UFO-t - jashtetoksoret, dhe Alien do te vendosin kontake me ambasadoren e re, te OKB-es.
OKB -ja, emeroje nje Astrofizikante nga Malajzia, Dr Malzan Othman ambasdoren per te vepruar si njeriu i cili do te vendos kontaktin e pare per ndonje te huaj nga ndonje planet tjeter, qe mund te vijne per te vizituar Token.
OKB - NEW YORK : Nje grua muslimane, Astrofizikane jo shume e njohur ne bote, nga Malajzia, provon perseri se ajo eshte ne krye te adresimit te problemeve te larta, me te cilat perballet bota sot. Ne nje nga senancat e jashtezakoneshme te Sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, u vendos se Dr. Mazlan Othman, eshte gati per t'u marre me çeshtjen e rendesishme te UFO -ve, ashtuquajturve jashtetoksoret - alienet, dhe se kush do te pergjigjet ne qofte se nje extraterrestrial arrin deri ne planetin me te vjeter te rruzullit, deri ne toke.
Kombet e Bashkuara mesohet se per here te pare ne historine e tyre mbas shume debatesh te forta kane vendosur javen e kaluar te emerojne nje Astrofizikanten, krejt e panjohur Malajzia, Dr Malzan Othman per te vepruar si njeriu i cili do te vendos kontaktin e pare per ndonje te huaj nga ndonje planet tjeter, qe mund te vijne per te vizituar Token.
Dr. Mazlan Othman, qe aktulisht mbante kreun e Zyres te OKB-se per Çeshtjet Outer Space (UNOOSA), eshte bere e mundshme per te pershkruar rolin e saj te ri, ne javen e ardhshme kur per here te pare si drejtuese e zyres se re, ajo do te marre pjese ne nje konference shkencore ne Kavli, koneference kjo qe mbahet ne kujdesin e qenders te Shoqerise Mbreterore ne Buckinghamshire - Britania e Madhe.
Ajo eshte caktuar per t'u treguar delegateve UFO-t, se zbulimi i fundit i qindra e planeteve te tjere rreth yjeve ka bere zbulimin e jetes jashtetokesore me shume te ngjare se kurre me pare - dhe qe do te thote te OKB- duhet te jene te gatshem per te bashkerenduar reagimin e njerezimit, per te ndonje "kontakt te pare" UFO-t, me aleniet ose siç thirren ne shqip jashtetokesorert.
Profesor Richard Crowther, nje ekspert ne ligjin e hapesires shefi i Agjencise se Hapesires ne Qeverine ne Mbreterine e Bashkuar, dhe njeriu qe kryeson delegacionet britanike ne OKB per çeshtje te tilla, tha: "Othman eshte absolutisht gjeja me e afert, per te marre nje detyre te ketille te jashtezakoneshme", per t'u marre me "vizitoret e huaj qe vijne nga nje planet tjeter te vizitojne Token . " tha ai.
Nderkohe, thote Professor Richard Crowther, edhe pse, kjo eshte inkurajuese dhe shihet si nje diçka e jashtezakoneshme, kjo deteyre dhe kjo zyre hapet ne nje epoke te Cunameve, termeteve shkaterrimtare, permbytjeve te pa llogaritshme ne Pakistan, gjenocidit ne Darfur, perhapja e armeve berthamore ne Lindjen e Mesme, nje lufte ne Afganistan, dhe konflikteve vdekjeprures ne zona duke filluar nga ato qe pa bota ne Ballkan,(Kosova, Bosnja, Koracia) Azi, Euro- Azi, Afrike, e tjera, pra e thene me "shkoqitur" eshte koha edhe nje here qe deshmon mungesen e ketij insitucioni nderkombetar prej Kombeve te Bashkuara .
Dr. Mazan Othman e cila do te marre detyren "Ambasadori per te Huajt" ne Kombet e Bashkuara ka nje zyre te veçante te dedikuar per "perdorimin paqesor" e hapesires se jashtme. Kjo zyre jo vetem qe eshte Zyra per Çeshtje Outer Space (UNOOSA) , por prej sot, dites se hene (27 shtator 2010) do te shenohet ne librin e historise se njerezimit, si Zyra per "Ambasadorin e pare te Tokes per te huajt". Dhe ajo madje do te jete nje grua muslimane nga Malajzia, Dr. Mazlan Othman, nje Astrofizikante e "njohur vetem ne zyrat e Pallatit te Qelqte" .
Dr. Mazlan Othman, kreu i UNOOSA, tash dhe "Ambasadoria per te Huajt" ne Kombet e Bashkuara, njeriu qe do te sherbeje si kontakt i pare me ndonje te huaj qe do te vizitojne Token, sot ka per te mbajtur nje fjalim ne konferencen shkencore, ne Mbreterine e Bashkuar, ku ajo pritet qe te shpjegoje dhe te pershkruaje rolin e saj te ri dhe rendesine e saj ne detyren e re.
Gjate nje diskutimi te koheve te fundit, ajo i dha disa te dhena per ate qe roli i kesaj zyre mund te duken si nje diçka qe tregonte se: "kerkimi vazhdoi per komunikim extraterrestrial, nga subjekte te ndryshme jashtetokesore, dhe mban me shprese se nje dite njerezimi do te marrin sinjale nga keta jashtetokesoret. Kur ne bejme, diçka rreth kesaj tha ajo ne duhet te kemi ne vend te nje pergjigje te koordinuar parasysh te gjitha ndjeshmerite ne lidhje me kete teme. OKB-ja eshte nje mekanizem i gatshme per kete bashkepunim. " deklaroje Dr. Mazlan Othoman me te marre detyren e re.
Nje pyetje qe shqeteson njerezimin, sot ,eshte se: " Jashtetoksoret Ufot- jane legjende e koheve moderne apo realitet !?"
Nje ish astronaut i NASA-s i cili ka ecur ne planetin Hene, gjate misionit te tij atje vite me pare, thote se alienet nuk jane vetem te vertete, por e kane vizituar token disa here. Dr Edgan Mitchell, thote se eshte shume i bindur se shume UFO kane vizituar token gjate karrieres se tij si astronaut.
77 vjeçari, i cili ka qene pjese e ekuipazhit te misionit Apollo 14, tha se burimet ne agjencine hapesinore, NASA, na i kane pershkruar alienet si “njerez te vegjel te çuditshem per ne”, por asnjehere nuk kane pranuar se ata kane vizituar Token.Per kete ka shkruar edhe revista prestigjoze TIME artikullin me titull " E verteta e ekzistences se UFO-ve dhe incidentit te vitit 1947 - Misteri mbi jashtetoksoret dhe mbulimi qe i eshte bere nga qeveria e SHBA.
Astronomët në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se për të parën herë kanë zbuluar një planet, në të cilin duket se ekzistojnë kushtet themelore për jetë.
Planeti është i pozicionuar në distancën e duhur nga dielli i vet që të ketë ujë, e ka madhësinë e duhur për të pasur gravitet dhe atmosferë.
Planeti njihet me emrin “Gliese 581g” dhe është vetëm 20 vjet drita larg nga Toka, në yjësinë Libra.
Astronomët në Universitetin Santa Kruz në Kaliforni thonë se ai rrotullohet në distancën e duhur nga dielli i vet, kështu që nuk është shumë i nxehtë dhe as shumë i ftohtë. Ai ofron kushte ideale për krijimin e ujit të lëngët, që është i domosdoshëm për jetën.
Planeti gjithashtu ka madhësi të përshtatshme, tri herë më i madh se Toka, ka atmosferë dhe sipërfaqe jo të lëmuar.
Profesori i astronomisë në universitetin Santa Kruz, Stefan Vogt, u tha gazetarëve se “shanset për jetë në planet janë 100 për qind”.
Ekspertët thonë se nëse në planetin Gliese 581g do të kishte një bakterie të thjeshtë, jeta e tillë jashtëtokësore do t’i ndryshonte të gjitha idetë tona për atë nëse banorët e tokës janë të vetmit që lundrojnë në gjithësi.
Vogt tha se metodat krahasuese lënë të kuptohet se mund të ketë edhe planetë të tjerë që mund të kenë kondita të ngjashme për jetë.
Ai tha se në qindra-miliarda yjet në Rrugën e Qumështit mund të ketë dhjetëra miliarda sisteme diellore, që mund të kenë planetë me mundësi për jetë.
Për eksplorimin praktik të planetit Gliese 581g do të duhet kohë. Megjithëse në parametrat e gjithësisë ai është afër Tokës vetëm 20 vjet drite, do të duhen dy gjenerata që një anije kozmike të mbërrijë atje.
Vogt dha edhe detaje të tjera të planetit, i cili u zbulua nga observatori në Havai. Ai rrotullohet rreth diellit të vet çdo 37 ditë, që përafërsisht është sa një e dhjeta e Tokës. Dielli i tij është i vogël dhe relativisht i ftohtë.
Planeti Gliese 581g nuk rrotullohet rreth boshtit të vet, që nënkupton se gjysma ndriçohet nga dielli, e gjysma tjetër është në errësirë.
Kjo i bën sipërfaqet e tij të papërshtatshme për jetën, të cilën e njohim ne, por në kufijtë e dy gjysmave, në zonat e agimit dhe të muzgut, klima mund të jetë ajo që Vogt e përshkruan si “mot të mirë”. /rel/
1. E para si e kanë llogaritur ata që do t'iu duhej 2 gjenerata të kalojnë
për të arrijtur atje? As me shpejtësinë maksimale që posedon njerëzimi
nuk ka shansë të arrihet për aq kohë!
2. Si nuk rrotullohet rreth boshtit, kur gjithmonë tregon të njëjtën
anë yllit tëtij? Merre një mollë dhe një shalqin apo top më të madh
dhe provo të mos e lëvizësh mollën rreth boshtit, do ta shohësh
çfarë ndodhë! Shumë thjeshtë!
3. Sa për kushtet, mund ndoshta të ketë jetë, por optimale
nuk janë! Për vete nuk jam ekspert, por sa mbaj mend, sidomos
botës bimore aq sa i duhet dita, aq i duhet edhe nata për tu zhvilluar!
Mirëpo, befasitë mund të ndodhin dhe të ketë edhe gjallesa që i përshtaten
çdo lloj ambienti jetësor!
Si i zbulojnë astronomët planetët e rinj
Përgatiti: Albano Bogdo 04/10/2010 11:34:00
image
Me gjithë fuqinë zbuluese që ka, metoda “Vektori Radial i Shpejtësisë” ka një dizavantazh të madh.
Në vitin 1995, astronautët zbuluan në mënyrë krejt të rastësishme një planet që po kryente një orbitë të caktuar rreth një ylli të largët. Astronomët Michel Mayer dhe Dider Queloz po masnin gravitetin radioaktiv te yllit Pegasi 51, rreth të cilit po kryente orbitën planeti që do të zbulonin pak çaste më vonë. Ata vunë re se disa valë lëkundëse që quhen në gjuhën e fizikes “Vektor Radial i Shpejtësisë”, po turbullonin sipërfaqen e qetë radioaktive të yllit të madh. Deri atë ditë, termi “Vektor Radial i Shpejtësisë” përdorej vetëm në teori dhe askush nuk priste të shihte ndonjëherë të tillë. Dy shkencëtarët e shndërruan “Vektorin Radial të Shpejtësisë” në tregues të gravitetit të vetë planetit dhe kjo ishte ideja më gjeniale e astronomisë në shek. XX, gjithashtu edhe çelësi i suksesit në gjuetinë e planetëve të rinj. Që atëherë, me plot kuptimin e fjalës, janë gjetur qindra planetë të rinj. I fundit, që ishte dhe zbulimi më dramatik i astronomisë, është Gliese 581g, i cili u zbulua javën e kaluar. Gliese është një planet i ngjashëm me Tokën dhe kryen orbitën e tij në zonën “Goldilocks”. Ai është larg vendit ku duhej të ndodhej dhe temperaturat në të nuk janë shumë të larta, por nuk janë as shumë të ulëta, kështu që ka shumë mundësi që të jetë i përshtatshëm për jetë.
Me gjithë fuqinë zbuluese që ka, metoda “Vektori Radial i Shpejtësisë” ka një dizavantazh të madh. Për shkak se është e bazuar vetëm në gravitetin e një planeti, ajo u tregon shkencëtarëve vetëm masën e planetëve, jo madhësinë ose përmasat e tij. Prof. Steve Vogt, i NASA-s, thotë se nëse Gliese është i përbërë prej shkëmbi, ai mund të ketë 2 herë madhësinë e Tokës, por nëse është prej kremi ose prej shurupi qershie, i bie të jetë shumë i madh. Dizavantazhi i metodës qëndron pikërisht këtu. Prof Vogt këmbëngul që ka më shumë mundësi që Gliese të jetë prej shkëmbi sesa prej kremi, mirëpo pa një matës të vërtetë nuk mund ta thotë me siguri, sepse planeti i ri i gjetur mund të jetë fare mirë prej akulli ose, siç është përqindja më e madhe e shanseve, prej gazi, gjë që e bën të pabanueshëm.
Megjithatë, ekziston një mundësi për ta kuptuar se sa i madh është një planet, që pastaj të gjendet se nga se është i përbërë: duhet të presim që ai të kalojë përballë një ylli të shndritshëm dhe nga sasia e dritës qe do të mungojë në rrezatimin e zakonshëm të yllit, mund ta gjejmë sa i madh është planeti. Gliese nuk kalon para asnjë ylli të shndritshëm dhe ky është një lajm i keq. Por vetëm nëse e sheh nga Toka. Duke dalë në këtë përfundim, NASA vitin e kaluar dërgoi me mision një anije kozmike, nisja e së cilës përuroi të ashtuquajturin misioni “Keppler”. Anija kozmike nuk u nis të kontrollonte vetëm rrezatimin e Gliese, pasi ai nuk ishte zbuluar ende, por kishte në program kontrollimin e 130. 000 trupave qiellorë në të gjithë Rrugën e Qumështit. Qëllimi i këtij misioni është qe të zbulonte sa më shumë planetë që kanë pak a shumë masën dhe madhësinë e Tokës. Në gusht iniciatorët e misionit “Keppler” dhanë një konferencë për shtyp në të cilën thanë se kishin 400 objekte në vëzhgim, por 1 muaj më pas e tërhoqën këtë deklaratë.
Gjatë vëzhgimeve dhe eksplorimeve të pafundme ndëryjore, janarin e kaluar, u zbulua një planet, i cili, sipas masës dhe madhësisë që kishte, i binte të ishte një top i madh prej uji, por askush nuk mund ta thotë me siguri. Do të ishte një surprizë e madhe sikur anija e misionit “Keppler” ta zbulonte këtë gjë në bashkëpunim me kërkimet e vazhdueshme mbi objektin në fjalë, nga Toka. Por, me sa duket, derisa të zbulohet ndonjë mënyrë tjetër kërkimi, astronomët nuk do të jenë në gjendje të na thonë se nga se është i përbërë një planet i largët dhe sidomos nuk do të jenë në gjendje të na tregojnë a ka jetë në të, gjë që është edhe qëllimi kryesor i gjuetisë së planetëve.
Të mërkurën, prof. Steve Vogt deklaroi se ishte i sigurt 100% se në Gliese kishte të paktën një organizëm primitiv që jetonte, por ky është vetëm një hamendësim i tij i pabazuar në as edhe një fakt të vetëm. Për të thënë në ka jetë apo jo, shkencëtarët duhet të vërtetojnë llojin e gazrave që përbëjnë atmosferën e një planeti, duhet të studiojnë mënyrën se si reflekton sipërfaqja e planetit rrezatimin e yjeve, si dhe duhet të gjejnë një element fotosintetik ose çdo lloj gjëje që merr frymë.
Njerëzimi duhet të presë për këtë ditë, pasi një teleskop i aftë ta bëjë këtë gjë, i quajtur Gjuetari Tokësor i Planetëve, nuk filloi të ndërtohej, pasi buxheti i lëshuar për të nga NASA, u tërhoq mbrapsht dhe ai kaloi në programet e dorës së dytë.
pershendetje
nuk matet ashtu qe duhet 20 vite te shkoj drita etj
matet ne menyr tjeter
20 vjet drit larg
dhe mesatarja eshte 20,000 vjet ,
dhe nese mund te cojm tek ai planet ndonje sinjal
i vetmi eshte nje elektron qe te udhetoje me shpejtesine e drites , te cilin akoma se kemi praktikuar ketu ne toke , por po vazhdojn testimet per arritjen e kesaj te fundit
per me teper vizito www.universalb.com dhe mund te mesosh gjithshka
heh, per te arritur ne kete planet te ri per 20 vjet ,njeriu akoma nuk ka arritur qe te konstruktoj nje tip anije kosmike qe mund te flututuroje 300 000 km\sek, qe to te thote shpejtsia e drites...ndersa kjo mbetet nje pik pyetje e madhe nese do te arrije ndonje here ,qe njeriu te pershkoje distanca kaq te medha me shpejtsine e drites...
Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 08-12-2010 më 12:57
Krijoni Kontakt