4775 vetė ushqehen nė burgje
Qė prej janarit tė vitit 2010 e deri nė 31 gusht tė po kėtij viti, 2381 persona janė pranuar nė sistemin e burgjeve. Pranime nė njė institucion penal cilėsohen hyrjet e regjistruara nga komisariatet nė paraburgime; nga komisariatet nė burg, si dhe ekstradimet. Pranimet kryhen pasi gjykata ka dhėnė vendimin e sigurisė arrest me burg, pėr tė paraburgosurit. Pėr tė dėnuarit, pasi gjykata ka dhėnė vendim tė formės sė prerė tė masės sė dėnimit, del vendimi i urdhrit pėr ekzekutimin e vendimit penal me burgim, nga ana e prokurorisė kompetente. Shpėrndarja e tė burgosurve dhe dėnuarve nė institucionet penale bazohet nė parimin rajonal, qė do tė thotė tė vuajnė dėnimin sa mė afėr vendbanimit. Shpėrndarja sipas kėtij parimi ka si qėllim mbajtjen e lidhjes mė familjarėt, e cila ėshtė njė element i rėndėsishėm pėr rehabilitimin e tyre. Gjatė kėsaj periudhe janė pranuar 2381 persona; prej tė cilėve 472 nga komisariatet nė burg, 1766 nga komisariatet nė paraburgim dhe 43 tė ekstraduar.
Prej kėtyre, nė total janė liruar 1949 persona; prej tė cilėve, 948 janė liruar nga paraburgimet dhe 1001 nga burgjet. Aktualisht, nė burgje gjenden 4775 tė dėnuar dhe paraburgosur.
Krijoni Kontakt