Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Psikiatria dhe Feja

    Prof. Dr. Ferid Agani
    neuropsikiatėr


    Shumė psikiatėr dhe psikoterapeutė, nė vend dhe nė botė janė tė hutuar, sillen nė mėnyrė indiferente, kur nė praktikėn e tyre ballafaqohen me dukuri fetare nė pėrmbajtjen psikopatologjike tė pacientėve tė tyre, ose me pyetje tė drejtpėrdrejta ose indirekte tė natyrės fetare, qė ata u bėjnė?



    Si psikiatria ashtu edhe feja janė tė mbėshtetura fuqishėm nė traditat e pasura tė mendimit dhe praktikės njerėzore. Mėnyrat nė tė cilat njerėzit tentojnė qė tė kuptojnė dhe ndėrveprojnė me botėn e tyre dhe t’ua japin kuptimin jetėve tė tyre kanė preokupuar filozofėt, udhėheqėsit fetar, dhe shkencėtarėt gjatė shekujve.

    Feja paraqet kodifikim kulturor tė metaforave tė rėndėsishme shpirtėrore dhe themel pėr fokusimin adekuat tė marrėdhėnieve sociale tė njeriut.

    Nė kontekstin e hyrjes nė temėn e kėtij punimi ėshtė e domosdoshme qė tė elaborohet edhe fakti se pėrmbajtjet fetare janė shpesh tė inkorporuara nė idetė deluzive dhe nė pėrmbajtjet psikotike tė individėve me ērregullime bipolare, skizofreni, depresion psikotik, ose ērregullime tė tjera serioze psikiatrike. Madje, individėt me ērregullime tė personalitetit mund tė kenė preokupime jo tė zakonshme me fenė ose mund ta keqpėrdorin atė. Pėr shembull individėt me ērregullim tė vartėsisė mundohen qė nėpėrmjet “pritjes nga Perėndia” tė arsyetojnė mosaktivitetin e tyre.

    Ata tė cilėt kanė ērregullim obsesiv-kompulziv mund tė angazhohen nė lutje kompulzive ose tė angazhohen nė mėnyrė tė tepruar nė rituale fetare tė cilat, pėr fat tė keq mund tė inkurajohen, me qėllim tė keqpėrdorimit, nga grupe tė caktuara tė personave “fetar” si kinse shenja tė posaēme tė spiritualitetit. Personat me ērregullim anti-social mund ta keqpėrdorin fenė, si mėnyrė pėr t’i e tė interesave personale.

    Individėt me ērregullim kufitar mund tė drejtojnė mlleshfrytėzuar tė tjerėt nė aspektin financiar ose tė manipulojnė me ēėshtjet fetare pėr qėllimin dhe urrejtjen kah ata qė kanė bindje dhe besime tė ndryshme nga tė tyre. Personat me ērregullim narcisoid mund ta prezantojnė veten si udhėheqės fetar ose si prijatar shpirtėror me qėllim qė tė tėrheqin vėmendjen nė veten dhe “fuqitė” e tyre.

    Kėto janė vetėm disa shembuj se si feja mund tė keqpėrdoret duke u vėnė nė shėrbim tė psikopatologjisė. Ėshtė qartė se nė kėto raste problemi nuk qėndron tek feja, mirėpo ajo shfrytėzohet si medium pėr shprehjen e nevojave psikopatologjike.

    Besimet fetare dhe filozofike qė pacientėt tonė i sjellin nė mjedisin terapeutik, ose tė cilat ata i pėrvetėsojnė nė pėrpjekjen pėr tė arritur njė shkallė tė rehatisė ose pėr t’i dhėnė kuptim vuajtjes sė tyre, kanė anėt e tyre tė forta dhe dobėsitė. Pacientėt ose terapeutėt ndonjėherė nėnēmojnė qasjet e vlefshme terapeutike qė dalin nga traditat fetare ose filozofike, tė cilat dallojnė prej tė tyre. Edhe me evolucionin dhe pėrparimin e metodės shkencore, ėshtė pak e mundshme tė pritet, qė gjenetika dhe neuroshkenca ndonjėherė do tė arrijnė tė jenė tė afta qė plotėsisht tė shpjegojnė ērregullimet e mendimeve, veprimeve, dhe qėllimeve tė mendjes njerėzore.

    >>>
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 07-10-2010 mė 05:53
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Vetėdija fetare dhe realiteti psikik - botėra tė ndara?

    Konsiderohet se rrėnjėt e fesė qėndrojnė nė gjendjen emocionale e cila njėkohėsisht paraqet ide dhe funksion tė un-it. Vetėm tė menduarit dhe dija mbi fenė nuk nėnkupton tė qenit fetar. Sipas disa psikologėve tė fesė pėrjetimi fetar ėshtė pėrjetim kreativ, qė nuk ėshtė vetėm pjesė e procesit tė imagjinatės, por ndryshim kreativ i unit tė njeriut, dhe ndonjėherė rilindje – ndryshim i plotė i brendshėm i tij; duke qenė se ndikon nė tė gjitha funksionet e tjera psikike (tė menduarit, ndjenjat, vullnetin) dhe ka ndikim nė jetėn e ndėrdijshme tė njeriut, si dhe nė ndėrtimin dhe ndryshimin gradual tė gjithė qenies njerėzore.

    Tė kuptuarit e shtuar tė domethėnies dhe tė rėndėsisė sė besimit fetar pėr pacientėt psikiatrik do tė influencojė nė pėrpilimin e programeve tė trajtimit pėr ta duke i shtyrė psikiatrat qė tė shqyrtojnė faktorėt kulturor dhe sistemet e besimeve, tė cilėt mund tė ndikojnė nė pranimin dhe nė zbatimin e kėtyre programeve.

    Por duhet theksuar se sistemet fetare tė shėrimit, shumė herė nuk ėshtė lehtė qė tė jenė komplementarė me trajtimin psikiatrik. Pėr shembull, pacienti mund tė pėrjetojė situatė konfliktuoze kur duhet qė tė vendosė, t’i nėnshtrohet tėrėsisht vullnetit tė Zotit duke e lutur atė pėr shėrim apo t’i nėnshtrohet metodave tė ndryshme tė shėrimit psikiatrik. Kėto ndjenja konfliktuoze mund tė shoqėrohen me ndjenjėn e rėndė tė fajit se ata janė duke bėrė diē qė ėshtė nė kundėrshtim me bindjet e tyre fetare. Nė rast se kėto ēėshtje nuk diskutohen nga ana e terapeutit kjo mund tė rezulton me mospėrmbushjen e procedurave terapeutike dhe me rezultate tė dobėta tė shėrimit.

    Ekzistojnė disa lėvizje nė krishterizmin fundamentalist tė cilat nė mėnyrė absolute e ndalojnė shėrimin psikiatrik dhe nė veēanti aplikimin e psikoterapisė si metodė e trajtimit tė vėshtirėsive mendore sepse paraqet rivalitet me sistemin e tyre religjioz tė shėrimit (Bobgan dhe Bobgan, 1989). Nga ana tjetėr, sjellja dhe shprehitė specifike tė cilat inkurajohen gjatė procesit psikoterapeutik (veēanėrisht nė rastin e psikoterapisė bihejviorale – kognitive) mund tė binė nė kundėrshtim me mėsimet e disa grupeve tė tjera fetare. Pėr shembull, vėnia e theksit gjatė psikoterapisė sekulare nė plotėsimin e nevojave individuale dhe nė arritjen e vet-realizimit mund tė kuptohet si konflikt me mėsimet fetare, se duhet sakrifikuar pėr tė tjerėt ose se duhet shėrbyer tė tjerėve.

    Pėrdorimi i barnave psikotrope, mundet po ashtu tė krijon situata konfliktuoze me sistemin e besimit tė grupeve tė caktuara fetare. Pėr shembull, disa barna mund tė lehtėsojnė, nė mos ta eliminojnė, tėrėsisht ankthin. Ky reduktim i ankthit mund tė rezulton me dėshirė tė zvogėluar tė pacientit pėr ndryshim dhe pėr rritje qė ėshtė nė kundėrshtim me konceptet fetare por edhe psikoterapeutike. Nė rast se terapeuti nuk i shqyrton kėto aspekte, rrezikohet realizimi i planit terapeutik pa marrė parasysh kualitetin e tij tė lartė.

    Nė rast se dėshirohet arritja e rezultateve optimale nė procesin terapeutik duhet qė tė zhvillohet proces i njėkohshėm nė tė dy drejtimet: profesionistėt e shėndetit mendor duhet tė arsimojnė profesionistėt fetar lidhur me shenjat, simptomat dhe mundėsitė e trajtimit tė ērregullimeve psikiatrike nė mėnyrė qė ata tė jenė nė gjendje qė t’i njohin kėto ērregullime nė mjediset ku veprojnė dhe nė anėn tjetėr profesionistėt fetar duhet qė t’i arsimojnė profesionistėt e shėndetit mendor lidhur me bindjet fetare, shprehitė, sjelljet dhe pėrvojat tė cilat drejtpėrdrejtė influencojnė nė jetėn e njerėzve dhe nė vendimet lidhur me procesin e shėrimit.

    >>
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 07-10-2010 mė 05:50
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ndarje strikte apo bashkėpunim? Ēka thonė hulumtimet?

    Psikiatria ėshtė unike nė mesin e shkencave mjekėsore, sepse nė pėrpjekjet e saja pėr tė shpjeguar spektrin e gjerė tė sjelljes njerėzore, shpesh shtrihet nė filozofi, pėrtej realitetit tė shkencave natyrore.

    Sipas rezultateve tė hulumtimeve tė shumta, besimet fetare kanė rėndėsi substanciale pėr mirėqenien e shėndetit mendor tė njerėzve. Lukoff dhe bashkėpunėtorėt (1992) konstatuan se “dimensionet fetare dhe shpirtėrore tė kulturės janė ndėr faktorėt mė tė rėndėsishėm qė strukturojnė pėrvojėn njerėzore, bindjet, vlerat, sjelljen, madje edhe veēoritė e sėmundjeve”. Si ilustrim, Bearon (1990) dhe Sheehan (1990) vėrtetuan se bindjet fetare tė pacientit mund tė ndikojnė nė qėndrimin e tij ndaj ērregullimit prej tė cilit lėngon. Krolli (1991) konstatoi se shumė pacientė psikiatrik besojnė se sėmundja e tyre ėshtė dėnim nga Zoti ose rezultat i mėkateve tė bėra, ndėrsa studimi kombėtarė i psikologėve tė Amerikės nė vitin 1990 tregoi se afėr dy tė tretat e pacientėve pėrdorin gjuhėn fetare kur pėrshkruajnė problemet dhe konfliktet e tyre. Disa hulumtues si Hadaway dhe Roof (1978) gjetėn se njerėzit e devotshėm janė mė tė kėnaqur me jetėn, ose siē konstatuan Mayo dhe bashkėpunėtorėt (1969), manifestojnė shkallė mė tė ulėt tė depresionit krahasuar me grupet e individėve jo-religjioz. Williams dhe bashkėp. (1990) identifikuan besimin nė Zot si amortizator tė rėndėsishėm nė situatat stresogjene dhe traumatike, dhe parandalues tė ērregullimeve serioze psikologjike dhe psikiatrike, pas tyre.

    Studimet kanė treguar se numri i rasteve dhe serioziteti i ērregullimeve psikiatrike tė personave tė vizituar nga profesionistėt fetar, personat qė merren me trajtime shpirtėrore dhe profesionistėt e shėndetit mendor ėshtė pėrafėrsisht i njėjtė (Larson dhe bashkėp. 1988). Jam i bindur se ky konstatim vlen nė masė tė plotė edhe pėr Kosovė duke qenė se, ėshtė mirė i njohur fakti se afiniteti i popullatės shqiptare ndaj vizitave te profesionistėt fetar dhe personat e tjerė paramedicinal ėshtė i lartė. Sipas Rossit (1993), studimi i Gallupit gjeti se 66% e popullatės sė pėrgjithshme nė SHBA preferonte ndihmėn nga ana e kėshilltarit profesional i cili ėshtė besimtarė fetar. Rezultate tė ngjashme tregoi edhe studimi i bėrė me qytetarėt e shtetit Konektikat nė SHBA prej tė cilėve, kur u pyetėn se cilin kėshilltarė pėr shėndet mendor do tė preferonin, 37 u pėrgjigjėn psikologun, 32 psikiatrin, 22 profesionistin fetar dhe 21 punėtorin social (Murstain dhe Fontain 1993).

    Gartner dhe bashkėp. (1991) kryen meta-analizė tė hulumtimeve tė bėra mbi korelacionin ndėrmjet shkallės sė vetėvrasjeve dhe devotshmėrisė fetare, qė tregoi se pėrkushtimi fetar ishte i shoqėruar me shkallė tė ulėt tė vetėvrasjeve, nė gati ēdo studim. Disa hulumtime, si ai i Blacconierit (1991), identifikuan devotshmėrinė fetare si variabėl e cila nė mėnyrė konstante ishte e shoqėruar me shkallė mė tė ulėta tė konsumimit tė duhanit, tė alkoolit dhe tė drogės.

    Ndonėse shumica e hulumtimeve pėrkitazi me fenė dhe marrėdhėniet e saj me shėndetin mendor janė pėrqendruar nė aspektet e parandalimit tė ērregullimeve tė ndryshme psikiatrike, kohėn e fundit janė mė tė shpeshta hulumtimet qė udhėzojnė se devotshmėria fetare shoqėrohet me pėrmirėsim tė rėndėsishėm klinik edhe pas paraqitjes sė sėmundjes, si rezultat i pėrmirėsimit tė funksionimit emocional.

    >>
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #4
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Sfida e bashkėpunimit

    Ēfarė kuptimi ka jeta dhe a ka kuptim fare? Marrja e qėndrimit ndaj kėsaj dhe shumė pyetjeve tė ngjashme me cilėsi ekzistenciale imponon nevojėn qė psikiatri, fillimisht ta qartėson pozitėn e tij ndaj fesė; si dhe ta njehė mirė: fenė e tij, psikopatologjinė fetare si dhe psikologjinė dhe filozofinė e fesė.

    Megjithatė, pėrkundėr kėtyre kualiteteve, psikiatri ka vėshtirėsi se si tė mos e manifestojė, tė mos e bartė, ose tė mos ndikojė nė pacientin me qėndrimin e tij ateist, agnostik ose teist. A ėshtė kjo e mundur dhe sė fundi a ėshtė kjo e nevojshme? Pėrgjigja me siguri, ėshtė e kushtėzuar me orientimin teorik dhe nė ēdo rast ėshtė individuale; mirėpo, kur ky lloj i qėndrimit tė terapeutit bartet nė pacientin atėherė paraqitet ndikimi i pashmangshėm manipulativ, qė nuk ėshtė larg prej ideologjisė.

    Bashkėpunimi ndėrmjet personave fetar dhe psikiatėrve, qė nė kushtet tona ėshtė ende i pamundur, nė SHBA dhe nė shumicėn e shteteve evropiane, ėshtė frytdhėnės qėmoti. Nė klinikat e mėdha psikiatrike nė perėndim ėshtė praktikė e zakonshme qė nė to tė punojnė teolog tė shkolluar prej tė cilėve disa kanė vijuar edhe trajnime tė veēanta psikoterapeutike.

    Nga ana tjetėr teologėt ose personat qė merren me trajtimin paramedicinal – shpirtėror, tė vėshtirėsive psikike gjejnė nė psikiatrat ndihmė tė pazėvendėsueshme nė trajtimin e sėmundjeve dhe ērregullimeve tė ndryshme psikiatrike. Personat fetar ose tė tjerė qė merren me trajtime paramedicinale, bėjnė gabim tė madh kur trajtojnė pacientin e rėndė psikiatrik pa qenė tė pėrgatitur pėr kėtė ose kur e pengojnė dėrgimin e tyre deri tek psikiatri.

    >>
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  5. #5
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Problemet etike

    Ashtu siē ėshtė e domosdoshme qė profesionisti fetar tė jetė i njohur me historinė paraprake psikiatrike tė klientit tė tij, ashtu edhe psikiatri duhet ta ketė tė njohur historinė fetare tė pacientit duke nėnkuptuar me kėtė rast pėrvojat pozitive dhe negative tė cilat ai i ka patur me fenė.

    Bazuar nė kėtė, mendoj se nė tė ardhmen terapeuti duhet t’i pėrdorė bindjet fetare tė klientit tė tij nė procesin terapeutik me qėllim tė arritjes sė rezultateve mė tė shpejta dhe mė tė mira.

    Pėr shkak tė pėrkushtimit tė madh me tė cilin janė tė investuara bindjet fetare, terapeuti duhet tė jetė i kujdesshėm qė tė mos tentojė t’ia imponojė bindjet dhe perspektivat e tij fetare pacientit i cili ėshtė i turbulluar dhe tejet i ndjeshėm.

    Veēanėrisht diskutabile janė intervenimet e psikiatrit nė kuptim tė pėrdorimit tė lutjeve ose tė citateve nga librat e shenjtė, me qėllim tė riorientimit tė sjelljes dhe tė shprehive tė pacientit. Ēėshtja e lutjeve tė pėrbashkėta me pacientin ėshtė tejet delikate nė psikiatri, sepse psikiatri ka tė bėjė me individė tė hutuar tek tė cilėt kufijt e un – it janė fluid dhe tė cilėt nė intervenimet e natyrės fetare mund tė reagojnė nė mėnyrė tė paparashikueshme. Megjithatė, lutjet mund tė jenė tejet tė dobishme nė situata tė zgjedhura mirė (p.sh., nė kohėn e stresit akut tė precipituar me ngjarje tė rėndė, reale, jetėsore atėherė kur profesionistėt fetar nuk janė afėr), ose nė rastet kur kemi tė bėjmė me pacientė religjioz tek tė cilėt un-i, ka funksionim tė ruajtur dhe tė cilėt i japin terapeutit pėrkrahje tė plotė pėr kėtė lloj tė intervenimeve (Koenig dhe bashkėp., 1996).

    Ndikimi i intervenimeve tė ndryshme fetare – spirituele tė ndėrmarra nga ana e profesionistėve fetar ose/dhe personave tė ndryshėm me “aftėsi” tė mbinatyrshme, nė procesin e shėrimit duhet tė jetė temė pėr diskutim urgjent, fillimisht nė mesin e asociacioneve relevante fetare dhe nė stadin e dytė ndėrmjet tyre dhe asociacioneve profesionale psikiatrike. Dukuria e reklamimit nė gazetat ditore, tė shėrimit tė plotė tė sėmundjeve mė serioze me metoda paramjekėsore, ose psh., keqpėrdorimi i pacientit skizofren i cili, ende nė gjendje tė sėmurė, pas “realizimit tė konvertimit” nga njėra fe nė tjetrėn, shfrytėzohet pėr tė shpėrndarė literaturė fetare nė ambientet e reparteve psikiatrike, paraqesin vetėm dy prej shumė keqpėrdorimeve nė kėtė lėmi.

    Kėto dukuri paraqesin goditje tė rėndė nė radhė tė parė pėr bashkėsinė fetare tė cilės ai “profesionist” ose ai “misionar” i takon, por poashtu edhe pėr profesionistėt e shėndetit mendor tė cilėve u vėshtirėsohet angazhimi i mirėfilltė profesional dhe shkencor nėpėrmjet krijimit tė mosbesimit nė masėn e gjerė tė popullit pėr shkak tė “pa-aftėsisė sė tyre”.

    Siē thash, aktiviteti nė kėtė drejtim deri mė tani plotėsisht ka munguar dhe kjo ka rezultuar me anarki tė plotė nė kėtė lėmi. Pasojat e kėsaj situate dita mė ditė janė duke i pėrjetuar njerėzit e pėrvuajtur me vėshtirėsi mendore dhe familjet e tyre tė hutuara dhe tė lodhura.

    >>>
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •