
Postuar mė parė nga
Hyllien
Temė e bukur kjo dhe me vend(madje mendoj se do ja vlente tė ishte kryetema e muajit nė forum), sidomos pėr kohėn kur ndodhemi, e cila ėshtė tepėr kritike, "Age of Information", por edhe "Age of Disinformation". E para punės, niveli i tė shkruarit nė forum tė njė pjese tė mirė tė antarėve, dhe shumica e moderatorėve kanė njė stil shumė herė mė tė pastėr se sa cfarė shkruhet nėpėr gazeta. Pa dashur tė futem mė tepėr nė detajet qė sot faktikisht ne flasim dialektin Enverisht tė Shqipes, qysh kur gjuha Gege mbeti e papėrfaqėsuar, gjithsesi, me atė qė kemi nga ana drejtshkrimit dhe pėrdorimi i gjuhės shqipe, forumi ja kalon gazetave, dhe kjo nuk ėshtė ndonjė gjė pėr tu nderuar ne nė forum, se sa pėr tu ardhur turp atyre palo gazetarėve qė e kanė mbushur me italianizma gjuhėn tonė.
E dyta, niveli analitik nė gazetari tek ne nuk ekziston, megjithatė un jam i mendimit se nuk duhet t'ja kėrkojmė gazetave tė ndryshojnė metodat, por duhet tė jetė vetė iniciativa e lirė qė tė krijoj kushtet e domosdoshme pėr lindjen e njė gazetarie mė cilėsore, ku pjestar tė jenė njerėz me ideale dhe jo pjestar tė parisė dhe interesave partiake. Si rrjedhojė, psh, kėtu ke antarė qė tė thajnė nė analiza politike, historike dhe ekonomike por nuk kanė organizimin dhe mediumin e duhur pėr tu fokusuar nė kritikėn e tyre(asgjė kundėr forumit pra nė kėtė drejtim). Jam i mendimit, se Shekulli psh, po e marr si shembull se janė tepėr banalė pėr mendimin tim dhe shumė tė anshėm dhe joargumentativ nė shtjellimin e ideve qė kanė, nuk mund tė ndryshoj dot qėndrimin e vet, pasi pronari i saj ka interesa shumė tė thella nė ruajtjen e perandorisė qė ka krijuar, po ashtu dhe Balkanweb-i qė ka ndikim tė theksuar pro-Italian sado e paanshme mundohet tė paraqitet, e kėshtu me radhė tė gjitha janė nė njė kamp tė caktuar partiak. Do thoja madje qė shtypi sot ėshtė mė keq se nė kohėn e Enverit, ku tė paktėn atėherė i ishin aderuar njė ideologjie dhe jo thjeshtė interesave mė banale qė ka individi pervers dhe manjak pėr fuqi(pra kishte disa qė ishin idealistė nė mendimet e tyre, edhe pse kishte plot skutha qė i shofim sot pėrditė pėrsėri nė kampin tjetėr duke shėrbyer padronėt e rinj).
Do thoja nevojitet dicka e re, e paanshme, dhe e paangazhuar me ndonjė parti, ku nė qėndėr tė ketė interesin kombėtar, dhe kur them interesin kombėtar nuk them tė bėj thirrje pėr luftė apo pėr protesta, ta bėj mision vec tė shkruaj pėr histori psh, por tė bėj thirrje pėr ndėrgjegjėzim dhe moderim, pra shkurt pėr nivel qytetarie, qė mundon jashtmase qė me ikjen masive tė gati 60-70% tė klasės qytetare, paaftėsimin nga ish-byroja dhe bllokmenėt e atyre qė kanė mbetur, dhe pėrdorimi i rėndomtė i instikteteve tė tė ardhurve pėr njė jetė mė tė mirė.
Kjo arrihet vec nga populli, jo nga ajo qė quhet "establishment". Por kjo nuk ėshtė thirrje komuniste pėr revolucion, por thirrje pėr ndėrgjegjėzim. Njė gjė duhet tė keni parasysh ama, nė krijimin e lėvizjeve patriotike ku si qėndėr tė tyre kanė ideale filozofike shumė tė larta si liria apo prona private dhe nuk do thoja nocioni anti-shtet, por skepticizėm ndaj shtetit, qė nė doza tė sakta ėshtė shumė i dobishėm pėr tė mbajtur pushtetin tė kontrolluar duke evituar qė tė na kontrolloj. Mirėrpo nė lindjen e lėvizjeve tė tilla, njerėz shumė tė mirė janė korruptu ose janė qeru. Psh, po marr shembujt Martin Luther King apo Ghandi, tė cilėt u vranė. Sidomos pėr tė parin, lėvizja pėr integrim e zezakėve u morr peng nga njerėz ultrainteresaxhi qė nuk ja vlen tė futem nė analiza pėr temėn, por qė rezultati ėshtė qė kultura e jashtzakonshme muzikore, dhe revolucioni kulturor zezak nė Amerikė ndaloi dhe degjeneroi me vrasjen e MLK-sė dhe pas tij ku lindi muzika rap, shpėrfytyrimi kulturės afro-amerikane dhe dalja nga binarėt kulturorė tė Richard Wright apo Toni Morrison etj deri dhe ne paaftėsimin e NAACP-sė duke e kthyer nė njė kukull politike. Njė shembull tjetėr ėshtė organizata Greenpeace, themeluesi i tė cilės kishte tė tjera motive, por organizata u politizua aq shumė saqė ai e la, sepse motivi origjinal u korruptua, deri nė atė pikė saqė u pėrdor si platformė pėr tė ngritur pseudoshkenca mbi kohėn etj gjėra akoma tė paprovuara por qė i shėrbejne interesave te grupimeve tė caktuara politike me implikime shumė tė thella nė cdo fushė.
Shkurt, pėr tė krijuar njė organizėm tė tillė duhen njerėz me kapacitet tė jashtzakonshėm mirėkuptimi, kulture moderimi, fonde tė garantuara nga njė punė qė nuk ėshtė e lidhur apo ndėrvarur nga politika nė shqipėri etj etj.
Niveli i gazetarisė nuk ndryshon duke kėrkuar ndryshim, por duke i vėnė njerėzit aktual pėrpara terrorit tė tė qėnurit i padobishėm dhe sharlatan. Kjo arrihet me mediume si forume, blogje apo gjėra tė tjera qė mund tė gjenerojnė momentum dhe hedhjen e farės fillestare pėr njė mirėinformim si popull. Pa qenė tė informuar nuk do arrijmė kurrė tė performojmė sic duhet dhe tė mendojmė kthejllėt se cfarė duhet tė jetė vizioni ynė.
Krijoni Kontakt