As mendja nuk me ka shkuar tua djegi Biblën !
Un besoi Allahun, Zotin e botëve !
"Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt. Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë" (Kur'an, 41: 34-35.)

“Ky është një mesazh nga Muhammed i biri i Abdullahut, si një pakt për ata që mbajnë Krishtërimin, pranë dhe larg, ne jemi me ta.
Me të vërtetë unë, shërbëtorët, ndihmuesit, dhe ndjekësit e mi i mbrojnë ata, sepse kristianët janë qytetarët e mi; dhe për Allah, unë jam gjithmonë kundër çdo gjëje që i dëshpëron ata.
Asnjë lloj detyrimi nuk duhet të ketë mbi ta.
As gjykatësit e tyre nuk do të hiqen nga puna dhe as murgjërit e tyre nga manastiret e tyre.
Asnjë nuk lejohet që të shkatërrojë një shtëpi të besimit të tyre, ta dëmtojë atë, apo të marrë ndonjë gjë nga ajo për tek shtëpitë e muslimanëve.
Në qoftë se ndonjë merr ndonjë nga këto, ai do të shkelë paktin e Zotit dhe nuk i bindet profetit të Tij. Me të vërtetë, ata janë aleatët e mi dhe kanë statutin tim të sigurtë kundër gjithçkaje që ata urrejnë.
Asnjë nuk do t'i detyrojë ata që të udhëtojnë apo t’i obligojë për luftë. Muslimanët duhet të luftojnë për ta.
Në qoftë se një femër kristiane martohet me një musliman, kjo nuk duhet të ndodhë pa aprovimin e saj. Ajo nuk duhet të ndalohet të vizitojë kishën e saj për t’u lutur. Kishat e tyre duhet të respektohen. Atyre nuk duhet t’u ndalohet riparimi i tyre as shenjtërimi i pakteve të tyre.
Asnjë njeri nga ummeti (bashkësia muslimane) nuk duhet të shkelë këtë pakt deri në Ditën e Kiametit (fundi i botës).”
Nga Muhamedi s.a.w.s.
Krijoni Kontakt