Close
Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 184
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    pėrkthimE

    ROBERT FROST

    Larg, andej!

    Tani unė jashtė shėtit
    Shkretėtirės Botė,
    Dhe kėpucėt dhe ēorapet
    Nuk mė lėndojnė.

    Unė lashė pas vetes
    Miq tė mirė nė qytet.
    Le tė dėnden prej verės
    Dhe palosen pėrdhe.

    Mos mendo unė ika
    Pėr shėtitjen nė darkė
    Si Adami dhe Eva
    Kur dilnin nė Park.

    Mitin harroje.
    Atje s'ka asnjė qė
    unė tė dal me
    ose ai me mua tė dalė.

    As kam gabuar
    Teksa unė vėrej
    Duke kėnduar:
    "Unė kam-kėrcyer-andej!"

    Dhe mund tė kthehem
    Nė mbetem i pakėnaqur
    Me ēfarė mėsova
    Nga tė qėnėt i vdekur.

  2. #2
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    XHEJMS XHOJS

    O ZEMĖRMIRĖ, DĖGJO TI

    O zemėrmirė, dėgjo ti
    Rrėfimin e tė dashurit tėnd;
    Njė burrė e mbyt pikėllimi
    Kur miqtė si bėjnė vend.

    Atėhere ka pėr tė kuptuar
    Miqtė qė janė tė rremė
    Dhe thėngjij tė mbuluar
    Fjalėt qė ata lėshojnė.

    Por njė pranė tij
    Do tė lėvizė lehtė
    Dhe lehtė do ti jepet atij
    Nė rrugėt e dashurisė.

    Dora e tij ėshtė poshtė
    Gjinjve tė saj qark tė lėmuar;
    Kėshtu ai qė pati brengė
    Do ketė pėr tu qetėsuar.

  3. #3
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Alfred, Lord Tennyson

    Lotė, lotė padobi

    Lotė, lotė padobi, qė nuk e di se ē'thonė,
    Lotė prej ndonjė thellėsie dėshpėrimi hyjnor
    Rritur nė zemėr, dhe mbledhur nė sy,
    Qė shohin fushat e gėzuara tė vjeshtės,
    Dhe mendojnė pėr ditėt qė vanė.

    Tė kthjellėt sa rrezja e parė vezulluese mbi varkė,
    Qė sjell miqtė tanė lart nga bota tjetėr,
    Tė trishtė sa i fundmi pėrskuqur mbi tė parin
    Qė fundoset me gjithė ē'duam pragut matanė;
    Aq tė trishta, aq tė kthjellta, ditėt qė vanė.

    Ah, tė trishta e tė huaja si agimzinjve tė verės
    Cicėrima mė e parė e zogjve tė pėrgjumur
    Pėr veshė pajetė, kur ndėr sytė pajetė
    Kapaku ngadalė hap njė cep qė regėtin;
    Aq tė trishta, aq tė huaja, ditėt qė vanė.

    Tė shtrenjta sa puthjet e kujtimit mbas vdekjes,
    Dhe tė ėmbla si tė meitit zbukuruar dergjur
    Nė buzė qė janė pėr tė tjerė; tė thella sa dashuria,
    Tė thella sa dashuria e parė, dhe tė egra sa s'ka;
    O Vdekje nė Jetė, ditėt qė shkuan dhe vanė!

  4. #4
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    SĖR FILIP SIDNEI

    SONNET 39

    Eja, gjumė! O gjumė, nyje e sigurt e paqtimit
    Vend i freskėt pėr mendjen, balsam i trishtimit,
    Pasuria e burrit tė varfėr, lirim i tė burgosurit,
    Gjykatės i paanshėm midis tė lartit dhe tė varfėrit;
    Me mburojė tė papėrshkueshme nga tufa mė mbro
    E kėtyre shigjetave tė egra qė Dėshpėrimi mė fluturoi:
    Bėj ē'mund e nė mua tė tilla luftra njerėzore ndalo;
    Njė haraē tė mirė do tė paguaj sikur tė bėsh kėsisoj.
    Mė merr nė nėnkresa tė lėmuara, shtrat tė dashur,
    Njė dhomė tė shurdhėr ndaj zhurmave, tė verbėr ndaj dritės,
    Njė kurorė trėndafilash dhe njė kokė tė lodhur:
    Dhe nėse kėto gjėra, porsa tė nisin pėr sė mbari,
    Mos e luaj lutjen tėnde tė rėndė, mbi mua pllakosur,
    Mė i gjallueshėm se gjetiu, shikoj tė Yjeve pasqyrim.

  5. #5
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    UOLT UITMAN

    O Kapedan!
    Imi Kapedan!

    shkruar mbas vrasjes sė Presidentit tė USA Lincoln nė 1865

    O Kapedan! imi Kapedan! udhėtimi ynė i tmerrshėm ka mbaruar,
    Anija pėrballoi ēdo shkatėrrim, ēmimi qė kėrkuam ėshtė fituar,
    Porti ėshtė afėr, kėmbanat dėgjoj, njerėzit tė gjithė ngazėllejnė,
    Ndėrsa sytė ndjekin bashin qėndrestar, anija ogurzezė dhe e marrė;
    Por O zemėr! zemėr! zemėr!
    O kullim pikash tė kuqe pėrgjakur,
    Atje nė kuvertė ku imi Kapedan dergjet,
    Rėnė i ftohtė dhe i vdekur.

    O Kapedan! imi kapedan! ngrihu dhe dėgjo kėmbanat;
    Ngrihu - pėr ju flamuri u shpalos - pėr ju ushtojnė burizanėt,
    Pėr ju buqetat dhe kordelet bėhen kurorė - pėr supe turma njerėzore
    Pėr ju thėrrasin ata, masa djaloshare, fytyrat e paduruara kthejnė;
    Kėtu Kapedan! atė i shtrenjtė!
    Kjo dorė nėn kokėn tuaj!
    Ėshtė ndonjė ėndėrr kjo mbi kuvertė,
    Ju ratė i ftohtė dhe i vdekur.

    Imi Kapedan nuk pėrgjigjet, buzėt e tij tė zbehta dhe tė palėvizshme,
    Ati im nuk e ndjen dorėn time, ai s'ka mė puls por as dėshirė,
    Anija u ankorua shėndoshė e mirė, lundrimi i saj ka sosur dhe mbaruar,
    Nga udhėtimi i tmerrshėm anija fitimtare hyn me qėllim tė fituar;
    Ngazėllehuni O brigje, dhe bini O kėmbana!
    Por unė mes pikėllimit ēapitur,
    Eci kuvertės ku imi Kapedan dergjet,
    Rėnė i ftohtė dhe i vdekur.

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Diabolis pėr postimin:

    bili99 (30-05-2018)

  7. #6
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Longfellou

    HENRI WADSWORTH LONGFELLOW

    Shtetrrethimi

    Madhėrisht, trishtueshėm
    Sjell tė sajin hidhėrim
    Kėmbana e shtetrrethimit
    Qė nis bie me kumbim.

    Mbulo thėngjijtė,
    dhe shuaj dritėn pastaj;
    puna vjen me mengjesin
    pushimin me natėn e ndaj.

    Errėsira rritet nė dritare
    Dhe zjarri ėshtė tulatur
    tingujt shuhen mes qetėsisė
    Gjithė hapat mė s’kanė zgjatur.

    S’ka zėra nėpėr dhoma
    s’ka tinguj nė sallon!
    Gjumi dhe harrimi
    Pėrmbi gjithēka sundon!

    Libri ėshtė pėrfunduar
    Dhe mbyllur, si dita njėlloj
    dhe dora qė e shkruajti
    shtrirė e largoi.

    Tymi rrit trillimet;
    tė harruara shtrirė;
    si thėngjinjtė nėn hi,
    aty mbaruar dhe nxirrė.

    Kėngėt zhyten nė qetėsi
    Historia ėshtė thėnė
    Dritaret janė pis i zi
    Dhe vatra ėshtė e ftohtė.

    Errėt e mė errėt
    hijet e zeza vazhdojnė
    Gjumi dhe harrimi
    pėrmbi gjithēka sundojnė.

  8. #7
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Edgar Allen Poe

    Vetmuar

    Prej miturisė s'kam qėnė
    Si tė tjerė qenė; s'jam ndjerė
    Porsi sherret; s'thashė buzburo
    Zjarrmit prej kroi ēfarėdo.
    Atij burimi s'kam gjerbur
    Trishtimin; s'mundja pėr tė zgjuar
    zemrėn njėlloj tė gėzuar;
    Ē'doja, e doja vetmuar.
    Atėhere nė mituri, nė agim
    Tė jetės stuhi - njė vizatim
    Mbushur dėng me mirė e keq
    Fshehtėsi qė pas m'u qep:
    Prej rrėkesė, a shatrivanit,
    Prej gurit tė kuq tė malit,
    Prej diellit meje rrethuar
    Nė ngjyrė vjeshte praruar,
    Prej tė qiellit vetėtimė
    Qė sa s'mė fshiku nė fluturim,
    Prej gjėmimit nė shtrėngatėn,
    Ajo re qė mori trajtėn
    (Kur ē'mbet Qiellit vrenjėsi)
    E djallit nė sytė e mij.

  9. #8
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    xhonatan suift

    Jonathan Swift (1667-1745)

    Njė Elegji Satirike nė Vdekjen e njė Gjenerali tė Famshėm Sėvoni

    Hirėsia e tij! e pamundur! vdekje pati!
    I moshuar ishte, kishte zėnė shtratin!
    Si mundi ai luftėtar i fuqishėm tė bjerė?
    Dhe sa palavdi, si plot tė tjerė!
    Mirė, derisa ai ka shkuar, ē'rėndėsi ka si,
    Trompa e fundit buēitėse mund ta zgjojė tani:
    Dhe, besomėni, ndėrsa zhurma forcohet,
    Ai do dėshirojė tė flerė pak e do zgjohet.
    A ka mundėsi vėrtet tė jetė aq plak
    Sa gazetat na vunė nė merak?
    Dy tridhjeta, unė mendoj, ėshtė goxha;
    Si s'gjeti kohė tė vdiste mė pėrpara.
    Kėsaj bote ai si shumė i rėndoi;
    E dogji qiririn e tij e shkrumbėzoi;
    Dhe kjo arsye, ca njerėz cyt,
    Se ai la mbrapa njė tė madh (...)
    Vėr re varrimin e tij tė shikosh,
    As psherėtima tė sė vesė, as lotė jetimėsh,
    Mėsuar pėr aq kohė ēdo zemėr tė ēpojė,
    Ndiq pėrparimin e karrocės qė nė varr do ta ēojė.
    Po ēke me tė, ndonjė mik i tij mund tė thotė,
    Ai i kishte ato ndere kur rronte mbi tokė.
    Vėrtet pėr hesap tė tij si mburravec,
    Ai i pėrfshiu ato para se tė vdesė.
    Ejani kėtej, tė gjithė ju kokėbosha,
    Ju flluska qė ju nxjerin mbretėrit nga fryma;
    Ju qė plluskoni nga ti shkojė shtetit rryma,
    Ejani kėtej, shikoni ē'ju ofron e ardhmja.
    Mburrja le tė mėsojė nga kjo vėrejtje,
    Se shume kujtojnė se kushdo bėhet Dukė;
    Gjithė nderet e tij tė xhvatura u flakėn,
    Ju kthyen pisllėkut prej nga njėherė erdhėn.

  10. #9
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Henry Wadsworth Longfellow

    Majėsor

    Hijet e natės shpejt u rrėzuan,
    Ndėrsa mes fshatit malor kaluan,
    Njė i ri, po ēan, nė akull e borė,
    Me njė flamur me stemė tė paparė.
    Majėsor!

    Balli i zbardhur, sytė nė zgavra,
    I shkreptijnė si prej millit shpata,
    Dhe si bri argjėndi buēet
    Tingulli i gjuhės qė ai flet,
    Majėsor!

    Nė shtėpi tė lumtura pa dritė
    Vatrėn qė feks ngroh e shndrit;
    Lart, akujt mahnitshėm prarojnė,
    Dhe del buzėsh qė rrėnkojnė,
    Majėsor!

    "Mos kalo grykės" tė vjetrit thanė:
    "Terri sjell mbi kokė shtrėngatė,
    Lumi gjėmues ėshtė i thellė e i gjėrė!
    Por fort ai zėbri jep pėrgjigje,
    Majėsor!

    "Oh qėndro!" ka thėnė vasha "pushim,
    Shplodhe kokėn e lodhur mbi gjoksin tim!"
    Njė lot i rri nė syrin e kaltėr me shkėlqim,
    Por pėrsėri ai pėrgjigjet, me psherėtimė,
    Majėsor!

    "Kujdes nė shpatin e pishave tė thara!
    "Kujdes nga orteku, llahtara!"
    E fundit kjo natėn e mirė malsori,
    Njė zė jehon, larg pėrmbi lartėsi,
    Majėsor!

    Nė agim kur qielli u platit
    E tė unjtit murgj tė Shėn Bernardit
    Mėngjesoren janė duke lutur,
    Njė zė kėlthet pėrmes ajrit tė tromaksur,
    Majėsor!

    Njė shtegtar, besnikėt gjurmuan,
    Gjysėm varrosur nė borė e dalluan,
    Duke shtrėnguar akoma nė akullin dorė
    Atė flamur me stemė tė paparė,
    Majėsor!

    Mes muzgut tė ftohtė tė murmė,
    I pajetė, por i bukur ai ėshtė shtrirė ,
    Dhe prej qiellit, qartė e lart
    Njė zė shket, si yll qė zbret,
    Majėsor!

  11. #10
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    ROBERT FROST

    Dita e fluturave kaltroshe

    Ėshtė dita e fluturave kaltroshe kėtu nė prag-verim
    Nga kėto petėza qiellore tėposhtė si shqotė tek tuten
    Ka mė shumė ngjyrė tė patrazuar nė flatrim
    Se lulet do shfaqin ditė me radhė nė s'nguten.

    Por kėto s'janė lule qė fluturojnė e aq por kėndojnė:
    Dhe tani mbasi kanė ngarė jashtė prej qejfit
    Ato ngucen gjithkund nėpėr erė pranė e pranė
    Atje ku porsa kanė qarkuar livadhet e Prillit.

Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-11-2012, 10:27
  2. Perkthime shqip online???
    Nga perkthyes nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 10:22
  3. Perkthime - nga Fan Noli
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 02:44
  4. Perkthime ne cdo gjuhe te botes
    Nga benseven11 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 05:37
  5. If nga Rudyard Kipling nė 6 pėrkthime
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 09:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •