Avokati Altin Goxhaj at Fondacioni Soros.
Dje nė orėn 11:03.PD ·
.
E DINI SE KUSH ESHTE KREU I SOROS SHQIPERI? REMZI LANI, SPIUN I SIGURIMIT TE SHTETIT ME PSEUDONIMIN HOLTA!
Nje nder themeluesit e skemes Soros Remzi Lani, kumbar i Edi Rames, Erion Veliajt, Henri Cilit, etj dhe gjitha kapjes se medias shqiptare pergjate ketyre 10 vjeteve eshte akuzuar nga 2 gazetat e vetme qe nuk u kapen asnjehere nga Mafia Soros (Gazeta SOT dhe Gazeta Telegraf) si:
SPIUN I SIGURIMIT TE SHTETIT ME PSEUDONIMIN HOLTA!
Po ju paraqes nje interviste horror se si Remzi Lani futi ne burg mesuesin e tij te letersise Dode Bajraktari ne 1978 duke sajuar akuza per te pavaresisht se ai nuk kishte kryer asnje veprimtari "armiqesore" sipas standardeve te kohes! Remzi Lanin ju nuk e njihni as si emer dhe as si fytyre por eshte nje nder njerezit me te fuqishem ne Shqiperi qe prej 1994 dhe Koka qe kontrollon gjithe median shqiptare dhe maredheniet publike te Oligarkise Sorosiane.
Intervista eshte dhene disa dite pasi Besnik Alia (keshilltar i PDse ne Keshillin Bashkiak Tirane dhe qe prej te Shtunes edhe anetar Kryesie i PDse) i dha Cmimin e Shoqerise Civile "Qytetar i Vitit" Remzi Lanit!
Gazeta Sot, Dhjetor 2007.
Flet Dodė Bajraktari, i burgosuri politik (i dėnuar pėr Konicėn, Fishtėn dhe Biblėn): SI U DĖNOVA ME 10 VITE BURG NGA DESHMITARI I RREME REMZI LANI
Asokohe ai ishte mėsues gjuhė letėrsie. Libri ishte njė domethėnie e veēantė nė jetėn e tij dhe nuk e kishte menduar kurrė se me apo pa arsye, njė ditė ai do t’ia shkatėrronte njė pjesė tė mirė tė jetės. Njihej nga tė gjithė si njė njeri i lidhur ngushtė me librin dhe letėrsinė, madje shquhej si njė nga intelektualėt qė zotėronte bibliotekėn mė tė pasur nė rreth, por nuk e kishte ēuar nė mendje se ky fakt, njė ditė mund tė pėrdorej kundėr tij, madje edhe nga njerėz qė as e njihnin fare. Ishte 39 vjeē, kur jeta e tij mori njė tatėpjetė, e cila do tė kėrkonte vite tė tėra mė pas, pėr t’u rimėkėmbur. Qė nga dita kur pa qelinė e burgut pėr herė tė parė, kanė kaluar rreth 20 vjet. Megjithatė, edhe pse si njė histori tė dhimbshme, ai e kujton shumė mirė vitin 1978, kur nė vend tė shtėpisė, kolektivit, shkollės, librave dhe shoqėrisė, do tė duhej tė qėndronte pėr 10 vite me radhė, nė qelinė e errėt tė diktaturės komuniste. Akuzat e ngritura ndaj ishin fare banale dhe aspak tė bazuara. Sot ai ėshtė rreth 68 vjeē dhe me njė kulturė qė karakterizon edhe profesionin e tij, tregon ngadalė dhe mendueshėm, dhimbjen e jetės sė tij, e cila iu shkaktua vetėm sepse rridhte nga njė familje Bajraktarėsh. Ishte pikėrisht ky, faji i tij i vetėm, pėr tė cilin sistemi komunist pėrpunoi 3 persona, krijoi njė proces gjyqėsor i cili pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se ishte vetėm nė farsė, por qė realisht i kushtoi 10 vite jetė. Kanė kaluar aq vite nga ajo kohė e ndoshta do tė kalonin edhe shumė tė tjera dhe Dodė Bajraktari nuk do ta bėnte publik gjyqin dhe personat qė e dėnuan. Por duke marrė shkas nga publikimi i bėrė nga Organizata “Co Plan”, e cila shpalli pak kohė mė parė personalitetet e vitit 2007 nė Shqipėri, ai e pa se nuk mund tė heshtte mė. Ishin katėr figura tė njohura tė jetės publike shqiptare qė morėn vlerėsim maksimal pėr kontributin nė jetėn e vendit nga organizata ndėrkombėtare, pėr kėtė vit. Personalitetet ishin nga fusha e gazetarisė, biznesit, qeverisjes dhe shoqėrisė civile. Nė fushėn e medias u shpall gazetari i njohur i “Top-Channel”, Sokol Balla. Ndėrkohė, nė fushėn e biznesit, personalitet i vitit u shpall nėnkryetari i Shoqatės sė Ndėrtuesve, Avenir Kika. Nga institucionet u shpall Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, ndėrsa nga shoqėria civile u shpall Remzi Lani. Sipas mėsuesit Bajraktari, ishte pikėrisht emri i Remzi Lanit, ai qė nuk duhej lanēuar kurrė nė kėtė sukses.
Kush ėshtė Dodė Bajraktari?
Pasi kam punuar 15 vjet mėsues gjuhė-letėrsie, jam arrestuar dhe jam dėnuar me nenin e “agjitacion e propagandės”. Jam i martuar me 6 fėmijė, tė cilėt gjithashtu janė tė martuar dhe me fėmijė. Kam 15 vjet nė pension. Kam qenė merakli i letėrsisė qė nė fėmijėri. Kam shkruar dy romane tė cilėt i kam botuar. Kam botuar gjithashtu mbi 40 novela, si dhe shumė artikuj nėpėr gazeta. Njė jetė sa nė fshat sa nė burg, kaq ka qenė jeta ime.
Doni tė thoni se ju kanė torturuar?
Kam kaluar njė jetė tė vėshtirė nė burg, saqė ėshtė e zorshme ta tregoj. Gjė qė edhe vetė tani e kam vėshtirė pėr ta besuar se ēfarė jete kam bėrė. Por, po tė pėrmend vetėm njė gjė, qė edhe unė e kam vėshtirė ta besoj. Edhe njerėzit s’besoj tė kenė parė tortura tė tilla. Po ja qė tani erdhi koha qė plagėt fillojnė e shėrohen dhe nuk na bėhet edhe neve qė t’i besojmė. Mė kanė futur nė birucė kur isha 88 kilogramė dhe pėr 4 ditė e gjysmė mė kanė nxjerrė 56 kilogramė. Pra pėr 4 ditė e gjysmė, mė kanė hequr me dru 32 kilogramė nga pesha me tė cilėn hyra nė birucė.
Nė ēfarė viti jeni dėnuar dhe pėr ēfarė jeni dėnuar?
Jam dėnuar mė 20 mars tė vitit 1979, me akuzėn “agjitacion e propagandė”. Atėherė isha 39 vjeē. Ndaj meje kanė dėshmuar tre persona, midis tė cilėve edhe Remzi Lani. Atė tė dy mė kanė kėrkuar falje kur kam dalė nga burgu, ndėrsa Remzi Lani ende ndihet krenar pėr veprėn qė ka bėrė. Unė nuk kisha vendosur kurrė qė t’ia zija emrin as pėr mirė dhe as pėr keq kėtij tė fundit. Kam dashur ta lė nė hallet e tij, por pėr ēudi, nė gazetė mėsova se Remzi Lani ishte shpallur person i vitit, bashkė me tre persona tė tjerė, ndėr tė cilėt edhe Avokati i Popullit. Unė e dija se z. Lani ėshtė Drejtor i Institutit tė Medias. Pėr kėtė nuk mė vjen aspak keq, sepse edhe ai ėshtė njeri dhe duhet tė punojė e tė jetojė si tė gjithė ne. Unė nuk jam si ai gjarpri qė vete dhe kafshon lopėn qė edhe pse ka 150 kg mish, nuk han asnjė copė prej saj. Ai le ta jetojė jetėn e tij, por duhet tė ketė turp ajo organizatė qė e ka shpallur person tė vitit. Se atėherė duhet tė shpallen tė paktėn rreth 340 mijė persona tė vitit, sepse kaq kanė qenė spiunėt. Kėtė numėr e ka deklaruar edhe vetė Kadri Hazbiu nė sallė tė gjyqit.
Cilat ishin akuzat e ngritura ndaj jush nė tėrėsi dhe nė veēanti nga Remzi Lani?
Unė u akuzova pėr recitime tė vargjeve tė Gjergj Fishtės, propagandė pėr Faik Konicėn dhe mbajtje tė biblės nė shtėpi. Tre gėnjeshtra kėto tė mjaftueshme pėr tė mė akuzuar dhe dėnuar 10 vite burg. Remzi Lani doli pėrpara trupit gjykues, ndėrkaq prokurori mė kėrkoi qė tė ndaja tė gjitha tė vėrtetat dhe gėnjeshtrat qė do tė thoshte ai. Unė u thashė njė parim ish-leninist tė asaj kohe: “Nėse 5 pėr qind prej tyre janė tė vėrteta, atėherė duhen pranuar tė gjitha si tė tilla. Kėshtu unė pranova qė tė bazohesha nė kėtė parim qė nėse z. Lani do tė fliste 5 pėr qind gjėra tė vėrteta, atėherė do t’i pranoja tė gjitha si tė tilla. Remzi Lani mė akuzoi mua, se sipas tij kisha propaganduar pėr Faik Konicėn, ndėrkohė qė unė nuk e kam ditur se ka pasur nė planet vepra tė Faik Konicės, pasi ato ishin tė ndaluara dhe unė nuk kam mbajtur kurrė literaturė tė ndaluar. Tjetėr gjė ėshtė se unė kisha bibliotekėn mė tė mirė nė rrethin e Lezhės, madje mė tė mirė se bibliotekėn e shtetit. Gjithė lekėt i kam bėrė libra gjatė gjithė jetės time, por jo pėr literaturė tė ndaluar. Sipas Remzi Lanit, nė bisedė e sipėr unė kisha mbrojtur Faik Konicėn. Ne as qė kishim biseduar ndonjėherė pėr Faik Konicėn. Gjithashtu ai mė akuzonte edhe se mbaja bibėl nė shtėpi. Ndėrkaq, dėshmitari tjetėr mė akuzoi se kisha recituar vargjet e Gjergj Fishtės. Mė pyetėn nėse i kisha recituar. Unė u thashė qė nėse dėshmitari thoshte se e kisha bėrė njė gjė tė tillė, atėherė e pranoja se e kisha bėrė. Por ndėrkohė e pyeta dėshmitarin nėse i mbante mend vargjet qė i kisha recituar. Ai mė tha se i mbante mend dhe unė nisa t’i recitoja vargjet, tė cilat nė tė vėrtetė ishin tė Kolė Jakovės. Kur trupi gjykues pa qė vargjet nuk ishin tė Fishtės, iu drejtua dėshmitarit, i cili pranoi se vetėm ato vargje kishte dėgjuar, edhe pse nuk e kishte ditur mė parė se tė kujt kishin qenė. Nė fund tė dėshmisė mė kėrkuan tė thoja se sa ishin tė vėrteta nga ato qė kishte thėnė dėshmitari ndaj meje? Unė u pėrgjigja qė nga gjithēka kishte thėnė dėshmitari, asnjė pėr qind, as zero pėr qind nuk kishte pasur tė vėrteta. Kėtu nuk ka asgjė tė vėrtetė u thashė atyre.
Ju e kishit njohur mė parė z. Remzi Lani?
Jo, nuk e njihja pėrveē se nė rrugė. Njė herė gjeti rastin dhe mė erdhi nė shtėpi pėr tė siguruar pėr shtypjen para sigurimit qė mė njihte. Nuk kisha muhabet mė tė dhe nuk kam pirė qoftė edhe njė kafe gjatė gjithė jetės time.
Ēfarė diskutuat atė ditė qė z. Lani erdhi nė shtėpinė tuaj?
Pothuajse asgjė nuk diskutuam. Kemi diskutuar vetėm pėr njė novelė tė Teodor Laēos, qė shkruante pėr ca mėsues qė kalonin rrugėn nėpėr borė. Asgjė tjetėr. Ai kishte ardhur vetėm me qėllim qė tė justifikonte denoncimin e mėvonshėm.
Ēfarė mendoni ju se e shtyu Remzi Lanin qė tė dėshmonte kundėr jush?
Remzi Lani kishte arsye tė fortė tė dėshmonte kundėr meje, pasi donte tė fitonte bursėn pėr nė universitet, pasi si djalė ishte i degjeneruar nė gjimnaz dhe kishte nevojė pėr njė bursė. Ai ishte nė prag tė studimeve, dhe arsyeja qė dėshmoi kundėr meje ishte qė tė merrte njė bursė nė universitet. Kėshtu sigurimi e favorizonte atė, pasi i ka favorizuar gjithnjė tė gjithė spiunėt. Kėshtu i doli edhe z. Lani, sepse zgjodhi degėn qė deshi vetė.
Ku u bazua shteti pėr akuzėn qė ngriti Remzi Lani ndaj jush?
U bazua nė dėshminė qė ai kishte bėrė tek operativi i sigurimit, pasi ai nuk pranoi tė vinte as nė ballafaqim, ashtu siē ishte praktika. Atje ka bėrė njė dėshmi tė gjatė, pastaj e kanė sjellė nė sallėn e gjyqit dhe ka dėshmuar nė prezencėn e 1100 personave.
Kur e morėt vesh ju akuzėn?
Akuza mė erdhi pas 5 muaj hetimesh. Pėr 5 muaj kanė vazhduar hetimet ndėrsa unė nuk e dija se kush do tė mė dilte dėshmitar. Kėta ishin dėshmitarė tė ardhur me porosi dhe qė tė tre kanė pėrfituar me dėshmitė qė kanė dhėnė ndaj meje. Njėri prej tyre fitoi tė drejtėn pėr tė dhėnė mėsim nė njė nga shkollat e fshatit. Dėshmitarja femėr fitoi tė drejtėn pėr tė dhėnė mėsim nė qytet, ndėrsa Remzi Lani fitoi bursėn pėr tė shkuar nė fakultet.
Si ndiheshin 3 dėshmitarėt, teksa dėshmonin nė gjyqin ndaj jush?
Remzi Lani ndihej krenar. Ndėrsa dy dėshmitarėt e tjerė u ndien shumė tė turpėruar dhe tė diskredituar, aq sa mezi e panė derėn pėr tė dalė. Gjatė seancės sė gjyqit, vetė dėshmitarja u shpreh: “Kėshtu mė keni thėnė pėr tė thėnė”. Ndėrsa dėshmitari tjetėr tha se i kisha recituar vargjet e Fishtės ndėrkohė qė ato rezultuan tė Kolė Jakovės. Pėr tė dalė nga situata ai tha: “Unė nuk marr vesh nga letėrsia”. Atėherė kur nuk merrte vesh nga letėrsia, pėrse dilte dėshmitar? Por ai donte tė siguronte njė vend pune. Unė isha i piketuar pėr t’u dėnuar se isha djali i Bajraktarit, pavarėsisht se jemi familje atdhetarėsh. Babai im ka qenė Bajraktari i Manatisė, por tė ishe edhe djali i Bajraktarit edhe mėsues, sikur nuk shkonin tė dyja, ndaj donin tė mė hiqnin qafe. Gjithashtu edhe lufta e klasave ishte nė kohėn e rritjes sė saj.
Si dukej Remzi Lani nė sallėn e gjyqit, teksa dėshmonte ndaj jush?
Krenar. Dukej tepėr krenar sepse ishte duke kryer punėn e partisė.
Ju kujtohet ndonjė detaj gjatė gjyqit
Janė thėnė shumė gjėra nė gjyq, sepse gjyqi ka vazhduar dy ditė janė thėnė e stėrthėnė dynja llafesh dhe e kam vėshtirė pėr t’i sistemuar sepse nuk e kam vėnė mendjen me i hap kėto punė, duke menduar se ai nė punėn e tij dhe unė nė punėn time, .....shpallet Remzi Lani njeri i vitit, person i vitit nuk mė ka shkuar mendja.
Qėndron qoftė edhe njė prej fakteve qė dėshmitarėt paraqitėn kundėr jush?
Qė tė tre personat kanė gėnjyer 100 pėr qind, pa thėnė asgjė tė vėrtetė. Njėri prej tyre pėr shembull tha nė gjyq: “Unė e kam vėnė re se ky ėshtė armik i popullit dhe i partisė, sepse ky u jep libra shokėve”. Kur e pyetėn se ēfarė librash u kisha dhėnė, ai tha se u kisha dhėnė libra tė realizmit socialist. Ua kisha dhėnė me kushtin pėr tė mi kthyer pėrsėri, por nuk kisha shpėrndarė kurrė nė jetėn time, libra tė ndaluar.
A keni marrė vesh se ēfarė bėhet me dy personat e tjerė qė dėshmuan kundėr jush?
Po. Kėtu janė dhe janė dhe punojnė mėsues qė tė dy. Ata mė kanė kėrkuar edhe falje, megjithatė unė i kam falur pėrpara se ta bėnin njė gjė tė tillė. Unė i kam falur sepse ata nuk kishin fuqi tė mė vini hekurat mua, por ishte njė shtet i atillė i fuqishėm qė tė vinte hekurat pėr punė tė atilla.
Remzi Lani tani ėshtė njė personazh i shquar i shoqėrisė civile dhe beniamin i shoqatave tė huaja. Si e shpjegoni kėtė fakt ju?
Ėshtė njė farė organizata “SOROS”. Ai ka qenė dikur edhe me punė nė kėtė organizatė. E ka velur “SOROS”-in nga paratė. Nė fakt kėta tipa tė tillė janė, se gjejnė vrima ku tė futen dhe tė pėrfitojnė. Por ai ka bėrė ēfarė ka bėrė, mua nuk mė intereson. Unė jam i prekur shumė nga organizata qė e ka shpallur person tė vitit. Nėse ėshtė puna qė duhen shpallur persona tė vitit pikėrisht spiunėt e sigurimit tė shtetit qė janė vetėm gjarpėrinj qė kanė ngrėnė jetė njerėzish, atė pjesėn qė ka ngrėnė nga jeta ime, i qoftė haram dhe u mbettė nė fyt edhe atyre qė e kanė shpallur njeri tė vitit. Unė nuk jam me idenė qė ai tė hiqet nga puna, por qė tė shpallet njeri i vitit, ky ėshtė njė turp. Turp i ministrisė dhe i gjithė atyre institucioneve qė e kanė nė varėsi kėtė institut. Ky ėshtė njė turp pėr Remzi Lanin qė nuk merret me punėn e tij pėr tė ngrėnė bukė tė ndershme, por ėshtė njė turp edhe pėr shtetin qė merret me spiunė.
Ndoshta nuk njihet gjerėsisht dėshmia qė ka dhėnė z. Lani ndaj jush!?
E di i gjithė universiteti, se gjyqi u bė mė 11 qershor dhe ai nuk erdhi nė gjyq ditėn e parė. E di Lezha dhe e gjithė shoqėria.
Ju jeni paraqitur ndonjėherė pranė organizatės sė “SOROS”-it?
Jam paraqitur pranė “SOROS”-it qė tė mė ndihmonin tė botoja pasi kam 16 vėllime gati pėr botim. Doja tė mė sponsorizonin tė paktėn 1 vėllim. Por ma prenė shkurt: “Jo”. Mė thanė qė nuk mund tė botonin vepra artistike. Unė u thashė qė ishte vepra historike “Rezistenca kundėr komunizmit deri mė 2 prill tė vitit 1952 nė Mirditė”, megjithatė kėrkesa ime nuk u mor parasysh.
A ishte atėherė z. Lani pranė kėtij fondacioni dhe nėse po, a mendoni se ai kishte gisht nė mosbotimin e veprės tuaj?
Z. Lani atėherė ishte pranė kėsaj organizate, pasi ne u shkėmbyem edhe nė korridore. Megjithatė nuk mendoj se ai kishte gisht nė vendimin pėr tė mos e botuar veprėn time.
Po diskutohet shumė pėr hapjen e dosjeve. Ēfarė mendimi kemi ju?
Dosjet duhen hapur. Ai qė ka zėnė morra nuk mund t’i heqė ato me gisht. Ose duhet t’i dezinfektojė, ose duhet ta djegė xhaketėn. Se spiunėt janė njė peshė e madhe mbi shpatullat e kėtij populli. Se tė gjithė spiunėt kanė krijuar bizneset mė tė fuqishme kėtu. Spiunėt duhen hequr nga qeveria dhe institucionet, sepse njė spiuni nuk i ka hije tė jetė drejtues institucioni.
Keni ndonjė mesazh pėr Z. Remzi Lani?
Po. Me rastin e Vitit tė Ri i uroj jetė tė gjatė dhe tė jetojė me mundin e tij dhe tė hajė shtatin e kėtyre lėvdatave dhe shpalljeve pa bereqet, qė vetėm sa e turpėrojnė se nuk e ngrenė moralin e tij, duke u shpallur personalitet i vitit.
A mendoni se do tė reagojė zoti Lame pas intervistės?
Le tė reagojė kur tė dojė, por nuk besoj se do ta bėjė njė gjė tė tillė, pasi nuk ka ndonjė shkak pse tė reagojė. Unė nuk po gėnjej asnjė fjalė pėr tė, ndėrsa ai gėnjeu pėr mua dhe mė futi 10 vjet nė burg. Unė nuk po gėnjej asnjė fjalė pėr tė dhe ndėrkohė po e lė porosi qė tė mos e largojė njeri nga puna. Nuk dua qė ta prekė dikush nė punėn e tij. Jam natyrė tolerante edhe pse kam dalė nga burgu.
Mendimi se thjeshtė duhet tė ishte bėrė “mė i gjallė”?
Si njeri shqipfolės duhet tė mė kishte kėrkuar falje. Kurrsesi nuk duhet tė ishte aq indiferent
Krijoni Kontakt