogjik;qe Erion Veliaj i beri leket nga mami qe shiste fiq,i bie qe dhe Sorosin duhet ta paguajme me fiqte e Erionit.

    Natyrisht,fiqt do ti importojme nga Maqedonia,me tender, se ne Shqiperi nuk ka as gjethe. Per fiqte,qe i shiste, kemi kete fajsojme,por eshte e kote te akuzosh Sorosin per gjethet e fikut.
    Qe nuk kemi me as se ēfare te mbulojme.

  12. #120
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Arrow Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Keto jane shkrime qe "iluminojne" shqiptaret dhe Shqiperine,e shkret !

    Sorosi eshte "gangster" o spekullues financiar,dhe kaq.Ndersa partite,sistemi,fondacionet jane ndertuar dhe veprojne me modelin mafioz.

    Po mire...na iluminoni juve.......
    Kein BH kein Höschen
    Der albanische Nachrichtensender "Zjarr TV" lässt nicht nur Fakten sprechen: Die 21-jährige Moderatorin Enki Bracaj taucht allabendlich in den News auf - mit unverschämt tiefen Einblicken und ohne BH. Der Quote hilft es sicherlich.

    Keshtu iluminohen skipetaret.
    Naten.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •