Jashtëtokësorët nëpër baza bërthamore!
Nga Express më 28.09.2010 në ora 14:33
Mund të tingëllojë pak e çuditshme, por nëse mund t’i besohet disa ushtarakëve të lartë amerikanë, atëherë do të kishim të bënim me një realitet dhe jo “fantazi” për sa i përket pranisë së UFO-ve në Tokë.
Disa prej tyre pretendojnë se që nga viti 1948, jashtëtokësorët kanë fluturuar shumë shpesh në qiejt e SHBA-së e Britanisë së Madhe dhe kryesisht mbi vendet ku zhvillohen dhe magazinohen armët bërthamore.
Sipas një ushtaraku të lartë, një herë ata janë ulur edhe në një bazë britanike.
Këta ushtarakë të lartë thonë se qeveritë janë në dijeni të pranisë dhe veprimtarisë së tyre, por përpiqen me të gjitha mënyrat për të penguar daljen e informacionit në publik.
Kapiteni Ribert Salas, i cili së bashku me 6 kolegë të tjerë kanë vendosur që të “thyejnë heshtjen”, ka bërë të ditur se u referohet objekteve fluturuese të paidentifikuara, të cilët njihen si UFO.
“Forcat Ajrore Amerikane janë duke gënjyer në lidhje me ndërlikimet në çështjet e sigurisë kombëtare që mund të sjellin UFO-t dhe ne jemi në gjendje që ta provojmë një gjë të tillë”, ka deklaruar kapiteni në fjalë.
Më pas ai ka thënë edhe se ka dëshmuar më 17 mars të vitit 1967 një ngjarje konkrete në bazën e Forcave Ajrore në Montana.
Krijoni Kontakt