Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Nuk po integrohet veriu në Kosovë por Serbia në BE

    EULEX-i dhe Pieter Feithi (sidomos me kapelën e tij të Përfaqësuesit Special të BE-së) ngadalë por sigurt po shndërrohen në lehtësues të integrimit të Serbisë në BE. Detyra kryesore e EULEX-it dhe Pieter Feithit po bëhet që ta ndihmojnë Serbinë, që në rrugëtimin e saj për në BE të mos e ketë barrë Kosovën. Brukseli ka vendosur që Serbia të mos e presë Kosovën për anëtarësimin e saj. Sikurse për çështjen e liberalizimit të vizave, edhe kur vjen puna tek anëtarësimi në BE, nuk duket që rajoni i Ballkanit perëndimor do të integrohet en bloc. Nëse nuk ndryshon diçka radikalisht, pas Kroacisë edhe Serbia do të hyjë në BE. Mirëpo, për këtë gjë ajo duhet t’i rregullojë marrëdhëniet me fqinjët. Janë shumë marrëveshje e dakordime që ajo duhet t’i bëjë me vendet fqinje në mënyrë që të ecë në shtegun drejt BE-së. Pasi që Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, fqinj jugor i Serbisë nuk është Kosova, por EULEX-i dhe PSBE-ja. Pushteti ndërkombëtar në Kosovë nuk është vetëm pushtet por është edhe vetë shteti. Fundja, ata janë kushtetuta, ushtria, policia dhe instanca supreme politike e ligjore e Kosovës. Ata janë sovrani i vendit tonë dhe, për pasojë, fqinji i Serbisë. Sëkëndejmi, Brukseli negocion dyfish me Beogradin: në emër të BE-së dhe në emër të Kosovës. Një situatë gjithsesi joshëse për Brukselin i cili e sheh Serbinë nga prizmi i politikës së jashtme dhe të sigurisë, kurse Kosovën e sundon në emër të po kësaj politike.

    Strategjia e re për veriun nuk është as strategji dhe as e re. Ajo është orvatje për ta shpërqendruar vëmendjen nga dy protokollet që EULEX-i do t’i nënshkruajë së shpejti me Serbinë. Pas atij për bashkëpunim policor në radhë janë protokollet për gjyqësi dhe dogana. Punën që EULEX-i e bën pa zhurmë me Serbinë, Pieter Feithi e balancon me zhurmë, por pa punë, kundër Serbisë. Dhe jo vetëm kaq. Kjo ‘strategji’ nuk do ta integrojë veriun dhe as nuk do ta bashkojë Mitrovicën. Në rastin më të mirë do ta ndajë Mitrovicën në dy komuna të veçanta. Meqë nuk do të ketë përdorim të forcës, strategjia e proklamuar për integrim të veriut do ta afirmojë gjithnjë e më shumë Serbinë si palë në kontest. Vazhdimisht na thuhet që vetëm dialogu është mënyra përpara sa i përket çështjes së veriut, dhe se ky dialog duhet të bëhet me dikë, apo jo? Serbia edhe njëherë do të rikthehet si faktor në bisedime të reja nëpërmjet kësaj ‘strategjie’. Në vend të përdorimit të forcës në emër të ligjit do të ketë dialog për hir të paqes me ata që e përdorën forcën. Secili shtet a pushtet e ka problem se si ta legjitimojë sa më mirë dhe sa më efektshëm përdorimin e forcës, madje edhe atëherë kur ajo s’është gjithaq e nevojshme. Shteti dhe pushteti në Kosovë e kanë problemin e kundërt: si ta legjitimojnë mospërdorimin e forcës, ndonëse kjo është e domosdoshme.

    Në qarqet diplomatike në Prishtinë kanë nisur të qarkullojnë fjalët se si Kosova duhet sërish të bisedojë me Serbinë. Kësaj radhe thonë që duhet të bisedohet për gjithçka përveçse për statusin e Kosovës. Në fakt, kështu thoshin edhe para disa viteve. Të mos diskutohet për status por për çështje praktike e teknike, në mënyrë që gradualisht të arrihet te statusi, ndërkohë që maskohet fakti se çdo gjë në të vërtet ka të bëjë me statusin. Zaten, statusi është edhe statusi i palëve përkundrejt njëra-tjetrës, apo jo? Vetëm se kësaj radhe faktorëve ndërkombëtarë iu interesojnë bisedime të reja ndërmjet Kosovës e Serbisë përbrenda kornizës së integrimit të Serbisë në BE. Dialogu apo bisedimet e ardhshme, më parë se për integrimin e veriut në Kosovë, janë për integrimin e Serbisë në BE. Pasi që Serbia mban lidhje të ngushta politike, ekonomike dhe ushtarake me Rusinë që është në ngritje, dhe për shkak të madhësisë së saj si treg, integrimin e Serbisë BE-ja e sheh si një çështje pakrahasimisht më urgjente sesa integrimin e Kosovës. Jo vetëm pse Kosovën nuk e njohin pesë shtete anëtare të BE-së, por, para së gjithash, për shkak se Kosovën tashmë po e sundon. Përderisa për Serbinë Brukseli konsideron që do ta rrisë kontrollin mbi të, duke e bërë anëtare të BE-së, mbi Kosovën tashmë ka kontroll të lartë, madje pikërisht duke e mbajtur atë jashtë BE-së. Angazhimi aktual nuk konsiston te moslejimi i Serbisë që ta pengojë Kosovën në integrime ndërkombëtare, por te eliminimi i pengesave që Kosova mund t’ia bëjë Serbisë për integrime evropiane. Protokolli për bashkëpunim policor ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë ka qenë parakusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Serbisë.

    Qeveria dhe institucionet e Kosovës janë tërësisht përbrenda këtij kuadri. Edhe kur e tolerojnë funksionimin e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, edhe kur e lejojnë vizitën e Boris Tadiqit në Deçan. Krerët institucionalë të Kosovës ndoshta as që e kuptojnë se, kur deklarojnë për marrëdhënie të mira fqinjësore të Kosovës me vendet rrotull, e posaçërisht me Serbinë, janë duke kontribuar që ato të integrohen më shpejt në BE në kurriz të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Të gjitha deklaratat e Fatmir Sejdiut dhe Hashim Thaçit për marrëdhënie të mira me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, Beogradi, Podgorica dhe Shkupi zyrtar i përdorin në Bruksel për ta përshpejtuar integrimin e vendeve të tyre në BE. Duke mos e problematizuar gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, Serbi e Mal të Zi, dhe duke lëshuar pe në demarkacionin e kufijve me ta, Sejdiu dhe Thaçi kontribuojnë në riprodhimin e gjendjes së rëndë për shqiptarët në këto vende dhe njëkohësisht u ndihmojnë atyre vendeve që të hyjnë në BE para nesh. Kosova (dhe Shqipëria) duhet ta studiojnë dhe analizojnë hollësisht se si mund ta kushtëzojnë integrimin e Serbisë (dhe Maqedonisë e Malit të Zi) në BE para se Serbia (dhe Maqedonia e Mali i Zi) të na kushtëzojnë neve nga pozita e shtetit anëtar në BE. Teza se shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi do të jetojnë shumë më mirë porsa këto vende të hyjnë në BE, është naive. Mjafton t’i pyesni baskët se si po ia kalojnë në Spanjë, hungarezët në Sllovaki apo jogrekët në Greqi

    Nga Albin Kurti më 29.01.2010
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2007
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin

    Tregona pak Albin Burri se si ndodh qe ti dhe Serbija te keni kaq shume pikepamje dhe qellime te perbashketa. Ne te vertete programi yt, qellimet tuaja afatshkurta perputhen gati ne plotni me ato te Serbise. Ti dhe Serbija:

    1. Nuk e pranoni shtetin e Kosoves
    2. Nuk e pranoni kushtetuten e Kosoves
    3. Nuk e pranoni flamurin e Kosoves
    4. Nuk e pranoni planin e Ahtisarit dhe e luftoni ate.
    5. Doni ta paraqitni Kosoven kinse qellim kryesor e ka bashkimin me Shqiperine
    6. Jeni kunder privatizimit te ndermarrjeve publike.
    7. Doni ta paraqitni Kosoven si jofunksionale me lider te korruptuar.
    8. Ende perpiqeni qe trazirat t'i atribuoni Kosoves.
    9. Si ti Albin si Serbija armikun me te madh e keni Pieter Faithin.

    etj etj.

    Nisur nga hipoteza se Serbija punon kunder shtetit te Kosoves, a mendoni se jane te rastesishme keto pika te perbashketa ne mes te Albinit dhe Serbise? Ke e paska Serbija aleat te brendshem ne Kosove?

    A nuk mendoni se Albini duke u thirre ne fjale te medha prej misionerit, dhe duke e gjete mbeshtetjen e vet tek forca e pakenaqur Kosovare dhe njefare forme duke e manipuluar ate, tenton qe me cdo kusht Kosoven ta largoje nga rruga e saj e 'kompromiseve te mundshme'. A nuk mendoni se detyra e pare e Albinit mund te ishte qe Kosoven ta largoje nga rruga pragmatike?

    Pavaresisht se ne cka thirresh o Albin, rezultatet jane ndryshe. Deri sot nje efekt pozitiv nuk e pame nga ti perpos qe i bastardon e i paralizon qytetet e Kosoves, i ofendon politikanet dhe ia mbeshtet argumentet Serbise.

    Serbija ne relacion me Kosoven i ka 2 probleme madhore:
    1. Perkrahjen e bashkesise nderkombetare ndaj Kosoves dhe
    2. Pakon e Ahtisariit i cili eshte frymezuar nga OKB.

    Jane pikerisht keto dyjat te cilat klika e Albinit deshiron ti shkaterroj.

    Duhet te jemi njerez te pergjegjshem dhe ta dallojme te lakmushmen nga realja. Te gjithe kemi deshire ta kontrollin mbi veriun, te gjithe kemi deshire qe Kosova te jete shtet me plotkuptim, shume prej nesh ka deshire ta kemi nje shtet, por kjo lakmi nuk duhet te na beje te reagojme me emocione, duhet te na beje qe ta zgjedhim rrugen me te mire te mundshme gjithmone me qellime madhore si cak.

    Pavaresisht qellimeve te Albinit qe mund te jene edhe te mira, ideologjija e tij eshte shkaterruese per Kosoven po shkuan pertej ideve dhe u materializuan. Keshtu si jane sot mund te jene te dobishme per Kosoven pasiqe e paraqesin nje krah te mundshem ekstremist qe i ndihmojne Kosoves ne kompromiset e ardhshme.

    Dua ta shoh Albinin ne kutite e votimit ne zgjedhjet e ardhshme. Do te doja edhe me shume ta shoh se si fiton dhe cka pastaj, por pergjegjesia ndaj gjenerates se ardhshme nuk do te me linte te leshohem ne avanture te tille dhe ta votoj.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga A_C Lexo Postimin
    Tregona pak Albin Burri se si ndodh qe ti dhe Serbija te keni kaq shume pikepamje dhe qellime te perbashketa. Ne te vertete programi yt, qellimet tuaja afatshkurta perputhen gati ne plotni me ato te Serbise. Ti dhe Serbija:

    1. Nuk e pranoni shtetin e Kosoves
    2. Nuk e pranoni kushtetuten e Kosoves
    3. Nuk e pranoni flamurin e Kosoves
    4. Nuk e pranoni planin e Ahtisarit dhe e luftoni ate.
    5. Doni ta paraqitni Kosoven kinse qellim kryesor e ka bashkimin me Shqiperine
    6. Jeni kunder privatizimit te ndermarrjeve publike.
    7. Doni ta paraqitni Kosoven si jofunksionale me lider te korruptuar.
    8. Ende perpiqeni qe trazirat t'i atribuoni Kosoves.
    9. Si ti Albin si Serbija armikun me te madh e keni Pieter Faithin.

    etj etj.

    Nisur nga hipoteza se Serbija punon kunder shtetit te Kosoves, a mendoni se jane te rastesishme keto pika te perbashketa ne mes te Albinit dhe Serbise? Ke e paska Serbija aleat te brendshem ne Kosove?

    A nuk mendoni se Albini u thirre ne fjale te medha prej misionerit, dhe duke e gjete mbeshtetjen e vet tek forca e pakenaqur Kosovare dhe njefare forme duke e manipuluar ate, tenton qe me cdo kusht Kosoven ta largoje nga rruga e saj e 'kompromiseve te mundshme'. A nuk mendoni se detyra e pare e Albinit mund te ishte qe Kosoven ta largoje nga rruga pragmatike?

    Pavaresisht se ne cka thirresh o Albin, rezultatet jane ndryshe. Deri sot nje efekt pozitiv nuk e pame nga ti perpos qe i bastardon e i paralizon qytetet e Kosoves, i ofendon politikanet dhe ia mbeshtet argumentet Serbise.

    Serbija ne relacion me Kosoven i ka 2 probleme madhore:
    1. Perkrahjen e bashkesise nderkombetare ndaj Kosoves dhe
    2. Pakon e Ahtisariit i cili eshte frymezuar nga OKB.

    Jane pikerisht keto dyjat te cilat klika e Albinit deshiron ti shkaterroj.

    Duhet te jemi njerez te pergjegjshem dhe ta dallojme te lakmushmen nga realja. Te gjithe kemi deshire ta kontrollin mbi veriun, te gjithe kemi deshire qe Kosova te jete shtet me plotkuptim, shume prej nesh ka deshire ta kemi nje shtet, por kjo lakmi nuk duhet te na beje te reagojme me emocione, duhet te na beje qe ta zgjedhim rrugen me te mire te mundshme gjithmone me qellime madhore si cak.

    Pavaresisht qellimeve te Albinit qe mund te jene edhe te mira, ideologjija e tij eshte shkaterruese per Kosoven po shkuan pertej ideve dhe u materializuan. Keshtu si jane sot mund te jene te dobishme per Kosoven pasiqe e paraqesin nje krah te mundshem ekstremist qe i ndihmojne Kosoves ne kompromiset e ardhshme.

    Dua ta shoh Albinin ne kutite e votimit ne zgjedhjet e ardhshme. Do te doja edhe me shume ta shoh se si fiton dhe cka pastaj, por pergjegjesia ndaj gjenerates se ardhshme nuk do te me linte te leshohem ne avanture te tille dhe ta votoj.
    ashtu esht po thuajse te gjith e dim qe ashtu eshte dhe as topi si luan keto qka i the per albin-glaukun
    jan te pakt per fat te mire ata qe mendoin si albini e serbija
    a pat dje ne qender te prishtines se si protestonin me nji qarqaf te bardh si qefini per te vdekur
    njikohesisht edhe serbija atje e hapke gojen qe mos e shitni PTK haaaaaaa
    nji bagel jan veq e ndame pergjyst albin-serbi po spo jau fut kush veq ata qe han nji legen se bashku
    edhe ketu i kemi nja dy a tre qe han te njejtin legen me albin-glauk-serbija
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    albin kurti nuk eshte pro-serb. mos flisni te emocionuar. ai thjesht eshte pak radikal ne lidhje me armiqte e kosoves. por edhe radikalizimi duhet ndonjehere

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2007
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    albin kurti nuk eshte pro-serb. mos flisni te emocionuar. ai thjesht eshte pak radikal ne lidhje me armiqte e kosoves. por edhe radikalizimi duhet ndonjehere
    Une nuk thash qe eshte Albini pro serb. Une thash qe ideologjija e tij eshte Pro Serbe, pra i pershtatet Serbise.

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga A_C Lexo Postimin
    Une nuk thash qe eshte Albini pro serb. Une thash qe ideologjija e tij eshte Pro Serbe, pra i pershtatet Serbise.
    Zoteri A_C, Albin Kurti nuk eshte as pro Serb e as nuk ka ideologji Pro Serbe, por Albin Kurti eshte shume njeri larg pames, eshte vizionar dhe trim. Albin Kurti ka ideologji Kombetare - Shqiptare, ndersa keta Qeveritaret, keta parlamentaret tane si pozita e si opozita nuk kane asnje ideologji, sepse cka tju thojne te huajt veprojne, asnjere qe pas 11 vite pas mbarimit te Luftes asnje qeveri nuk ke e zoja tju thote as Unmikut, as Eulexit, as ICO JO, por vetem kur preken interesat e tyre personale, familjare e partika ateher qarten si qenj te qartur.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2007
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Zoteri A_C, Albin Kurti nuk eshte as pro Serb e as nuk ka ideologji Pro Serbe, por Albin Kurti eshte shume njeri larg pames, eshte vizionar dhe trim. Albin Kurti ka ideologji Kombetare - Shqiptare, ndersa keta Qeveritaret, keta parlamentaret tane si pozita e si opozita nuk kane asnje ideologji, sepse cka tju thojne te huajt veprojne, asnjere qe pas 11 vite pas mbarimit te Luftes asnje qeveri nuk ke e zoja tju thote as Unmikut, as Eulexit, as ICO JO, por vetem kur preken interesat e tyre personale, familjare e partika ateher qarten si qenj te qartur.
    ARIANI_TB une nuk kam bindje partiake dhe nuk anoj kah asnje parti fillimisht. Duhet ta dish qe t'i thuhet UNMIK-ut lamtumire eshte vetem nje fjale ose vetem nje veprim qe behet lehte, por mos harro se pasojat e atij veprimi do ti ndije edhe ti edhe une edhe gjeneratat e ardhshme.

    Po, qeveria e Kosoves eshte servile ndaj forcave boterore. Por jo vetem qeveria e Kosoves por te gjitha shtetet e vogla ne nje menyre a tjetren iu servohen shteteve me te medha. Ky eshte pak edhe efekti i globalizmit. Ne Kosove pavaresisht cka thote deshira jone, varesia ndaj nderkombetareve eshte jetike. Ne momentin qe Kosova e humb perkrahjen nderkombetare Kosova do te pushtohet nga Serbia prap. Do te thote duhet te zgjedhesh a te jesh servil ndaj Amerikes me te cilen po na perputhen interesat apo do te jesh servil ndaj Serbise.

    Perndryshe burrnia ose trimeria sot ka mundesi te tregohet shume lehte. Ajo nuk tregohet ne asnje menyre duke i organizuar protestat e duke u futur ne bela me Shtetin e Kosoves. Nese Albini mendon se eshte trim, eshte veriu te cilin aq shpesh e permend, vendi ku mund ta tregoj burrerine. Edhe ate jo me pushke e me bomba, por thjeshte me prezencen e tij aktive atje. Nuk tregohet trimeria ne Prishtine, por ne Mitrovice.

    Pastaj nese don te tregohet nacionalist(pra njeri qe mendon per kombin e tij) le te gjeje menyra qe ta zgjedh problemin me te madh ne Kosove - papunesine. Energjine qe e hargjon ne drejtimin e pakenaqesive kunder Kosoves, le ta hargjon si Behxhet Pacolli per shembull (prap nuk e perkrahi asnje parti) duke lobuar neper bote dhe duke provuar te sjelle investime.

    Eshte lehte ti sherbesh egove tuaja dhe per me keq ti mobilizosh njerezit ne ate baze, kjo nuk quhet as nacionalizem e as vizion. Eshte thjeshte EGO.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •