Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Shtet pa dinjitet

    Shtet pa dinjitet, kunder qytetareve te vet!

    S H Q I P, 28/09/2010

    Shteti pa dinjitet
    Ylli Manjani

    Nėse nismėn e qeverisė pėr tė mbrojtur investimet e huaja, e zhveshim nga komentet dhe paragjykimet politike tė ditės, ajo qė mbetet ėshtė vėrtetė e rėndė. Shteti pranon se nuk ka gjykata, pra as vetė nuk ekziston dhe si i tillė u del garant tė huajve duke u mbyllur gojėn ēdo shqiptari qė ngre pretendime ligjore. Pra me pak fjalė, nėse njė shtetas i huaj (i cili mund tė flasė edhe shqip), kur vendos t’i zaptojė pronėn apo tė drejtėn njė shqiptari, ky i fundit duhet tė llogarisė se ka edhe qeverinė e tij kundėr nė ēdo pretendim ligjor qė ngre nė gjyq. Mė thjesht akoma, shteti ynė merr pėrsipėr “t’u mbyllė gojėn” shtetasve tė vet nė emėr tė garancisė qė na iu dashka dhėnė njė biznesmeni me pasaportė jo shqiptare. Ky ėshtė shteti dhe kjo ėshtė demokracia, ku pritet tė jetojmė pas miratimit tė kėtij ligji.

    Nuk dua (madje refuzoj) tė merrem me komente tė ditės duke sugjeruar emra konkretė, siē bėn opozita aksionere me politikėn qeveritare. Refuzoj ta bėj kėtė gjė, sepse jo vetėm qė spekulohet me tė vėrtetėn, por edhe kjo oponencė ėshtė shumė e dobėt dhe krejt anėsore. Duhet tė kuptojmė se, jo pronat e Fazlliēit qė thotė opozita, por edhe sikur tė flitej pėr pronat e gjysmės sė Amerikės nuk mund tė zhvleftėsojnė shqetėsimin real qė mbart ai ligj i mbrapshtė. Ai ligj antidemokratik dhe antishqiptar, mbi tė gjitha legjitimon pa pikė turpi kolapsin e shtetit edhe realitet edhe si ide. Opozita aksionere e Edi Ramės nuk e kupton kėtė gjė, pėr sa kohė qė ėshtė mandatuar nga ky shtet (shoqėri) pėr tė dhėnė leje ndėrtimi pėr biznesin dhe leje pėr jashtė shtetit pėr deputetėt e saj, duke u shndėrruar kėshtu natyrshėm nė “parti lejesh”. Edi Rama nuk do ta kuptojė kėtė gjė, sepse ky ėshtė modeli i shtetit qė premton tė drejtojė edhe vetė, nėse i lė radhė Berisha. Por le ta lėmė opozitėn tė merret me lejet dhe tė kthehemi te problemi.

    Njė shtet nė zhvillim si yni e ka tė domosdoshme thithjen e investimeve tė huaja. Kėto investime gjenerojnė zhvillim tė shoqėrisė dhe mirėqenie pėr individėt. Nuk ka asnjė dyshim qė garantimi i kėtyre investimeve ėshtė detyrė e rėndėsishme pėr shtetin. Por pikėrisht kėtu lind pyetja e madhe “Cili shtet?”. Shteti qė pranon se s’ka gjykata! Shteti, deputetėt e tė cilit i prezumojnė shqiptarėt (shtetasit e kėtij shteti) dhe institucionet shqiptare, ose falsifikatorė ose tė korruptuar! Shteti qė pa bėrė as mė tė voglėn pėrpjekje tė rregullojė veten, i thotė gjithė botės se shtetasit e tij nuk e meritojnė atė (shtetin). Shtetin qė, qoftė edhe pėr tė sajdisur kapitalin e huaj, zhyt nė llucėn e tė padrejtės shtetasit e vet? Apo, shtetin qė nuk i jep as nder e as dinjitet mė asnjė shqiptari qė kėrkon drejtėsi e mirėqenie?

    Shqiptarėt janė tė damkosur, nė radhė tė parė dhe nė mėnyrė tė dhimbshme nga shteti i tyre politik. Shteti politik (i vetmi qė njohim) i prezumon shtetasit e tij si trafikantė (nuk i lejon tė lundrojnė nė detin e tyre), si tė korruptuar (realitet qė e jetojmė ēdo ditė), dallaveraxhinj (kafenetė e mbushura plot), falsifikatorė (toka u shpėrnda tri herė dhe asnjėherė nuk iu dha pronarit)e madje edhe mafioz (miratimi i ligjit “Antimafia”). Sigurisht qė kėto cilėsi i takojnė qartėsisht jo shqiptarėve po politikės, e cila pėr interesat e veta e pėrdor shtetin edhe kundėr shtetasve tė tij. Kjo logjikė pėrdoret qartėsisht edhe nė (palo)ligjin pėr mbrojtjen e investimeve tė huaja. Me kėtė ligj, shteti politik vė si kolateral tė drejtėn e ēdo shtetasi tė tij pėr paratė qė mund tė sjellė ēdo i huaj. Pra e drejta e gjithkujt qė ka shtetėsi e kombėsi shqiptare, mund tė mos vlejė asgjė nėse i hyn nė punė njė shtetasi tė huaj nė njė moment tė caktuar. Ta kishim dėgjuar kėtė gjė nga ndonjė shtet i huaj qė tė pushton nuk do na kishte bėrė pėrshtypje, por kur kėtė gjė ta bėn shteti yt nė mėnyrė sovrane ky ėshtė fundi i shtetit.

    Ky lloj shteti, qė diskriminon shtetasit e vet nė dobi tė shtetasve tė huaj, bėn njė gabim edhe mė tė madh sesa ai demokratik. Bashkė me kėtė diskriminim ai degjeneron veten, sepse legjitimon mosekzistencėn e tij. Njė shtet qė u thotė tė tjerėve se “gjykatat e mia janė tė korruptuara”, “shtetasit e mi falsifikojnė letrat e pronave” (deklarata kėto tė emetuara publikisht nė Komisionin e Ligjeve), nuk i jep garanci asnjė investitori serioz tė kėsaj bote. Investimet serioze garantohen nga shtete serioze. Shtet serioz nuk mund tė quhet kurrsesi shteti politik kur asgjė nuk lėviz pa urdhėruar njėshi. Asnjė investitor (as ato qė janė afėr njėshit tė ditės) nuk ka garanci tė investojė nė njė shtet si ky qė reklamojmė ne. Nė njė shtet tė tillė mund tė bėhen para nėse gjen mekanizmin e duhur, por kurrsesi bisnes apo investime. Ky ėshtė njė dallim shumė i madh nėse duam tė jemi tė sinqertė me veten.

    Njė ligj qė miratohet edhe me 36 vota deputetėsh, nė njė shtet serioz, nuk mund tė nxjerrė nga veprimi Kushtetutėn dhe ligjet e tjera tė rėndėsishme qė tė paktėn formalisht kėrkojnė mė shumė vota nė po tė njėjtin Parlament pėr t’u aprovuar. Hierarkia ligjore ėshtė pjesa mė e rėndėsishme e shtetit serioz qė bazohet tek e drejta. Nėse kjo hierarki prishet, qoftė edhe pėr interesat e zhvillimit, atėherė bie shteti e pėr pasojė edhe zhvillimi. Kėtė gjė na e ka mėsuar dhe po na e mėson historia qartėsisht.

    Shteti ynė nė letėr edhe pa kėtė ligj ka garanci tė mjaftueshme pėr ēdo investim vendas ose tė huaj. Sasinė e ligjeve tė shkruara dhe tė miratuara nė 20 vite do ta kishte zili ēdo vend i Europės Perėndimore. Madje ka edhe disa norma ligjore qė shteti ynė (nė letėr) i ka edhe mė tė avancuara sesa Perėndimi. Por ajo qė ne, nė dallim nga Perėndimi, nuk e kemi ėshtė vetė shtetin qė t’i zbatojė ato ligje. Kėshtu qė ajo qė na duhet ėshtė tė ngremė shtetin dhe jo ta pėrdorim dobėsinė e shtetit si justifikim pėr tė bėrė ligje tė tilla si ky i investimeve tė huaja. Ligje tė tilla jo vetėm na nxjerrin bojėn si shtet e si shoqėri, por as nuk na lėnė tė ndėrtojmė shtetin tonė (jo politik) qė na duhet nė ēdo minutė.

    Ky ėshtė kėndvėshtrimi qė duhet parė ky ligj dhe gjithė ligjet e tjera si ky. Rendja pėr tė treguar me gisht pasanikėt qė rrethojnė Kryeministrin e ditės, duke i treguar ata si arsyen e miratimit tė kėtyre ligjeve, pėr fat tė keq motivohet nga disa pasanikė (ose edhe kandidatė pėr pasanikė) tė tjerė qė nuk gjetėn rrugėn e duhur te ky Kryeministėr dhe po presin tė vijė tjetri. Kjo mėnyrė e tė bėrit politikė (qeverisėse apo opozitare), nuk ka nė themel interesin e shoqėrisė pėr shtet, drejtėsi e zhvillim tė sigurt. Kjo lloj politike synon tė legjitimojė kundėrvėnien e njė grupi pasanikėsh kundėr njė tjetri. Mjetet qė pėrdoren janė njerėzit, liritė e tė drejtat e tyre; partitė, vullnetet e bashkuara tė anėtarėsisė; shtetin si mjetin kryesor pėr tė realizuar qėllimin e tyre. Ndėrkohė, tė dyja grupet bien dakord me ēdo ligj qė legalizon kolapsin e shtetit.

  2. #2
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Filozofi interesante z. Ylli.
    Them filozofi sepse nuk ke shkruar azgje konkretem, vetem teori. Nuk ka shtet, nuk ka ligj, shteti pranon kete shteti nuk pranon ate.
    Mbase jam une ne gjume, por nuk e kuptoj domethenjen e ketij artikulli, pervec se per te mbushur nje gjysem faqe gazete.
    Cdo gje eshte relative...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •