“Edi Rama kundėr kasave fiskale pėr tė ushqyer korrupsionin dhe klientelizmin nė bashkinė e Tiranės”
Ministri i Financave Ridvan Bode sqaron procedurat dhe detyrimin pėr pajsijen e bizneseve me kasa fiskale
Pas reagimit tė Edi Ramės mbi protestėn e tregtarėve tė Medresesė ka qenė i menjėhershėm reagimi i ministrit tė Financave Ridvan Bode. Veē pėrgjigjes sė dhėnė nė Parlament kreu i Financave ka dhėnė dje dhe njė konferencė pėr shtyp duke pohuar se, “Ditėt e fundit kreu i Partisė Socialiste, kryetari i bashkisė sė Tiranės po pėrpiqet tė instrumentalizojė politikisht njė proces shumė jetik pėr ekonominė shqiptare, pėr lirinė e tregut, pėr konkurrencėn e barabartė tė bizneseve nė treg, pėr sjelljen e njėllojtė tė gjithsecilit para ligjit, pėr eliminimin dhe dominimin mbi evazionin fiskal, vendosjen e pajisjeve elektronike fiskale ose tė ashtuquajturave kasa pėr bizneset qė shesin produktet e tyre nė treg. Kjo ėshtė njė masė shumė e rėndėsishme e ndėrmarrė nga qeveria, ndėrkohė qė nė vende tė tjera tė zhvilluara tė rajonit dhe botės, ky proces tashmė ėshtė i pėrfunduar dhe pėrbėn elementin bazė pėr tė mėnjanuar sjelljen klienteliste nė nxjerrjen e taksave, instrumentalizimin elektoral dhe politik tė administratave respektive nė nxjerrjen e tė ardhurave fiskale dhe krijimin e barazisė sė bizneseve para ligjit”.
Sipas kreut tė Financave ky instrumentalizim nga Edi Rama dėshmon edhe njė herė, mungesėn e koherencės sė opozitės shqiptare nė raport me ligjin, bile mė tej dėshmon faktin se opozita duke shfrytėzuar tė drejtėn legjitime pėr tė qenė oponencė e vazhdueshme e qeverisė, synon tė krijojė kaos nė zbatimin e ligjit, synon tė krijojė njė situatė antiligjore edhe nė sektorin e ekonomisė, aq tė interesuar pėr ta paraqitur si njė sektor nė krizė dhe pa perspektivė.
“Si Ministėr i Financave dėshiroj t’i vė nė dijeni se procesi i zbatimit tė pajisjeve elektronike fiskale, ndodhet nė njė fazė vendimtare dhe po pėrdoret nė radhė tė parė pėr t’u mundėsuar bizneseve qė tė konkurrojnė nė mėnyrė tė drejtė dhe pėr tė ndėrprerė ēdo burim tė korrupsionit qė mund tė ushqehet pėrmes sjelljes jo tė njėjtė, jo tė drejtė dhe jo tė barabartė tė bizneseve”, tha Bode.
Ai shtoi se, “taksat fiskale qė mblidhen janė taksat qė tashmė i paguajnė qytetarėt tek biznesi. Ato janė pjesė e ēmimeve tė shitjes nė treg. Ajo qė ne bėjmė sot ėshtė qė evidentojmė atė qė qytetarėt paguajnė pėrmes ēmimit si pjesė e taksave tė buxhetit. Pra dorėzimin e njė takse tė paguar nga qytetari nė buxhetin e shtetit, si kontribut i tij pėr kėtė lloj takse tė vendosur me ligj. Thirrja e kryetarit tė bashkisė sė Tiranės vjen njė ditė pasi ai deklaroi publikisht se bashkia e kryeqytetit dhe minibashkitė e tij pėr vitin 2010 kanė vjelė gjysmėn e taksave tė mbledhura gjatė vitit 2009 si taksa mbi biznesin e vogėl. Dhe kjo pėrbėn dėshminė mė tė qartė tė pėrdorimit dhe instrumentalizimit politik dhe klientelist qė kryetari i bashkisė sė Tiranės kėrkon t’i bėjė njė procesi tėrėsisht ligjor. Pėr sa i takon problemit tė ēmimit tė kasave- tha ministri, qeveria pėr tė krijuar njė konkurrencė tė drejtė nė treg, ka mė shumė se njė muaj qė ka hequr licencat e kompanive pėr vendosjen e kasave, duke i krijuar mundėsinė ēdo biznesi qė e shikon fitimprurės kėtė aktivitet, tė futet nė treg, kundrejt disa kushteve; vendosja e njė garancie; certifikimi i kasave qė futen nė treg dhe qė ju shiten bizneseve (qė nėnkupton qė tė jenė tė pamanipulueshme, tė kenė memorie elektronike dhe qė tė transmetojnė nė kohė reale, nė trurin qendror tė administratės tatimore.) Ēdo pėrpjekje pėr tė krijuar idenė e ndonjė monopoli nė treg ėshtė e pabazė”.
Sipas ministrit Bode tashmė ligjėrisht, gjithsecili mund tė marrė pjesė nė treg kundrejt certifikimit tė tipit tė pajisjeve fiskale qė do tė tregtojė nė tregun shqiptar. Sigurisht qė ne jemi tė interesuar qė ēmimet e kasave, edhe pse janė pjesė pėrbėrėse e tregut, por duke qenė se janė pjesė njėkohėsisht edhe e njė reforme fiskale, tė jenė nė pėrputhje me logjikėn e tregut. Dhe unė kam urdhėruar administratėn tatimore pėr tė bėrė njė hetim/vėzhgim tė tregut tė kasave, pasi firmat qė importojnė janė tė njėjtat qė zbatojnė procesin dhe pėr tė parė diferencat e ēmimeve dhe justifikimin e tyre. Mė tej Bode shtoi se, “pėr biznesin e vogėl ne sigurisht qė ju kemi kėrkuar dhe do tė kėmbėngulim qė tė gjendet njė pajisje elektronike e pėrshtatshme, me njė kosto tė arsyeshme dhe me kapacitete sigurisht mė tė limituara nga kasat qė pėrdoren nė biznesin e madh dhe me njė veprimtari mė tė gjerė. Do tė vazhdojmė tė ndjekim me vėmendje zhvillimet nė treg pėr zbatimin e procesit tė pajisjeve me kasa fiskale por nga ana tjetėr edhe njė herė dėshiroj tė bėj me dije qė ky ėshtė njė proces nė tė mirė tė ēdo biznesi, nė tė mirė tė qytetarėve qė paguajnė taksa dhe qė taksat qė ato paguajnė tė depozitohen nė buxhetin e shtetit pėr tė pasur nė kėtė mėnyrė mė shumė tė ardhura pėr rrugė, shkolla e spitale, ėshtė nė tė mirė tė ekonomisė nė tėrėsi pasi forcon konkurueshmėrinė, gjė qė pėrbėn edhe njė prioritet tė qeverisė. Pikėrisht pėr kėtė arsye nė pėrgjysmuam tė gjitha taksat, qė gjithsecili tė paguajė nga pak. Por ky proces ėshtė nė tė mirė edhe tė bashkisė sė Tiranės, e cila mbledh sot gjysmėn e taksave qė mblodhi vitin e kaluar, por sigurisht qė ky proces i heq tė drejtėn e trajtimit klientelist politik tė bizneseve qė janė tė lidhura me bashkinė e Tiranės”.
Ai tha mė pas se pėr sa i pėrket investigimit tė procedurave, e ftoj kryetarin e bashkisė sė Tiranės, megjithėse javėn e kaluar i kemi depozituar njė informacion tė detajuar, qė pėrmes atij komiteti tė informacionit dhe sigurimit qė ka ngritur nė partinė e tij, tė vijė e tė marrė ēdo dokument nė Ministrinė e Financave qė ka tė bėjė me procesin e zbatimit tė pajisjeve me kasa, njė masė kaq e rėndėsishme pėr lirinė e tregut dhe lirinė e njeriut.
Mė tej ministri Bode iu pėrgjigj dhe interesit tė gazetarėve.
Pse nuk u pa mundėsia e aplikimit tė kasave portabile tė paktėn pėr biznesin e vogėl, apo pėr shitėsit ambulantė qė do tė kishin njė kosto dukshėm mė tė ulėt nga ajo qė kanė kasat aktuale? A ka ndonjė mundėsi pėr subvencionim?
E para njė herė, pėr tipin e kasave janė vetė bizneset qė zgjedhin, pėrderisa janė disa kompani nė treg qė operojnė me ēmime tė ndryshme dhe tip tė ndryshme kasash. Pra bizneset do tė mbajnė atė qė ėshtė mė e pėrshtatshme pėr ta dhe qė plotėson njėkohėsisht detyrimin ligjor pėr raportim tė menjėhershėm on-line, si dhe tė kenė kapacitet dhe memorie tė mjaftueshme pėr aktivitetin qė ajo kryen. Nė kėtė kuptim, ne nuk mund tė paragjykojmė tipin e kasės qė vjen nė tregun tonė, pasi ajo ėshtė e lirė. Ne fillim ne licencuam 5 kompani, dy nga tė cilat nuk plotėsuan kushtet pėr tė qenė me pajisje tė pėrshtatshme qė transmetojnė on-line. Ndėrkohė janė tre kompani qė tashmė kanė kaluar test-provėn nė njė dhomė prove qė ka Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve dhe qė operojnė me implementimin e kasave. Sigurisht qė u kemi kėrkuar dhe do tė kėmbėngulim pėr t’ju kėrkuar qė qoftė ambulantėve, qoftė dhe bizneseve tė vogla, tė cilat mund tė pėrballojnė shėrbimin e tyre me njė pajisje mė pak tė kushtueshme, atėherė tė implementojnė kasa mė pak tė kushtueshme. Dhe pėr njė gjė tė tillė unė kam urdhėruar qė tė bėhet njė investigim nga ana e Administratės Tatimore nė tė gjithė rrjetin e vendosjes sė kasave. Ende jemi nė fazėn jomasive, pasi nga rreth 120 mijė biznese qė do tė plotėsohen me kasa vetėm 12 mijė janė plotėsuar deri mė sot, pra jemi diku tek 10 pėr qind. Ndėrkohė qė ligji detyron qė brenda kėtij viti, pajisja me kasa duhet tė jetė e realizuar nė tė gjitha bizneset. Pra jemi nė njė proces, tė cilin po ndjekim me shumė vėmendje dhe me shumė kujdes.
Sa i takon subvencionimit?
Lidhur me subvencionimin, ėshtė njė shėrbim qė siē biznesi e ble tavolinėn, blen kompjuterin qė i shėrben pėr administrimin e tij, atėherė edhe ai ka detyrimin qė nė vend tė tavolinės tė blejė dhe njė pajisje tė vogėl pėr shtetin qė tė deklarojė tė ardhurat. Ne nuk i kemi ndėrhyrė se ēfarė pajisjesh blen ai, por kėrkojmė njė pajisje fiskale qė tė ketė kapacitetin qė tė transmetojė nė kohė reale tė dhėnat. Ky ėshtė njė detyrim ligjor.
Pse ėshtė e domosdoshme qė edhe shitėsit ambulantė edhe biznesi i vogėl tė transmetojė tė dhėnat online, nė kohė reale, tek Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve?
Ky ėshtė njė standard qė ne e kemi vendosur dhe qė pėrbėn standardin mė tė mirė pėr transparencėn dhe konkurrencėn e ndershme, pėrndryshe nėse ne vendosim kasat tė cilat nuk janė tė pėrshtatshme dhe qė nuk janė thjesht sa pėr tė pasur njė kafaz. Ju si gazetar ma keni kėrkuar edhe vetė si spunto para 2-3 vjetėsh se kur do tė fillohet me implementimin e kasave fiskale. Dhe unė ju kam thėnė se do tė fillojmė atėherė kur ne tė jemi gati, ēka do tė thotė kur ne tė kemi njė rrjet informatik dhe njė sistem tė modernizuar tė funksionimit tė Administratės Tatimore. Tashmė ne jemi nė kėtė fazė qė i kemi mundėsitė pėr tė thithur informacion nė kohė reale nga tė gjitha bizneset dhe nė tė gjitha format e tij: nė formėn e faturave dhe nė formėn e pajisjeve fiskale. Por ajo qė ndodh nė pajisjet fiskale ėshtė fakti qė pajisjet fiskale masin taksėn qė paguan qytetari pėr llogari tė shtetit dhe qė jo gjithmonė mbetet nė llogari tė shtetit.
Gazeta55
Krijoni Kontakt