Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Tensionet po rriten në rajonin e Sanxhakut në Serbi,

    Sanxhaku, vatra e re e konfliktit në Ballkan
    29-09-2010 / Europa e Lirë

    Tensionet po rriten në rajonin e Sanxhakut në Serbi, të banuar me shumicë myslimane, ku boshnjakët thonë se nevojat e tyre nuk po përfillen nga zyrtarët në Beograd. Shqetësimet janë rritur edhe nga mospajtimet ndërmjet komuniteteve rivale myslimane. Sporti ishte gjithçka në ish-Jugosllavi, kështu që nuk ishte befasi kur banorët e qytetit më të madh në rajonin e Sanxhakut dolën në rrugë në fillim të këtij muaji për të festuar rezultatin e ndeshjes Turqi-Serbi në gjysmëfinalen e kampionatit botëror të basketbollit në Stamboll. Ajo që ishte më befasuese ishte fakti se ishte Turqia, e jo Serbia, pala që e fitoi ndeshjen. Banorët e Sanxhakut, kryesisht myslimanë, i mbushën rrugët atë mbrëmje duke u gëzuar për humbjen e ekipit të shtetit të tyre, duke valëvitur flamuj turq dhe duke brohoritur Sanxhaku nuk është Serbi. Sead Biberoviq, aktivist nga organizata joqeveritare Sanxhak IN, i tha Radios Evropa e Lirë se u shqetësua nga ajo që pa në protestat e basketbollit, por shtoi se fajin e ka Serbia. Boshnjakët në Serbi duan ta shohin Serbinë si shtetin e tyre. Ata duan që Serbia të Aë vendi i tyre, atdheu i tyre. Por, teksa mund të them se çka duan ata, nuk mund të them se kjo ndodh gjithmonë. Para së gjithash, Serbia gjithashtu duhet të fajësohet, sepse për fat të keq nuk vepron si nënë për të gjithë qytetarët lojalë të saj, për burrat dhe gratë boshnjake, tha Biberoviq.
    Sanxhaku, rajon me 420 mijë banorë në jug të Serbisë, është i banuar kryesisht me myslimanë, kurse në Novi Pazar boshnjakët janë katër herë më shumë se serbët. Megjithëse rajoni ishte kursyer nga mizoritë e mëdha gjatë luftërave ballkanike, armiqësitë e vjetra vazhdojnë ti ndajnë komunitetet serbe dhe myslimane të Sanxhakut. Shumë banorë e konsiderojnë veten pasardhës të osmanëve, përfshirë Rizo Kuçeviq, i papunë, baba i pesë fëmijëve, i cili e sheh si atdheun e vet Turqinë, e jo Serbinë. Ashtu si shumica e popullatës këtu në Novi Pazar, unë ndjej se Turqia është më e afërt me ne për shumë arsye. Njëra është ndjenja e lidhjeve pothuaj paternaliste. Turqia tash është superfuqi në Evropë dhe në Azi. Prandaj, do të vazhdojë ta luajë rolin që e kishte njëqind vjet më parë. Turqia nuk do ta pushtojë Ballkanin, por do të vazhdojë të ketë ndikim të madh. Kjo është e sigurt, u shpreh Kuçeviq për Radion Evropa e Lirë. Ndërkohë, mospajtimet me Beogradin vazhdojnë të jenë të pranishme në jetën e përditshme. Më shumë se një mijë boshnjakë të zemëruar protestuan në fillim të muajit kundër planit të zyrtarëve serbë për ndërtimin e një foshnjoreje në tokën, për të cilën shumica besojnë se është pronë e bashkësisë lokale islame. Një numër protestuesish u arrestua gjatë demonstratave, ndërsa sjellja e policisë u cilësua me rrënjë raciste. Disa thonë se shtypja synonte ti ndëshkojë myslimanët, për shkak se nuk e mbështetën kandidatin e preferuar të Beogradit në zgjedhjet e fundit për Këshillin Kombëtar Boshnjak, një nga disa trupat e reja për mbrojtjen e të drejtave të pakicave në Serbi. Pjesë e problemit gjithashtu është se fituesi në zgjedhjet e qershorit, myftiu i Sanxhakut, Muamer Zukorliq, është lojal ndaj autoriteteve në Bosnjën fqinje dhe ka propozuar publikisht autonomi për Sanxhakun, gjë që i ka zemëruar shumë autoritetet në Serbi. Zukorliq ngadhënjeu bindshëm ndaj rivalëve të tij, njerëz me lidhje të ngushta me Beogradin, Rasim Lajiq, ministër i Punës, dhe Sulejman Uglanin, ish-kryebashkiak i Novi Pazarit.
    Por, tash lindën pyetjet nëse Zukorliq është njeriu i duhur? Përse rrobat e mia të shkaktojnë turp dhe jo rrobat e Dalai Lamës? Nëse nuk është e lejuar për mua, atëherë nuk duhet të jetë për askënd. Kjo domethënë se duhet ti fshijmë dr. Martin Luter Kingun apo Gandin. Të gjithë këta ishin autoritet fetar, tha myftiu i Sanxhakut, Zukorliq, për Radion Evropa e Lirë. Zukorliq vazhdimisht kishte ripërsëritur se ngritja e tensioneve në Sanxhak, lehtë mund të shpërthejë në dhunë, skenar të cilin Serbia nuk dëshiron ta shohë në territorin e vet, edhe pse me sukses e ka zbatuar në pjesën veriore të Kosovës dhe në Republikën Serbe të Bosnjës.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Brohoritnin me gezim''Sanxhaku nuk eshte Serbi" vetem se fitoi Turqia? Po Turqi eshte?''
    Booooooohhhhhhhh!!!!!!!!! Ketyre ndeshjeve u japin nje ngjyrim nacional me teper sec duhet. Sporti eshte sport, mos e ngaterroni me politiken, e fene o njerez.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 29-09-2010 më 11:50
    Feelings change - memories don't.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Brohoritnin me gezim''Sanxhaku nuk eshte Serbi" vetem se fitoi Turqia? Po Turqi eshte?''
    Booooooohhhhhhhh!!!!!!!!! Ketyre ndeshjeve u japin nje ngjyrim nacional me teper sec duhet. Sporti eshte sport, mos e ngaterroni me politiken, e fene o njerez.
    S'eshte faji i tij qe ai mendon dhe sillet si nje turk (apo si armiku i perbashket ballkanik)ai ndjehet i tille.Nuk eshte thjesht ngaterim i sportit me politiken, nuk jane budallenj ato dhe si ato dhe kosovaret qe u sollen nje lloj, biles shkuan dhe me tej duke u perleshur me serbet.Ky eshte programi i percarjes qe ju be popujve te ballkanit.
    A ka zgjidhje?Po ka sa te duash por a ka veshe te ndegjoje, a, ka sy te shikoje,a ka mendje te llogarise e te veproje?!!!Perendimi po flet, por dhe po i ndihmon per te jetuar ne paqe, po ben oferta per ti integruar mes vedit dhe per ti fute ne europe, por kerkush nuk po kupton gje, qendrojne indiferente , per te mos thene se me shume po sillen si bukshkale.Me thene te drejten ndjehem i befasuar me keto qendrime ne kundra sens me realitetin dhe tashme po bindem se pikerisht per te tilla qendrime te pa pajtueshme bota ka sgjedhur shpesh here rrugen e luftes dhe jo te mirkuptimit.Fale nderhyrjes se nedrkombetare keto popuj islamike te ballkanit shpetuan, ndyshe ky lloj qendrimi do ti kishte cuar drejt eliminimit perfundimtar.Kur u pa qe kontradikta qesharake ne dukje, te kushton kaq shtrenjte , perse o njeri tallesh me jeten tende dhe te femijeve te tu?
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •