Postuar më parë nga
Albo
Problemi me ju eshte se as nuk dini, as nuk doni mesoni, por kjo nuk ju pengon qe te hiqeni si te ditur. Bile jeni aq te ditur, sa i keni mesuar te gjitha mesimet e fese tuaj, e keni filluar te studioni me themeli fete e tjera. Myslimani na citon Papen e Romes, kurse te krishteret e zellshem duan te na e shesin Islamin si nje fe qe nuk lejon muziken te luhet fare.
Po sikur te pyesnit apo te lexonit dy gjera me shume mbi punet shpirterore, nuk do te benit keq apo jo?
Shpirti i njeriut eshte i lidhur me trupin e tij. Trupi i njeriut merr jete nga shpirti i tij, Fryma qe i ka dhene Perendia. Dhe ky trup e ky shpirt jane te pandashem nga njeri-tjetri ne kete boten tone qe jetojme. Shpirti i jep jete trupit dhe e ve ne levizje ate. Pese shqisat e trupit, te shikuarit (syri), te degjuarit (veshi), te nuhaturit (hunda), te prekurit (duart) dhe te shijuarit (goja), jane pese portat e shpirtit. Drita dhe erresira, e mira dhe e keqja, depertojne ne shpirtin e njeriut kaluar mes njeres prej ketyre 5 portave te shpirtit.
Detyra e njeriut eshte rojtaria e shpirtit te tij. Te ruash shpirtin tend nga e keqja, te mos lejosh forcat e qoftelargut (demonet) qe te depertojne ne shpirtin tend nepermjet njerez prej atyre portave. Qe te jesh ne gjendje qe te ruash shpirtin tend, duhet qe me pare te kesh nje urtesi te fituar qe te lejon te dallosh te miren nga e keqja. Dhe ketu nuk e kam fjalen per te miren qe na pelqen ne te besojme si te mire, por ate qe na meson Perendia.
Dhe shpirti nuk ruhet vetem nga muzika e demonizuar, shpirti ruhet edhe nga nje fjale e vetme goje qe mund te degjoje veshi. Zhurmat qe sot shiten per muzike eshte me frymezim demonik dhe ka per qellim qe te prishi qetesine shpirterore te njerezve, ne menyre qe keta shpirtra te trazuar, te mos jene ne gjendje te njohin Perendine e te degjojne Zerin e Tij ne qetesi e ne lutje.
Muzika e vetme qe ndihmon shpirtin e nje besimtari jane himnet hyjnore te Kishes qe i drejtohen Perendise apo muzike qe ka per frymezim virtytet e krishtera. Muzike qe i larteson shpirtrat e njerezve kur i degjojne, i sjell me afer me krijuesin e tyre, Perendine.
Muzika mund ti sjelli kenaqesi te momentit veshit, qetesia eshte oksigjeni i shpirtit! Nje shpirt qe nuk gjen qetesi eshte nje shpirt i demonizuar. Dhe me shume se kurre ndonjehere me pare ne histori, njerezit sot vuajne nga mungesa e qetesise se jashtme e te brendshme.
Albo
Krijoni Kontakt