Close
Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 149
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    "Me thuaj ku i shikon lajmet, te them kush je (me ke je) !"[/QUOTE]

    propaganda stimulon por dhe vret, propaganda mbjell por shpesh korr vetem kashte per kafshe,

    liria e SHQIPERISE vjen kur media te mos kercenohet nga reklama qeveritare,
    po lexoja titullin e nje anal isti qe ka kohe qe nuk I lexon komentet pas opinionit te tij, por ka kohe qe ate e degjojne vetem simpatizantet e partise ku ai sherben me anal izen e tij. prandaj demokracia do kohe te vije ne trojet arbenore
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Media duhet te jete ne sherbim te KOMBIT dhe jo ate te * kosit *
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Ēėshtja Becchetti/ Pasqyra e turpit tė mediave tona














    Nėse ka njė rast tipik ku mund tė shohėsh se sa tė kapura, sa dezinformuese dhe sa jo nė shėrbim tė publikut janė mediat tona tradicionale, ky ėshtė pikėrisht rasti i investitorit italian Francesco Becchetti. Ka kaluar njė javė qė nga dalja e lajmit tė bujshėm se Agon Channel do tė sekuestrohet dhe se pronari i tij ėshtė shpallur nė kėrkim pėr pastrim parash, por gjatė gjithė kėsaj kohe edicionet kryesore tė lajmeve pėrcjellin si papagallė njoftimet e prokurorisė. Tė gjithė flasin pėr pastrim parash megjithėse akush nuk ka nė duar deri mė tani qoftė edhe njė provė tė vetme qė e vėrteton kėtė.

    Tė gjithė raportojnė gati me hare dy deklaratat skandaloze tė kryeministrit Rama, njoftimet “OFF” tė prokurorisė dhe askush nuk kujtohet tė ngrerė disa pikpyetje themelore:

    Si mund tė flitet pėr pastrim parash kur nuk kemi asnjė provė se paratė pėr tė cilat bėhet fjalė vijnė nga njė burim kriminal? Si mund tė sekuestrohet njė biznes kur ende- ashtu sikurse thotė prokuroria- nuk kanė ardhur vėrtetimet nga bankat europiane, tė cilave u ėshtė kėrkuar ky raport? Ē'ėshtė ky nxitim? Vallė bėhet kundėr njė televizioni opozitar, siē pretendon PD-ja, apo ēėshtja ėshtė shumė mė e ndėrlikuar dhe nė lojė kanė hyrė kompani aq tė fuqishme sa mund tė blejnė, qė nga prokurorėt e thjeshtė shqiptarė e deri tek shefi i qeverisė? E meqė jemi kėtu ka njė informacion shumė domethėnės.

    Me historinė e tij skandaloze tė hidocentralit tė Kalivaēit, Francesco Becchetti ka arritur t'i “grabisė” 159 milionė euro Deutsche Bank dhe plot 440 milionė gjigandit italian tė energjitikės Enel, pėrmes arbitrazhesh tė cilat i kanė dhėnė atij epitetin e magjistarit tė pėrfitimit tė parave pa punuar. Natyrisht dihet qė forca e kėtyre gjigandėve tė ekonomisė europiane, lobingu dhe presioni i tyre mund tė depėrtojnė edhe deri nė institucionet shqiptare. Zyrtarėt dhe prokurorėt shqiptarė qė janė tė bleshėm edhe nga trafikantė tė thjeshtė, nuk do e kishin tė vėshtirė tė bėheshin pre e tyre.

    Por i gjithė ky sfond i ngjarjes ka munguar nė pasqyrėn qė i kanė bėrė asaj mediat tona. Ashtu siē ka munguar edhe njė hipotezė tjetėr, ajo e njė porcesi tė majmė qė Fracesco Becchetti ka fituar me njė nga pjestarėt e rėndėsishėm tė kėsaj shumice shumė pranė kryeministrit Rama.

    Dhe pyetja qė shtrohet ėshtė: Kur i kushton 2/3 e njė edicioni lajmesh kėsaj ēėshtjeje, a duhet tė flasėsh edhe pėr kėto hipoteza? Kur kjo histori tė interesoka kaq shumė, a duhet tė japėsh njė pamje shterruese tė saj?

    Personalisht nuk do kisha marrė kurrė njė informacion tė plotė pėr kėtė ngjarjeje nėse kurioziteti (qė vinte nga mungesa totale e informacionit) nuk do tė mė kishte shtyrė tė shihja ēdo mbrėmje Agon Channel, pėr tė kuptuar se si mbrohej dhe ē‘argumenta kishte pronari i tij. Dhe vetėm pasi i ballafaqova pėr ditė me radhė qėndrimet e TV-ve tona tradicionale me ato qė dėgjoja tek televizioni i Becchettit, arrita tė kuptoj se historia nuk ėshtė aq e thjeshtė sa e paraqesin Edi Rama, prokuroria dhe mediat qė u mbajnė iso atyre. Pėrtej parullave pėr luftėn kundėr pastrimit tė parave, ka njė tjetėr betejė okulte qė ka gjasė tė jetė po aq e pisėt sa paratė qė ajo pretendon tė pastrojė. Frika mė e madhe e saj ėshtė se shteti shqiptar mund tė jetė i kapur nga kompani tė mėdha dhe se “sherifėt” tanė nė pushtet, mund tė kenė marrė pėrsipėr tė gjejnė tė drejtėn pėr ato ēėshtje qė nuk i merr pėrsipėr dot as drejtėsia ndėrkombėtare.

    Dhe kėtu problemi e tejkalon fatin e Fracesco Becchettit. Pak rėndėsi ka nėse ai ėshtė trafikant apo i ndershėm, pastrues parash apo magjistar procesesh, investitor apo thjesht spekulant. Kėtu nė lojė nuk ėshtė fati i tij, por mėnyra se si vepron drejtėsia nė Shqipėri, se sa ajo merr urdhra nga politika dhe se sa ėshtė e korruptueshme nga kompanitė ndėrkombėtare.

    Por tė gjitha kėto ēėshtje madhore u trajtuan me cinizmin dhe ligėsinė provinciale tė pronarėve shqiptarė tė mediave tė mėdha. Pėrpara pikėpyetjeve qė ngrinte ky kazus, TV-tė tona rendėn tė hakmerren pėr dy gazetarė tė blerė mė shtrenjtė nga Agon, pėr njė patentė televizive qė i ishte ngritur ēmimi, apo thjeshtė pėr madhėshtinė e studiove qė u ngjallnin zili. Pothuajse tė gjithė televizionet e mėdhenj shqiptarė edhe njėherė provuan se gjėja qė u intereson mė pak ėshtė e vėrteta dhe informimi i drejtė i publikut. Ato rendėn tė mbėshtesin pa kushte kryeministrin Rama dhe prokurorinė vetėm me njė qėllim: pėr t'i dhėnė njė “coplpo di grazia” njė konkurenti tė tyre tė mundshėm. Dhe nė kėtė betejė qė shpesh Fatos Lubonja e etiketon si luftė bandash, ato patėn vėrtet qėndrim banditesk, duke i bėrė ndoshta shumė shqiptarė tė sillen si unė dhe ta kthejnė telekomandėn tek “Agon”, pėr tė kuptuar tė vėrtetėn e plotė.

    /lapsi.al/
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    E para fushatė pa gazetarė…


    Nga Lutfi Dervishi


    “Sapo ulem mbaroj kronikėn, dhe ngre kokėn lart shoh lajmet tek televizoni tjetėr dhe ata kanė bėrė lajmin tim”. Si ėshtė e mundur qė dikush tė bėj saktėsisht tė njėjtin lajm, aq mė tepėr me zė dhe figurė?

    Si ėshtė e mundur qė “lajmet” nga njė stacion tek tjetri ngjajnė me “delet qė i qeth njė bari”? Fushata qė po mbyllet ėshtė fushata e parė qė shėnon edhe njė risi nė marrėdhėniet media- politikė. Politika nuk ka mė nevojė pėr gazetarė. Ajo raporton vetė. Gazetarėve u mbėrrijnė emaile: “Plane dhe sinkrone” nga takimi i X… dhe njė link ku ėshtė materiali video me “wetransfer…. Nė rastin mė tė mirė, reporterė me pėrvojė, ulen para kompjuterit, marrin tekstin dhe pėrpiqen tė zgjedhin “sinkrone”, por nė tė shumtėn e rasteve, partitė i kanė bėrė gati kronikat dhe televizionet e kthyera nė videoteka u mbetet vetėm tė transmetojnė.

    Njė kronikė tipike fushate ėshtė kandidati/kryetari partisė mė njė mikrofon “anonim” nė dorė, sfondi i zgjedhur pėr efekt televiziv, planet pėrgjithėsisht me “kran” dhe lente qė tė duket sikur ka mijėra e mijėra njerėz qė po ndjekin takimin. Edhe pse “shfleton” 5 stacione lajmesh 24 orė, apo edhe televizionet kryesore , shikon tė njėjtat pamje filmike, dėgjon tė njėjtat sinkrone dhe meraku i vetėm ėshtė: “ballanca e kohės televizive”?!

    Ka njė abuzim ekstrem me nenin e kodit zgjedhor qė “I detyron” televizionet tė marrin materiale nga kandidatėt. Tė paktėn aty thuhet se kur materialet serviren, kjo duhet bėrė e qartė pėr shikuesin. Ajo ēfarė ndodh praktikisht ėshtė njė HIPOKRIZI! Mes qindra kronikave tė transmetuara nuk ka asnjė e cila tė ketė tė shėnuar se video ėshtė e PS/LSI/PD/PDIU etj../

    Publiku as qė e ka idenė se partitė kanė filluar tė raportojnė pėr vetveten. Edhe nė raportimet live… ėshtė e njėjta histori: cdo gjė e kontrolluar dhe e kuruar deri nė detaj.

    Njė nga arsyet qė mungojnė debatet televizive ėshtė dhe mungesa totale e kontrollit mbi atė ēfarė mund tė prodhojė debati. Frika se nga ballafaqimi mund tė dalin gjėra tė pakėndshme.

    E vėrteta lakuriqe ėshtė se nuk ka gazetarė nė aktivitetet e fushatės. Media nuk raporton- ėshtė thjesht rrip transmisioni.

    Njė gazetar veteran nga Korēa, nga mė tė mirėt qė kam njohur, nga ato gazetarė qė raporton me klas si pėr gazetė, ashtu edhe pėr radio e televizion, si pėr ēėshtje tė sportit ashtu edhe pėr makinacione tė holla tė politikės, si pėr ēėshtje tė komplikuara nė gjykatė, ashtu edhe pėr tema sociale tė mprehta- mė thoshte me sinqeritet se “ka mė shumė frikė kur raporton pėr fushatėn sesa pėr njė krim tė rėndė apo aferė korruptive.

    Edhe nė ato raste kur gazetarėt lokalė shkojnė tė ndjekin aktivitetin, pėrzihen me mirėsjellje duke u premtuar se “materialin do t’ua dėrgojmė pa vonesė”. Nė mungesė tė gazetarėve nuk ėshtė ēudi qė nė fushatėn e zgjedhjeve lokale tė dėgjosh premtime tė tipit: “do tė rikthejmė krenarinė kombėtare”, “do tė rilindim”, “do tė ndahemi nga e keqja”, “do tė ulim ēmimin e dritave” etj..etj.

    Nė mungesė tė gazetarėve nė terren, mungojnė edhe elementėt bazė tė raportimit tė tubimeve. Numri i pjesėmarrėsve? Janė vendas apo tė ardhur me autobuz? Janė paguar dhe kush ka paguar pėr transportin e tyre? Mesazhet e dhėna? Kostoja e premtimeve?

    Ėshtė mė lehtė tė gjesh gjilpėrėn nė kashtė se sa tė gjesh zėrin e votuesve nė fushatė zgjedhore. Nė mungesė tė gazetarėve, – premtimet bėhen pa doganė dhe gėnjeshtrat dhe manipulimet bėhen lajme.

    Nė mungesė tė gazetarėve, – arroganca e pushtetit politik vjen nė rritje dhe kjo ėshtė arsyeja qė nė ndonjė rast tė rrallė ndesh njė gazetar qė bėn pyetjen e duhur: kandidati habitet aq shumė sa tė kujton shtangien e viēit qė ka ngatėrruar derėn e stallės.

    Njė javė para ditės sė votimit, e vetmja risi qė do tė mbahet mend ėshtė se lajmet i ka prodhuar politika, i ka renditur politika, dhe media ja ka servirur publikut si “prodhim” I veti. I vetmi rast kur politika nuk e ka problem copy-right.

    *Shkrim i bėrė enkas pėr SYRI.net
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Shtypi dhe Media ne shqiperi jane burime te mjaftueshme per nje shoqeri te shendetshme!

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Nga Jul Deda

    Domosdoshmėria pėr tė marrė informacionin ėshtė po aq e madhe sa mund ta krahasosh me domosdoshmerinė pėr ta dhėnė atė informacion. Kėtė tė dytėn ne e duam mė shumė, sepse na shkon pėrshtat si popull, tė japim informacion edhe kur nuk na pyet njeri. Megjithatė, duhet kuptuar qė informacioni, lajmi, sidomos ai i vėrteti, ne si popull dhe si shtet na ka munguar prej njė periudhe tė gjatė (periudha e komunizmit), edhe atė pak info qė na jepnin, e kishin pėrpunuar mirė qė ti tė mos dish mė shumė nga ē’duhet. Mirėpo dikush thotė: “Njė njeri ėshtė mė mire ta fusėsh nė burg dhe ti japėsh informacionin qė do, se sa ta lėsh tė lirė dhe ti bllokosh burimin e informacionit”.

    Tashme tė etur pėr lajm, e ndjejmė tė nevojshme tė ecim nė ritmin e teknologjisė, me ēdo kusht, pse jo, edhe me sforco. Pse?? E thjesht, duam tė dimė se ē’ndodh.

    Pra, media online cfarė ėshtė, trend, domosdoshmėri, pėrshtatje teknologjike apo luks i tepruar??

    Ta nisim nga fundi, sepse ne jemi tė prirur tė mbajmė mend vetėm fundit e fjalive apo tė mandatit tė njė qeverie. Pra, a ėshtė LUKS I TEPRUAR njė media online? Unė mendoj qė kėtu vetėm pėr luks nuk bėhet fjalė. Madje nė raport me pjesėn tjetėr tė botės, ne kėtu e kemi mė shumė angari se sa punė. Sepse njerėzit qė krijojnė apo drejtojnė kėto media, nuk janė e as nuk bėhen tė pasur prej saj. Pėrkundrazi, ushqejnė median tyre nga njė biznes tjetėr vetiak. Ju mund tė thoni, pse, ē’ėshtė kjo dėshirė e dikuj pėr tė harxhuar lekėt e veta pėr tė ngritur njė media online? Ėshtė e thjesht, dėshira pėr tė folur dhe pėr ti thėnė gjėrat siē janė.

    A ėshtė media online PĖRSHTATJE TEKNOLOGJIKE? Mendoj se po. Madje edhe kėtu jemi shumė vonė. Duhet tė ishim pėrshtatur shumė kohė mė pėrpara. Por kėtu nuk ėshtė faji jonė, por i pengesės qė na jep tregu pėr tė poseduar nė kohė fjalėt e fundit tė teknikės. Por ne po pėrshtatemi, po tentojmė tė paktėn.

    Media online tashmė ėshtė domosdoshmėri. Ajo duhet, kemi nevojė pėr tė. Egzistenca e saj na jep njė pavarėsi qė nuk ka tė paguar. Jemi tė pavarur nga dy “kuēedrat” e kohės, televizioni dhe nga gazetat. Por duhet tė kuptojmė qė po aq e domosdoshme ėshtė pėr atė qė e prodhon lajmin. Zakonisht prodhuesit e lajmit duan tė “mburren” me ekskluzivitetin e lajmit, prandaj duan qė secili prej tyre tė jetė lajmėsi i parė. E kjo arrihet mė sė miri me njė media online. Ai e hedh, ty tė tringellinė telefoni dhe ja u kry. Ai e dha i pari, ti e more i pari. Jo vetėm kaq. Pėrveē lajmit, domosdoshmėri ėshtė edhe dhėnia dhe marrja e mendimit, opinionit, vėrejtjes, kritikės nė mėnyrė tė shpejtė dhe tė drejtėpėrdrejtė.

    A janė TRENDY kėto media..??

    Padiskutim ėshtė koha e mediave online dhe mbi tė gjitha e shumėllojshmėrisė sė tyre. Sepse publiku po i largohet pėrditė e mė shumė asaj kutisė sė “bukur” qė ne e quajmė ekran. Veprimi kryesor i njerėzve sot ėshtė, lėvizja nga pika A nė pikėn B. Por na duhet qė tė informohemi edhe ndėrkohė qė vrapojmė pėr tė gjetur punė pėr tė ushqyer familjen.

    Por pyetja “jetike” qė shtrohet nė kėto raste ėshtė: “A janė tė pavarura kėto media?

    Shqiptarėve tashmė i ėshtė bėrė lėkura shollė nga kėto aludime. Eksperienca tregon se deri tani mediat nė pėrgjithėsi janė kapur nga “dikush”, qė nė pjesėn mė tė madhe ėshtė pushteti. Ai ėshtė njė oktapod tokėsor, qė ka dyfishin e tentakula tė oktabodit ujor, qė tenton tė kap ēdo media. Sot ėshtė tepėr e prekshme kjo situatė. Po ta shohim me vėmendje, dallojmė se njerėzit e pushtetit, mbasi kanė kapur shumicėn e mediave, ata nuk ngopen, tentojnė tė kapin edhe ato pak qė mund tė kenė ngelur, sepse pushteti ėshtė babėzi. E gjitha kjo vjen si nevojė pėr tė shitur sapunin pėr djathė, pėr tė shitur nė formė permbajtjen e munguar. Prandaj e vetmja mėnyrė, qė ne mund tė marrim njė opinion tė pavarur, ėshtė nėpėrmjet mediave online … sigurisht kur janė tė pavarura.

    Pėr momentin nė Shqiperi, e vetmja “media” e pavarur rezulton tė jetė Facebook-u. Aty njerėzit i thonė gjėrat siē i mendojnė, pa ēarė kokėn se ēdo thonė tė tjerėt, por kryesorja pa ēarė kokėn se ēfarė thotė qeveria. Kėto pushteti nuk i kontrollon dot, sepse nuk i paguan, nuk i mban me lekė.

    Ky ėshtė thelbi, njė media online, qė nuk mbahet me lekėt e qeverisė ėshtė e destinuar pėr tė qenė e pavarur..! Pavarėsia e saj duhet mbrojtur me ligj.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    fatkeqesisht vetem mashtron thjesht per te turbulluar koken e te mjereve shqiptare .....


    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesuesi_1 : 19-06-2015 mė 03:03
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #98
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Citim Postuar mė parė nga par Lexo Postimin
    Nga Jul Deda

    Por pyetja “jetike” qė shtrohet nė kėto raste ėshtė: “A janė tė pavarura kėto media?

    Shqiptarėve tashmė i ėshtė bėrė lėkura shollė nga kėto aludime. Eksperienca tregon se deri tani mediat nė pėrgjithėsi janė kapur nga “dikush”, qė nė pjesėn mė tė madhe ėshtė pushteti. Ai ėshtė njė oktapod tokėsor, qė ka dyfishin e tentakula tė oktabodit ujor, qė tenton tė kap ēdo media. Sot ėshtė tepėr e prekshme kjo situatė. Po ta shohim me vėmendje, dallojmė se njerėzit e pushtetit, mbasi kanė kapur shumicėn e mediave, ata nuk ngopen, tentojnė tė kapin edhe ato pak qė mund tė kenė ngelur, sepse pushteti ėshtė babėzi. E gjitha kjo vjen si nevojė pėr tė shitur sapunin pėr djathė, pėr tė shitur nė formė permbajtjen e munguar. Prandaj e vetmja mėnyrė, qė ne mund tė marrim njė opinion tė pavarur, ėshtė nėpėrmjet mediave online … sigurisht kur janė tė pavarura.

    Pėr momentin nė Shqiperi, e vetmja “media” e pavarur rezulton tė jetė Facebook-u. Aty njerėzit i thonė gjėrat siē i mendojnė, pa ēarė kokėn se ēdo thonė tė tjerėt, por kryesorja pa ēarė kokėn se ēfarė thotė qeveria. Kėto pushteti nuk i kontrollon dot, sepse nuk i paguan, nuk i mban me lekė.

    Ky ėshtė thelbi, njė media online, qė nuk mbahet me lekėt e qeverisė ėshtė e destinuar pėr tė qenė e pavarur..! Pavarėsia e saj duhet mbrojtur me ligj.
    Ketu Jul Deda ka humbur fokusin dhe ja ka futur kot.
    Arsyet qe shteti ka kapur mediat ne Shqiperi nuk jane babezia dhe as nevoja per ta shitur sapunin per djathe
    2 jane arsyet pse shteti nderhyn ne gazetat dhe rrjetet televizive
    1.Tendenca e shtetit per ti patur keto mediume te informacionit NEN KONTROLL.
    2.Tendenca e shtetit per ti PERDORUR keto mediume te informacionit NE SHERBIM TE INTERESAVE TE VETA
    Per te arritur keto qellime shteti fut nen kontroll,i ben favore,ben miqesi me pronarin e gazetes dhe televizionit
    dhe te tjerat vijne vete ashtu si i intereson shtetit,sepse pronari u be aleat i pushtetareve dhe do beje ashtu sic duan
    pushtetaret.Facebook nuk eshte ekzakt media e pavarur,por eshte rrjet social.(Social Network)
    Faqe interneti qe jane te specializuara per dhenie lajmesh dhe video si Panorama,Koha Jone Shqiptarja,Youtube, etj ato jane media
    Kurse Facebook nuk eshte media eshte rrjet social i ngjashem shume me forumin shqiptar.
    Forumi shqiptar nuk eshte media,eshte rrjet social.Facebook dhe Forumi shqiptar jane te mbeshtetura vetem ne
    postimet e anetareve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 19-06-2015 mė 22:52
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    keto mediat qe japin lajmet Flash duhet te kene nje staf me te pergatitur e jo ashtu rroma per toma
    per rastin ne lezhe mbreme marrin emrin e gjejne ne fb dhe e postojne ndersa ai Person nuk ka te beje fare me ngarjen .
    ketu ku jam une kle drejte ta cosh ne gjyq median ne shqiperi se di si funksionon po te te nxjerrin si Person me precedent penal pa qene eshte dicka e pakuptimte
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2014
    Postime
    10

    Pėr: Media ne Shqiperi: Na mireinformon apo na mashtron?

    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Nje pordhe ben nje i huaj, dhe neper gazeta dalin 100 versione perkthimi nese pordha mbante ere PS apo PD
    Me sakte, perkthimet ne pergjithesi lene per te deshiruar. Eshte art me vete te deshifrosh google translate ne disa raste...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mCmAl : 23-06-2015 mė 08:20

Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •