DURRĖS- Prishja e banesave nė fshatin Hamallaj pėr t'i hapur rrugė ndėrtimit tė njė fshati turistik duket se ėshtė kthyer nė bastin e qeverisė dhe tė kreut tė Inspektoratit tė Policisė Ndėrtimore, Gjergj Bojaxhi. Kėshilli i Ministrave dhe KRRTRSH-ja kanė miratuar tė gjithė bazėn ligjore pėr tė nisur punėn ndėrsa Bojaxhi ka marrė urdhrin pėr prishjen e ndėrtimeve dhe premtimin pėr njė "shpėrblim" nė kryeqytet nėse ia arrin me sukses. Por nga ana e tyre, banorėt e Hamallajt kanė kryer negociata me tė gjithė pushtetarėt lokalė, tė cilėve u kanė marrė premtimin se asnjė banesė nuk do tė prishet. Nė kėto kushte ata janė mbledhur dje duke zhvilluar njė protestė paqėsore pėr t'i dhėnė qeverisė mesazhin se asnjė banesė nuk mund tė prishet pa u derdhur gjak.
Njė thirrje e rėndė qė banorėt kanė dhėnė besėn se do e mbajnė deri nė fund. Dje banorėt e Hamallajt janė rikthyer nė protestė pas disa takimesh me pėrfaqėsues tė shtetit dhe deputetin Igli Cara. Dhjetėra banorė kanė dalė nė rrugė duke protestuar kundėr vendimit pėr prishjen e shtėpive tė tyre. Ata janė shprehur se kėrkojnė legalizimin pėr banesat e tyre dhe jo shembje, sikundėr kanė ardhur fletė lajmėrimet nga Ndėrtimorja. Tė mbledhur bashkė ata kėrkojnė qė qeveria tė ndėrhyjė pėr zgjidhjen e problemit tė tyre dhe lirimin nga burgu tė gjashtė personave qė u arrestuan gjatė aksionit tė dhunshėm pėr prishjen e ndėrtesave pak kohė mė parė.
Dje banorėt kishin mėsuar se mund tė kishte njė tjetėr aksion tė ndėrtimorėve dhe menjėherė kanė marrė masa. Rrugėt nė afėrsi tė vendit ku ka ndodhur konflikti i njė korrikut janė furnizuar me gurė tė mėdhenj dhe blloqe ēimentoje. Teksa kalon nė fshat tė sheh syri grumbuj gurėsh nė ēdo rrugė tė tij. Pėrveē tyre, rrugėt janė mbushur edhe me parulla: "Larg duart nga fshatiynė sekserė e matrapazė" dhe "Duam liberalizim e jo gjenocid". Banorėt thonė se nuk do tė lejojnė asnjė prishje nė Hamallaj dhe kėrkojnė tė bisedojnė me pėrfaqėsues tė qeverisė.
Ata kėrkojnė transparencė pėr zgjidhjen e problemit tė tyre dhe mosndėrhyrjen e policisė ndėrtimore. Sipas banorėve, vetė pushtetarėt e sotėm zhvendosėn nė atė zonė vite mė parė. "Na ka bėrė thirrje vetė Berisha pėr te ardhur kėtu. Ne kėrkojmė deklaratėn publike nga Kryeministri dhe tė dimė nėse do t'i mbajė apo jo premtimet. Pėrpara zgjedhjeve kėtu erdhėn disa deputetė dhe na uruan pėr shtėpitė qė do na legalizoheshin",- thonė banorėt e fshatit. Ata shpjegojnė se zona ėshtė e varfėr dhe se 70 % e tyre vuan pėr bukėn e gojės. Sipas banorėve, legalizimi duhet tė ishte bėrė me kohė por kėtė nuk e lejon korrupsioni qė kryeministri i pėrmend edhe vetė. Njė grua deklaron se nuk i lėshon shtėpitė e ndėrtuara me gjakun e fėmijėve tė saj nė emigracion. "Unė jam grua, por do tė luftoj si burrė pėr tė mbrojtur kėtė truall",- thotė ajo. "Kėtu nuk do tė kalojė polici pa vdekur ne tė gjithė!", thotė njė tjetėr protestues, i cili ka dalė nė mbrojtje tė shtėpisė sė tij.
Krijoni Kontakt